Policia, 10 mijë dollarë për gjetjen e vrasësit të palestinezit

21 Maj 2012, 16:21Politika TEMA

Policia e Tiranës ka vendosur që të vërë një shpërblim prej 10 mijë dollarësh për personin që do të ofrojë informacion mbi autorët e mundshëm të vrasjes së shtetasit palestinez, Anwar Rizik, dy javë më parë.

Theksojmë se në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë është ngritur një Grup i Posaçëm hetimor të cilët po punojnë intensivisht edhe me Drejtorinë për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë kriminale. Njëherazi falendojmë qytetarët, të cilët mbështesin dhe informojnë në kohë strukturat e policisë dhe i garantojmë në çdo rast ruajtjen e anonimatit, duke telefonuar në Nr. e kontaktit 129 ; Cel : 069 41 06 433 ; 069 41 00 751”, thuhet në një njoftim të policisë.

1 komente në “Policia, 10 mijë dollarë për gjetjen e vrasësit të palestinezit”

  1. tourkofagos says:

    Hajriu,ke rast te behesh i pasur mor kodosh,trego byrazerin/killer…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje