VDES një tjetër studente. Shkon në 13 numri i viktimave. LISTA e të plagosurave

21 Maj 2012, 22:27Politika TEMA
VDES një tjetër studente. Shkon në 13 numri i viktimave. LISTA e

(E PERDITESUAR)- Numri i viktimave në aksidentin e Himarës ka arritur në 13-të, pasi një tjetër studente ndërroi jetë në Spitalin Ushtaraë. Policia dha edhe listën e personave që po kurohen (LISTA POSHTE).

Kurse drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka thënë se autobusi është përplasur fillimisht me anën e malit dhe më pas ka dalë nga rruga.

“Fillimisht automjeti ka pasur një përplasje me pjesën anësore të malit, ka marrë manovrimin më pas, ku më tej ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në humnerë. Kemi 12 viktima deri tani dhe 22 të plagosur. Grupet hetimore po vazhdojnë hetimet për gjetjen e shkaqeve të aksidentit”, deklaroi Burgaj.

Sipas njoftimit të Policise së Shtetit, mësohet se në Spitalin Ushtarak janë:

1.    Kaltra Pollozhani
2.    Alma Deda
3.    Eranda Bato
4.    Antoneta Taçe
5.    Doriana Kumria
6.    Anisa Çobaj
7.    Shegushe Haka
8.    Elsa Shtylla
9.    Ifsjana Karriqi
10.    Mirsie Biba
11.    Besjana Dani
12.    Briselda Gubere
13.    Florije Peci
14.    Blerina Çereni
15.    Griselda Zeneli

Ndërkohë po kurohen në Spitalin e Vlorës:
1.    Elidona Gjinaj
2.    Enkela Daja
3.    Ticiana Hysa
4.    Juliana Kuqi
5.    Ergita Opingari
6.    Adjola Musaka
7.    Liri Hasa
8.    Besjana Xheneti
9.    Adisa Çela
10.    Anisa Hysa

Në gjendje të mirë në Spitalin e Himarës ndodhet studentja Arta Ballabani.

19 komente në “VDES një tjetër studente. Shkon në 13 numri i viktimave. LISTA e të plagosurave”

  1. daku says:

    eshte totalisht faji shoferit,sapo tha nje nga studentet,qe mbante mire mend.Do ket qene noi pijanec muti

    1. mendimi i lire says:

      Nuk duhet te flitet keq dhe per shoferin,se dhe ai ishte njeri,familjar,baba i dy femijeve,ka qene basketbollist me emer ne Elbasan (nuk konsumonte alkool) dhe njihej ne Elbasan dhe nga vete studentet si njeri i rregullt dhe mjaft i qete.Aty ka qene i shkruar fati i tyre,paqe per ta dhe sherim te plote te plagosurve.

      1. raimondi says:

        Ah sa keq nuk rezistoi dot e shkreta vajze ….

        Zoti qofte me te dhe me gjithe ato qe humben jeten !

        Ca njeri familjar ishte ai mor aman ?

        Ai i preu jeten ne mes ne moshen me te bukur ketyre vajzave te reja…..

        Ai ishte me shpejtesi , ndaj edhe i ka nddhur aksidenti—Nuk eshte as faji i ruges dhe azgje –Eshte vetem faji i tij

        Ai ishte edhe moshe e pjekur , dhe haroi se ishte pergjejges per jeten e ketyre vajzave te reja

        Po te mos ishte vrare ai shoferi, cfare do ju thoshte familjareve te ketyre
        vajzave qe humben jeten , e? Si do justifkikohej?

        __Te le tjetri vajzen ne mirebesim , dhe ti ne timon ecen si i cmendur ….
        C’fare familjari paska qene ai ?

        Ne fakt edhe vajzat eshte mire qe kur dalin eskursione te tilla te marin
        edhe djemte me vete — se po te kishte cuna aty brenda ,ata do i bertisnin
        shoferit me force qe te mos ecte shpejt

        Se ja vajzat i kane thene qe mos ec shpejt , por shoferi s’i ka degjuar,
        ndersa po te ishin djemte aty , ata e detyronin shoferin te ulte shpejtesine

        Ndaj, ju vajza atje ne Shqiperi ,kur dilni ne keto raste , merni edhe
        cunat me vete, se jeni shoke e shoqe …

        Se edhe keto lloj festash behen me te bukura kur jeni bashke Cuna & Goca ,
        se ashtu behet festa me kuptim –dhe ne te njejten kohe jeni edhe te mbrojtura
        nga keta lloj shoferesh , apo edhe nga raste te tjera….

        ___Cunat jane mburoja juaj kundrejt cdo te papriture por edhe kenaqsia
        juaj natyrale, ndaj dilni gjithmone sebashku…

        Nejse i themi keto fjale nga deshira e mire qe te ndihmojme sadopak
        dhe here tjeter te mos ndodhin me keto lloj aksidentesh…..

        1. raimondi says:

          …Po si ka mundesi mor vella ! Paska vdekur edhe nje tjeter ne Vlore ?
          Ne spital dhe nuk mundet te shpetoje ?

          Cfare doktoresh jane ata more , atje ne Vlore dhe ne Tirane ?

          Shume mjeke te pa afte

          –Turp tju vije ! Ta dorezojne bluzen e mjekut…se s’jane per ate pune…

          1. Me te vertet po si spaskan pak meshit edhe ato te spitalin te beshin smosh te shpetoshin apo ngaqe nuk ishin kalamojt e atyre edhe prandaj coje ato sa anej e knej sa me then qe po bejm cmos e kur vjen puna sbeni asigje apo ju doni lek kur nona shkret i ka ik truri per femin e saj qe o ne nje mosh te re e ju kerkoni lek lam nam per zotin lam nam me keto spitalet shqiptare ?

    2. elona25 says:

      pak respekt per te vdekurit ?

    3. Enzo says:

      Jo daku, nuk dihet akoma. Ka patur problem teknik lajmi i fundit nga nje studente. Por ajo qe eshte per te vene re,,,, perse barierat e sigurise jane aq te ulta dhe jorezistante. Duke ditur qe eshte nje vend i rezikshem me pasoja nga e kaluara. Shikoni barierat e sigurise ato duhen nderruar per me vone.

      1. adivl says:

        Shoferi ka pesuar infarkt.

  2. ujk marsi says:

    ashtu eshte daku. po nuk eshte per te ardhur cudi e madhe sesi i marrin patentat aty, une kam qene kamionist per 12 vjet dhe per ta marre patenten me kane pjekur ne gazep kur i thone, dhe ashtu duhet te jete. fale aftesive te mia dhe ndihmen e zotit s’kam bere as nje gervishje jo me aksident. une sa here qe vij ne shqiperi tmerrohem nga menyra se si nisin njerezit makinat, me duken nje grup babuinesh ne timon. tani ai sullapi se shofer nuk mund ta quajne do te doja te ishte i gjalle qe tja ripnin lekuren maskarait. e para ne nuk kemi rruge te mira, e dyta jane kafshe e fudulle ne timon. Kam pare shuem aksidente po nuk e di pse u ndieva kaq keq sot! u prefshin ne paqe dhe lutem zotit qe te palgosurit ta marrin veten shpejt.

  3. ujk marsi says:

    o advil, shko pi nje cike kocifoz se mesa duket e para nuk te ka bere efekt. ik more spurdhjak , lyrash farash.

  4. eri says:

    mund te ket qene defekt ne frena

  5. u says:

    dje vetem me lot ne sy i lexoja dhe shikoja lajmet.me vjen shume shume keq.nje pyetje :shoferi sa ore kishte ne timon edhe para se tu nisej per ne himare? cdo eshte e shkruar por kjo ishte teper tragjike me plot njerez te rinj pupu .ngushellime familjareve i dhente zoti kurajo

  6. Eri says:

    Nuk e di nese ne Elbasan jane shume autobuze te tille me vija portokalli, por para 10 ditesh ekzaktesisht ne date 10 Maj me qelloi te kthehesha nga Kosova ne oren 4 pasdite dhe ne dogane te Morines pashe 2 te tille me targa Elbasani qe kishin te rinj mbase gjimnaziste ne te.
    Te nesermen ne date 11 rreth ores 10 paradite i kam parakaluar po keta 2 autobuze ne rrugen e Kombit dhe dukej se destinacioni ishte perseri Kosova. Ne ate moment me erdhi mire qe per pronaret e autobuzave po levizte disi biznesi, por tani qe e mendon mire kupton se gjithcka eshte gabim. Nese autobuzi eshte gjithe kohen ne levizje ne rruge te gjata ka nevoje per sherbim, per me teper qe jane autobuza gati 25-30 vjecare dhe me shume gjasa mund te kene bere mbi 400,000 km. Gjithashtu edhe shoferi ka nevoje per pushim, nuk mund ngas mjetin cdo dite ne udhetime te gjata.
    Shpirti i ketyre vajzave u prehte ne faqe, mendimi im shkon tek familjet se tyre. Gjeni forcen ta kaperceni kete humbje te madhe!

  7. Ngushellime te gjithe prinderve te viktimave. Edhe sherim te plot te plagosurve.

  8. erion says:

    Ne kete mes faj ka shoferi por edhe kush ka bere rrugen! Mbrojtesja anesore eshte shume e papershtatshme per ate lloj rruge! E kam bere shpesh dhe mbrojtesja nuk eshte ad 50cm e larte! Nqs autobuzi do ishte me shpejtesi me te ulet dhe mbrojtesja anesore do ishte me dy shtresa dhe mbi 1 m, dhe sidomos te ngulura 50cm ben toke dhe jo 10cm te ngulura ne cimento sic ishte aty, do te kishte nje perqindje shpetimi shume here me te larte! Ndertimet e mbrojteseve anesore kane rregulla teknike shume te rrepta qe ne Shqiperi nuk zbatohen, leket perfundojne ne xhepat e pushtetareve! Ngushellime familiareve!

  9. blerim zeneli says:

    Nje ngjarje shume e rende qe ka prekur cdokend anembane shqiperise ,,,,,ngushellime familjareve te viktimave per humbjen e te afermeve te tyre,,,, sherim te shpejte te plagosureve eshte gjeja me e lehte qe mund te bejne te soliderazohemi duke dhurua qofte edhe nje pike gjak ne ndihme te plagosureve

  10. matilda radani says:

    Kjo eshte ne tragjedi sh e madhe per Shqiperine .uroj qe te behet e pamandura qe kto qe jane gjallete mos kene pasoja pos aksidentale.duke qene vete stundente ne fushen e mjeskise e di ca pasojash mund te sjellin kteo trauma ,ndaj i lutem me gjithe zemer zotit qe kto qe jane gjalle te kthehen sa me shpejt jetes se tyre normale pas asnje pasoje.

  11. Shqipetari,Copenhagen says:

    Ngushellime familjeve te viktimave!sigurisht qe dhe shoferi ka fajin e tij ne kete aksident tragjik me shume jete te humbura ne lule te rinise,jemi dhe ne pjesemarres ne kete hidherim te pa pershkruar,une pashe vajzen time se sa keq e perjetoje kete ngjarje per moshataret e saja te cilat se paten fatin ta gezojne jeten e tyre edhe pse ne kete Shqiperi asgje nuk ka ndryshuar qe nga koha qe ato linden e sot.Faji kryesor eshte i SHTETIT dhe i strukturave qe mbulojne keto rruge,ku sinjalistika mungon pothuajse fare,e cila ne rruget me rrezigshmeri te larte,sic ishte kjo duhet te jete cdo 150m per ti kujtuar drejtuesve te automjeteve per rrezikshmerine e tyre,gjithashtu dhe agjencite private te transportit kur japin me qira autobuzet duhet te njoftojne inspektoriatin rrugor per levizjen e autobuzeve sidomos kur jane me femije,studente etj,dhe policia rrugore e cdo qyteti qe mbulon rruget nga kalojne keta eskursioniste duhet ti shoqeroje per nje periudhe rruge,kjo duhet bere nga shteti dhe sigurisht qe drejtuesi i mjetit eshte me ne kontroll.Por kur nuk ka shtet qe te zbatoje rregullat me elementare keshtu do kete gjithmone,e jo te rrije policia mbrapa ferrave per te kapur ne gabim shoferet e per ti gjobitur,por duhet te rrije qe shoferet te shikojne pranine e Policise ne rruge keshtu ehde evitohen me shume aksidentet.Edhe nje here NGUSHELLIME,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje