Aleanca PS-LSI mund të reflektohet që nga seanca plenare e 8 qershorit, ku do të votohet propozimi i PS-së për shfuqëzimin e moratoriumit të skafeve.
Nismëtari Artan Gaçi, në një propnocim për “Ora News”, thotë se pro amendimit të PS-së janë edhe deputet të LSI-së. Sipas tij mbështesin nismën edhe deputetë të mazhorancës po nuk do të thyejnë qëndrimet e grupit duke marrë parasysh kundërshtimet e kryeministrit Sali Berisha.
Në këtë pikë ai bën apel që shfuqëzimi i moratoriumit duhet të kalojë me konsensus pasi ligji e ka humbur funksionin e tij dhe po penalizon shtetasit shqiptarë duke bllokuar turizmin dhe zhvillimin e gjithë infrastrukturës.
Më datën 8 qershor Kuvendi do të votojë për “Për shfuqizimin e ligjit “Për shpalljen e Moratoriumit për mjetet motorike lundruese të Republikës së Shqipërisë’”, një propozim që pritet të sjellë jo pak debate pasi demokratët kanë deklaruar se moratoriumi ka dhënë rezultate në parandalimin e trafikut të lëndëve narkotike. Vetë Kryeministri Berisha, e ka cilësuar nismën si të papranueshme.
pushteti i vertete eshte i mire kur ligjet i nderton ne interes te popullit.Ne se ligjet perputhen me keto interesa ,s’ka nevoje per gardhime skandaloze ,qe te pengojne ecurine e jetes se popullite te cfardolloj fushe qofte.
ata qe te votojn ty mor sali , skan lidhje dhe haber nga deti
“Deputeti socialist Gaçi: Aleancë me LSI? Për moratoriumin jemi bashkë”
sot i thonë aleancë?!me LSI!?
e çuditëshme më parë do ti kishin thënë “keveshur brekët mbrapsht”!
filluat ju llogaritarët trutharë të dështak ramës të llogaritni numrat që ju ofron armik-kundërshtari ilir meta dhe harroni kalin e trojës të mbushur me 20 nanoist,që keni në rradhët tuaja!
Po i postoni shumë shpejt komentet. Pa uleni pak ritmin.