Mashtrimi, Berisha nuk do t’ia japë Shëngjinin Kosovës

20 Maj 2012, 14:44Politika TEMA

Porti i Shëngjinit nuk do të jetë i Kosovës, pavarësisht premtimeve e deklaratave të mëdha nga kryeministri shqiptar Sali Berisha, por edhe nga zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.

Nga viti 2009, edhe kur zyrtarisht ky port iu fal Kosovës, Qeveria e Shqipërisë nuk ka bërë asnjë hap në realizimin e marrëveshjes për bartje të pronësisë nga Qeveria e Shqipërisë në Qeverinë e Kosovës.

Burime të besueshme të gazetës “Zëri” thonë se Qeveria e Shqipërisë si duket i ka tërhequr fjalët rreth bartjes së pronësisë, pasi që edhe vetë shteti shqiptar ka probleme të mëdha të pronësisë rreth portit.

“Asnjë punë nuk është bërë rreth bartjes së pronësisë, por edhe përgatitjes së infrastrukturës së nevojshme ligjore për ta bërë një gjë të tillë”, tha burimi i besueshëm i gazetës.

Sipas këtij burimi, gjithçka rreth faljes së portit të Shëngjinit do të mbetet në nivel fjalësh. Zyrtarë nga Qeveria e Shqipërisë, por edhe Qeveria e Kosovës nuk duan të flasin rreth kësaj çështjeje.

Gazeta “Zëri” i ka dërguar pyetje zëdhënëses së Ministrisë së Transportit të Shqipërisë, Armida Qylafikut, por ajo për një javë rresht nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës./Zeri

26 komente në “Mashtrimi, Berisha nuk do t’ia japë Shëngjinin Kosovës”

  1. Muja says:

    Si mer t’ja jap Kosoves, a jeni c’ka thoni,Salia ma mire ja jep te vet’ve ne Beograd, se nuk kane as ku me u la shkinat.

  2. 100 vjet shtet says:

    E ku kemi ne per te falur gje. Te pakten ti japim gjysmen e portit ose te punojme me dite, nje dite ne, nje dite kosovaret….. dhe te shohim kush punon (vjedh) me shume.

  3. Dean says:

    I pasi tr…,”BACES” per Kosoven.
    Kosova boll i ka fjalet e ”mira” qe thote ”BACA” dhe Abetaren,ndersa portin e Shengjinit do t’ua japim Serbve.Ne fund te fundit per pak dalje ne det kane luftu edhe serbet gjithe jeten.Njitash do u’a jap ”BACA” ose Dhendri sikur njifet ndryshe ne qarqet Serbe.
    Heu ty ta lumsha or ”bur” malciet,c’a i bone ketij kombi.

  4. Tahir Muhedini says:

    Po cpergjigje te japi Arminda….ajo e ka mendjen te permbushi detyrimet si dashnorja zyrtare 3 vjecare e shefit-minister.

  5. Liberal says:

    Ej!!mos ju duket gje Shqiperia qendra e botes,po natyrisht eshte pa leverdi prandaj dhe nuk funksionon,ashtu sic jane pa leverdi ekonomike te gjitha portet e shqiperise,hapni syte dhe shifni harten portet shqiptare jane te leverdiseshme vetem per mardheniet shqiperi itali e jugut,per mallrat qe vijne nga azia ka porte me te rendesishme dhe shqiperia as llogaritet fare,det kane te gjithe por pika strategjike ka pak.

  6. Shefqet Cela says:

    Anekdode:
    Miu ra ne kazanin e rakise.
    – Ndihme se po mbytem!
    Kaloj atypari nje maçok.
    – Une te shpetoj, por me nje kusht qe pastaj te ha.
    – Mmmmire.
    Sapo doli u fut ne vrime dhe su ndie per disa dite. Maçoku i foli:
    – Genjeshtar. Me dhe fjalen per te ngrene mbasi te shpetova.
    – Kur ta dhashe fjalen?
    – Kur po mbyteshe ne kazanin e rakise.
    – Nuk vlen. Paskam qene i dehur.

  7. mergimtari says:

    Duroni bre burrat e dheut se do ta gidhim ket pune , sonte ne mramje merret vesh a Tadiçi a Nikoliçi e mnesrjet u kthej xhevap , tan shqiptart mos tuten .Paris

  8. Mirash bathorja says:

    Ska se si tja japi Kosoves Shengjinin,se nuk e le luga me corbe te vjeter qe ka gelltitur,qe ne rini,nga U.D.B ja e tani do vjedhi gjithe jeten.Dy dosje e mbajne te menderosur Salin,ajo e baashkpuntorit me ish sigurimin e shtetit,megjithse kesaj ja ka gjetur dermanin,dhe ajo e U.D.B se,kjo e fundit po e tereq per hunde.

    1. Luan says:

      Zoti Mirash bath, Me sakte nuk ka si thuhet.

  9. Edi says:

    Ti japi shengjinin Kosoves. Nuk e kuptoj. Kosova dhe Shqiperia jane nje. Kush ka qene emigrant e di shume mire se ne momentin qe takon dike qe flet shqip, paversisht se eshte nga Saranda, Tirana, Tropoja, Prishtina, Presheva apo Shkupi e ndjen veten me te afert se se cdo njeri tjeter qe i perket vendit ne te cilin eshte emigrant. Eshte nje ndjenje e pavetedijshme qe te detyron te harrosh gjithcka tjeter qe te ndan dhe te mbeshtetesh tek ata qe i perkufizon njerezit e tu. Eshte pak a shume njelloj me kuptimin e familjes qe per te perballuar veshtiresite mbeshteten tek njeri tjetri, tek fisi dhe pastaj tek komshinjte. Keshtu qe mjaft me perkufizime Kosove apo Shqiperi. Shqiperia eshte. Je dhe perfsnin te gjitha krahinat qe bukes i thone buke dhe ujit Uje.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria. Nuk thenie me te bukur dhe racionale se kjo e Pashko Vases. Ti Shqiperi me jep nder, me jep emrin Shqipetar e thene nga Naim Frasheri. Himni i Flamurit i shkruar nga Asdreni. Pra njeri Katolik tjetri mysliman dhe tjetri Ortodoks, por te gjithe Shqiptar.
    Kur flitet per bashkim te trojeve shqiptare duhet te kemi parasysh jo “Shqiperine e Madhe” por Shqiperine natyrale ashtu si duhet te ishte ne rast se fuqite e medha nuk do te donin balkanin si fuci baruti.

    1. emigranti says:

      Edi nuk e di se ku je emigrant,dhe se ku jeton,por e ke gabim kur na thua se takimi me Kosovar,apo malok,prej TRIPOJE qenka evendiment,ja po ta theme o lum miku.se nuk ka njerez ma te poshter se Kosovaret,dhe kete qe po te theme e kame provuar vete ketu ku jame me familjen,ma servil ,spiun,imoral,te koroptuar,pa bese e fe,intrigante e shpifes,mashtrues,i kane te gjithe te keqiat,kane ardhur ketu ku jame une nga lufta e kosoves,ne fillim si minje halesh,e me pase jane bere gjela,me e keqja prezantohen se jane Shqiptare me teper ndihesh komod ne mes vendalive anglezve,se sa ne mes kosovarve dhe malokve,qe vetem e vetem ku te te vjedhin,ose grabisin.E ke gabim per nje shqiperi te madhe,kjo do ishte fatale per Sqiperine.

      1. Kopenhagen says:

        Nje mut jemi te gjithe,
        mos ta bejme tani si cobani me dardhat o emigrant.

  10. ??? says:

    ne portin e shengjinit filloj linja ne qershor 2010 ,erdhi trageti 2 here ne jave gati per nje muaj . linja e durrsit dhe e vlores paten nje humbje te madhe sepse veriu dhe kosova moren kete linje dhe kjo e bllokoj .

    1. Argita_B says:

      Nuk ka lidhje me tragete, me linja, po ka lidhje me kondrabande, porti i Shengjinit eshte porti nga ku kalon pjesa me e madhe e kondrabandes shqiptare, keshtu qe kur flitet per kete port, flitet per dhjetra miliona euro ne vit qe futen ne xhepat e qeveritarave shqiptare.

      Ps. Berisha nuk ka asnje mandat qe te fali troje shqiptare dikujt tjeter, pasi ato i perkasin shqiptareve te Shqiperise, keshtu qe ska as kopetenca e as mandat per te falur.

  11. balzac says:

    Nje koke gjeniale qe ka arritur ate shkalle sublime qe edhe armiqte e tij ta admirojne.Te arrish me lart sesa vulgu ambicioz do shprehej Alber Kamy dhe te ngrihesh ne ate pike kulmore ku virtyti nuk ushqehet me,vecse me veteveten.

  12. tani says:

    Kosovaret vazhdojne ti ngaterrojne pordhet trullosese te Saliut per mish te pjekur dhe embelsira.. Akoma nuk e kane mesuar cfare lloj derri eshte ky

  13. Nadia Shabani says:

    Nuk e kuptoj kete marreveshje qe ka bere Saliu per ti dhene Shengjinin Kosoves. Pse duhet ta beje nje gje te tille kur cdo shqiptar i Kosoves hyn e del lirisht ne te gjithe Shqiperine, cdo shqiptar i Kosoves eshte edhe qytetar i Shqiperise ashtu si edhe cdo qytetar i Shqipeise eshte edhe qytetar i Kosoves. Nuk eshte e thene qe te jete e shkruar neper dokumenta nje gje e tille, ne sikur po themi qe nje dite do te bashkohemi apo jo, atehere cfar kuptimi ka kjo dhenie e Shengjinit, Kosova te zgjidhin njehere problemin e veriut se rrezikohet nga Serbia apo do edhe Shengjinin qe te turret me shume Serbi drejt nesh se Saliun e kane te tyren ata.

    1. Shefqet Cela says:

      ZOTERI, KA DY KUPTIME!
      E para premtoi ate qe s’e ka ai. Spostimi i nje teritori, qofte i vogel, nga nje komune ne nje tjeter, behet me ligj te posaçem. Ai vetem mund te propozoje. Kjo brenda Shqiperise dhe jo jashte kufijve ligjore te njohura nga OKB.
      SALIU DEL MBI LIGJIN PA PYETUR PER ASNJE PASOJE.
      Se dyti, ai dha nje premtim, te drejte te pa drejte tjeter gje. Pse e harroi? Merreni vesh çfare burri malsije eshte.

  14. katarakti says:

    Une nuk e kuptoj se perse Kosoves duhet tu jepet porti i Shengjinit?! Berisha, me sa di une, nuk eshte ende pronari i Shqiperise. Me se shumti ai mund te shese shtepine haur te prinderve te tij ne Viçidol. Shengjini eshte pasuri kombetare e popullit te Shqiperise. Kosovaret mund te hyjne e te dalin sa here te duan ne portin e Shengjinit, por nuk ka arsye tu jepet atyre ky port. Vete kerkesa duket si antikombetare. Pra ata e konsiderojne veten si shtet tjeter dhe duan dalje ne det. Si psh Serbia me Malin e Zi. Greket do u japin psh kinezeve me koncesion portin e Pireut. Ne kembim te disa miliardave. Por per kete vendim ka vendosur parlamenti. Edhe kosovaret duhet te paguaje neqoftese dashkan portin e Shengjinit. Dhe mund ta perdorin vetem nese gjithe Kuvendi votonme mbi 66 perqind pro.

  15. kurveleshi says:

    Po,Armida që pyesni ju,mor zotërinj të Zërit të nderuar…ku ta ketë mendjen më parë…Ti bjerë Qylit apo të ruhet mos bjerë nga fiku..shihe që nga mbiemri…qylfiku…marmidë..do thoshte turkofagosi…Përpiquni vetë ju biznesmenë a sipërmarrës Kosovarë që jeni të interesuar..se vetëm kur të bëhet fakt i kryer..mund ta bëni tuajin këtë port që ju duhet…Dhe,bëjeni port europian..e mos prisni nga njeri tjetër…

  16. kuksi says:

    merini o ksovare te ghitha ,ne nuk i duam ,pushtoeni edhe jugun
    pse mos ti merni ju jeni shqiptar ,ne jemi te huaj
    berisha me ju ,dhe per ju punon .edhe shtepit tona i merni
    pse jo

  17. Vlora says:

    Po kush ja la ketij qorrit keto qe t’ja jape Kosoves?

    Ai nga Vicidoli nuk solli gje me vete.

  18. Porti shengjinit ju takon shengjinaseve.dhe nese zgjerohemi se kujt i takon,sigurisht qe adminstrohet nga shteti shqipetar,si me ligje dhe kushteute,dhe nje premtim i till nga ana e sali berishes,ka qen antikushtetues antikombetar,dhe demagogji puro,ne shqipetaret nuk kemi nevoj ti falim teritore njeri tjeterit,por te punojm qe nje dit keto troje ti gezojme te gjithe se bashku ne nje shtet te bashkuar.Kur thash ne nje shtet te bashkuar ,nuk e thash pa qellim,duke u nderlidh me keto veprime te sali berishes,sepese ai gjithmon ben nje veprim duke e njoftur mentalitetin e kosovareve nje pjese te madhe te saj,dhe ta ngrisin sali berishen deri ne piedistalin e njeriut me kombetar,ky beri te njejten gje per abetaren,per tu dukur se ja ky punon per popull shqipetar,d.m.th.ky me keto veprime i shkakton dem gjith veprimeve siq asht vetevendosja,aleanca kuq e zi qe mete vertet jan per bashkim.tek ne ne kosove thon,leshon qeli nje fen dhe kerdit gjithe fshatin.Pra nuk ka te drejte sali berisha te fale toke kosoves ,por duhet te punoj qe ket toke qe kemi te gjith shqipetaria ta gezojm ne nje shtet.Por ky se ka mendjen tek bashkimi,ky ka mendjen tek perqareja konflikti ,demtimi sa me shum i popullit shqipetar,per ti plotesuar orekset e fazliqit,dhe grues se tij sllobodankes.ENE KOSOVARET AKOMA HAM BAR SE JEM GOMAR.

    1. ardian says:

      un se kuptoj ala sa budallenj njerez jeni,sala kur ka nje takim me diken flet si pordha neper brek, e humbni kohen kot per kto marveshje te sales qe paska premtua kosoves portin e pastaj na qenka tradhtar e tjeter tj.sala flet vec me bo qefin dhe harron ate qe thot,sepse jane te gjitha rrena ala ke ura ju,pastaj politika i ka ka keto gjera e mos harroni i lini kto pun te kota………..

  19. Alex says:

    Porti Shengjinit mer zoteri eshte ndertuar nga i zoti,ai port ka qene dhe eshte port Privat,ai qe e ndertoi dhe qe sot ka Hipoteken,te njohur,e te kthyer, quhet Sander Pistulli,Shkodran, pronari legjitim i portit,dhe qe flet gjith Shengjini per kete emer,se e kan njohur mire, pamvarsisht se kio qeveri keto gjera i mecef,se spo len gjo pa i bo atyre pronareve te portit te Shengjinit,i la neper dyer gjygjesh nga viti1994 qe ata moren hipoteken serisht ne dore e deri nje vit me pare,gjygje mas gjygjesh qe ata tu lodhnin,i rraskapiten neper gjykata,por shteti jone me ne krye z berisha, nuke e fitoi kurre gjygjin,e tani qe ceshtia e prones se Portit te Shengjinit ka shkuar ne shkallat me te larta te drejtesise nderkombetare STRASBURG,berisha i ka hapur nje gjygj tieter bashke me avokatin e shtetit,se nuke eshte dakort me hipoteken,don te hulli poshte dhe vendimet e hipotekes asai kohe,kjo eshte qesharake,ai don me cdo kusht qe te privatizoi ne pronsi te vet edhe portin e Shengjinit,sic ka bere edhe me shum pasuri te te tjereve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje