Një President si Ismail Kadare i nevojitet Shqipërisë, por në mungesë të tij, kandidatura e Jozefina Topallit është zgjedhja më e mirë në listën e ofruar deri më tani. Kështu ka deklaruar për Tonight- Ilva Tare, kreu i LDK-së, Nikollë Lesi, duke përjashtuar kategorikisht zgjedhjen e mundshme të kandidatit të vetëofruar për President, Fatos Nano. Sipas Lesit kjo do të përkthehej në një amoralitet politik dhe kthim 20 vite mbrapa. Në intervistën për Ora News me gazetaren Ilva Tare, Lesi ka rrëfyer dhe për peripecitë e tij në rrugën e gjatë politike dhe si njeri i medias. Duke mbetur tek politika, ai planifikon bashkim me partinë mëmë të zotit Ndoka, ndërsa koalicioni i 2013 do varet nga oferta që do ketë secili prej subjekteve. Intervista e plotë vijon si më poshtë:
Është shënuar një mungesë e madhe e juaja në ekran, ka arsye?
Kam një vit që vazhdoj specializimin në Britaninë e Madhe, tani jam kthyer. E kam nisur karrierën time si redaktor në “Koha Jonë” në Lezhë, në një moment u ndërpre financimi, u ndodhëm pa gazetë lokale. Në maj të ‘91 u mblodhëm disa gazetarë lokalë dhe menduam se si mund të dilnim me atë gazetë si të pavarur. Për të mbajtur një gazetë financiarisht ishte tërësisht utopike. Punuam nja dy muaj, por më pas hasëm në shumë vështirësi. Ishim idealistë për atë kohë dhe sapo erdhi PD në pushtet, filluam kritikat ndaj saj. Njerëzit ishin të etur për të ditur një mendim alternativ.
Kur erdhët për herë të parë në Tiranë për një mision?
Në ‘92 me një intervistë ndaj zotit Berisha. Që aty filloi sulmi i PD ndaj “Koha Jonë”. Në janar të 94 së bashku me zotin Frangaj vendosëm ta bëjmë gazetë të përditshme, brenda dy tre muajve “Koha Jonë” kaloi “Rilindjen Demokratike”.
Çfarë ndodhi me Berishën në atë intervistë?
Kërkova kontakt me liderin e PD-së, u vonua për një moment, para një mitingu një lider provonte pak zërin, gazeta e botoi që Berisha fliste me vete dhe kjo e zemëroi PD. U vendos në arrest shtëpiak Aleksandër Frangaj për një shkrim që s’kishte asnjë shkelje. Disa herë na e bllokuan shtypshkronjën. PD kur erdhi në pushtet, segmentet brenda besonin se ishin të paprekshëm. Ne u mblodhëm dhe gazeta nga indipendente kaloi në një opozitë. Berisha ka ndryshuar totalisht qëndrimin ndaj medias. Me futjen e Fatos Nanos ne burg, ne e ndihmuam atë me gazetën tonë, se ishim të bindur se arrestimi i tij ishte politik.
U zbuluan autorët e atentatit ndaj familjes tuaj?
Kur të prekin familjen është e rëndë, familja është gjë e shtrenjtë. Autorët nuk u gjetën asnjëherë, por besoj që pas tyre ishin segmentet e PD. Jam në koalicion për disa arsye, një prej tyre ishte konflikti me Fatos Nanon. Ne Nanon e ndihmuam, ndihmuam opozitën dhe me sakrificë të madhe. Çështja është në Prokurori, kam bërë luftë me të gjitha mënyrat, por s`jam Skënderbeu, por jam i vendosur të vazhdoj këtë çështje. Ngjarja lidhet edhe me djegien e gazetës “Koha Jonë”, asnjë i dënuar as për këtë. Në shtator të ‘97 kur erdhi zoti Nano në pushtet, kishte hamendje që ky do t’i rikuperonte në njëfarë mënyre. Me ardhjen e tij në pushtet filluam kritikat ndaj PS-së. Gabimi im i vetëm është se nuk duhej të isha futur në politikë, duhet të kisha qëndruar në media. “Koha Jonë” i ra qeverisë socialiste dhe reagimi i Nanos ishte “që s`kam ardhur në pushtet për të larë borxhet personale të Nikollë Lesit dhe gazetës së tij”.
Ju nuk ishit i pasur si botues?
Unë nuk jam xheloz, shumë nga bashkëpunëtorët e mi janë bërë të pasur. Po ata që kanë ecur nuk u përfshinë direkt në politikë, siç bëra unë. Shita të gjitha mediat dhe mbeta në politikë.
Meqenëse nuk jeni dakord me këtë Qeveri dhe Ministrat, pse nuk ikni?
Të gjitha janë në tryezë, unë jam në pushtet me votat e mia, nga ato që mbetën pas atyre që përlanë PD e PS. Pres kodin zgjedhor, partitë e vogla balancojnë luftën e dy luanëve, Berisha e Rama.
Marrëdhënia juaj me Nanon, realisht ju ç`marrëdhënie kishit me të?
Ne e mbështetëm se besonim në pafajësinë e tij. Kur erdhi në pushtet pati që vrapuan pas tij në selinë e PS për të përfituar prej tij, unë s’e kam bërë. Mendova që bëja një gazetë në favor të lexuesve. Zoti Nano nuk kishte asnjë të drejtë të botonte as në “Zërin e Popullit” se ia mbylli derën dhe unë ja ofrova mbështetjen totale në konfliktinn e tij me Majkon. Kur erdhi në 2002 për tu zgjedhur President unë sapo kisha marë drejtimin e Partisë Demokristiane. Fillova të jap disa fakte për shkelje në dogana të disa bizneseve të së shoqes dhe pastaj ai filloi sulmin. Bëri tre padi në një natë, kontrolle në gazetë. Pas kësaj nuk isha Skënderbeu të luftoja, atëherë Nano ishte absolutisht i fuqishëm. Pas kësaj bëra një pakt me Berishën.
Ishte konflikt personal?
Gazeta nxori disa fakte që kishte dhënë Fatos Klosi në një intervistë. Pas kësaj gjetëm një dokument sekret ku dosja ishte fshirë. Konflikti ishte tek paraja. Ka bërë akuza drastike Berisha ndaj tij në parlament. Nëse Berisha e voton atë në Parlament si President, unë jap dorëheqjen, nuk ka moral. Veprimet e fundit politike nuk kanë moral si dyzimi Berisha-Meta, apo Meta- Rama. E rregullt nuk është ardhja në pushtet pa moral.
Piramidat në ‘97-tën, mund të jepni një gjykim për fajtorët?
Fajin e kishte partia në pushtet. Arsyet e 97 do të duan shumë vite të shihen në një pasqyrë tjetër. Mund të hapen pas 50 vitesh arkivat e 97-tës. “Koha Jonë” kishte 84.000 kopje atëherë, ishte një lloj flamuri për atë periudhë.
A ishte në rrezik jeta juaj?
Ishte periudhë shumë e vështirë , isha deputet dhe botues, përballja ishte shumë e egër. Nano në periudhën 2003-2005 ishte jashtëzakonisht i rrezikshëm. Nuk bëj fushatë kundër tij, nëse do të isha deputet vota ime do të ishte kundër, do të ishte një rikthim i politikës së vjetër. Të gjithë e dinë se PD do dalë me kandidaturë të vet. Me ndryshimet kushtetuese presidenti është me 71 vota dhe PD i ka. Emri i presidentit 99% është i Jozefina Topallit, për konsensus do kërkoja emër tjetër, por në raport me emrat që kanë dalë, them se emri i Jozefina Topallit është 1000 herë më i mirë se të tjerët. E mira do të ishte të mos ngarkohej me mbipushtet, është mirë të negociohet për të, nuk mbahet gjithë ky pushtet nga një mazhorancë.
Po të kishit një votë në parlament do votonit Ilir Metën?
Ai e ka deklaruar se s’do jetë kandidat.
A ka ekzistuar përgjimi Nano-Abdiu?
Çështja është në Prokurori. E kam sqaruar në Parlament.
Ju ka kërcënuar Nano me mesazhe?
Fjalori i Nanos në mesazhe është shumë i rëndë. Çështja është në Prokurori. Nëse Arvizu që ka ngrënë darkë me zotin Nano do të lexonte ato tekste, do tërhiqej nga mbështetja që po i jep për garën presidenciale.
Ata që nuk flasin do të thotë se kanë probleme me ligjin?
Jo, nuk po them atë, por po them se ndërgjegjja dhe raportet e mia me ligjin janë të pastra dhe korrekte dhe kjo më jep të drejtën të jem kritik dhe të ngre zërin ndaj kujtdo që bën shkelje.
Afrimi juaj me zotin Berisha, si filluat bashkëpunimin?
Në momentin që filloi dueli me Nanon, Berisha kishte filluar një epokë ndryshimi. Jam takuar 2-3 herë me të dhe ishte i shqetësuar se kishte informacione që Nano kishte blerë disa deputetë të partive të vogla dhe një deputet të tij. Në raport për të rrëzuar Nanon, pasi isha i bindur që kishte konsumuar pushtetin, preferova Berishën. Kemi 82.000 vota demokristiane të zgjedhjeve të fundit, mundemi të përfaqësohemi me 2-3 deputetë. Jemi në tentativë për tu bashkuar me zotin Ndoka.
Berisha erdhi në zyrën tuaj për të firmosur marrëveshjen me ju, u pretë në besë prej tyre dhe prapë qëndruat me të në 2005?
Në raport me Nanon unë preferova Berishën. Por dhe spektri im politik ishte i djathtë. Kam kritikuar ardhjen e Xhuvelit në koalicion , ishte i pamoralshëm. Pasi Berisha më spostoi me shumë lezet nga qeverisja e 2005, unë ju ofrova zotit Ndoka duke i dhënë drejtimin e partisë për ti bërë pak presion me 5 deputetë. Ndodhi një krisje mes nesh, pas kësaj 2009 na la jashtë parlamentit mua dhe Ndokën, me ndryshimet që u bënë në kod zgjedhor.
2013, do jeni me zotin Berisha apo zotin Rama?
Në raportin me kodin zgjedhor dhe bashkimin me zotin Ndoka do vendosin forumet. Në këtë lloj amoraliteti nuk jemi burra më të mirë se të tjerët, aty ku do na dalë interesi do jemi në koalicion. Për 5-6 muaj do të bëhet i qartë dhe qëndrimi jonë. Kodi do të vërë në dilemë të gjitha partitë e vogla. Elektorati është shumë i çorientuar me gjitha këto parti, e mira do të ishte të ishte një sistem katërpolar, PD, PS, LSI dhe FRD. Topin e shoh si faktor që do të marrë vota. Deputetët e PD e ndjejnë frikën, pavarësisht nga ç’deklarojnë.
Në 2008 ishit agresiv ndaj qeverisë, kërkuat ndryshime në qeveri dhe ju prapë në koalicion me Berishën?
Që në 2002 kur pranova të jem kryetar i Partisë Demokristiane kam qëndruar korrekt ndaj marrëveshjeve me PD dhe pse ata jo, sepse formacioni demokristian është i djathtë.
Në 2009 posti i zëvendësministrit të Kulturës ju ofrua nga Berisha apo e kërkuat?
Jo, ishte në raport me votat që mora.
Ç`marrëdhënie keni me zotin Berisha aktualisht?
Kemi marrëdhënie në bazë të marrëveshjes, jam në këtë post në sajë të votave të marra në 2009. Në raport me figurat e tjera politike zoti Berisha është në rangun e një burri shteti, pavarësisht mosmarrëveshjeve apo vendimit për të qëndruar apo jo në koalicion ai mbetet i vetmi burrë shteti në Shqipëri. Rrugën e Kombit që ka bërë, vetëm një njeri si ai mund ta bënte, me një vendimmarrje edhe jashtë kapaciteteve të tij.
Si nuk te han nje mortje more lapanjoz e njeri pa moral kur quan Sali Kriminelin “Burre leshi”.Moster Lesi e kam degjuar rastesisht fjalorin tend ne nje sherr banal ne Bllok per nje makine dhe jam skandalizuar nga rrugaceria e Lesit.Mjere ky vend qe ka rene ne dore te nje grupi rrugace,kriminele e mafioze.
bravo nikoll lehesi
gjerat me te mencura te tua ne kete interviste jane top alli president dhe berisha bure shteti/
Jemi ngopur me llafollogjite tuaja zLesi,vertet keni qene kritike te qeverive por fakti eshte se keni qene vetem nga ana e jashteme,ndersa prapap kraheve te popullit keni qene mbeshtetes te te gjitha qeverive si te PDe te PS,na flet dhe per moral por fakti eshte se ju skeni pike morali ne qenien tuaj,ja morali jot kur na quan sali Kriminelin burre shteti,ah te hengert nje mortje ty bashke me saliun,pa le dhe na tregon se vetem nje njeri si ai mund te bente nje rruge te tille,rrugen nuk e beri se e hante meraku per te,por ishin milionat qe u vodhen perparesia,ku u mbuluan me emrin e Kombit,ah mjere ky vend nga cfar monstrash drejtohet.
…kur s’kemi pulen(Ismailin) ..do te hame sorren (Zhozefinen)..!!
Jo more “less”…sorren e burrin e shtetit qe nderton rruge jashte mundesive (por mundesi ideale per te bere vjedhjen e shekullit)…gjejuani vendin..!!
Nuk e kuptoj si ky njeri flet per moral..e aq me keq te behet zedhenesi i moralit..??
Nuk ka moral sipas jush e sipas nesh….Sot ku les eshte pjese e llumit….bashkesise..hajaduta e vrastare…si ka fuqi te nabej moral??
O less…ke vajtur ne fund…
Lesi je fryre shume .
Thua se “zoti Berisha është në rangun e një burri shteti, pavarësisht mosmarrëveshjeve apo vendimit për të qëndruar apo jo në koalicion ai mbetet i vetmi burrë shteti në Shqipëri. Rrugën e kombit që ka bërë, vetëm një njeri si ai mund ta bënte, me një vendimarrje edhe jashtë kapaciteteve të tij”.
Keto 20 vjet te kam ndjekur se me dilje perpara ne kutine e T.V. dhe s’kisha ç’beja ,por nuk te kam menduar kaq te trashe Ç’thua mor derezi ,kujt i thua burre shteti atij qe vrau e pereu sa deshi qe nga 97 e deri sot ? Kujt i thua se beri rrugen e kombit ,A e ke degjuar se ç’kosto pati e ç’efektivitet ka Ore Les! Nuk jemi ende ne socializem dhe te bejme propagande si nje here ne nje kohe ,jemi ne kapitalizem Saliu e ti me shoke e shoqe si Xhozken mos kujtoni se jeni vetem ju eshte nje popull i tere dhe brenda tij ka shume here me te zgjuar ,me te ditur ,me te forte ,me te ndershem ,me te moralshem etj etj se ju
Ti ke mbetur nje zvarranik qullac qe here me Nanon e here me Berishen e here me klane te tjera ke gjarperuar vetem me fishkellima sepse ti nuk kafshoje dot asnjehere vetem ke lepire …… dhe qe kur te kane dhene kocken e qeverisjes je fryre goxha
O Nikolle Lesi kam qene nje lexuesee rregullt e Koha jone ne vitet 90 kur ishit kundra Berishes. Ishte nje gazete per ta pasur zili dhe une nuk kisha neveoje te lexoja gazete tjeter. Po cfar ndodhi qe ndryshuat drejtimin e velave more zoteri? Ceshte ky ndryshim karakteri, ne fillim kunnder Berishes dhe me Nanon, pastaj me Berishen dhe kunder Nanos. Gazeta eshte gazete dhe nje gazetar i mire qe te beje detyren e tij si profesionis nuk kercen dege me dege por qendoron kunder te gjitheve dhe gjithmone ne opozite dhe jo ne mbeshtetje te nje klani per te luftuar klanin tjeter se klanet te gjitha nje m…….jane. Nga sa lexova nga intervista juaj tregon se sa do i zoti te jesh ti per mua je nje njeri pa shtylle kurrizore dhe nuk je i pershtatshem per asnje lloj politike por hyri medias se panvarur dhe beju nje gazetar i mire si Mero Baze qe kritikon edhe pushtetin edhe opoziten kur shikon qe edhe ajo shkel moralin, pa lere politiken per mafiozet se ti nuk je i zoti. Shume gabim qe pranon te behet Jozefina Topalli presidente kjo tregon se sa i paformuar je ti qe behesh vegel e Berishes kur ti si nje gazetar me talent e di shume mire se cfar po i ben Berisha kombit shqiptar apo sipas teje “per inat te sime vjerre do te fle me mullixhine”. Cjeni bere keshtu more njerez te babezitur per pushtet dhe para dhe nuk keni as ideale as gje, tamam te paqendrueshem dhe pa shtylle kurrizore sic thashe me larte.Nuk e keni idene se sa shume keni humbur me shkaterrimin e gazetes Koha jone qe tani eshte kthyer ne nje pacavure per pushtetin e Saliut qe vlen vetem per ta cuar ne VC dhe asgje tjeter.
Ç’bëre, o “babai ynë”, R. Marku, ç’bëre? Derisa na krijove (kujtove) ne, po atë Nikollën (të tufëzës zëvendëministrore të (a)kulturës), me atë mbiemrin proverbial të përshatur, përse nuk e ringjalle? Bashkësia jonë pret që na e sjellësh në gjirin tonë me ndonjë “Kësulkuqe” tjetër!
Nikoll Lehsi alias Nikoll Leshi.
I ka perenduar koha.
Berishen e rrezoi kursi i tij islamik, perplasja me amerikanet, konceptimi nga ana e tij i ortodoksve si grek, u be i urryer se ndertoi nje sherbim sekret te peshtire. Nikolla, thjeshte u ndodh ne krye te kesaj urrejtjeje qe glonte, me te drejte kunder Berishes.
Kur dolen te tjera media, atehere Nikolla deshtoi, siç dhe pritej.
Ky lloj tipi eshte me teper se nje rrugaç. Njeri nga kryeredaktoret e gazetes se tij pati thene:”e ç’pret nga nje njeri qe ka me shume fuoristrada se çorape”.Avenrturier sharletan. Bridhte si bos ne Tirane dhe prinderit e tij i kishte lene si mos me keq ne Spiten te Lezhes.
Nuk jeni gje tjeter ore Nik(H)olle vetem se disa plehra dhe kriminele qe ka pasur ky popull.A e din ti more Nikolle se ti ke qene fillimi qe na ke zgjuar se ne ,ne ate kohe ishim me Salen (92-94),dhe kur pame se si dhe menyren si donte te qeveriste ,qe nuk kishte asnje te perbashket me demokracine ju kundervume sebashku me “ty”,duke kundershtuar burgosjen e Frengut dhe gjithe poshtersite qe ai filloi te beje.????? Pra ti thua qe ke bere koalicion me Salen ,po a mund te na thuash se ku ja pe te miren atij ??? ahhhh po harrova kur te burgosi , kur te dogji gazeten “KOHA E ATYRE ” dhe sidomos kur te vuri dinamitin ne shtepi ,keshtu pooooo, keshtu ka lezet ,pra ky eshte burre ,se :”Ky te ben nenen ,dhe ti i thua babe “.Ti nuk je gje tjeter se nje legen si te gjithe te tjeret.Tani po qahesh ,qe pse i hyre politikes ,se mendove se do te behesh minister ,qe edhe ti te rrjepesh ,vjedhesh si te tjeret ,dhe shikon Sander Frengun qe ka bere para.Me ty sala tall prapanicen ,dhe te ka bere si DOMINA sa here qe i duhesh te talli bythen me ty dhe te tjere.Po per cfare na prezanton ti Salen ,per pronen qe se morem (apo e ke marre ti me Sandrin )per kursimet qe humben njerzit ,per njerzit e vrare ,per opozitaret e rrahur apo per gjithe poshtersite qe po ben .Meqenese je tek Kul–turra ,po te them titullin e nje filmi “Azgje nuk harrohet” po per ty e te tjere do te jete vone .KUJTO SE SI TE SHPETUAN NJERZIT E SHTEPISE NGA DINAMITI I SALES ,pastaj bej politike dhe koalicion .Kjo eshte te jesh burre me pare pastaj te ………….
Lesi ke merite per krijimin e gazetes se pare te pavarur,kete po,te tjerat nuk ti di,por je fishek me vrime,ti nuk plas.Po qe jozefina e afte per president atehere qenke nje kokerr debili qe s’e paske shokun.Si duket po ben tifozin e asaj gjese,qe na e ka kthyer parlamentin ne kasaphane,qe te gjeje ndonje post edhe ty,se mbeti Shqiperia ne doren e asaj gjese,qe as grua i thua,as burre,po edhe lope te vjen keq t’i thuash,jo per gje,por lopa eshte me fisnike.
me mire mos ta kisha lexuar intervisten tende o i Leshajve
Po si more “katoliku” Lesi,qenke ne favor te Xhozit per Presidente?Vetem e vetem se eshte “katolike”?Kaq shpejt,harroni ju qe merreni me politike,se politikane nuk jeni qe nuk jeni,se kjo zonjeza Lulushke,eshte kritikuar rende per keq drejtimin e Palamentit,per neneshtrimin e tij ndaj ekzekutivit nga BE-ja?Apo,le ti bijen legenit BE-ja dhe te tjeret,se ju do beni ate qe ju do vera?Po pse more ditezi,edhe PRESIDENCEN DO E BEJME TE TILLE TE MVARUR NGA EKZEKUTIVI,NGA SALIU?Po me mire le te mblidhet Parlamenti dhe t’a shpalle Salen mbret dhe te marre fund kjo pune nje here e mire edhe zyrtarisht kete rradhe dhe ne populli t’a mbledhim mendjen,se do jetojme ne mbreterine e Saliut te I-re,dhe neser kur ky rte kete pjerdhur,ne ate te Shkerdhenit te I-re.Pika moralit tend ne politike dhe te tjereve si ty.
Nuk e ben per katolik ai se ne fakt ai nuk njeh as krisht e as muhamet. Ai e ben thjeshte se e di qe Zhozi do zgjidhet. Sepse e kemi dhurate nga “the idiot” Edi Rama,i cili beri ndryshimet kushtetuese per zgjedhjen e presidentit.Berisha i ka votat ne parlament.
Per te kuptuar se kush eshte ky,mjafton te lexojme librin e tij SI I NJOHA NANON DHE BERISHEN,ku nuk le gje pa thene per ta,dhe ne kete interviste na flet per moral!cfare morali ke ti mor zhapik kur shprehesh se:Në këtë lloj amoraliteti nuk jemi burra më të mirë se të tjerët, aty ku do na dalë interesi do jemi në koalicion.Dhe pak me poshte vazhdon duke thene:Nëse Berisha e voton atë (Nanon) në Parlament si President, unë jap dorëheqjen, nuk ka moral. Veprimet e fundit politike nuk kanë moral si dyzimi Berisha-Meta, apo Meta- Rama. E rregullt nuk është ardhja në pushtet pa moral.
Je nje palaco Nikoll Lesi,ai Fatos Lubonja ju vjen hakut ju plehra…
Ne nje vend normal,nje tip me nivel te tille nuk e di se c’pune mund te bente,pa dashur te fyej njerezit qe punojne…
E nderuar moter Nadia:Lexova shume pak nga te thenat e Nikolles sepse pata nje dhimje koke.Ato qe doja te thosha une i the ti bravo;Nuk me ngelet tjeter vetem dua te theme te keshe shendet e lumturi.Pershendetje nga nje skllav jashte shqiperis .Edhe nje here,te fala edhe nga familja ime.ShQIPTARTE MOS TE DORZOHEN PERPARA sahanlepiresve,kushe i thote vetes shqipetar.
Ajdin faleminderit per vleresimin e komentit tim por edhe komenti juaj qe keni bere pak me poshte ishte shume i mire, shume kujtime i ke sjelle ndermend Lesit por qe ai i ka harruar se nuk do me e prishe me Jozin se pret qe ajo ti hedhin ndonje kocke kur te behet presidente se vajzen, dhendrrin, vellane, nusen e dajes i ka futur te gjithe ne pune ne Itali vellane me duket, ne France vajzen me te dashurin, nusen e dajes ne parlament c’te te them nuk ka lene njeri pa rregulluar tani do rregulloje presidencen. Njehere vjerri im i ndjere shkoi mik ne nje vend per dreke por nuk mbeti i kenaqur nga mikpritja e tyre. Ndejti 3-4 ore dhe u ngrit qe te ikte, te zotet e shtepise i thane :”rri daj Shabani rri per darke”, e kenaqet dreken ju tha po do dh…….darken ja u ktheu atyre edhe Jozefina e kenaqi Parlamentin po do dh…….Presidencen.Kot nuk thone “kur u be qeni langua, mortja qe s’me hengri mua”.Se do koke muhabeti o Nikolle Lesi po si e humbisni veten tuaj kot or burre i dheut por njeriu ka nje dinjitet dhe nje nder, ti je dhe nga veriu dhe malesoret shquhen per bese e per nder, si jeni bere nje me njeriun qe ju shtypi si krimbat dhe ju dogji gazeten, une do te pajtohesha me Sali Berishen vetem pas vdekjes se ne kete jete kurren e kurres me ate qe ai i beri gazetes tuaj qe edhe ne qe ishim popull i thjeshte u revoltuam shume kurse ti u pajtove dhe u bere nje me te. Edhe Mero Bazes ja dogji gazeten Saliu edhe e rrahu me rrugacet e tij bisnesmen i ben presione te njepasnjshme por Mero eshte burre dhe nuk e shiti idealin e tij me ca leke te qelbura si puna jote.Lere politiken po te them edhe njehere se ti nuk je i afte per ate pune se nuk ke as guxim as karakter dhe ktheju gazetes tende nga e para,krijo nje gazete opozitare si Tema e Bazes dhe lufto per demokracine e vendit po deshe te vesh ne vend nderin dhe reputacionin tend.
Ashtu është o Nadia, por a e di ti se “qenin,sa më shumë ta rrahësh, aq më besnik bëhet”?
Ndigjo or Nkoll! A nuk e kupton se sa poshte bie me ksi lloj deklaratash? Ti, vertete je nje ekzemplar interesant!. Ti, here prezanton burrrrni zakoni, e here bahesh nje burracak i pa skrupullt. Je ende i ri.Gjeje rrugen e vertete, ne se do te kontribuosh ne te mire te vendit. Por, duke i thur lavde Saliut e Topallit, ti e ul veten aq poshte sa nuk mund te besoj askush. As kalamajt tuj. Vaj medet….
Kemi Lesin gazetar,politikan,ku kemi perfundu,duhet me ndigju cfare rekomandimesh jep maloku.
Hajde komunista mos u merzisni,kur ta kuptoni ju kush eshte Berisha,do jete shume vone,,
Po ho re cun i ijes, na ftillo i here kush o berisha, te shofim sa te zgjut te ka bo ija!!
Nikoll Lesi qe njerezit te kishin sado pak respekt per ty duhej te pakten dy gjera mos ti permendje ne ate interviste,Berishen si burre shteti qe paska bere nje rruge dhe Jusufa Topallin kandidate per presidente qe eshte nje shtrige idiote qe me vjen te vjell sa here flet.
Ti je poltikan dhe shihen qarte premisat e tua se me ke do besh koalicion por jo te biesh ne kete gracke deri aty sa ta quash burre shteti nje maskara qe u ka ardhe ne maje te hundes shqiptareve dhe kur permend nje rruge atehere na del te themi se Enver Hoxha ishte heroi i kombit shqiptar qe e mori vendin mocalishte dhe e beri me gjithcka,por harron se burre shteti quhet ai qe vertet e do vendin dhe njerezit dhe punon per ta pa i vrare dhe diskreminuar sic kane bere te dy keta,biles do shtoja se ky do kishte qene shume me teper kriminel se Enveri po te kishte qene ne kohen e tij.
O Nikolle pse ke frike,Sali Berisha kur te dushe e treme me dushke,bane qefe bane se keshtu e do shqiptari:O Nikolle dua me te pyte,a i ke kasetat kur Fatos nano e la njerun ne kanal,kur e shtypi me makine te kujtihet?Jo;eeeeee..Kure dole e fole per Saliun jo eeeee Kure ti e shite gazeten te Fraga jo eeeeKur fragajte hapen edhe kanal tv nuk te kujtohet.
Kure Jozefina deklaroj se jam me e pasura ne Shkoder prap nuk te kujtohet.Kure Jozevina thoshte se do jem avukatja e opozites prape nuk te kujtohen .Se dhendrin ambasador me soj e shorollup prape te iku kujtesa.
Juzefina nuk di shqip e shikon apo degjon, je qorre apo shurrthe.
Se eshte zene me shoke Saliu per Jozefinen e di ?
Sa para more kur ti partin e shite te Ndoka.E dine 30 perqin e shqiptarve,mos u lodhe kote.Ndona eshte mine me sahat te partia socjaliste,kurse ti te Berisha,.Nikolle te vazhdoj akoma se kame bolle se ju kujtoni se nuk dine shqiptarte/
Nikolle kam 20 vjete qe nuk dua te vije ne vendin time se kame frike nga ju qe mbani saliun ne pushtet, sahan lepirsat jo nga Saliu se ju jeni me te rrezikshem.SHIKONI CFARE THOTE ROBI Juzefina presidente,O SHQIPTAR ME MIRE NANEN TIME QE NUK DI TE SHKRUAJ SE JOZEFINEN.Urrrrraurraaa.Per nanen time se nuk di te shkruj emrin e vete,gjithmone theme se eshte me mire se juzefina per persedente.
PERSHENDETJE TE GJITHVE nga une djali i presidentes.
Or Nkoll,a je to pa,or taj se s’a kat t’do kush???Shpertit t’zotit or taj,jeni bae bizhdile t’Mirdites bre.Taj nja,Frroku i qupit,Sandri meci i kurves,Ndreu i prendes,tane kopajla kurve.Na mort ftajren,or t,qit krajshti faret or taj.Paske qan pajll nane or taj.Najqeta or Nkoll,shko m’shpaj ene mos leh ma si qen zagjar,se s’a ka t’perdh kush.Mahesh si gjel oj pule e qime m’bith.Gjel,gjel,po as knon as qin pulat.Leni ti q,,, gjelat e kojshise.
Ore,po brenda nga Lezha eshte ky?Aponja 2 ore larg.Katundaret po bejne politike te madhe.Kane vdekur qytetaret e Tiranes,Vlores Korces,Elbasanit,Duresit e tjere.
bravo NIKOLL LESI.Intervista trgon nje politikan te maturuar plotesishtkSo per komentet ato jane te militanteve dhe sahanlepirsave te PD te cilet jane me shumice.Kane zevendesuar demokratet idealistedhe te ndershem.shiko antaresine aktuale ne PD si u katandis.
MENDOJ SE NUK JA VLEN TE BESH SHUME KOMENTE PER NIKOLLE LESIN,OSE ME SHKURT PER NJEREZIT PA TABAN. TE DEKLAROSH SE JOZEFINA TOPALLI ESHTE KANDIDATJA ME E PERSHTATSHME PER PRESIDENTE,(!!!), LESI SI I “MORALSHEM ” ESHTE , DO TE MBETET SI NJE NJERI ME I PAMORALSHEM NE POLITIKE.PRESIDENTI DUHHET TE JETE MBI PALET,POR JOZEFINA KA DHENE PROVA KETO 7 VITE QE ESHTE KRYETARJA E PARLAMENTIT SHQIPTAR QE KA FUTUR FRYMEN E URREJTJES PER NJERI-TJETRIN NE MSEN E SHQIPTAREVE DHE SE AJO ESHTE NJEPARTIAKE EKSTREMISTE.PREJ SAJ POPULLI SHQIPTAR NUK PRET ASGJE, PERVECSE TE KEQIJAVE. “BRAVO ” LESI ! vLERSIMI JUAJ PER TOPALLIN SHKOFTE NE VESH TE SHURDHTE ! DHE BERISHA TA KA TATUAR PULSIN DHE TE PERDOR SI JA DO INTERESI:
O Nikoll!
Nuk e di se cfare e ben burre shteti saliun? Por mesa duket kjo per aresye se je bere ti mi gjirizesh. saliu eshte po ai qe kishte dhene urdher mbas ’92 qe gazeta “Koha Jone” te mos lejohej te hynte ne ushtri. Ne ate kohe e fusnim ne repart si traktet ne kohen e luftes.
Nuk e di se si i perfaqeson vlerat e cristianizmit ti? duke bere alenace me saliun qe e ka fut vendin ne lidhjen muslimane.
Metamorfoza jote eshte e trishtueshme dhe tregon realisht moralin e politikaneve shqiptare qe per nje karrike shesin cdo gje.
Bravo te qofte, per nje gje, qe e tregon hapur: do shkosh me ate qe te afron me shume!!!?????? Ky eshte morali yt.
–RESPEKTE z LESI !!!.. Dhe e din pse?..Sepse je treguar me i sinqerti i moralizuseve te pa moralshemaaaa (te pa sinqert).
–Per kategorine tuaj,ska rendesi drejtimi shtetit nga njerez te afte e te ndershem, boll qe te realizoni interesat,panvarsisht se kujt lobi e konjukture te brendeshme e te jashte i sherbehet.
–“Loja” brenda lloit, “Loja me Vetvehten”qe orjentonte R.Alija dikur, mbase ishte e nevojshme:-per te realizuar nje ndryshim sistemi pa gjak derdhje, -per ta mare e ruajtur nisiativen e ndryshimit e te mbajties pushtetit te RI, -per te mos u dhene mundesine ish klasave te permbysura (Ballit e Legalitetit)te mernin pushtetin,si dhe, — te hidheshin bazat e sistemit te RI KAPITALIST, me milionere e miliardere kryesisht nga njerez me prejardhie komuniste, ose , qe u kishin sherbyer atyre me devotshmeri.
–Une mendoj se “LOBI BERISH-NANO”(si dy komandantet e divizioneve te Majte e te Djathte)si dhe “SHTABI I TYRE” ku beni pjese edhe JU, kini kohe qe i kini realizuar me sukses detyrat sa me siper, si dhe synimet tuaja personale.
–Lerini perrallate lojrat me “burgosje”, “djegie”, “kercenime”, “bomba e dinamite”, “sharje,kaseta e ofendime”.Kthejuni normalitetit.Boll traumatizuat e u tallet me ate popull. Historite mund ti shkruani e komentoni si te doni, por gjithnje e me pak do tu besojn.
–Per gjithe “LOBIN” e “KATEGORINE” tuaj , do tu rekomandoja te zgjidhni nje nga epitafet per gurin e varrit ,SI ME POSHT:
1 –FUSH ME LULE NA I BET JETEN, / DETIN KOS E DIMRIN VERE
–DHE SE FUNDI TE VERTETEN, / SE TREGUAT ASNJE HERE.
2 –QYL HENGET E QUL PIT, / QYL U NGRYSET E QYL U GDHIT
–QYL E KALUAT GJITHE JETEN, / QYL E MBUSHET DHE KULETEN
–Ndersa pert e gjith ata qe besojne ne idet e mija to u rekomandoja epitafin;–JU QE PREHI NE KETE VARR,/
– S’HENGRET BAR, S’ISHIT GOMARE,/ POR VDIQET SE S’GJETET “BAR”.
—Pershendetje, nga ALBAN DARDANI
Nuk ja vlen te komentosh kete plehre dhe te harxhosh kohen per te dhene argumenta per kete lehes dhe lehsit qe pa pike turpi e mbeshtesin amoralitetin e ketij hajnie,ty ben cikago nuk po te kritikoj qe mbron berishen se ti je as me pak as me shume one more legen qe te flet by…. para mendjes keshtu sa here qe flet me by….dhe mbron sb hallall te qofte b… tende se ai kete meriton…
Nikollë “Viçitoli” Të gjitha komentet pra 32. të quajnë pleh i plehut Berish, agjent i sërbëve dhe Jozefinë Agjenten po të Sërbëve. Mos ju bashkoi “Kënga popullore” Ju urdhroi U.D.B-ja si agjent të bashkoi në frontin e tradhëtisë së lartë. Mjerë Shqipria.