Lëvizja Mjaft dokumenton se si deputetët mungojnë në mbledhje, por atyre u shënohet në mënyrë fiktive prania, për të marrë paratë. Po ashtu mbledhjet e komisioneve bëhen pa kuorum. Ekipi i Mjaft ka kapur sërish dy deputetë duke votuar për kolegët
Lëvizja Mjaft ka publikuar raportin e monitorimit të Kuvendit për periudhën mars- prill të këtij viti. Shqetësimi kryesor që vëren kjo lëvizje është mungesa e etikës parlamentare. Ajo thekson kërcënimet e Berishës se do ripërsërisë 21 janarin.
“Mjaft shqetësuese për këtë periudhë monitorimi rezulton të jetë mungesa e etikës parlamentare, si dhe dhunim në mbi nëntë raste i Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë. Konkretisht, “deputeti i parë” i Republikës së Shqipërisë, të cilit elektorati i ka besuar organizimin dhe drejtimin e vendit, jashtë çdo norme të etikës parlamentare, kërcënon deputetët e opozitës për ripërsëritje të tragjedisë së 21 janarit, ku 4 qytetarë shqiptar humbën jetën,” thuhet në raport.
Ndërkohë, një shkelje tjetër është zhvillimi i mbledhjeve të komisioneve pa kuorum.
“Një tjetër shkelje e konsumuar, të cilës duam t’i vendosim theksin është dhe mungesa e korrektësisë së treguar nga ana e kryetarëve të komisioneve të përhershme parlamentare në respektimin e kuorumit të nevojshëm për çeljen e mbledhjeve dhe miratimin e ligjeve. Në këtë kuadër, problematik gjatë kësaj periudhe monitorimi kanë rezultuar Kryetari i Komisionit Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, z. Jemin Gjana, i cili në mënyrë të vazhdueshme dhunon Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë dhe z. Edmond Spaho, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat,” thekson raporti.
Ndërkohë ekipi i Mjaft ka arritur të kapë dy deputetë socialistë duke votuar për kolegët që mungonin në sallë.
“Në seancën plenare të datës 1 mars 2012, gjatë procesit të votimit të nismës ligjore, deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, z. Artan Gaçi dhe znj. Luiza Xhuvani kanë votuar për vete dhe kolegun ne krah, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë dhe konkretisht nenin 57, ku përcaktohet se; votimi është vetjak dhe se e drejta e votës nuk delegohet. Gjatë kësaj seance plenare, deputetët kanë votuar projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 9180, datë 05.02.2004 “Për statistikat zyrtare”,” thuhet në raport.
Po ashtu problem janë mungesat e deputetëve, të cilët megjithatë e marrin pagën sepse regjistrohen sikur ishin të pranishëm, ndërkohë që nuk janë aty.
“Edhe për këtë periudhë raportimi konstatohet me shqetësim, përsëritja e rasteve të ndryshimit të procesverbaleve të mbledhjeve të komisioneve parlamentare ose ndryshe regjistrimi i prezencës fiktive të deputetëve në këto mbledhje. Nuk është e para herë që konstatohet kjo problematikë, edhe në tre raportet e shkuara përkatësisht 1 tetor-31 tetor, 1 nëntor-24 dhjetor dhe janar-shkurt 2012, janë evidentuar raste ku është regjistruar prezenca fiktive nga stafi administrativ i komisionit, siç janë rastet e mëposhtme: Duhet theksuar se, përgjegjësia kryesore për këto shkelje, bie mbi kryetarët e komisioneve parlamentare si dhe stafin mbështetës që merret me punët administrative për mbajtjen e dokumentacionit të komisionit.”
Ju lumte cunave te MJAFTIT.
Nje raport serioz dhe i paanshem.
hahahahah Raport i paanshem
Ja mbeshtes Gjokes dhe cunave te Mjaft-it. demokracia shqiptare do te kishte nje handikap te pariparueshem po te mos ishin keta te Mjaft-it. Perpara ne gjurmet qe ka lene erioni i veliajve, udha qe keni perpara eshte e perpjete po ju vini ndonje hu nga prapa qe tu behet me e lehte.
Jashteqitjeve berishiste nuk u pelqen te kritikohet(ne fakt ,SRB-i duhet te pushkatohet) ‘haleja’ e tyre,se aty kullosin!
Por mos kini dert’,ka per t’i ardhur dita edhe ketij maloku monster!
berisha po pregadit 97 jo 21 janarin..do zhduki cdo evidence para se te iki…ne fakt cfare po jetohet ne Shqiperi eshte nje 97 e heshtur
O Sali krimineli ,,, por kujt i ke ngjare nga genjeshtrat qe tregon cdo dite para nje populli te ndershem,,,,, Sheqerea apo Rames, nga Vicidoli????
Por kujdes o mjeran , mos genje shume se humda po te kap ate lodren para shaleve . Mashtrues.
parlamenti i demokracise shqiptare,neqofte se demokraçia eshte made in shqiperi zoti e ruajte boten.a ka gje per te thene qe nuk eshte thene une mendoj qe nuk ka.çdo gje kurdiset ne parlamentin e zgjedhur nga populli,te gjethe popuj jane si ne padyshim qe jo nuk ka popull si ne jemi espeçial dhe prandaj pranojme drejtues super espeçial mos me thene gje tjeter,ZOTI NA RUAJTE DERI SA SE SHUME E KEMI VU NE POZITE..