30-vjeçari bullgar, personi që ka blerë Gjirin e Kakomesë

19 Maj 2012, 09:39Politika TEMA

Një shtetas bullgar, 30-vjeçar, është blerësi zyrtar i 290 mijë metrave tokë në Gjirin e Kakomesë. Në kontratën e shitjes që mban datën 23 mars 2012, mes zyrës së ALUIZNI-t, përfaqësuar nga ish-drejtori Shaban Memia, blerësi “Riviera Kakome” përfaqësohet nga shtetasi Jeko Petkov Kolev, i datëlindjes 1982, raporton shqiptarja.com.

Kolev shfaqet si përfaqësues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Bullgaro-Shqiptare, një shoqate jofitimprurëse, regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me nr. Vendimi 2701, datë 07/12/2009. Kolev është aty anëtar i Bordit Drejtues, bashkë me shtetasit e tjerë bashkëpatriotë: Bozhidar Mihaylov Todorov; Petyo Petkov Toshev dhe Martin Danovsky.
Zyrtarisht bëjnë shërbime ligjore për biznes në Shqipëri deri te dhënia e licencave për ndërtim, për import, transport, shpërndarjen e ilaçeve, përgatitje të dokumentacionit për të marrë pjesë në tenderat për projektet e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë shqiptare, ku investitor është shteti shqiptar, Komisioni Evropian, Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe institucioneve të tjera dhe donatorë te tjere të pranishëm në Shqipëri. Selinë e ka në Tiranë, në katin e 14 të Kullat Binjake përballë selisë së qeverisë shqiptare. Numrat e kontaktit nuk të ndihmojnë, madje numri celular nuk ekziston.

Një dokumenti i gazetës TemA dëshmon se në fillim të muajit mars, ndërsa Memia ka qenë në prag të largimit nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t, ka firmosur shitjen e tokës për llogari të kompanisë Riviera, e cila tashmë vepron në Gjirin e Kakomesë si një subjekt pa një status të subjektit turistik. Kompania franceze “Club Med” është tërhequr nga projekti prej vitit 2007 dhe me kuadrin ligjor shqiptar i bie që koncesioni i dhënë dikur nga Fatos Nano të jetë i pavlefshëm.

31 komente në “30-vjeçari bullgar, personi që ka blerë Gjirin e Kakomesë”

  1. Patrioti says:

    Cudirat skane te sosur ne Shqiperi,ky barbar i Vucidolit i ka bere bene kesaj Shqiperie,pa e shkaterruar perfundimisht kete vend nuk iken nga pushteti,ta gezojme o Popull kafshen sali berisha,mire na e ben kur jemi te gjithe si popull te tredhur edhe nga trute e kokes.

    1. Kush i nda pasunit me Doktorin i lejohet me i gezue naj ket gja duhet me fiksue tan ju.

    2. Dean says:

      S’ka problem plako.Do shkojme e do bojm plazh ke Hoteli i Bullgarit.Ja sa te shesi ”BACA” i malokve dhe ato pak toka qe kan mbet ne Shqiperi dhe pastaj s’kena nevoj me shku jashte per emigracion.Ka me na bo ”BACA” i malokve emigrant ne vendin tone.
      Dhe mos harroni t’a votoni ne zgjedhjet e ardhshme,se veq ai malok din me ndertu shtet.

    3. VLLEZER DHE MOTRA NIVICIOT DHE NIVICIOTE DITE PER DITE ME VITE NEVE NA BEHET NJE VJEDHIE E TEMERRSHME E PRONES DHE JO VETEM NEVE POR GJITHE BREGDETIT …NGA NJE MEKANIZEM QE GJOJA ESHTE VENUR PER ZHVILLIMIN DHE RESTAURIMIN TURISTIK TE BREGDETIT… POR NE TE VERTETE ESHTE VENUR PER VJEDHIEN DHE GLLABERIMIN E SAJ NGA NJE PJES KAFSHESH ME NE KRYE KAFSHEN E MADHE (SALI BERISHEN )…..DESHA TE NDALESHA PAK ME SHUME TEK NIVICA IME .DHE JO VETEM TEK KAKOMEJA (TEK 290 METRA KATRORE)TE SAJAT POR PER TE GJITHA TOKAT E NIVICES (QE NGA PJESHKORIA)QE NA E MORREN BAJKAQOT APO……… (QE NGA LIMIONI) QE NDERTOJEN PILURIOT DHE GOLEMASIT(QE NGA HEREMECET E DUKE DALUR NE KAKOME )QE NA I MORREN …….MOS DUHET VLLEZER DHE MOTRA TE JEMI ME TE BASHKUAR NE ATE FSHATE SE (JEMI BERE SI SHURRA E PULES PERRE PERRE) DHE ME MBRAPA TE SHIKOJEM ME NE THELBESI PROBLEMET E FSHATIT TONE PO ME SHPEJT DUHET TE JEMI TE BASHKUAR( BASHKIMI BEN FUQINE)KERSE PECARIA SUNDIMIN QE MOS TE KATANDISEMI TE PUNOJEM ERGAT TEK TE TJERET NE PRONAT E KATERGJYSHEVE TANE DHE TONAT DETYRIMISHTE …….ME RESPEKT SPIRO DHEMERTIKA NIVIC BUBAR SARAND …

  2. Antigrek says:

    Ta”gezoni” Shqiperine shkerdhatokratike!
    Do te vije nje kohe,se shpejti,ku ne Shqiperi do sundojne mafiet e huaja dhe politikanet e korruptuar. Shqiptaret do jene vetem skllever.
    Fundja,sipas kokes edhe festen!

  3. Argele says:

    Nivicioti nuk fal mikun ,aq me shume te fal armikun. Hajdeni ,hajdeni se do ja shikoni hairin Kakomese.

  4. Bato says:

    Qeveri e poshter , ky Shaban Memia duhet fut ne burg duhet me u kontrollu mire e mire nga agjentet sepse mund te kete miliarda duhet te verifikohen te gjithe pasurite e tije dhe te familjes se tij , dhe duhet fut ne burg keshtu duhet te kene frike te gjithe pisat e kelyshat e saliu apo te enverit ,me keqardhje e them se populli jon shqipetare do te perfundojme keq do shfrytezohemi nga te huajt ne vendin tone dhe kjo gje po fillon te ndodhe !

  5. Luan says:

    Banda qeveritare tradhëtare kriminale i kthehu shqiptarët skllevër në trojet e tyre dhe zotër të vatanit u bënë sllavët dhe grekët .
    NË LITAR KRYTRADHËTARI KRYEKRIMINELI IPOPULLIT SHQIPTAR SALI RAM BERISHA NË SHESHIN SKËNDERBE QË TË SHPËTOJË POPULLI SHQIPTAR.

  6. Anti-Greku says:

    Pas ketij personi qe kambeshtetjen e Ambasades Bulgare ne Shqiperi eshte dora e Sherbimit te Fshehte Rus. Hapni syt o Shqiptare…..

  7. net says:

    saliu eshte nje komunist ose me sakte ateist.
    por saliu nuk ben dot cdo gje vetem, ka ateiste te tjere qe e mbeshtesin.

    teoria ateiste nuk bazohet ne meshiren por ne mbijetesen.
    pra lloje te ndryshme speciesh duhet te luftojn per mbijetese ne cdo menyre pa marrur parasysh…

    nese nje njeri nuk ka meshire (meshira eshte virtyt ose atribut i zotit)
    ben cdo gje…

    1. Kalorsi i zi says:

      net–
      Nuk e kuptoj cfare doni te shpjegoni. Saliu eshte ‘komunist’ ‘ateist’ ‘meshira’ virtyt i zotit ????? A kupton qe keto gjera nuk kane te bejne fare me personazhin e Saliut. Ai eshte lindur i tille, inferior. Saliu eshte komunist sepse eshte inferior eshte demokrat se eshte inferior, behet vella me kinezin kur ka nevoje, me turkun kur ka nevoje, behet si Regani kur i intereson vetem te jete ne maj te pemes. Saliu eshte i vetmi kryeminister qe levdon sistemin neoliberal shkaterrues te gjithe vlerave ne bote dhe harron qe populli i tij po vuan nga kjo lloj politike. Saliu eshte tradhtar sepse tradhton te gjithe duke filluar nga komunistet e Enver Hoxhes deri te vellezerit e kosoves.

  8. Argele says:

    Faktikisht ne Kakome ka 5 godina ne skelet betoni me nje siperfaqe te pergjitheshme 2200m2.Te ngritura mbas vitit 2009.Por edhe brenda afateve ligjore te qen ndertuar?!Siperfaqia maksimale qe mund te pretendonin ndertuesit nuk mund ti kalonte 3000m2.Bullgarit po i japin ne pronesi as me shum dhe as me pak por plot 30000m2 ose 30ha.Per kujtes kjo siperfaqe edhe sot e kesaj dite eshte ne proces gjyqesor .Por duket se Gjyqesori ne Shqiperi dhe Gjykatesit tane Shqipetar bejne vetem padrejtesi ndaj shtetasve Shqipetar per te favorizuar e bere pronar ne trojet tona gjithe faren Sllave.

  9. xhaferri says:

    dhe ju o popull pler beni sehir se si vjen nje tuf rrugaçesh nga bullgaria dhe i ben zbor shtetit shqiptar,merreni ate mutin SHaban malokun dhe plaseni ne burg ne qoftese ju ka ngelur nje fije dinjitet,ku je EDI RAMA qe i kalon si aglez kto probleme makaber,apo te intereson dhe ty vetem posti kryeministrit dhe se çfar behet me at popull dhe at vend nuk do tja dish,ku jan deputetet apo ngopen me paidhaqe dhe bredhin me dashnore dhe mender nuk e rruajn fare per problemet e ati vendi dhe ati mileti,turpi njerzimit te vin nje tuf kalamaj nga bullgaria dhe te drejtojn resurset e ati vendi,turp per te gjith shqiptaret qe i kalojn leht kto probleme,megjith ate ne ate vend po shesin me mijra kilometra teritor dhe nuk e rrun njeri,prandaj dhe shaboni shet noj cop per llogari te vet,ku jan pronaret e tokave apo nuk kan goj me fol se te gjith e kan votu vet SHaben Saliun me kompani dhe rrin si legena duke lyp drejtsi,nuk ka toka per pronaret, tokat po ja shet te huajve SHaba qe ben si i do trapi dhe nuk i hyn gjem ne kom,hallall SHabono se me at popull pa dinjitet bon si te doj trapi,vetem mos harroni te votoni kta te tjeret qe nuk e vejn hiç ujin ne zjarr se çfar ndodh ne at ven,boll qe ajo opozit letyrash mer paret, makinat, dashnoret dhe bredh e ben qef,dhe naten ben plane me poziten per shitie territoresh dhe lloj lloj matrapazlleku,shajn dhe Enver Hoxhen kta horra te perdal,mos ka rrezik se i kemi hy içik si teper ne hak kti te fundit prandaj ka psu kshu ky popull inegzistent.

  10. valter says:

    ai le ti marri por per te gezuar si gezon dot se niviciotet skane vdekur akoma. Ai vend eshte i tyre dhe vetem ata kane te drejte ta gezojne.

  11. te demtuar nga kjo shitje jane shqiptaret ! po duhet te hedhin ne gjyq shtetin e tyre per kete pacavure kontrate ! po AKZ c’mendon per kete ???

  12. valter says:

    se harrova te thosha,sali me shoke kujton se do ti marri tokat e fshatrave te vlores me dhune, fshataret e dukatit e treguan veten njehere. Saliu kujton se jane si tiransit (te me falin) vlonjat qe ua mori pronat kollaj (por nejse atje shqiptare u instaluan). Po nuk eshte bullgari jo pronar por pushtetaret, kete e ven sa per ti then popummit qe jane te huajte qe investojne. Skan per ti gezuar pronat jo ne dete do ti hedhin.

  13. nastradini says:

    Nje kalama KOQE KANDARI ishte edhe Diverol Amerikani, qe Pentagoni i Bush Djalit i kishte “FALUR” me bujari 300 milione USD per te shitur bashke me Saliun dhe djalin e tij dallkauk Shkelzen Berishen ne Afganistan dhe vendet e Botes se Trete Armatimin dhe Municionet e Ushtrise shqiptare te Enver Hoxhes. Qe edhe shkaktoi edhe BUMJEN e Gerdecit. Prandaj edhe nastradini thote qe nuk eshte cudi edhe Kakomeja jone e Bukur si Perla e Mesdheut eshte bere prone e nje KOQE KANDARI nga Bullgaria, ne fakt e KGB-se ruse dhe e komunisteve bolshevike te Putinit. Sepse QYLET qe ofron ne Bote Sali Komunisti i pelqen edhe MBRETI vete.

  14. moza says:

    Paradokset shqiptare … Pronaret e vertete nuk kane marre e nuk marrin toke…vazhdon “Reforma Agrare”

  15. Fatmir says:

    Ky bullgari nuk eshte gje tjeter vecse ndonje bedel i Shkelzenit,Zamirit dhe serbeve.Sa te qetesohen ujrat dhe pa bere zhurme bullgari i ben shitjen formale Zamirit(atij qe ka paguar paret realisht)dhe del njesoj si per PLUS-in ku ne fillim u tha se e mori Posta e Kosoves pastaj doli qe ishte e Zamirit.I japin edhe nje 10% neser Edi Rames kur ky te vije ne pushtet nen emrin e ndonje Tan Lepuri dhe e kopsisin kete pune ne jete te jeteve.Nivicioteve dhe te gjithe shqiptareve qe ua perlane te gjitha parate dhe pronat tu rroje Sali Berisha dhe Edi Rama!

  16. NERTILA says:

    SHABAN MEMIA OSE SALI RAM SHEQERE SLLOBODANKA BIRISHA E SHKATERUAN VENDIN TONE QE ZOTI NA I DHUROI TE BUKUR;NJE NATYRE QE RALLE E KISHE PARE GJEKUNDI(FLAS NE KOHEN E SHKUAR SE KETO VITE DEMOKRACIE ATDHEU IM JUAJI I GJITHE SHQIPETAREVE KA RENE NE DUART TE REZIKSHME;NE DUART E MAFIES QEVERITARE QE PO E VJEDH;E SHET PER TE MBUSHUR XHEPAT E ZAGAREVE DHE BUCEVE QE KANE BLLOKUAR GJITH ARTERIET KRYESORE ;DUKE I MARE SHPIRTIN POPULLIT FUKARA;I CILI ME VITE KA PRITUR DEMOKRACINE E VERTETE;NUK E KUPTOI ;KUR ISHA FEMIJE MENDOJA QE NE JEMI NJE POPULL ATDHE DASHUR;PATRIOT;ETJER DMTH PRALLA NGA E KALUARA:DUKE LEXUAR KETE ARTIKUL MU KUJTUAN KETO VARGJE;(SHQIPERI E DASHUR MEMEDHE TE SHOH ME BUZE TE PLASUR SIC ME SHE U SHKRETOVE HAN E MBANE SHQIPERI SE SHQIPTARET SKANE DASHURI)KJO ESHTE NJE E VERTETE E PA SHMANGESHME SKA DASHURI SKA PATRIOTIZEM;CDO GJE ESHTE PER TOKE SHQIPERISE TE BUKUR I KA RENE VLERA;I KA SHKUAR 1EURO;SHABA SKA ME NEVOJE TE PUNOJE I MBUSHI MIR E MIRE XHEPAT E TIJ DHE SHEFIT NGA VUCITOLI;DHE JEP DOREQIE MAFIOZE PAK DITE ME VONE PLAS SKANDALI;PERSERI NJE COPE E SHQIPERISE U SHIT;KESHTU DO DUROJME NE TE NA SHKELIN;TE NA SHK::PARA E MBRAPA E NE TU THEMI BJERINI SE I BINI MIRE;TORP PER GJITH SHQIPETARET DEMOKRAT;SOCIALIST ME OSE JO PARTI ATDHEU SHQIPERIA ESHTE E JONA;NE KAKOME NE BREGDETIN TONE DUHET TI MAR LEJE FIRMES FANTAZME TE MALOKUT

  17. m,m says:

    s ‘eshte cudi,qe ky mafioz i vogel nullgar,te jete ndonje i aferm i ish ambasadorit Bullgar ,ne kohen e Saliut te pare;-Naumovit… Pune mafiozesh kjo….

  18. Pavaresia says:

    I lumte dhe ketij djaloshi sllavo bullgar! Edhe ai amerikano-izraeliti (Efraim D.)i Gerdecit, djalosh ishte.Edhe sekseri ,,shqiptar” djalosh eshte… Shitblerjen e Shqiperise e kane marre ne dore trafikante te ri, te nje moshe me trafikantet e prostitutave.

  19. Miri says:

    Cfar behet ??!! vjedhje -hapur fare – kaq te humbur jemi ! ska burk per keta pleherat .

  20. Pavaresia says:

    Ekipit monitorues te komenteve: Me te vertete ndjehem keq kur veproni keshtu. Pse nuk i prezantoni komentetet e mij? Apo duhet te keme edhe une nje fjalor banal si disa, qe te behem i pelqyeshem…?

  21. lorenc says:

    le te bejne biznese kta qeveritaret e tiranes,do vije dita e do ti paguajne te gjitha

  22. Tritan says:

    Te pakten kete here e kane gjetur nje 30 vjecar, jo si Diverolin qe ishte 22 vjec me shtytka ne bythe. Keta jane mafja e vjeter e ngritur qe ne kohen e Berishes President me bashkepunetor Ambasadorin Bullgar dhe djalin e tij. Mos u merzisni, drejtesia vonon por nuk harron. Ne hale do perfundojne te gjithe

  23. adi says:

    Berisha po vjedh bregdetin.Eshte me lehte te vjedhesh duke perdorur te huajte?Po Rama cfare do te merre kur ti kete ngelur asgje?E cfare do ti jape ish pronareve qe po i premton?drejtesia vonon?!drejtesia tek ne nuk ekziston…e ben Berisha drejtesine…neser do te beje Rama…sic e bente dikur Nano….KAKOMENE sikurse gjithe bregdetin te harrojne ish pronaret, pronaret e vertete jane Kolev,apo Fazllic..

  24. plaku says:

    Djema, une desha te kujtoj se ne fakt :
    – Shefi i madh i bankes me te madhe private gjermane eshte nje zvicerjan.
    – Shefi me i madh i bankes se dyte me te madhe zvicerjane eshte nje anglez.
    – Tani aktualisht shteti zvicerjan ju krijon kushte favorizuese firmave te huaja ( asnje takse per 10 vjet, jep per cdo vend te ri pune qe krijon firma e huaj ne Zvicer rrogen e vendit te punes per nje vjet )qe duan te investojne ne Zvicer dhe nuk shef se cfare kombesie ka pronari i firmes.
    – Po kete gje po ben tani edhe Austria, e cila po josh shume firma te Italise se veriut, me kushte shume favorizuese, qe keto firma te shkojne dhe bejne investime ( ose shperngulen ) ne Austri.
    – Te me falni ju lutem, une nuk jam ekonomist, por mendoj se, edhe Shqiperia duhet te beje te mundur qe, te joshi sa me shume investitore te huaj ne Shqiperi. Investim do te thote vende pune, pagim taksash shtetit mikprites etj.
    Une jam i majte, por mendoj se, per vendin tone ardhja e investitoreve te huaj dhe te ndershem eshte gje e mire. Bota perendimore nuk jane budallenj qe, ju bejne kaq lehtesira investitoreve te huaj. Mos harrojme se, per aresye te globaliizmit, kapitali i huaj eshte bere shume mobil dhe ai shkon atje ku ka shpresa se, do fitoje me shume. Kapitali i huaj nuk ka interesa qe, me lufte te pushtoje nje vend. Kapitali i huaj do qe te pushtoje tregun e punes te nje vendi dhe te fitoje sa me shume. Kam mendimin se, Shqiperia ka nje faktor shume pozitiv qe, eshte vlera shume e lire e fuqise punetore. Shqiperia ka nje problem te madh se, ka korupsion , administrata shteterore qe leviz shume ngadale, sistem drejtesie qe nuk funksion, universitete private qe jane kthyer ne fabrika diplomash dhe nuk nxjerrin dot njerez me shkollim mesatar, per te cilet eshte aq shume i interesuar kapitali i huaj, etj. Pra kapitali i huaj i ve te mirat dhe te keqiat ne ballance dhe ne se ka leverdi vjen. Pra edhe nje here perfundimisht investimet e huaja jane nje treg shume konkurues dhe asnje shtet nuk shef kombesine e investitorit. Kapitali nuk ka atdhe, atdheu i kapitalit eshte fitimi maksimal dhe prandaj ai shkon vetem atje ku ka fitimin maksimal.
    Mendoj se, ne duhet te leme menjane nacjonalizmat e semura sepse, nazjonalizmi nuk hahet dhe nuk hap vende pune. Me vjen keq, por mendoj se, ne shqiptaret duhet te mendojme me shume si europjane, e ardhmja e Shqiperise eshte BE. Mos harrojme se, ne boten e re ekonomike te globalizuar kane dale fuqi te medhe konkuruese ne treg si Kina, India, Brazili etj. Shqiperia duhet te bashkohet me BE se, vetem keshtu mund te mbijetoje ne kete bote te eger. Barku nuk mbushet me buke me ideologji, vendi i punes te mbush barkun me buke, investimet krijojne vende pune dhe jo bla bla bla ultranacjonaliste.

  25. Ted Nielsson says:

    Nese kontrolloni me kujdes, ky zoteria eshte edhe dhenderri i nje biznesmeni te fuqishem shqiptar ne industrine e sallamit. Per sa kohe matematika nuk eshte opinion…!

  26. Nivicioti says:

    Mua me vjen keq qe shikoj dhe lexoj te thoni qe populli vuan dhe na vjedhin politikanet,na shesin,na vrasin…populli nuk vuan fare rron qejf o bir dhe me sa duket as nuk e vret dhe vjedh njeri se nuk shikoj ndonje politikan ne burg ose nuk shikoj ndonje parti tjeter ose ndonje politikan te ri te fitoj zgjedhjet…do thuani ju qe zgjedhjet fitohen dhe me manipulim por ne zgjedhje mund te manipulosh 1,2,3,4 ose 10 ose 20 perqin po jo gjithe rezultatin.per mendimin tim keto 22 vjet shikoj nga votat se populli qe eshte i kenaqur nga qeverria dhe qe beson se keto qeverri jane patriotike eshte mbi 50% qe te doje akoma kete lloj sistemi …
    Dhe qe thuani ju vellezer dhe motra dhe si thote dhe vet populli
    Ashtu si te shtrosh do te flesh!!!!

  27. tani says:

    MOS TI NGATERROJME TERMINOLOGJITE MALOK ME MALSOR UN JAM MALSOR POR JO MALOK……KURSE DOKTORRI ASHT MALOK TRADHTAR I KOMBIT ETJ DHE PER KETE DUHET TE NGRIHEMI NE KEMBE KUNDER KETIJ KLYSHI,ZVARRANIK,SLLAVO-GREK….(FJALA MALOK DOTE THOTE NJERI I TRASHE…..MALOKUN E GJEN NE LABERI NE MYZEQE,NE MALSI,NE BREGDET,NE NEWYORK,PARIS ETJ…..MOS TI NGATERROJME GJERAT DUKE VENE BUDALLAIN NE TE NJEJTIN NIVEL ME PJESEN TJETER TE POPULLSISE…)PERSHENDETJE TE GJITHEVE DHE VDEKJE TRADHTAREVE ,LIRI E KOMBIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje