Berisha niset për në SHBA, kryeson delegacionin që do marrë pjesë në Samitin e NATO-s

19 Maj 2012, 11:57Politika TEMA
Berisha niset për në SHBA, kryeson delegacionin që do marrë

Kryeministri Berisha u nis sot për në Çikago (SHBA), ku do të marrë pjesë në Samitin e 25-të të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), i cili do të zhvillohet në 20 dhe 21 maj në nivel të kryetarëve të shteteve dhe qeverive.

Në një njoftim të kryeministrisë thuhet se delegacionin e drejton Berisha. “Delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Sali Berisha dhe në përbërje të tij janë Zëvëndës kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, zoti Edmond Haxhinasto, Ministri i Mbrojtjes, zoti Arben Imami dhe zyrtarë të tjerë të lartë,” thekson njoftimi.

Ndërkohë në faqen e samitit thuhet se do jetë i pranishëm edhe presidenti Topi. Por mësohet se Presidenti Bamir Topi nuk do të marrë pjesë në punimet e Samitit të Çikagos, ndërsa Kryeministri mbërrin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kohën që pritet të mbyllë aktivitetin Organizata e Kombeve të Bashkuara. Me sa duket presidenti Topi dhe Kryeministri Berisha nuk do ta shfrytëzojnë rastin që të takohen gjatë punimeve të Samitit të NATO-s, pasi Kreu i Shtetit shqiptar do të kthehet për në atdhe pas fjalës së mbajtur në punimet e konferencës që po mbahet për gjendjene ekonomike botërore.

Në ditën e parë të punimeve, të cilat do të hapen nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Andres Fogh Rassmusen, Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në sesionin e hapjes së mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC). Gjatë këtij sesioni do të përkujtohen ushtarakët e NATO-s të rënë në krye të detyrës gjatë operacioneve të Aleancës.

Në sesionet e Samitit do të marrin pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti i Këshillit të BE-së, Presidenti i Komisionit të BE-së etj.

 

24 komente në “Berisha niset për në SHBA, kryeson delegacionin që do marrë pjesë në Samitin e NATO-s”

  1. Kris says:

    Ishlla rent aroplani ne oqean the e hengert peshkaqeni,,,,,,,,…..!!!???

    1. marko says:

      Nuk e gjen gje gjene e lig..sbie rrufeja ne hale

    2. Dean says:

      Mos heu burr i dheut,mos e thuj at fjale aq te rand.
      Ky asht Jezu Krishti i shqiptareve te Shqiperise se Siperme.Me c’a do jetojne ata sikur fjala jote te shkoje ne vesh te Perendise???
      Na i theve zamrat me kyt mallkim,hu burr,se delet nuk mundet dot me jetu pa pas 1 Coban.Ai u bafte 1000vjet dhe marrte nga ditet e simpatizanteve te tij prej tropoljet.

  2. shkodrani says:

    Fjala e jote ne vesh te PERENDISE

  3. Ky po i blen me leke te gjitha pushtetet, ky po blen me lek edhe mbeshtetjen nderkombetare. Rrezikojme te kthehemi ne nje republike bananesh.

    1. Demo says:

      Nuk po kuptoj sepse ky Taravel nuk po mer pjese ne mbledhjen e perfaqesuesve me te medhenje te botes ne “Camp David” sot perpara The NATO sumit. Mos valle e kane haruar kete ndyresire.

  4. coku says:

    po si eshte e mundur sapo e hapa per komente. e pashe qe ishte nje dhe mendova ate qe keni shkruar ju. kur po klikoja mendova sekur te kete shkruar kete. e hap dhe habitem. ishin fjalet qe do doja ti kisha shkruar une. te jete rastesi apo valle perendia…

  5. beso says:

    O salush,tako edhe Benin e Chikagos dhe jepi nje dekorate edhe atij,se zor gjen njeri nga ato ane qe te durojne te shohin fytyren tende.

    1. Ben Chicago says:

      o beso
      ti me sulmon mua se kam thene qe nuk dua vdekjen e saliut
      une dua qe te paralizohet vetem nga goja.
      e imagjinoni saliun te mos mund te shaje nga familja kundershtaret?
      po ti ike goja do plasi nga marazi,ben te shaje dhe nuk flet dot
      te pershendes

      1. beso says:

        O Beni Chikago,me duket se jeni dy ketu ne forum,se eshte ai tjetri qe e do saliun.Une nuk dua te paralizohet,por thjesht te jape llogari dhe t’i tregojme vendin,si kilenet ia treguan Pinoçetit,t’i shtetezojme edhe parate dhe pronat qe ka vjedhur e bere ne kurriz te shqiptareve.Pastaj le te llomotise sa te doje,por atje brenda ama,ku e meriton ai dhe ca maskarenj te tjere.O Beni,me sa duket nuk je ti ai i dekorates.Qofsh mire andej dhe kujtohu per Shqiperine,te pakten njehere ne vit,se e di qe kushton rruga.

    2. Ben Chicago says:

      Beso,e ke gabim,per mua ai eshte K/ministri i Shqiperise dhe do te ishte nder ta takonja,pavaresisht se per ju eshte njeriu me i keq ne historine e Shqiperise,dhe une e kuptoje pse.Jo per gabimet apo per keq qeverisjen e ketyre 7 viteve,por me shume per permbysjen qe u beri ne ’90.Sa per ketu ne Amerike,ne pergjithesi shqiptaret e urrejne komunizmin,dhe socialistet,sepse e pane se ku te shpie{nuk flas per pleq qe vijne per tu bashkuar me femijet dhe se dine ku jane},vetem ju nostalgjiket,nuk e keni kuptuar se cte ben jo vetem komunizmi,por edhe bindjet e majta.Sa per dekorate flmnd,por dukesh qe mendjen e ke nja 30- prapa.Te jetosh ne Amerike dhe te jesh mengjarash,,,,por smund ta shpjegoj sepse nuk e kupton dot.Beso,pa te ofenduar,mos ke qene gje oficer,(sigurimi,apo ushtrie)???

      1. Dean says:

        C’a thua mor njeri i lig dhe keqinformues me qellim.Akoma s’ke arrit t’a kuptosh se ”renia” e Komunizmit s’ka lidhje fare me emrin e kesaj kafshe qe ti e ke deshire me e taku????????????
        Po flet me 1 njeri qe ka qene ne qytetin studenti,kur te gjithe e kishin marre personale me Ramiz Aline,ky kelysh komunist,spiun,servil……etj.,n’a thoshte se Ramiz Alia nuk asht edhe aq burr i keq,por duhet me u respektu per rolin e vet.
        Kush te tha ty mor njeri i keq,se ky BARBAR paska sjelle ”demokracine” ne Shqiperi???????
        Ti ne ato vite ka mundesi te kesh qen Likuid ne topet e babait dhe s’mban mend as1 gjo,por per hir te Zotit,mos na e hiqni trunin fare me kete BARBAR qe na paska cliru Shqiperine nga Komunistat.

      2. plaku says:

        Ben Chicago,
        Me fal te lutem se, po futem edhe une ne diskutim. Une kisha keto gjera :
        – Ti e di se, partite e ndryshme perfaqesojne edhe interesa te ndryshme te elektoratit.
        – Ne Amerike kemi dy parti. Partia demokrate qe, perfaqeson normalisht interesat e njerezve te varfer, punetoreve, disa intelektualeve te majte etj.
        Partia republikane perfaqesone interesat e klases konservatore, pasanikeve, bankjereve, te djathteve etj.
        – Ne si ti je bere shume i pasur per kohe te shkurter ne Amerike atehere del se pari pyetja se si je bere i pasur per kaq pak kohe. Ne se je i pasur, ke te drejte qe te uresh socjalistet sepse socjalistet ( demokratet si Obama ) jane ata qe jane per :
        a. Nje sistem shendetesor me njerezor dhe jo me klasa ne Amerike.
        b. Sistemin e asistences socjale per ata qe jane pa pune, te semure, te varfer etj.
        – Ne se ti je i verfer ose i shtreses se mesme ne Amerike, atehere une mendoj se je nje renegat i klases tende. Interesat e tua i mbrojne vetem “socjalistet” ( partia demokratike ) dhe jo te djathtet ( parita republikane) te cilet jane per eleminimin e faktorit socjal ne ekonomine amerikane.
        Ti duhet te dish more djale se, vendosja e elementit socjal ne ekonomine kapitliste te tregut eshte bere me nje lufte te gjate dhe te veshtire te brezave te kaluar ne Europe. Keto arritje po mundohen tja heqin popujve europjane perfaqesuesit e te djathteve dhe industria financjare. Une personalisht, m.q.s. jam i varfer dhe emigrant do ta kisha per turp te shaja socjalistet ketu ne Zvicer, sepse socjalistet jane ata qe, luftojne per mua kunder te djathteve ne parlamentin zvicerjan.
        Sa per Berishen, kete ish komunist horr, eshte e drejta jote ta takosh dhe te provosh se, je nje njeri qe nuk respekton vehten tende.
        Me vjen per te qeshur me fotografine e mesiperme te Berishes ku mundohet qe te shitet si VISIONAR, ky qen e bir qeni qe nuk shef me larg se hunda e vet.
        Pershendetje.

      3. beso says:

        Ben Chikago,ti je ai tjetri,ai i dekorates se saliut.Jo,une s’kam qene oficer sigurimi,megjithese nuk e di,ti pretendon se shteti s’duhet te kete sherbim sigurimi?Une o Ben Chikago kam qene student ushtarak kur u ndryshua rendi,dhe kam qene shume optimist per kete.Mbase nuk do beja ndonje gje te madhe,por do vija dhe une gishtin tim ne lumin e gishtave.Por shpejt u duk qe nuk po vinte demokracia,por anarkia,anarkia totale.Azemi dhe vrases me pagese therrisnin rrugeve se do varnin komunistet ne litar;sot nuk eshte sekret te gjesh ne forume hollesira sesi Azemi,saliu e mjaft te tjere ishin te futur nga rregjimi i atehershem per te sjelle”demokracine”.Pra,ketu qendron ndryshimi midis jush dhe nesh:juve ju pelqen demokracia e rrufjaneve dhe neve jo.Sesi e urrejne emigrantet shqiptare te Amerikse socializmin dhe te majten eshte nje fakt qe e di ti,se mua me le indiferent.Une kam njerez shume te afert atje dhe me thone qe amerikanet japin dekorata,si dikur ato sulmuesat ne hekurudha;une kam marre nje sulmues ne hekurudhe ne Klos te Burrelit,kur isha adoleshent dhe jam krenar qe kam dhene kontribut 1 muaj pa para.Plaku,miku im i forumit te ka sqaruar dicka,dhe e falenderoj,por une di nje fakt,natyrisht te lexuar.Erich Fromm,filozofi dhe psikanalisti i madh i shek.te shkuar,gjerman ne lindje dhe amerikan ne adoptim ka qene pjesetar i partise socialiste amerikane;pra une jam cuditur qe ne Amerike te kishte parti socialiste.Ti mund t’a dish me mire kete,por dyshoj qe ti Ben Chikago,pa ironi t’a them,te kuptosh me shume sesa ka kuptuar nje mendimtar i kalibrit te Fromm ne kete drejtim.Komunizmin nuk e shpiku Enver Hoxha dhe as Marksi vetem;te pakten teorikisht eshte ideali me sublim.Nuk di nese do mbetet utopi apo do triumfoje,por te pakten teorikisht nuk e rrezon dot.Une per vete nuk kam qene me asnje parti e ka gjasa qe s’do jem asnjehere,por them ate qe ndjej.Nese Edi Rama me duket se eshte gabim,e them kete,me nick apo emer,megjithese ky ketu eshte emri im,s’eshte nick.Ndofta une mund te jem me mire ekonomikisht nga mesatarja,por ndjesia e empatise(sensi i NE)me shtyn te flas per shtresat me te dobeta.Ben Chikago,ju nuk shihni se sa dem ka bere saliu,ju shihni tek entuziazmi i saliut te njejtin entuziazem te rritjes se pasurise tuaj,por kjo nuk eshte e njejta gje.Pasuria jote mund te jete produkt i djerses tende,dhe ne qofte keshtu ta hash gezuar,por pasurimi i saliut dhe larove te oborrit behet ne kurrizin e pjeses me te madhe te popullsise,dhe kjo jo per vecori te teorise marksiste,por e vertetuar perdite ne realitetin shqiptar,ku korrupsioni eshte monopol i qeveritareve dhe e drejte e tyre ekskluzive.Shiko,ti lexo per te majten,per socializmin dhe komunizmin dhe pastaj mund te debatojme,se duhet t’a dish nje teori qe pastaj ta kritikosh.Nese ti e takon berishen vetem per faktin se ai eshte kryeminister i Shqiperise,sado i pergojuar per afera skandaloze korrupsioni,vrasje te bujshme dhe perdhunim te demokracise elementare,atehere me vjen keq qe qenkam lodhur t’ju replikoj.Ju thjesht nuk doni te shikoni,sic thote Breht ne nje vjershe;Te verberit me tregojne rrugedaljen,por une kam sy dhe shikoj.

        1. plaku says:

          beso,
          Si gjithmone je i madh. Sic thote edhe Aristoteli ky Ben Chikagoja yne jeton per te ngrene ndersa ti ha per te jetuar dhe kjo eshte diferenca. Une i uroj Ben Chikagos sa me shume pasuri por i kujtoj se QEFINI ESHTE PA XHEPA.
          Beso, jam i merzitur se skuadra ime dhe e Clausit Bayern i Munchenit humbi finalen e Champions Legaue, m.gj.ate “the show must go on”.
          Beso, te uroj ty dhe familjes nje dite te djele te bukur.

          1. beso says:

            plaku,nuk a pashe ndeshjen,por ndoqa rezultatin.Po vajti me penallti,zakonisht fitues jane te dyja palet.Bajerni me pelqen si filozofi tregu;shpenzon me kursim dhe arrin te beje skuader lojtaresh,ndersa dy-tre skuadrat italiane apo Reali shpenzojne per nje lojtar te vetem aq sa Bajerni shpenzon per te tere skuadren.Shiko,une heren e fundit ne stadium do kem qene aty nga vitet’92-,93,dhe me e bukura eshte qe kam qene aktivizuar dicka.Plaku,ia kalofshi mire!

  6. hugo says:

    nuk jame i te njejtite mendim me siper folsite spse ai duhete te jap llogari nje me nje para popullite nqs pas ardhsite ne pushtete do te jene per drejtesi

  7. U shkulen kokat bosh drejt atij samit.O zot na ruajte. Paste mend presidenti e mos shkofte.
    Ja shkoi,c’fitoi?!
    Me cudit fakti; gjithe ata delegate shoqeruaes,,ush i paguan gjithe keto shpenzime, se per mos drejtimin e vendit e dime qe s’merakosen?!

    Dhimbia e madhe D

  8. bc says:

    Komandant i farcave te armatosura te Republikes se Shiperise eshte Presidenti iRepublikes suluku ka shkuar per qef te vet ose per te marre shuplaken e fundit qofte e fundit.

  9. Ai says:

    Mos u lodhni kot se nuk e gjen gje gjene e keqe.

  10. Kris says:

    Te kthehesh nga Republike Kastravecash ne republic bananesh eshte gee e mire!

  11. tironci says:

    i rafte damllaja ketij krimineli me emrin sali berisha …
    u linden u martuan po behen femijet qe linden prinder dhe sali berisha akoma ka fuqi e shkaterron SHQIPERINE tone

  12. Beni says:

    Ky njeri, i ka prure Shqiperise dhe ketij Populli vetem Zi,e ka veshur ne Zi kete vend qe kur ka marre Pushtetin ,nga viti 92 -97 vazhdoi me djegjen Totale te Shqiperise me pasoje 3000 te vdekur e shume qe vazhdojne lenkojne per demet shendetsore te marra,e gjithe kjo per Pushtet,Puci i 98,me Gerdecin, 26 te vrare e shume te demtuar,duke vazhduar me 21 Janarin 4 te vdekur dhe shume te plagosur,si edhe me shume te Zhdukur po nga ky njeri,qe nuk i lejohet Zbarja e krimit mbasi dihet dora e Saliut ,kjo dore Barbare i ka kushtuar dhe se po vazhdon ti kushtoje shume shtrejte ketij Populli,ku vendi po vazhdon perseri te Qeverise me nje Qeveri komplet te Korruptuar,Populli qe gjithcka ka ndodhur ne emer te tij sot po vazhdon gjumin e rende per te miren e Saliut dhe te keqen e vetes,Turpi do ta mbuloje kete vend kur te kujtohen nje dite se si nje Baloz i ka Shtypur e katandisur kaq gjate ne nje skllaveri te plote,po ku gjume neser ne Histori do tju tregoje juve lavdine eketyre 22viteve te humbura nga nje Malok me koken si shkembi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje