Skllevërit e mitur të “mrekullisë” ekonomike të Berishës

17 Maj 2012, 17:42Blog TEMA
Skllevërit e mitur të “mrekullisë” ekonomike të

Nga Ledi Shamku-Shkreli

“Sytë t’i djeg dhe të vret, mund edhe të vdesësh nga ajo”.Po a ka ndodhë ndonjë incident këto ditët e fundit?”. Ka pasë si jo? Se vetëm copa predhash na japin me zbërthy. Me djegore. Aty ka plot djegore edhe këtu plot djegore është. Aty ka plasë”. Po sa vjeçe je ti?”. “Nëntë” “Po ti tjetra?”. “Në klasë të tretë”.

Ky dialog nuk është poezi e as roman fatkeqësh. Sigurisht i patë fëmijët e kraterit të Gërdecit si mbledhin skrap mu aty ku katër vjet më parë qeveritarët vranë 26 vetë. Nëntë vjeçe njëra vajzë. Në klasë të tretë tjetra, pra nëntë vjeçe edhe ajo. Që të dyja, së bashku me prindër, vëllezër e kushërinj, shohin vdekjen çdo ditë në sy, sepse duan t’i shpëtojnë një tjetër flije të sigurt: urisë që i është ulur mbi tryezat e zbrazëta e raftet bosh e xhepat trokë, e zemrën akull. Nisen çdo pasdite të zbërthejnë predha, që t’u shesin mandej metalin e gëzhojës. Për sa thoni ju! Për 350 lekë të vjetra kilogramin! Mizore! Çdo predhë mund të plasë, ju ka plasur duarve të sprovuara të të rriturve e jo më duarve të vockla. Shikoni alternativën e vetme jetësore që i ofron kjo qeveri këtyre fëmijëve: po plasi – ju merr jetën! Po nuk plasi – ju jep… më pak se 350 lekë të vjetra, shqip çerek buke thatë. Po plasi, vdekja! Po s’plasi – jeta. Jeta me një çerek buke thatë.

A kjo qenka mrekullia ekonomike e Sali Berishës?! Ky në fakt është mjerimi shpirtnor i këtij fajtori, i cili ka çuar në mjerim të vërtetë gjithë këto jetë njerëzish. Ç’po ndodh në fakt në Gërdec? Projekti i pastrimit të zonës është ndërprerë. Por, siç u pa, më shumë se 30 përqind e zonës ka mbetur e padlirur nga predhat, e mes tyre ka shumë të pashpërthyera. Deri tani pastrimi i kraterit, a më saktë i një zone ku në rreze 2 kilometra ka rrezik për jetën, u mundësua nga amerikanët dhe sllovenët. Ministrisë së Mbrojtjes ju kërkua të bashkërendonte punën dhe fondet me ta, duke vënë një shumë prej një milion dollarësh. Nuk u dhanë e nuk jepen këto para. A nuk i kanë paratë që në fakt duhet t’i gjenin edhe nga fundi i dheut, për t’i larguar banorët e Gërdecit nga kanosja e vdekjes që ata vetë mbollën katër vjetë më parë?! Por në fakt i kanë, i kanë se dy muaj më parë arkëtuan nga shitja e skrapit të municioneve thuajse dyfishin e kësaj shume: fituan 1.7 milion dollarë. Ju kujtoj se çdo kilogram skrap që qeveria shiti, kaloi nëpër duart e këtyre burrave e grave e fëmijëve skamnorë, pra te çdo dollar i kësaj shume, po ta vini veshin, mund të dëgjoni refrenin e krimit shtetëror që përmenda më lart: “Po plasi, vdekja! Po s’plasi – jeta. Jeta me një çerek buke thatë.”.

Afërmendsh detyrë e qeverisë nuk është thjesht e vetëm pastrimi i zonës që ua mbolli me barot ajo vetë. Puna e shtetit është t’u japë punë këyre prindërve e t’u japë të ardhme këtyre fëmijëve. Puna e shtetit është ta nxjerrë këtë gjindje nga skamja e jo t’i shtyjë ta këmbejnë atë me jetët e veta e të bijve të vet! S’ka pak ditë që UNICEF publikoi raportin e varfërisë duke e futur Shqipërinë aty ku mjerimi këlthet po nuk dëgjohet nga shteti. UNICEF publikoi shifra alarmante për nivelin e varfërisë në vend, të cilat hedhin poshtë të gjithë deklarimet qeveritare për minimizim të varfërisë ekstreme. Sipas studimit të fokusuar në familjet në nevojë, nga rreth 100 mijë familje në nevojë që numërohen në gjithë vendin, sipas një sondazhi, 23% e familjeve me fëmijë nën 18 vjeç jetojnë në varfëri absolute me të adhura mujore jo më shumë se 4800 lekë për frymë. Ndërsa 10% jetojnë nën nivelin e varfërisë ekstreme. E për këtë arsye fëmijët e tyre nuk plotësojnë asnjë nga pesë nevojat e konsideruara themelore për jetën.

Nëntë vjeçe!!! Kam takuar vetë në Bulqizë djem nëntëvjeçarë që rrëmonin në pirgun e xeherorëve  dhe mbanin mbi supe kova dhe legenë me copa mineralesh. E m’u kujtua thënia e famshme e Primo Mazzolarit: “Kemi mësuar të llogarisim ngarkesën maksimale të një anije, peshën që mund të mbajë një urë, edhe barrën që mund t’i ngarkojmë gamiles a kalit, por nuk e kemi vrarë mendjen se sa mbajnë shpatullat e një njeriu!”.

E kush mund ta thotë sa mbajnë shpatullat e një njeriu, e një fëmije? Ndoshta mund të llogaritet këtu në Shqipëri, në përballje të tilla dramatike me realitetin. Këta qeveritarë nuk kanë vdekur vetëm shpirtnisht, ata kanë marrë fund politikisht dhe rrezikojnë të marrin jetë njerëzish nën peshën e kadavrës së vet politike. Ballë kësaj situate, shtrohet më shumë se kurrë pyetja: Rrënim i mëtejshëm a Rilindje Shqiptare? Rilindje sigurisht, duke u impenjuar secili nga ne si t’i kishte fëmijët e vet ata fëmijë. Po edhe ata që rrëmojnë dhè mineral në Bulqizën e grabitur. Po edhe ata që vazhdojnë të ecin me orë e orë në këmbë për të shkuar në shkollë. Si t’i kishte fëmijët e vet edhe ata që nuk shkojnë dot në shkollë se nuk ngopin dot as barkun me bukë thatë. Ngritje e kurseve kundër analfabetizmit për të gjithë ata që nuk shkojnë dot në shkollë se ju duhet të fitojnë bukën e përditshme! E po ashtu trajtim i veçantë psikologjik i këtyre fëmijëve e të kujtdo tjetër që ka përjetuar përballjen më strëmundimin a vdekjen për faj të skamjes! Zhdukje e plagës së shfrytëzimit të fëmijve! Përfshirje të mbarë shoqërisë civile nëpërmjet mësuesve dhe gjithë organizatave përfaqësuese në vendimmmarrjen e të gjitha niveleve ku do vendoset për shkollimin dhe edukimin! Akses për të gjithë e sipas nevojës në shërbimet shkollore e jashtëshkollore! Një cilësi krejt të re shkollimi sa i takon kujdesit ndaj të miturve! Rilindje Shqiptare sigurisht!

15 komente në “Skllevërit e mitur të “mrekullisë” ekonomike të Berishës”

  1. tourkofagos says:

    dhimbje,vec dhimbje per keta vogelushe qe Zoti i mallkoi duke i lindur ….ne Shqiperi!

    1. Albana Mustafaraj says:

      Ne enderr i dalin keta femije, po si ja ben kur takon nipat e mbesat e tij?!!!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/sali-berishas-recollection-gerdec-march.html

      1. tea says:

        …KUR SHIKON NIPERIT E MBESAT E TIJ, TE SIGUROJ QE VEC I SHTOHET OREKSI PER TE ZHVATUR ME SHUME,….

  2. ajdin says:

    Te gjithe jemi kthyer ne skllever te Skllavopronarit Sali e te oborrit te tij.O Zot ndigjo vetem nje here zerin e shqiptarve,perderisa i ke falur te lindur ne ate toke.PLOTESOVA vetem nje deshire.TE SHKATROSHE HAJDUTAT QE PO NA RRJEPIN PER SE GJALLI.

  3. mergimtari says:

    Fatkeqsisht vazhdon shfrytezimi i femijeve te vegjel ne Shqiperi si dje ne kohen kur ishte ne udheheqe babai i autores qe ulerin me hipokrizi bajate, me qe se deputeteve u dhimset fukarai le te falin gjysmen e pages se tyre per keta te vobeket,keto mostra mendojne shprehjen e te pa vdekshmit MIGJEN- zoti u dhashte-,dhe prinderit qe pjellin si breshka dhe nuk sakrifikojne per te ardhmen e femijeve te tyre por presin nga gjaku i njomzakeve sikur ti kene pjelle per kete qellim.Paris

    1. tourkofagos says:

      jane pikerisht prinderit/kriminele qe me ideologjine turkoshake;-pill e mbill…..fajtoret kryesore qe i bjene ne jete keta femije/viktima duke mos u siguruar atyre as minimalen e jetes qe bejne moshataret e tyre evropiane.
      Jane pikerisht keta prinder te papergjegjshem qe sa here fiken dritat nuk e terheqin…….Hajriun pas,por shtojne vuajtiet e femijeve/viktima…….fatale!
      Duke pare foto/rrealitetin te vjen per te qeshur por edhe per te qare….

      1. SupremeCommander says:

        Qepe ore vemje se nuk le vend pa vjelle vrere kunder Shqiptareve. Pa ik ne Greqi e rri atje se si shume po na rrokanis nervat. Nuk mund te vije morali nga ju, qenie hibride qe e ktheni pllaken sipas qejfit.

    2. Gjergji says:

      Hipokrizi bajate eshte kjo jotja mor zotni. Madje me bajatja qe ekziston pasi nuk merresh me fenomenin por me autoren. Kjo eshte tipike e komunizmit shqiptar dhe njekohesisht berishiane. Meqe zotnia jote jetonka ne Paris, ku mundesite jane me te medha se ne Shqiperi, pse nuk e jep ti gjysmen e rroges per keta femije? Ta them une pse, sepse sigurisht e di mire se nuk eshte kjo rruga per te zgjidhur kete problem te madh shqiptar (sikurse as atij te mbylljes se femijeve ne shtepi me vite te tera per efekt gjakmarjeje).
      Qeveria e Berishes eshte me vulgarja, me kriminalja dhe me vrastarja e periudhes postkomuniste ne gjithe vendet e ish-bllokut. Turp, per ke ka te beje, ose per ke simpatizon Berishen!

  4. sali bucpapa says:

    nave jena vend i zhvillum or tejna,por ndoshta keto fotot jane ba ne Gjermani,Belgjike o kund tjeter.Nuk ka mundesi si keto fotot te jene ba ketu tek nave.Bah,cfare kamunistash te keqij si ngelet,perhere me fotomontazhe juve ju…http://www.zemrashqiptare.net/news/id-27486/Ilir_Dardani:_Nano,_Lubonja,_Klosi,_IslamikoMaqedonet_dhe_Banda_Islamike.html

  5. coku says:

    te lumte goja moj zonje

  6. coku says:

    ti je si te gjithe njerezit e ”medhenj” te ketij vendi qe japin mendime nga jashte shqiperise. na ler ne ne mjerimin tone ta zgjidhim si dime vete. shiko nderto kapitalizmin ne france

  7. zum zum says:

    kjo eshte mrekullia shiptare /
    ta gezojme

  8. kel ukaj says:

    Me vjen keq per keto femij por jo per te rriturit shqiptare. Akoma nuk jane ne te korrurat shqiptaret. Per çfare kane mbjelle duhet te presin te korrura te mbara. Kur ne thonim “jemi kunder kumunizmit jo komunistave” “jemi kunder hakmarrjes por per respektimin e ligjeve dhe denimin e krimeve te komununizmit” “jemi per qeveri ligjesh dhe jo qeveri personash” “jemi kunder komisareve te kuq, jemi kunder emrimit te kapitalisteve” “jemi kunder luftes se klasave, jemi kunder formes se re te luftes se klasave qe quhet antikomunizem” “jemi kunder policise, gjykatave te politizuara, jemi kunder gjyqtareve te plepave e policise qe zhvat qytetaret e ndershem” etj etj. Ai popull na ka sulmue pa te drejte e pameshire. Mallkue qofte ai popull qe ma te keqit i sherben me perulje, e atij qe i sherben e thote te verteten e percjell me gur. Keto jane pasojat dhe jo shkaku, shkaku eshte qe ne ditet e para te ashtuquajtur demokraci dhe ne mosrespektimin e rregullave te lojes.

  9. xhimi says:

    Kjo eshte tema qe duhet te merreshin te gjithe ne SHqiperi qe ka vetem nje emer verferia dhe analfabetizmi.Fatkeqesishte keto nuk perbejne teme per gazetaret tane te gjitheditur.

  10. Tomorri says:

    Sinqerishte deklaroj: Une jam njeri,edhe Sali Berisha eshte njeri.Na ndan nje gje e madhe ne jete dhe koncepte.Une kreminister dhe te shikoja nje femije te tille te ngarkuare rende do ti jepja fund jetes dhe ne agoni do thoshja ,paskam qene nje kafshe e vertete.Ndersa Sali Berisha ka 22 vjete qe me shpirtin e tije prej katili e ka krijuare kete gjendje nuk ja ben terr syri,dhe mbi te gjitha deklaron se do mbaj pushtetin deri sa te jem gjalle,me keto foto qe ai shikon jam i bindur se veç argetohet se truri i tij nuk eshte prej njeriu por prej kafshe qe vjen nga lashtesia dhe i pa transformuare fare.TURP TURP dhe 100 here turp o satrap i lindur.Shqiptare kur degjoni se sali berisha flet per mrekulli dhe te tjera mbroçkulla mos e besoni se nuk ka asgje te vertete dhe ata qe e besojne jane njelloj si ai pa pike dhe pa presje.Mjere populli ku e ka futur ai kreminel dhe pale kur do zhduket nga faqa e dheut me soje dhe me fare.Do te doja qe mbasa e saliut ta takonte ate femije dhe te luante me te pa le se çfar do ti thoshnin njeri tjetrit per kete bote qe sapo kane dale ne jete.POSHTE SALI QENI,Te gjitha keto te zeza qe vuajne keta femije ishalla ju biene ne koke femijve te tu dhe niperve dhe mbesave te tua o kreminel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje