Kur Bob Woodward dhe Carl Bernstein, ish-reporterët e gazetës Washington Post që zbuluan skandalin “Watergate”, pyetën burimin e tyre anonim sesi mund t’i gjenin gjurmët e organizatorëve të tentativës për futjen fshehtazi në zyrat qendrore të Partisë Demokrate në qendrën “Watergate”, ai u tha vetëm tri fjalë: “Ndiqni gjurmët e parave!”. Pasi gazetarët ndoqën këtë këshillë, mësuan se një shumë parash që ishte gjetur në shtëpinë e njërit prej atyre që tentuan futjen fshehtazi në zyrat e Partisë Demokrate, ishte “dhuruar” në fakt nga Komiteti për Rizgjedhjen e Presidentit Nixon. Duke ndjekur më tej gjurmët e parave, u arrit deri te njerëzit më të afërt të presidentit amerikan, i cili dha dorëheqjen si rezultat i atij skandali.
Kjo histori m’u kujtua tek po ndiqja intervistën e Edi Ramës në emisionin Debat të Alfred Pezës në Vizion Plus TV. Dhe pikëlidhja mes të dyjave ishte tek këto fjali të Edi Ramës “[Berishës] i intereson vetëm fati i karriges së tij dhe mbase edhe garantimi i të ardhmes së tij kur të mos jetë më në atë karrige… [Ai] don të garantohet se nuk do të ketë përballje me drejtësinë për shkak të shumë të vërtetave të keqqeverisjes së tij dhe, nëpërmjet Presidentit, ai synon të vërë nën kontroll të plotë institucionet e pavarura kushtetuese.”
Këto fjalë Rama i tha në përgjigje të pyetjes së Pezës se përse Berisha këmbëngul kaq fort që President i Republikës të jetë një figurë e lartë e PD-së. Dhe përgjigjia e tij m’u duk sikur po thoshte: “Ndiqni gjurmët e parave të Berishajve & co., për të kuptuar frikën e tij nga drejtësia!”.
Me fjalë të tjera, Rama pothuajse tha shqip se Berisha don që presidenti/ja i/e tij të emërojë një kryeprokuror që nuk do t’i rrezikojë dikur një përballje me drejtësinë për paratë që mund të ketë akumuluar ai dhe njerëzit rreth tij. Dhe për dikë që pranon se Berisha & co. kanë kryer bëma që mund t’i bëjnë t’ia kenë frikën në të ardhmen një kryeprokurori që s’e kanë nën hyqëm, ky shpjegim i Ramës është më se i arsyeshëm.
Ndërsa për dikë që nuk e pranon premisën e arsyetimit të Ramës, vlen të kujtohet se Berisha, pavarësisht nga arsyet, ka qenë gjithnjë në gjendje lufte me kryeprokurorët që nuk i ka patur nën hyqëm (në paqe ka qenë vetëm me një kryeprokuror të nënshtruar krejtësisht ndaj tij, në vitet ‘90). Madje, në negociatat për zgjedhjen e Presidentit të Republikës për dy mandatet e fundit, çështja e kryeprokurorit ka qenë absolutisht më e rëndësishmja për Berishën – Gjenerali Moisiu u propozua nga Berisha në vitin 2002, sepse pranoi të emëronte kryeprokurorin që donte ai, ndërsa Gjenerali Zaimi u rrëzua në minutën e fundit nga Berisha në vitin 2007, sepse nuk pranoi të shkarkonte kryeprokurorin që ai kishte shënjestruar për shkarkim.
Me pak fjalë, pavarësisht nga arsyeja përse Berisha këmbëngul kaq fort që President i Republikës të jetë një figurë e lartë e PD-së, po të ndjekësh gjurmët e kësaj këmbëngulje, ato të çojnë në Kryeprokurori.
Por përse Ilir Meta, aleati kryesor i Berishës në qeverisje, ka dalë hapur kundër dëshirës së këtij të fundit? Përgjigjja publike e kësaj pyetje gjendet në deklaratat e shpeshta të Metës dhe njerëzve rreth tij për domosdoshmërinë e zgjedhjes së një presidenti konsensual në prag të provimit të madh të marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE, i cili është kushtëzuar fort nga Brukseli me zgjedhjen e një presidenti konsensual. Ky qëndrim publik i Metës & co. është në koherencë të plotë edhe me kauzën e deklaruar të partisë së tyre, e cila edhe në emrin e saj ka fjalën tingëlluese “Integrim”.
Sidoqoftë, historia botërore, dhe sidomos ajo shqiptare, na sugjerojnë që deklarimet publike të politikanëve t’i shoqërojmë me pak kripë e piper. Dhe po të bëjmë këtë gjë, edhe gjurmët e kundërshtimit të Metës, ashtu si ato të këmbënguljes së Berishës, mund të na çojnë… përsëri tek Kryeprokuroria.
Nga përvoja e gjatë në politikën shqiptare, Meta e di se Berisha është mjeshtri i shantazheve ndaj vartësve dhe aleatëve të vegjël. Madje, shantazhet e këtij të fundit i ka ndjerë në kurrizin e vet kohët e fundit, sapo filloi të ravizohej krisja mes të dyve. Me një kryeprokuror në xhepin e Berishës, bashkëqeverisja me të do të jetë thjesht nga pozitat e vasalit. Të punësuarit e LSI-së në administratën shtetërore, nga më të vegjlit tek më të mëdhenjtë, do ta ndjejnë vazhdimisht frymëmarrjen e rëndë të kryeprokurorisë pas kurrizit të tyre. Dhe në këto kushte, Metës do t’i duhet të vihet nën zgjedhën që kanë provuar deri më sot shumë vartës e aleatë të vegjël të Berishës.
Por Meta është një dem politik që nuk pranon kollaj të vihet në parmendë. Duke theksuar shpesh publikisht se LSI-ja është një parti që nuk i prish marrëveshjet, Meta i ka kujtuar Berishës se, në marrëveshjen e koalicionit që kanë firmosur të dy, ka një pikë të rëndësishme, sipas të cilës, “koalicioni do të realizojë zgjedhjen e Presidentit të Republikës mbi bazën e konsensusit PD-LSI” (http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/302187/titulli/Marreveshja-e-plote-mes-PD-dhe-LSI ).
Pra, me kujtesën e mësipërme, Meta , praktikisht, po i thotë Berishës se është PD-ja që po e prish marrëveshjen dhe jo LSI-ja. Dhe çfarë ndodh në qoftë se marrëveshja prishet? LSI-ja mund të iniciojë një mocion mosbesimi për zëvendësimin e Berishës me një kryeministër që merr votat e opozitës. Pra, që opozita, me ndihmën e votave të LSI-së, të vijë në pushtet para zgjedhjeve të 2013-ës.
Prandaj dhe lufta aktuale për 71 votat nuk është thjesht luftë për Presidentin e Republikës (nënkupto kryeprokurorin). Ajo është njëkohësisht edhe luftë për jetë a vdekje për postin e kryeministrit. Në qoftë se Berisha i gjen 71 vota në Kuvend për të zgjedhur presidentin pa ndihmën e LSI-së, do të mundohet të vazhdojë të qeverisë pa të deri në zgjedhjet e 2013-ës, duke mos e vrarë shumë mendjen për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat për BE këtë vit. Përndryshe, do të detyrohet të pranojë kushtet e LSI-së dhe të zgjedhë ose një president me konsensus të vogël (PD-LSI), ose me konsensus të madh (PD-PS-LSI). …Duke mos e realizuar dot kështu ëndrrën e vënies së çelësit të Kryeprokurorisë në duart e një kukulle të vet.
http://respublica.al/opinion/2012/5/21/gjurmet-te-cojne-ne-kryeprokurori
Tana postet i takojne Doktorit se puno ma mire me denmokraci e pa puqe.
Doktori i ketij birbos punoka me demokraci e pa puqe(me demek puce). Ha,ha,ha,ha,ha,cfare gallate!
Z.Zaloshnja shkrimi pelqehet se ka vertetesi,urime.
o popull cfar kerkoni nga prokuroria kur ata jan te njejte si me .PD. ashtu dhe me .PS.nje ishte ne prokurori por ishte jet shkurter dhe pa krah.te tjeret jan lepirsa bythe qe po shesin dhe te ardhmen e femijeve te tyre .TURP.
Gjurmet mund te cojne tek prokurori por ky prokurori asht problemi i Rames dhe jo Berishes.Milionat e lejeve te ndertimit mos i harro z.Zaloshnja.Ina Rama dhe Topi dihet mbronin Ramen kete analizo po deshe se ketu eshte problemi.Per amerikanet eshte problem Gerdeci ata e dine mire punen aty.Shiku eshte problemi i amerikanve per gerdecin se Shaqiri eshte i perzier ne shitjen e fishekve me amerikanet.
Zaloshnja artikulli eshte real dhe i goditur po ka dhe nje kethine tjeter kjo histiri se po u vendos presidenti e pas tij prekurori nga Berisha e Iliri shpetojne te dy ne te kundert bie brenda ne burg Iliri,po u be ky i fundit me PS dhe zgjidhet presidenti e me pas prekurori i bje radha Berishes qe te bjere brenda per krimet ,vrasjet e vjedhjet qe ka bere me gjithe familjen e ata qe e mbeshtesnin. Pasaj qe po luhet loje e piste kjo duket qe te shpetojne te dy e populli ta haje si gjithmon nga pazarlleqet e ketyre maskarenj politikane te te dy krahve.
Sic eshte katandisur ky vend nga Berisha e Co duhet te behet cdo gje e emundur qe ai te iki sa me pare dhe te mos shkojme drejte nje 1997-e te re, nuk mund te bej shtet nje monster shpellar si Berisha e Xhozi qejflia, keshtuqe cdo marreveshje koalicion e tj ja vlen per te shpetuar kete vend sa me pare nga kthetrat e Argites!
Dhe Ilir Meta dhe Edi Rama po te kene paksa njerezillik dhe intelekte kete te bejne nje marreveshje sa me pare e te zhdukin Berishen bashke me Nanon !