Arben Malaj, deputet i PS-së, analizon disa nga çështjet e rëndësishme politike në vend: Si duhet të jetë Presidenti i ri dhe pse Nano mund të jetë i tillë? Sipas tij, aleanca me LSI është e mundshme
Nga Renato Kalemi
Revista Klan
Arben Malaj është i sigurt: Në politikën shqiptare duhet të marrë fund kultura e të bërit politikë me qejfmbetje personale, me grindje dhe ngërçe. Prandaj, takimin mes kreut socialist, Edi Rama dhe atij të LSI-së, Ilir Meta, e sheh aspak i çuditur, porse “politikanët, edhe të spektrave të ndryshëm politik, duhet të takohen publikisht, duhet të flasin për sfidat e vendit të tyre dhe duhet të synojnë ta bindin kundërshtarin duke i bërë të qarta argumentet, provat dhe avantazhet e tyre”. Në këtë intervistë për Klan, Malaj jep këndvështrimin e tij edhe se si duhet të jetë figura e Presidentit të ri, mbështetjen për kandidimin e Nanos dhe programin politik e ekonomik që ofron PS-ja.
– Z. Malaj, çështja e Presidentit po hyn në ditët më të nxehta të debatit politik. Ju jeni shprehur se proceset përzgjedhëse nuk mund të garantojnë një President të pavarur dhe të balancuar. Ç’doni të thoni me këtë? Si duhet të jetë Presidenti i ri?
Vendit i duhet një President i cili, me profilin publik, kontributet politike dhe angazhimet në momente të rëndësishme, të ketë fituar vlerësimin dhe mbështetjen publike. Mandati i Presidentit të vendit duhet fituar dhe jo pritur si dhuratë “kompromisesh konsensuale”. Presidenti i ri do të duhet të reduktojë problematikën e mprehtë të balancës së pa balancuar apo të keq balancuar, të ndarjes dhe kontrollit të pushteteve. Duhet një President i cili, të lehtësojë bashkëpunimin midis partive politike dhe midis institucioneve kushtetuese. Presidenti i ri duhet të nxisë dhe mbështesë bashkëpunimin midis partive politike dhe faktorëve influencues të vendit, për sfidat e ekonomisë dhe për sfidën e integrimit.
– Në vazhdën e këtyre diskutimeve, ju jeni shprehur pro kandidaturës së z.Nano për President. Mendoni se PS-ja duhet ta mbështesë atë në këtë kandidim? A është Fatos Nano Presidenti që i duhet Shqipërisë?
Nano ka shprehur ambicien për të qenë kandidat për President konsensual, duke hapur dhe nxitur diskutimet/debatet për këtë proces të rëndësishëm në jetën politike të vendit. Nano e ka hapur procesin, i cili po tentohet të bëhet i mbyllur deri në minutën e fundit të afatit të fundit kushtetues për të filluar votimin?! Ka shumë vende që Presidentin e zgjedhin drejtpërdrejt nga populli, duke e bërë sa më legjitim kandidatin e zgjedhur, duke i dhënë atij autoritetin e nevojshëm për të përmbushur misionin kushtetues. Në SHBA, kandidatët bëjnë garë gati njëvjeçare brenda partive të tyre politike, në Francë gara brenda socialistëve i bashkoi ata më shumë se çdo kompromis spontan. Nano, me karrierën e tij politike, me vizionin e tij për sfidat e vendit, me kontributet dhe kulturën e tij politike në modernizmin dhe drejtimin e një prej partive politike më të mëdha të tranzicionit shqiptar, sjell avantazhe reale.
– A do të thonim se ky kandidim i z. Nano është mundësia e tij e fundit për të qenë pjesë e politikës aktive?
Nuk besoj se Nano po i takon krerët e partive politike dhe po komunikon drejtpërdrejt me opinion publik sepse kjo është mundësia e fundit për të kontribuar në politikë. Posti i Presidentit të vendit nuk duhet konsideruar për asnjë si stacioni komod për pushimin e fundit përpara përfundimit të angazhimeve politike. Rasti i Presidentit Napolitano, rasti i Presidentit Papulias, përkushtimi i tyre përballë sfidave jetike të vendeve të tyre në krizë, historia impresionuese e shumë presidentëve të tjerë, tregon se në asnjë rast dhe në asnjë kufi moshe mandati i presidentit nuk duhet të jetë vend për komoditet personal.
– Është folur shumë këto ditë mbi takimin Rama-Meta, në shtëpinë e këtij të fundit. Si e shihni këtë lëvizje të z.Rama? A kishte ardhur koha për një takim mes tyre?
Duhet të marrë fund kultura politike e të bërit politikë me qejfmbetje personale, me grindje dhe ngërçe politike. “Çudia” nga këto takime vjen sepse ende në politikën tonë takimet që duhet të jenë diçka normale dhe thelbi i mundësisë për të bërë politikë për vendin tënd, janë shumë të rralla, ndërsa akuzat, grindjet dhe qëndrimet kategorike kanë qenë dominuese. Politikanët, edhe të spektrave të ndryshëm politikë, duhet të takohen publikisht, duhet të flasin për sfidat e vendit të tyre dhe duhet të synojnë ta bindin kundërshtarin duke i bërë të qarta argumentet, provat dhe avantazhet e tyre. Mund të ketë jo pak raste kur ata “mund të jenë dakord që nuk janë dakord” për qëndrimet reciproke, por kjo sërish e rrit mundësinë për takime të tjera, nga të cilat mund të ketë efikasitet shumë më tepër se çdo konspiracion i një nate të veçantë, në një vend të veçantë.
– Por, duket se ka një zbutje mbi marrëdhëniet PS-LSI. Figura të caktuara të PS, mes tyre edhe z. Ruçi, janë shprehur së për të rrëzuar Berishën mund të bëhet aleancë me LSI. E shihni të mundshme dhe të nevojshme këtë?
E shikoj të mundshme sepse edhe mazhoranca Berisha, në thelb, është mazhorancë numerike dhe jo mirëqeverisëse. Është mazhorancë që sa herë ndjen rrezik votash shet poste politike dhe administrative, thjesht për të mbijetuar.
A e shikoj të nevojshme? Këtu përgjegjësia e përgjigjes më detyron të jem më konkret në detajimin e argumentave. E nevojshme – duhet parë në raport me produktin politik që do të krijojë. Në qoftë se ndodh pikërisht tani, a do ta ndihmonte marrjen e statusit të vendit kandidat apo do të krijonte një krizë që na ngel në klasë për herë të tretë? Do të jetë një mazhorancë e re me një kalendar konkret reformash politike dhe qeverisëse apo thjesht një krushqi e re me të njëjtat huqe qeverisëse? Do të mbijetojë duke arritur rezultate apo duke rishitur mandate politike dhe poste në administratën publike, që kënaqin nga pak të gjithë? Do ta bëjë më militante apo më profesionale administratën tonë? Do ta përmirësonte jetën e shqiptarëve apo do të krijonte ciklin e krizave permanente? Vendi im nuk duhet t’i ngjajë modelit politik grek, që prodhon dhe riprodhon kriza pa fitues, kriza që nuk krijojnë shumica qeverisëse për të bërë reforma, kriza ku dështimi i partive të mëdha nga zhgënjimet e mëdha, favorizon ekstremet në politikë. Koalicionet e përgjegjësive të mëdha nuk arrihen nën kënaqësinë e errësirës, por në përgjegjësinë e transparencës në mes të ditës. Hiperbolizimi i magjisë politike të numrave zhduket po aq shpejt sa edhe krijohet. Parimet e ndërtimit të aleancave mund të krijojnë një frymë të re politike dhe një inspirim të ri publik, që i rrit numrat e fitoreve në garat elektorale, ndërsa shumicat numerike të marrëveshjeve individuale në vetvete krijojnë antifrymë, por jo frymë. Në shumë raste, shumicat numerike që nuk dalin nga proceset zgjedhore krijojnë thjesht frymëmarrje individuale, e cila ose ka rezultuar e përkohshme, ose ka rezultuar e dëmshme në raport me sfidat e vërteta të vendit.
– Në fjalorin politik të PS-së po zënë vend strategjitë për daljen nga kriza ekonomike dhe rritja e punësimit. Në cilat shtylla duhet të bazohet PS-ja për programin e saj ekonomik, për të ardhur në pushtet?
Mirëqeverisja e vendit është strategjia më e mirë dhe më e qëndrueshme për të ardhmen. Sot flitet për qeverisjen e zgjuar, e cila duhet të jetë e thjeshtë, që njerëzit ta kuptojnë dhe të marrin pjesë aktive, duhet të jetë e moralshme që njerëzit t’i besojnë për reformat që qeveria kërkon të ndërmarrë dhe që kanë kosto sociale të dhimbshme, duhet të jetë e përgjegjshme në vendimmarrjen e saj, gjithnje në raport me vendin dhe jo me përfitimet personale të qeveritarëve, duhet të jetë llogaridhënëse përballë votuesve, që të kontrollohet për vendimet e saj dhe të jetë sa më transparente, sepse kështu luftohet nepotizmi, korrupsioni dhe kapja e shtetit.
Programi i PS-së është fokusuar tek rritja e mundësive të barabarta, çka do të thotë një cilësi më e mirë e arsimit, shëndetit dhe ambientit. Politikat ekonomike duhet t’i ndajnë më mirë përfitimet ekonomike midis grupeve shoqërore. Duhet një rritje ekonomike që hap vende pune, si rruga më e mirë për të rritur punësimin, ulur varfërinë dhe reduktuar rritjen e pabarazisë. Duhen politika fiskale më të ndershme, që e nxisin kursimin dhe investimin, që e mbështesin zhvillimin e sektorit privat, por që njëkohësisht reduktojnë rritjen e pa babarazisë që vjen nga kapja e shtetit dhe funksionimi i dobët i shtetit ligjore.
– Si e vlerësoni politikën “ai që fiton më shumë, taksohet më shumë”? Duket se kjo është baza e programit ekonomik të PS, por a mjafton vetëm kjo?
Parimet bazë të një sistemi tatimor tashmë janë të qarta, proporcionaliteti dhe progresiviteti i taksave konstatohet sot edhe në sistemin tatimor të vendeve të zhvilluara. Parimi i proporcionalitetit është ndër parimet kryesore të Adam Smithit lidhur me taksimin. Debati bëhet për shkallën e proporcionalitetit apo shkallën e progresivitetit në një sistem tatimor, gjithmonë në funksion të nxitjes së investimit, nxitjes së punësimit, por edhe reduktimit të diferencave në rritje të pabarazisë. Në vendet kur ka përkeqësim në rritjen e pabarazisë, ku ka cenim të kohezionit social, pasojat mbi efikasitetin ekonomik, mbi aspektin social, por edhe mbi zhvillimet politike, bëhen më të rënda.
– PD dhe PS po diskutojnë prej kohësh mbi reformën zgjedhore. PS po këmbëngul në gjetjen e mekanizmave që të parandalojë vjedhjen e zgjedhjeve, sipas saj. Por, ndërkohë, sado që bëhen këto rregullime, sërish kemi akuza për vjedhje etj. Ku qëndron problemi për ju?
Problemi nuk është thjesht i PS-së, problemi është i të gjithë shqiptarëve. Për aq kohë sa kemi 20 vjet dhe nuk kemi një certifikatë për standardet e zgjedhjeve, do të thotë se problemet ekzistojnë, ato nuk duhen fshehur dhe zgjidhjet nuk duhet të jenë gjysmake.
Problemi themelor ka të bëjë me plotësimin e kritereve të Kopenhagenit, ku e drejta e votës dhe standardet e zgjedhjeve janë themelore. Ne kemi mbetur pas, kemi mbetur të fundit lidhur me standardet e zgjedhjeve, jemi edhe pas Kosovës apo Bosnje-Hercegovinës. Mburremi se në gjenezën tonë jemi europianë dhe nuk po arrijmë dot, as në prag të 100 vjetorit të themelimit të Shtetit Shqiptar, të jemi pjesë e Europës së Bashkuar; jo thjesht mbi bazën e kufijve gjeografikë, jo thjesht mbi bazën e gjenezës parahistorike, por mbi bazën e kritereve dhe standardeve të Europës moderne të Shekullit të 21.
Problemi themelor është se proceset zgjedhore jo të besueshme, prodhojnë fitues jo të besueshëm, prodhojnë fitues me besueshmëri të munguar, duke e lënë sërish të cunguar plotësimin e standardeve të një demokracie sa më funksionale dhe sa më efektive.
– PS-ja ka nisur një strategji të re në zgjedhjen e kreut të FRESSH-it. Ndërkaq, ky organizëm ka prodhuar gjithnjë figura të rëndësishme për PS, madje sot drejtues të lartë. A po e luan këtë rol ende Fressh-i? Si e shihni fuqinë e tij, në rritje apo rënie?
Nxitja e konkurrimit, inspirimi të rinjve për të marrë pjesë në çdo nivel organizativ në garat për të drejtuar forumet e tyre, është një investim afatgjatë shumë i mirë. Proceset e filluara, në qoftë se do të kenë edhe mbështetjen pozitive të kolegëve dhe medias, nuk do të kenë kthim pas. Ato mund të përmirësohen dhe mund të jenë më efektive. Modele të tilla kanë edhe një tjetër efekt pozitiv, ato nuk bëjnë thjesht dallimin midis forumeve dhe partive të tjera politike, por nëse rezultojnë të suksesshme e imponojnë modelin edhe tek forumet e tjera rinore, dhe partite e tjera politike. Ta mbështesim këtë trend pozitiv duke bërë përmirësimet e nevojshme, pa e paragjykuar, vonuar dhe spostuar. Të fillojmë t’i zbatojmë përvojat e suksesshme që konstatohen sot në vendet me demokraci moderne. Modeli amerikan i garës brenda partive politike (primary) po përdoret sot nga një numër më i madh i partive politike në shumë vende europiane. Një përvojë e re e konkurimit politik ka filluar, notën këtij procesi të ri në FRESSH duhet t’ia vendosin vetë të rinjtë, gjithmonë duke u inspiruar nga e ardhmja.
beni me mire aleance me saliun,pse i bini gjate?
e kanë bërë o beso!nuk e ke marrë vesh akoma???
në 2007ën kujt ja dhanë votat??
në 2008ën përse e ndërruan kushtetutën?
më mirë 10 përsëritje zgjedhjesh se të rrosh në diktaturë!këta ndyrësira,rama në krye,përtojnë dhe të bëjnë punën e tyre!duan të punojnë 1,5 muaj në 4 vjet!
thënja “të martë muti shalët”tregon paaftësinë e njeriut për ta mbajtur por më tepër nuk është në gjëdje as të klet për të shpëturar “fytyrën”!
rama duke qënë i gjatë,e pëgëra duket dhe më shumë!
anticensure!Para ca kohesh isha ne Shqiperi,dhe isha tek dentistja ime.Aty gjeta nje ish kryetar komune,qe tragonte ca shakara te shkuara me Nano&co dhe ndonje minister shkurtabiq dhe rondokop,sesi hanin neper drekera dhe sesi paguheshin per nje firme rryshfete milionere;nejse,ti je ne Shqiperi dhe keto i di me mire se mua,qe i marr vesh kalimthi.Kur iku,ky,qe dikur e kam pasur koleg per ndonja 6 muaj ne pune,une i them dentistets:-Sa leke ben dhemballa per mbushje?Ajo me thote;15 mije leke te vjetra.Shto te pakten gjysem ore pune,investimin e dentistes ne lokalin me qira,aparaturat,lenden per mbushje dhemballe,energjine,asistenten/infermieren,qe ajo ka aty,licensen qe paguan,taksat etj,dhe te gjykosh qe nje dentist eshte i pasur,si kudo ne bote;pra,pasi i bera kete ekspoze,atehere i thashe:-Gjykoje tani sa mizore dhe maskareshe eshte politika!Keta birbo nuk investojne asgje,nuk lodhen per asgje,nuk paguajne qira per asgje dhe as taksa,e ne fund,per shqetesimin e tyre te madh se duhet te hedhin nje shkarravine,te quajtur firme titullari dhe vule,keta marrin rryshfete marramendese me qindra mijera euro,a thua se jane ne mallin e babait.Me thuaj nje emer politiksi qe nuk eshte pasuruar keshtu?Anticensure,te me falesh,por as une e ti jemi ne gjendje te bejme ate qe duhet bere ndonjehere ne te tilla raste;te marresh nje mitroloz me pafundesi fishekesh dhe ti hysh rradhe te tera zyrave te Tiranes,duke filluar nga Presidenca,K/ministria,parlamenti e deri ne bashkite e komunat.Do kete edhe ndonje te pafajshem,por do jete aq i rralle sa nuk do hyje ne sy.Kjo e imja mund te quhet terrorizem,por ne fakt thone qe Kurani e ka te shkruar diku,qe dajaku ka dale nga xheneti,pra Zoti vete ose Allahu nuk e mban kot dajakun.Pershendetje!
beso si po vjen koha një gjë e tillë do të ndodhë!
shqipëria po shkkon drejt falimentimit total!
politiko financiar!dihet që pas një falimentimi të tillë do të ketë dhe një rrevoltë të përgjithëshme!këtë radhë populli do të ndajë shapin nga sheqeri!herën e kaluar lamë njerëz si nano,imami e ndyrsira të tjera të vilnin frutet e rrevoltëss popullore!njerëz të tillë si ky idjot malaj,që sot më është bërë si një salçice 15 lekshe e një kohe,mbahen për politikanë!njerëz injorantë që as rrespekt për veten e tyre nuk kanë!njerëz të tillë tërhiqen për hunde nga një copë pijanec që për fatin e keq tonin e nxorrëm jo vetëm nga burgu por dhe e vumë në krye!ndyrësira ndarësirë mbetet,shkërdhata shkërdhatë mbetet!
megjithatë këto gjëra nuk janë më të këqijat,e keqja e madhe është se ne nuk vëmë mënd!ne duke e ditur se kush janë “drejtuesit”tanë u shkojmë pas!ne kemi mbetur tek thënja “ka dhe më keq” kurse europa e ka parakaluar është tek thënja “ka dhe më mirë”!
sot në shqipëri po zhvillohet një luftë politike ndërmjet dy diktatorëve!atij në pushtet dhe aitij që do ti zërë vëndin!kurse ne në të dy rastet jemi thjeshtë gurë shahu!gurë shahu të tredhur nga trutë!
se kush është sali berisha,mjafton ’97ta!
22 janari 2011 e tregoi kush është edi rama!
e tregon blogu i tij i mbushur me lavdërime për politikën e tij “largpamëse” dhe “europiane”!e pa mundur të kalosh ndonjë kritikë!
thënjet e tij: se “është sistemi që korrupton njerëzit dhe jo e kundërta”dhe “kur të bëhem unë k/ministër,unë do të …..”,tek opinioni i fevziut,nuk tregojnë tjetër veçse një sali pa pushtet shtetror!ndoshta më të “butë”por prap sali,diktator!shumë njerëz jo vetëm që e mbështesin si e keqjamë e vogël por dhe nuk të lënë ta kritikosh!
Zoteri! Juve u pret shpata me te dy anet. Ne fakt gudulis Berishen, por godet fort Ramen, pra njerezit pa pushtet, ne opozite
Venia ne nje ballance e te dyve, krejt padrejtesisht, ne fakt eshte tentative per te lene ne pushtet kete qe kemi.
Shefi,pe gjekundi te permendet Rama?Po ne fakt,per hir te se vertetes,ngjarja super e vertete qe une tregova me siper,madje jam aq kurajoz ta them edhe me emra,flet per nje ish komunar socialist,qe kandidoi per here te katert dhe humbi ne nje komune qe ka qe nga koha e Zogut(plasi ne …)qe eshte majte,prandaj reflektoni,qe gjerat te mos pergjithesohen.Me fal,po ky eshte forum i lire,nuk eshte zyra e shtypit e PS,dhe keto estradat e marreveshjes me LSI nuk jane aq te thjeshta per tu shitur si politika pragmatiste,biles jane pike qe shkojne per kundershtarin.Keta vete po bejne autogola,se u duket me e kollajte te mos lodhen fare.
shefqet,shiko komentin e fundit që ke bërë me mua!nëse e ke parë dhe ke shkruar këto,te më falësh që po të them se, ke një mëndje aq të ngushtë sa as një insekt nuk e ka!nqs se nuk je në gjëndje të kuptosh atë që shkruaj unë o kërko shpjegim o mos e merr mundimin të më tregosh përfundimet e trasha në të cilat arrin!
ps:shefqet po deshe të dishë mendimin tim pyet “Labi Vlorë”!ai ishte gati të më shihte në burgun e tiranës dhe të mos bënte atë që “unë mendoj”!
Po video e turpit, ku vajti? Blloku ekziston?
Ky eshte kunder politikes se qejfmbetjeve e ngerceve…po nuk na thote se eshte apo jo per politiken e transparences dhe kunder vjedhjeve dhe korrupsionit. Keta zoterinjte mendojne se njerezit nuk i dine zullumet e tyre dhe i trajtoje karriget qe kane si “te babait”, nuk ju kujtohet me se vendin e tyre nuk e kane me tapi por i zgjedhim ne taksapaguesit qe terheqim karrocen e kalbur dhe te vjedhur nga korrupsioni…
duke lexuar intervisten e kesaj mostre qe eshte pjestar i grupit ne ps qe e ka perdhunuar ps dhe shqiperine te t5hem te drejten keto tipa nduhet te zhduken nga ps dhe te krijojne bashke me nanon partine e shkerdhatave. nuk ishte ky mut minister i financave te ps qe se bashku me angjelin i ministrise se ekonomise qe me privatizimet kriminale te pasurive te popullit te vulosura nga krye i degjeneruari meta dhe nano shkaterruan kete vend dhe idhane pushtetin berishes,
i bej thirrje rames se levizjet e fundit me nanon ,me meten dhe reformat elektorale qe po toleron po i pergatit fundin vetes dhe ps.ne mos na kerko me voten se ne do ja japim petro kocit i cili eshte me konseguent me te majten.hiqi keto plehra sa seshte vone bej aleance me te majten dhe leri pelinvalliqet me meten, zogajn dhe nard ndoken pasi ato jane te djathte. merr programi ekonomik dhe politik dhe dile ne baze te marresh dhe mendim.
me politiken e se djathtes qe si primare kane bankat evropa e sarkozi merkel eshte e shkaterruar,po ashtu dhe amerika e golden saksit dhe wallstreetet.jam dakort me taksen progresive por duhet dhe nje shperndarje e te ardhurave me te gjere se keshtu fuqizohet tregu dhe per rrjedhoje rritet ekonomia dhe punesimi. nje tjeter mase themelore eshte zhdukja e monopoleve qe po shkaterron ekonomine tone .prrallat e sales per taksen e ulet eshte rrenim. shikoje qe gjithe investimet qe ne pjesen me te madhe e ka myt korrupsioni behen me borxhe,ne qofte se ekono0mia shkon mire si per vend te dyte ne europe nuk eshte e nevojshme te marre borxhe.
N.q.s PS mbeshtetet tek koklopa per te fituar,nuk do kete goje me ta akuzoje ne te ardhmen per vjedhje apo pislliqe te tjera qe lili ka qejf dhe qe eshte ne politike vetem per te rrjep dhe jo per te zgjidh hallet e popullit.per kush e njeh nga afer meten besoj se konfirmon keto qe thashe.
normal qe eshte e mundshme per keta:te gjithe jane horra qe vetem pazaret per interes kane si politike!Po njerezet qe u vrane kot,po demonstratat qe u bane kot,po militantizmi kot na qenka mbasi ju ate qe shani sot e lypini neser!Puuuuh,mut politike §Asnje vote per LSI-ne kjo duhet te jete thirrja e socialisteve te vertet ,se nuk falet gjaku i derdhur ne rruget e Tiranes!Prandaj sot njer ezete e mire thone:asnje vote as per LSi-ne, asnje per PS-ne ,asnje vote per PD-ne!!
Intervista duket korrekte dhe mesazhet jane te qarta. Sot politika Shqiptare dhe shqiptaret kane nevoje te komunikojne me njeri tjetrin, dhe jo te izolojne njeri-tjetrin. Nese nuk komunikohet si do zgjidhen krizat politike, se do te plotesohen standartet per Integrim Europian, si do te perballohet kriza ekonomike qe pertej deklaratave ne media, sot kercenon cdo familje. Besoj se ka ardhur koha qe mesazhet te lexohen qarte,dhe jo te sulmohet cdo kush qe ka guximin dhe integritetin e plote per t’i thene gjerat hapur e ne kohen e duhur.
Uroj qe cdo kush qe lexon intervisten ka kuptuar dicka edhe nese nuk e ka kuptuar si duhet le t’i rikthehet serisht.
Andi
Ik ore dallkauk…as ne blog nuk arrin te jesh burre…pale..
Beni ju jeni nje hajdut i njohur per pasoje kerkon nje superhajdut si Nano per president,kjo eshte nje e drejt e juaj dhe nje fatkeqsi qe ps ka nje deputet te tille ne gjirin e vet.
E dyta po te ishte me u hethe ne popull besoij se Nano do merrte vetem dy ose tre vota pra nje te vetin ti dhe kush e di ndonje qorr do votonte per te.Shqiptaret jane te sigurte se as Xhoana nuk e voton ate supermafioz.
Cfar fatkeqsie per kete gazete qe te lejon ty me flliq ketu….
ore ju mbrojtesit e rames pse jeni kaq keq ne mendesi, ky zoteri po flet paster dhe po thote se cila eshte rruga e duhur , ky po thote qe nano ka meritat qe ka dhe duhet vlersuar per ate qe eshte .
ti kishte dhe ca te tjere PS si ky dhe e di mire ai qe ka pak logjike se ku do ishte Shqiperia, edhe Mero e di mire qe nxjer shkrime tendencioze per te ulur figuren e Malaj e per te mbrojtur Ed palloshin sic i therret Nano ssa here e shikon.
Me falni per inercine por ky personazh tek TEMA quhet “Ben Piramida”.
E kam gabim apo ka levizur ndonje gje?!