Skandalin e zbuluar tani nga KLSH, gazeta Tema e denoncoi në vitin 2009. Firma e kompjuterëve, e Damir Fazlliç

19 Maj 2012, 18:56Politika TEMA

Në janar të vitit 2009, gazeta Tema shkroi për një skandal të rëndë. Një sasi me kompjutera të falsifikuar po udhëtonin në drejtim të Vlorës, për të furnizuar shkollat shqiptarët. Kompjuterët e sekuestruar nga italianët, ishin të një kompanie serbe. Shumë shpejt u zbulua se firma serbe kishte një filial në Qipro, pikërisht në pronësi të Damir Fazlliç. Kjo çështje tërboi edhe një ambasadë perëndimore, pasi vendi i tyre kishte kërkuar të fitonte tenderin.

Ndërkohë Ministria e Arsimit reagoi atëherë duke na thënë se projekti shkon sipas planit.

Tani është vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit që ka zbuluar këtë skandal të rëndë, ku faktohet se kompjuterat e firmës serbe janë të një cilësie më të ulët.

Po tani çfarë do thotë kjo ministri dhe kjo qeveri, e cila është kapur dhe po tërhiqet zvarrë nga një sekser serb?

18 komente në “Skandalin e zbuluar tani nga KLSH, gazeta Tema e denoncoi në vitin 2009. Firma e kompjuterëve, e Damir Fazlliç”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Ju, jeni te paret…

    1. Ermal says:

      Ky eshte nje projekt i PNUD-it ktu ne Tirane (http://www.undp.org.al/index.php?page=projects/project&id=92) korrupsioni nuk eshte as tek Ministria as tek Qeveria por tek njesia e drejtimit te projektit qe drejtohet nga PNUD-i ne Tirane.
      Atje jane nji grup i caktuar qe jo vetem bon ligjin por dhe thote se ku cohen parate. Eshte kjo njesi ajo qe ka bere dhe perpilimin e e tenderit si dhe ka perzgjedhur ne fillim “kompanite” garuese.
      Pra mos ja fusni kot, por kerkojeni problemin tek burimi dhe jo atje ku “mendoni ju” .

  2. shqiperia po ndryshon says:

    Ne mengjes – shqiperia ne moshen e internetit cdo shkoll do ket internet, ne do bejm cdo gje ne do bejm gjithcka cdo shkoll do ket kompjutera dhe internet.
    Ne dark ke rogneri – kemi nje sekser serb ofron 300000 kompjutera te skaduara per skrap. U tha u be.

    Ne mengjes Shqiperia superfuqi energjitike ne do bejm cdo gje, ne do bejm gjithcka qe te behemi eksporues energjie.
    Ne dark ke rogneri – e marim koncesionin ja shesim nje skekseri serb ai pastaj ja shet ca austriakve eeeeee. U tha u be.

    Ne mengjes -Absolutisht po do ket nje liberalizim te licencave te arsimit, ne do bejm cdo gje ne do bejm gjithcka qe te kete sa me shum universitete private.
    Ne dark ke rogneri – esht ai Henri me ca grek me dun marr nai licenc per universitet si i behet. Prap ai me ilia futzin, Vallai pa dy milion ska licenc.

    1. arsen says:

      Komplimente. Tema ta botoje sic eshte ne editorial.

  3. Ben Chicago says:

    do te mbyllet kjo histori si te tjerat
    u vrane 26 veta ne gerdec dhe saliu nuk dinte gje
    u vrane 4 njerez ne bulevard nga garda berishiane me urdher te berishes
    dhe urdheruesi luli u be kryetar bashkie dhe vrasesi direkt ndre prendi eshte akoma i lire
    etj.etj.

  4. Argita_B says:

    Le te dali Edi Rama qe eshte ne opozite e pretendon te fitoj zgjedhjet, e te deklatoje se çfare do te beje me keto shkelje, vjedhje, nese fiton zgjedhjet.
    Cilat jane masat konkrete qe do te ndermare ne drejtesi, ne menyre qe drejtesia shqiptare te mund te vere perpara pergjegjesise fajtoret e ti denoj si parashikon ligji.

    1. leo says:

      po edhe edi rama njesoj si ai shkerdhata tjeter eshte, prandaj mos prit asgje.

  5. I-liri says:

    KLSH, ka bere kontroll dokumentacini. Ata kompjutera kishin mbetur pa u shitur magazinave,pasi ishin te vjeteruar e me parametra te ulet. Fazllic i mblodhi,pothuaj falas, pasi pastroi magazet e Europes. Aty gjen lloj lloj marka kompjuterash.
    Po e keqja qe KLSH nuk e ka kontrolluar eshte se nga ata kompjutera 95 % e tyre jane prishur.Vetem 5 % jane ne pune.D.m.th nga 1 ose 2 kompjutera per shkolle. Bile ka shkolla qe nuk punon asnje. Po kush do ti kontrolloje keto. Ajo nuk eshte Ministri Arsimi.Eshte ministri pasurimi. I kane ditur keto , se dhe informacionet nga baza ju kane shkuar. Po ky eshte shtet i pjerdhur me kohe. Pavaresisht se here pas here i nduhet era e keqe. Cdo dite ndodh nganje skandal praktikisht. Por rastesia ben qe jo te gjithe zbulohen. Nuk e dime skandali i neserm do te zbulohet. Por ai i pasneserm ka mundesi te plase. Edhe ky i sotmi shpetoi pa u bere publik. Gjera te cuditeshme dhe skandale te llahtareshme do te degjojne shqiptaret ne ditet qe vijne. Le te kemi durim e ti numerojme… Por vetem ti numerojme… Se asgje nuk do te ndodhe… Shtet i pjerdhur…S’pjerdh njeri per cka ndodh…Nuk i paska ra flaka an e mban…

    1. Rani says:

      Ntyrisht qe asgje s’do te ndodhe si gjithmone. Njerezit kane rene ne gjume letragjik, shqiptaret nuk mund te quhen me popull po turme pa koke, çdo dite e me shume dalin skandale nga me te çmendurit e me te pabesueshmit dhe askush se ve ujin ne zjarr te dale ne protesta spontanisht dhe kjo vjen se neve jemi popull i nenshtruar gjenetikisht dhe nuk i njohim protestat spontane se jemi frikacake. Kete fakt e ka kuptuar si askush tjeter Sali Berisha dhe kompani prandaj vazhdojne me te forte se kurre. Ai vend nuk ka shpetim, perfundimisht po shkon drejt shkaterrimit, kur te kujtohen shqiptaret te protestojne dhe te ndergjegjesohen do te jete vone. Edhe Rama po erdhi s’do te beje asgje, ketu do te jemi, shpresoj te gabohem.

  6. askushi says:

    Kompiuterat neper shkolla jane me programe pirate te Windowsit XP dhe Windows 7.Sa futen nxenesit ne internet keto kopiutera jane kapur nga genuine,sepse jane te jashteligjshem.Per mirmbajtjen e tyre mesuesit e matematikes mundohen me teorine e “Pitagores”.Ne shkolla nuk ka specialista per mirmbajtjen e rjetit dhe riparimin e kompiuterave.Ky investim ne shumicen e shkollave shume shpejt,n.q.s s’kane dale do dalin jashte perdorimit.

  7. Ai says:

    Po si gjithmone vete i pranishem Doktori jone qe te na sheroje cdo plage te shoqerise.

  8. ben says:

    He cdo thote qeveria,po punojme per integrimin,si gjithmone.Pina eshte se cduhet te bejme ne,se kjo qeveri oborri me gjithe oborrtaret,nuk ka rregull qe i shkul,jo votime te behen,jo bisedime,te zgjidhet edhe presidenti i ri,keto nuk ikin prej oborri.Vetem ndonje vere,apo pranvere alla shqiptare mund ti shporre keta.Duhet ti behet thirrje popullt me revolte,megjithese populli eshte ne gjume te thelle,sheh vetem endrra.

  9. beni says:

    Per te gjitha keto fajin e ka vetem opozita shqiptare qe lejon nje qeveri te tille qe te shkoje deri ne kete shkalle te korrupsionit,jo keshtu nuk mund te ecet me .

  10. lili says:

    Pse dukemi nje ministri arsii qe edhe pse di cfare materiel i nevohitetnuk di me ble vete keto pajisje(per cka shkoj gjithe ajo delegation ne kine me Berishen?Vetem me i mundesuar fazliçit tregetin ?) ne kine:do kishim kursyer gjithe keto pare!

  11. myzeqari says:

    pune shkerdhatash

  12. A ka apo s’ka opozit Shqiperija po Edi Rama ku je o burre a je gjall apo je shitu te Sali Fazlliqi

  13. Ina says:

    Prokuroria eshte ne gjume,cmendoni ju se Ina Rama nuk punon per Saliun ,GABOHENI,
    kjo krye Prokurore eshte ne nje loje te bukur, e cila din ta luaj shume mire nen sugjerimin Berishjan ,ben sikur punon per Drejtesi por nen direktivat e Saliut,do te shikoni o Popull se asnjegje nuk ka per tu zbardhur,keto njerez mundet shume mire te kishin luajtur nje film dhe Populli te shikonte se si luhet me te,Vrasesi i gardes qendron ne shtepi,ndersa iVarferi pa fajshmi Poull ne burg per nje gje ordinere,Vrasesiditen ne shtepi naten shetites ne ajer te paster dhe me takime shoqerore,ndersa tjetrit i jane garantuar te gjitha si edhe shperblehet ,Prokuroria nuk ka fuqi te burgose nje Vrases te dy Personave,ky eshte kulmi Populli Fleh ,Fleh,dhe pret nga Ina Rama Absurditet.keshtu i hidhet hi syve te Popullit ..

  14. FENOMENI says:

    Fazllici eshte nje djal “largpames” i cili eshte pre i sulmeve te opozites ai nuk meriton gjithe keto spadrejtesi… pse po sillte drejt shqiperise disa kompjutera prodhim Cin-fen-liu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje