Ambasadori holandez: Ideale nëse presidenti zgjidhet në raundin e parë

21 Maj 2012, 12:36Politika TEMA

Pas ambasadorit të SHBA-së, Aleksandër Arvizu, i cili deklaroi se presidenti i ri duhet të zgjidhet me raundin e parë, një tjetër diplomat ka bërë të njëjtën kërkesë për forcat politike në Shqipëri.

Nga qyteti i Elbasanit, ambasadori hollandez në Tiranë, Henk G.C. van den Dool, theksoi se presidenti duhet të dalë nga një proces konsensual e gjithëpërfshirës dhe të arrijë të gjejë miratim që në votimin e parë në Kuvendin e Shqipërisë, me 140 vota.

“Do të ishte ideale që presidenti të zgjidhej me 140 vota që në raundin e parë dhe zgjedhja e tij duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën. Posti i presidentit nuk është politik dhe ai përfaqëson unitetin. Zgjedhja e presidentit duhet të afrojë politikën me shqiptarët pasi,” ka shtuar ai.

Ambasadori holandez ka kërkuar gjithashtu përfundimin e reformës zgjedhore dhe parlamentare përpara nisjes së procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

“Reforma zgjedhore dhe parlamentare të përfundojnë para Presidentit. Ka ende shumë punë për të bërë mbi reformën zgjedhore”, ka shtuar më tej ai.

3 komente në “Ambasadori holandez: Ideale nëse presidenti zgjidhet në raundin e parë”

  1. anticensurë says:

    shpresojmë që nuk do të ndodhë kjo gjë!”zgjedhje me 140 vota”!sot për sot po ëndërrojmë se jemi në demokraci,po ndodhi një gjë e tillë,do të na dalë gjumi dhe do ta kuptojmë se jemi në diktaturë!
    o ambasador mir ne që jemi mësuar të ëndërojmë por paskeni filluar dhe ju!
    pirdhi në të muhabetit!

    Po i postoni shumë shpejt komentet. Pa uleni pak ritmin.
    Kurse këtyre dy fjalive që na u bënë si xhepraili në çdo koment,i dh..fhsha në të!

  2. Tironci Lugano says:

    Nuk e prisja nga anticensure qe ne fune te koemtit te tij ta prishte fjalorin.Apo i qendrojme asaj qe njeriu ka nevoje ta dh….nje here fjalorin…Nejse.Presidenti ka nje post jo politik tek ne dhe kjo eshte mese e vertete.Por mbas gjith kesaj “lufte” sipas meje fshihet dicka tjeter.Presidenti emeron Kryeprokurorin-en.E ketu fshihet lepuri duke pasur parasysh qe politikanet tane jane shume te “pastert”.Deri diten qe do kemi vertet nje Kryeprokur qe ben detyren e tij keta politikanet tane do jen keto qe kemi ,pra te”pastert”

    1. anticensurë says:

      tironco fjalori prishet kur të vjen në majë të hundës!gabim por ndodh!
      sa për presidentin e ke gabim!
      politik do të thotë “të merresh me punët e shtetit”!
      besoj se presidenti nuk merret me biliardo e fara si topi!
      presidenti është,duhet të jetë jo partiak!mbi partitë!të jetë një arbitër i forcave politike!por asnjëherë apolitik!ai përveç se duhet të jetë mbi partitë,duhet të jetë gjithnjë në mbrojtje të interesit të popullit!
      sipas llogjikës ai pavarsisht se zgjidhet nga njerëz që populli i ka zgjedhur,ai duhet të mbrojë interesin e shtetit dhe të popullit!prandaj nuk mund të jetë jo politik o tironco!sa për zgjedhje prokurori e prokuroreje,pavarsisht shkrimit të mirë të zaloshnjes(për mua shkrimi më i mirë që kam lexuar nga dora e tij),ai nuk ka asnjë vlerë!
      tironco në se ke kuptua se si funksionon berisha,më vjen keq për ty!sot për sot ajo që ne mendojmë se berisha ka “frikë” është amerika!mos harro o tironco se një herë e çoi në të sëmës,’97!sot ngadal ngadal po e çon!do të shohesh se si do të përfundojë gjyqi i gërdecit dhe ekspertiza amerikane!ajo do të parnojet por do të rrëshkitet si me “rikoshet” dhe me “rrethim”!ai do ti shpëtojë me “kufijt e mbrojtjes së nevojshme”!berisha nuk ka frikë as prokuror/e as kënd,por po ti ketë të tijët ka një problem më pak!pastaj në shqipëri kë do të gjesh që ti kundërvihet!është një iluzion!si e thua dhe vetë në fund,nga pisllëku del pisllëk!sado ta pastrosh i pistë do të mbetet!tek ne klasa politike është e krimbur deri në palcë!duhet një kohë e gjatë që të emruarit e presidentit të bëjnë diçka!
      sa pë prishjen e fundit të fjalorit,ke të drejtë,por është kjo shprehje idjote,tamam alla shqiptarçe që të ngrë nervat që në komentin e parë “duhet me ul ritmin”????absurditet!
      në fund të fundit njerëz jemi o tironco.kërcejnë dhe nervat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje