Shqipëria dhe Bosnja në fund të tabelës së klasifikimit të vendeve europiane – edhe nga pikëpamja ekonomike

19 Maj 2012, 11:33Politika TEMA

Një institut në Sofie (Open Society Institute) ka zhvilluar një studim të financuar nga Inisiativa e Politikave Europiane, për të analizuar përparimin që kanë bërë vendet e reja anëtare dhe kandidate për në BE në rrugën e tyre të mundimshme drejt afrimit me vendet më të zhvilluara të BE-së. Për këtë, ajo ka ndërtuar një indeks (The Catch-Up Index) që ponderon renditjen relative të vendeve anëtare, kandidate, dhe kandidate potenciale në katër drejtime kryesore: ekonomi, cilësi e jetesës, demokraci dhe qeverisje (http://www.thecatchupindex.eu/TheCatchUpIndex/ ).

Në renditjen sipas indeksit të ponderuar, Shqipëria ndan vendin e fundit me Bosnjën me pikë të barabarta (21). Të parët janë Luksemburgu, Danimarka dhe Suedia me 71 pikë.

Po si renditemi ne në secilin nga katër drejtimet që janë ponderuar në indeksin e mësipërm?

Në drejtimin ekonomik, aq shumë të trumbetuar nga Berisha, Shqipëria është në fund me 27 pikë (njësoj sa Bosnja) dhe 6 pikë pas Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Në drejtim të cilësisë së jetesës ia kalojmë Bosnjës me 2 pikë dhe jemi në një nivel me Turqinë.

Në drejtim të demokracisë ia kalojmë me 1 pikë vetëm Turqisë, që është në vend të fundit me 14 pikë. (E para në drejtim të demokracisë është Suedia me 75 pikë).

Së fundi, vetëm në drejtim të efektivitetit të qeverisjes kemi dy vende poshtë nesh, Serbinë dhe Bosnjën, me 18 dhe 16 pikë (ne kemi 20, ndërsa Danimarka, që është e para, ka 77 pikë).

E.Zaloshnja

http://respublica.al/artikuj/2012/5/19/shqiperia-dhe-bosnja-ne-fund-te-tabeles-se-klasifikimit-te-vendeve-europiane-edhe

6 komente në “Shqipëria dhe Bosnja në fund të tabelës së klasifikimit të vendeve europiane – edhe nga pikëpamja ekonomike”

  1. Kryeministri yne, me mbajtjen e zgjedhjeve te reja duket se do zere vendin Reis Cicos tek Klani, sepse nuk mund te rrije ai pa dale ne Televizor.

  2. Cami nga Cameria. says:

    E kane gabim! Ne fund te tabeles eshte Greqia. E ka thene edhe Gjermania kete.

  3. alban says:

    Perfekt 2 vende(te confederates islamike) ne europe te fundit do jene, eshte ceshtje concepti i funkesionimit te shtetit dhe organinimit politik e ekonomik.

    1. rea says:

      Po c’lidhje jane jane islamike apo jo? Pse i ngatrroni gjerat ? Jemi te fundit, sepse ashtu kemi qene gjithemone…te fundit!! Cfare mrekullie ndodhi qe te presim te jemi te paret?

  4. ??? says:

    normal per vende islamike, ketu do te jete vendi gjithmon.

  5. jona says:

    po greqia cfare vendi hyn islamik?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje