Me kërkesë të Kryeministrit Sali Berisha, Këshilli i Ministrave, për të nderuar kujtimin e viktimave të aksidentit tragjik të Himarës, në të cilin humbën jetën 12 studente në lulen e rinisë së tyre, vendosi të shpallë datën 22 maj, ditën e martë, ditë zie kombëtare.
“Kryeministri, në emrin e tij personal, të familjes së tij dhe të qeverisë shqiptare u shpreh familjeve të viktimave të këtij aksidenti, që ka sjellë dhimbje e pikëllim të thellë në çdo vatër dhe zemër shqiptare, ngushëllimet më të thella, solidaritetin më njerëzor. Për të qenë i pranishëm në ditën e zisë dhe për të ndarë dhimbjen dhe zinë me familjet e viktimave dhe të mbarë qytetarëve shqiptarë, Kryeministri po bën çdo përpjekje për t’u nisur menjëherë në Tiranë,” thuhet në vendimin e qeverisë.
VENDIMI PËR SHPALLJE DITË ZIE KOMBËTARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, dhe të pikës 8, kreu VI, të vendimit nr.229, datë 23. 4.2004, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e ceremonialit zyrtar të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Shpalljen ditë zie kombëtare ditën e martë, datë 22.5.2012 , në nderim të viktimave , që, në lulen e rinisë së tyre, humbën jetën, për shkak të aksidentit tragjik, më 21.5.2012, në aksin rrugor, në afërsi të qytetit të Himarës.
2. Në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë dhe në orën 12.00 të mbahet një minutë heshtje.
3. Radio-Televizioni Publik Shqiptar gjatë ditës të transmetojë muzikë funebre.
4. Ngarkohet Ministria e Brendshme të përballojë shpenzimet e varrimit të viktimave.
Kafsha e Vicidolit http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/miresevjen-ne-folene-tende-zoti-sali.html tha:
“Jam shum i gzum qy marr pjes n’hidhrimin tuej!”
Turp Turp Turp…Perfundimisht jetojme ne nje shtet idiot qe vetem shtet nuk duhej te quhej…Ata qe duhet te perkujdesen per te aksidentuarit shqetsohen per shpallje dite zie pa pasur ende nje inventar te qarte te situates… Ne nje shtet ku edhe keto jete do te futen tek statistikat ne renie te aksidenteve qe na paraqiten c’do vit dhe asgje nuk do te ndryshoje…Ne nje shtet ku mediat merren vetem me politike e telenovela dhe kane harruar te ofrojne informacion profesional e te kujdesshem ne raste emergjencash…
C’eshte me e keqja jetojme ne nje shtet ku jeta e njeriut eshte gjeja me e pavlere…Vetem ne Shqiperi mund te vdesesh duke punuar ne banke, argjendari madje edhe taksi. Mund te vdesesh duke protestuar ne bulevard, apo duke nxjerre krom neper miniera…Ne nje shtet ku po nuk te vrau arma do te vrasi ndonje shofer me patente te blere ose ndonje mjek me diplome Kristali. Me e bukura eshte se na u deshen 100 vjet per te ndertuar kete karikature shteti, shtetin e “cudise se madhe qe zgjat tre dite”…
po kushe mban me shume kete gomar ne amerik
Saliu eshte njeri i( prekshem )i ndjehshem shume.Ka zemer te dobet ne ksoj rastesh.Kur ivret vete eshte tjeter pune.Dhe pa evendosur kryeministri diten ezise, populli ne zi do ishte dhe ne zi do ngeli po prej tije.
T’dhjefsha qeverin me mu..
Aksidenti eshte tragjik. Ngushellime te gjitha familjeve, miqeve dhe te afermeve te viktimave.Sherim sa me te shpejte te atyre qe jane te plagosur.
Reagimet per keto raste nuk eshte mire te shfrytezohen per te nxjerre inate apo mbase edhe urrejtje ndaj qeverive.
Ne Zvicer (vendin me sistem rrugor te persosur) ku shpejtesia maksimale lejohet deri ne 130 km/ore, me monitorim te persosur etj, etj, para pak kohesh pati nje aksident teper tragjik, ku humben jeten 28 nxenes nga Belgjika dhe Hollanda te ardhur per pushime ne nje resort turistik. Ne asnje nga komentet dhe ragimet megjithe dhimbjen ekstreme ne ate rast, nuk mund te gjendet asnje reagim i natyres si ketu ku te shprehet urrejtje per dike tjeter. Te mesohemi te heshtim dhe te jemi racional ne raste dhimbjesh te pakten.
Ngushellime !
Jam dakort me Perlatin (Baze Mustafa).
Eshte me dinjitoze te heshtesh ne kete rast e te shprehesh solidatitetin me familjet dhe te afermit e studenteve se sa te shajme e mallkojme pa shume kuptim.
Ne fushata elektorale, ne jeten e perditshme beni opozite te forte duke filluar se pari me mos-berjen kompromis me qeverisjet qe mendoni se nuk na sherbejne.
O manall po cfare faji ka qeveria se shoferi del nga rruga ? Pastaj cfare faji ka Sali Berisha – qe me te marr vesht e shpall dit zie che ve ne dispozicion parate e shtetit per te ndihmuar qofte fatkeqet qe vdiqen qofte te semuret.
Po boll o derbardh se sa raste te tilla ndodhin ne bote dhe nuk e rrun asnji qeveri – por ne shqiptaret jemi mesuar qe te hame nga qeveria, te jetojme nga qeveria dhe mbase dhe te na thote qeveria se kur duhet te dhjesim ! Perndryshe eshte qeveri e keqe.
Kush eshte Shqiptar le te nxjerre parate tashti ti bashkojme dhe te bejme ceshte e mundur ti shpetojme ato vajza qe jane plagosur. Kjo duhet bere !
Eshte koha per te heshtur! Hmm, jeta vazhdon dhe te tjera viktima do kete neser. Ka apo nuk ka faj qeveria, kjo ka pak rendesi. E verteta eshte se Fatos Nano, Sali Berisha e Ilir Meta, qe e kane qeverisur kete vend, e kane zhytur ne mut, po thelle ama ne mut. Une mendoj se na duhen njerez te tjere, presdienti te jete nje person qe nuk eshte marre me politike keto 20 vjetet e fundit. Edhe Pellumb Xhufi mos harroni, na ka qene sa me PS e sa me LSI, e sa ambasador e sa zv/minister, e tani se fundi na doli edhe cam. President duam nje njeri te forte, te ndershem, te afte per te perballuar cdo tundim e qe nuk ka qene asnje dite ne politike. Te marrim ndonje qe ka punuar jashte, ne organizmat nderkombetare si Isuf Kalo apo Bashkim Pitarka.
E do ZOTI e ja then qafen atij,he kurre mos ardhet ne Shqiperi.
Z. Olldashi te japi dorheqje, zoteri je Minstrer transporti jo vetem i rrugeve.
Turp i pari qe filloj te jap terheqje nga kjo tragjedi