Spahiu: Volfarth ka dështuar. Këtu populli voton, Berisha e Rama numërojnë, OSBE duartroket

19 Maj 2012, 10:34Politika TEMA

Aktivistët e Aleancës KuqeZi dolën nëpër rrugët e Tiranës në fushatën e tyre “Të bëhemi 1 milion KuqeZi”. Qytetarëve iu shpërndanë kopje të programit të Aleancës KuqeZi. Shumë prej tyre nënshkruan Kontratën KuqeZi. Në kontratën KuqeZi janë nënshkruar parimet bazë mbi të cilat Aleanca KuqeZi premton se do të qeverisë vendin e ku prioritare janë bashkimi kombëtar i cili duhet të filloj nga bashkimi me Kosovën dhe deri te kufizimi i mandateve të kryeministrit, kryetarit të partisë, kryetarit të bashkisë, komunës etj. Po ashtu në kontratë thuhet se Aleanca KuqeZi nuk pranon në gjirin e saj asnjë deputet apo ish deputet, ministër, kryeministër, president apo ish funksionar partie.

Kreu i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu tha se qytetarët duhet të nënshkruajnë Kontratën KuqeZi për t’i dhënë fund regjimit politik aktual. “E vetmja mënyrë është të bëhemi 1 milion që vetë shqiptarët me votë të rrëzojnë regjimin më të korruptuar, më autokratik dhe më të vjetër të Europës,” tha Spahiu.

“Ndryshimi i regjimit politik duhet të vij vetëm nga shqiptarët dhe nuk do importohet nga jashtë”.

Spahiu kritikoi ashpër edhe ambasadorin e OSBE, Eugen Volfarth duke deklaruar se: “ambasadori i OSBE drejton misionin më të madh në Europë me zyra në të gjithë Shqipërinë dhe ka dështuar për dy vjet pa bërë asnjë hap në reformën zgjedhore. Ambasadori kryen çdo qokë duke përuruar panaire kafesh, birrash, qoftesh dhe mandej në Shqipëri nuk garanton zgjedhje të lira. Ambasadori i OSBE duke refuzuar votimin dhe numërimin elektronik ka ruajtur sistemin e vjetër që populli voton dhe Berisha me Ramen numëron dhe OSBE duartroket. Jemi i vetmi vend në Europë me prezencë kaq të madhe të OSBE dhe nuk realizojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

31 komente në “Spahiu: Volfarth ka dështuar. Këtu populli voton, Berisha e Rama numërojnë, OSBE duartroket”

  1. Robi says:

    Ti,or Spahi qenke nje karagjoz si shume ‘pordhitikane’ te tjere.
    Ti,kujton se,duke share te gjithe,del vete i mire.Deri para pak kohesh kisha nje fare iluzioni(te ‘mire’)per ty e per levizjen tende.Tani s’kam pike dyshimi qe kjo partia yte s’eshte as me shume e as me pak,nje grupim njerezish te “shkathet”qe duan te bejne ‘biznes’ duke u marre me politike.E ke marre me vrull e pathos te madh debutimin ne politike,por sapo te hysh ne ingranazhet e kesaj shkerdhat politike do behesh pehlivan edhe ti.Do besh kompromise me te gjithe;me Salen, me Meten ,me nderkombetaret etj.

    1. edi says:

      aleanca kuq e zi eshte shpresa jone. te votojme kuq e zi per te larguar sali diktatorin dhe ramen qe hengri ngjalen e ilir metes. jemi kuq e zi

      1. adriatil joti says:

        kreshnik spahiu eshte lideri qe i ka munguar shqiperise ne disa dekada. ai eshte me qyetetar, me i kulturuar, me karizmatik dhe popullor se cdo figure tjeter e cila urrehet sot nga shqiptaret si berisha, meta, topi apo rama. ideja e kuqezinjve i duhet shqiperise dhe shqipetareve ne rajon

        1. Dashuria Rama-Berisha says:

          A mund te me thot kush qe si ka mundesi qe edi rama gjithmon ben marveshje me berishen dhe meten. cfare misioni ka ky njeri qe te ler berishen perjetesisht ne pushtet? aleanca kuq e zi me duket levizja me trendy qe kam perjetuar keto vite

        2. ida says:

          forca aleanca kuq e zi. u duam te jeni te paret ne qeverisje. te gjithe jemi kreshnik

        3. Robi says:

          K.Spahiu,ka qene militant i P.D.-se.Ne postin e larte ne K.L.D. e vuri S.Berisha.Mos kujtoni se Kreshniku eshte i pa infektuar nga corba e prishur e llum-politikes shqiptare.Eshte kollaj te hiqesh si patriot i madh e te luash me kete karte,por do e shohim ne real- politike.

      2. Edi Rama dhe ngjala e Metes says:

        Edi Rama dhe ngjala e Metes kan venitur cdo shprese se e majta mund te mund berishe. pazaret e ulta te rames me berishen dhe meten na bejne qe te behemi te gjithe kuq e zi. a mund te me thot kush se ku mund te antaresohem ne aleancen kuq e zi???

    2. OLSI says:

      aleanca kuq e zi u ben rreshtore ketyre bythpambuleve te edi rames dhe sal berishes. me se fundmi lindi nje levizje politike qe e duan te gjithe shqipetaret. kreshnik jemi me ty

      1. shqiptar says:

        o zot sa mir ua ben Kreshnik Spahiu ketyre plehrave. Aleanca kuq e Zi i ka bere te gjithe qe ta adhurojne.

        1. aliko says:

          Kreshniku asht hafije serbi pervete. Eshte mercenari rezerve per te mos lene asnje parti shqiptare te mbije ne politike. Eshte me i zi se saliu dhe meta bashke. Ti qe shkruan me kaq lajka ne kete forum je pjese e ketij skenari te zi kushedi nga cili qytet i serbise e ke cuar ket mesazh.

          1. kiko says:

            ti qe i di kaq mire diku duhet te punosh o zoteri dhe serbia nuk i bie atje ku mendon ti o njeri me emer kujdes se infeksioni prek edhe trurin eshte gjynah ne kete shekull te kete mendime te tilla ,cdo njeri qe cohet ne kembe per dicka eshte spiun ,tradhetare ,kerkoni enverin mire keni saliun ska problem ,keni hajdutet ska problem meta e kompani vazhdoni o te mjere se populli do tju terheqe zvarre si bustin e enverit

    3. anti - grek says:

      Kreshnik spahiu eshte simbol i shqiptareve dhe duhet mbrojtur me cdo kusht. eshte e pafalshme qe servilet e edi rames dhe berishes jane verbuar dhe nuk shikojne nevojen qe ka ky vend per nje gjenerat te re politike

    4. malcori says:

      lale e paske inot,po ti vete ku ushqehesh ,ska si shpjegohet gjith ky inat ……

      1. Robi says:

        Nuk e kom inot’ mor t’keqen Lala,bile uroj me gjithe shpirt te jem i gabuar ne ‘vleresimin’ tim ndaj kesaj levizje te re.Por Lala tat’ ka pa aq shum n’ket dynja,sa qe nuk besoj se gaboj.Sa per ate ,se ku ushqehem une vete,pa problem po ta tregoj;jam ne kurbet (Gjermani),prej 16 vjetesh dhe megjithese shumekush mund te me kete zili,une per vehte e quaj fatkeqesine e jetes time qe jetoj larg vendit tim.Dhe mos me thuaj pse s’kthehesh!

  2. Landi- Sverige says:

    Mund ta thoshte ndryshe, pra populli voton, Berisha rimbush kutite, Rama numeron, Spahiu firmos ligjshmerine dhe OSBE duartroket per “demokracine” shqiptare. Eshte me e sakte keshtu, apo jo more Spahi?!

    1. artan vebiu says:

      cdo deklarat e kreshnik spahiut eshte e shkelqyer dhe racionale. aleanca kuq e zi ne sondazhin i cili publikohet nga italianet javen tjeter rezulton forca e pare politike ne vend

  3. Stef Staku says:

    ANALIZE : Ky eshte minimumi qe meriton OSBE. Ka qene OSBE ajo qe eshte tallur dhe e la pa asnje pushtet Edi Ramen. Dhe kete OSBE e ka bere per ti treguar se do marresh pjese pushteti kur te vish e te me lustrosh kepucet te njejten pune qe po ben Sali Berisha.
    Edi Rama eshte ne dhomen e pritjes e ka per te marre pushtet kur ti doje betha OSBE. As ne Afrike nuk ka nje neperkembje te tille si cpo u bahet Shqiptarve.

  4. Vlora says:

    o spahiu te mbeshtesim si aleance e shqiptareve por ben gabimin me te madh kur e krahason berishen me ramen….

    nuk fiton pike duke i futur te dy ne nje kazan,,,prandaj po do te dukesh serioz bej diferenca midis te dyve.

    ndryshe po na dukesh vegel e berishes.

  5. valter says:

    bravo AKZ, vazhdoni keshtu se ne shqiptaret e ndershem jemi me ju. Mire ja beni ketij qeni te OSBE qe se merition te perfaqsoj qte institucion.

  6. Bato says:

    Duhet te zgjohen shqipetaret , te ija japin te gjithe votat vetem ketij spahiut te shikojme 4 vjet cfare do bej ky te pakten +1 dicka do ta beje me shume se keto qe kane 20 vjet dhe vetem minuse po na sjellin populli duhet te zgjohet duhet te provoje dicka te re boll hangen fasule te tentojne dhe te shpresojne per dicka te re ,nuk duhet te mashtrohemi me te njejten mashtrim qe 20 vjet mos u frymezoni o njerez kushdo te jete ky shikoj pak me seriozitet ,duhet te gjithe ti japim votat dhe te shpresojme per 4 vjet nese behet dicka , se po ija dham po prap sales,metes,edit apo topit do te kthehemi 20 vjet mbrapa dhe ne europe do quhemi populli me budall! ky eshte mendimi im !

  7. Leka says:

    Te behemi 1 mil.kuqedhi,qe ta kthejme tere Shqiperine ne osmanlli dhe arabi.

    1. suzana says:

      Epo Vorio Epir s’ka>>fertele ta beni bythen,

      1. Robi says:

        Suzane,ke gabuar adrese!

  8. altin says:

    Hile e madhe me numerimet e votave,pershesh u be ne Fier 2009 por edhe me zgjedhjet e bashkise Tirane.Palloshi me mjeker doli dhe pershendeti votuesit per fitoren por gaboi se Sales i punon ndryshe tabela e mbledhje- zbritjeve.Palloshi qe desh te behej mbret ne vend te Sales me ndryshimet kushtetuese e ka te kot.Me vjen keq te them por zjedhjet mot i fiton PD-ja se luan as topi.
    Dileme si mund te jete AK-ja force politike berese ne Shqiperi?

  9. valter says:

    e thjeshte Altin, mjafton te votojme AKZ dhe te dalim atje ti mbrojme me force votat se dihet ajo qe po votove dhe ike aha vota jote transformohet, si ato te rames tek bashkia. Pa shiko grekrit po reagojne jo dhe aq forte se normal sduhet tu kishin dhen asnje vote partive qe i çoi ne katastrofe por reagoi. Ne a jemi te zot ta kthejme permbyse tu tregojme ketyre taneve qe sjeni ju zotet e fateve tona por ne vet, kjo eshte çeshtja.

    1. Nabukodonosor says:

      Spahiu edhe mund te thoshte ndonje fjale per vjedhjen e votave dhe korrupsionin e gjyqtareve kur ishte ne KLD.Atehere do te ishte edhe me i besueshem.
      Persa i perket programit te Aleances per bashkimin me Kosoven uroj qe te mos behet pa vdekur nja dy breza se ndryshe nuk ikin maloket nga pushteti.

  10. Albi says:

    Vetem keta vlejne per momentin. Forca AKZ, Spahiu dhe Kolonel Myslym Pasha. Poshte Rama dhe Berisha!

  11. askushi says:

    per mendimin tim te gjithe jemi pak politikan . do ta besoja kete qe thote spahiu po te ishte nje person qe nuk ka marre pjese ne asnje nga partit politike . cdo gje qe ben e ben se e di mire se cfare te sjell pushteti . nese vertet do te perfaqesonte ato dy ngjyra qe te gjithe ne i kemi ne zemer une do ta mbeshtetja .por sic thash dyshoj.

  12. jericho says:

    Hape gojen Kreshnik e thuaj te verteten! Vetem ti nuk ke frike! Vetem ti nuk i lepin bythen njerit apo tjetrit! Vetem te ty kemi besim!

  13. Jonader Agolli says:

    Ti or “Robi” vazhdo te kesh iluzione …! Dhe ti or “Leke” vazhdo te jesh paradoksal…!Dhe ti ‘Vlora:nese je inteligjent dhe patriot mos prit Spahiun te te tregoje kush eshte njeri dhe kush tjetri .Ndersa per ty Edi ngjalen dhe Ramen e Metes po te tregoj adresen ku mund te shkosh ; tek gjiri i “kthesave” te liqeni i Tirones!
    Behuni serioze dhe me dinjitet !
    Nuk ka rruge tjeter per kete Shqiperi
    Vec rruges se Shqiptareve KuqeZi
    http://youtu.be/sfvXEDzHp4k

  14. dibrani i New York-ut says:

    Personalisht do tja jepja voten time Ak-se.Me cpo shohim e degjojme duken njerez me karakter,patriote e premtojne ta ndryshojne per mire Sqiperine(K.Spahiu,M.Pasha e te tj.)Sa do tja arrijne mbetet per tu pare,por them qe ja vlen ti provojme me vote.Shpresa se Edi Rama do te bente ndonje gje te mire per shqiptaret po shkon drejt zeros.Shikojeni sa i coroditur qe eshte se fundmi me “perestrojken “apo “gllasnostin”Per cfare ehste ndryshe Rama qes shqiptar.Dhe e gjithe kjo levizje madheshtore e nje politikani te “shquar” ka ne themel rrokaden Berisha-Meta.Imagjinoni Rilindjen shqiptare te Rames ku paterica e Berishes sot behet paterica e Rames neser.I ftoj perkrahesit e Rames qe te jene realiste dhe ta kuptojne me ke kane te bejne.Cdo gje qe ka filluar kunder Sales e CO. e ka lene ne mes.Me e pakta qe mund te thuhet se eshte me karakter te dobet dhe s’eshte per lider te opozites.Mire thote Andi Bushati per Edin qe sa here qe e shikon qe nuk ecen me drejtesi fillon nga poshtersite,por ustai Sale eshte shume me i poshter dhe keshtu Edi eshte nje humbes i garantuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje