Arbën Xhaferri: Njerëzit me ndikim po kërkojnë një president-pulë

20 Maj 2012, 14:48Politika TEMA

Intelektuali i njohur shqiptar, Arbën Xhaferri, duke folur për Presidentin e ri të Shqipërisë, thekson se njerëzit me ndikim po kërkojnë dikë të kontrollueshëm “që nuk turbullon ujërat”, por zgjidhja vjen vetëm nga zgjedhja nga populli.

“Ata që kanë ndikim, kërkojnë të kundërtën: një president-pulë, që nuk e turbullon ujin. Kjo situatë është e njëjtë në shtetet ish-komuniste. Njerëz me integritet moral dhe virtyte të tjera ka në çdo shoqëri, por tani për tani, ata janë të panevojshëm, prandaj zgjidhja duhet kërkuar te zgjedhjet e drejtpërdrejta”, shprehet për Shqip ai.

12 komente në “Arbën Xhaferri: Njerëzit me ndikim po kërkojnë një president-pulë”

  1. Lefteri says:

    Arber je nga me te medhenjte e kombit tone Respekt per Ju

  2. LORA says:

    Nderim per Arben Xhaferrin qe artikulon sakte burimin e ilegjitimitetit
    ne mender shtetin e brekedhjerit te historise nga njera ane,e qe ideon zgjedhjen e Presidentit ne menyre te drejtperdrejte nga vota e Popullit ne anen tjeter.

  3. geno says:

    Saliu dhe edi e duan presidentin edhe pulë edhe palë, dmth qe te mos flas dhe te flas kur duan ata

  4. martin says:

    Nje nder emrat e medhenje te kombit tone qe ia vlen te jete president nuk e di a lejohet nga Kushtetuta.

  5. valter says:

    respekte per Ju z. Arber Xhaferi, fiks ashtu eshte!

  6. mira says:

    E ka thene shume sakte. Te gjithe njerzit me ndikim -politikanet-duan te vjedhin dhe te mos i hyje gjemb ne kembe. Populli naiv ben tifozin.
    Se cfare mostre eshte sali-serbi e dine dhe femijet e vegjel. Jemi popull i mallkuar dhe per te ardhur keq qe shpresuam gjithe kete kohe tek nje opozite jo vetem e paafte dhe handikapate por mesa shohim njesoj te korruptuar. Ndryshimi eshte se keta ne pushtet jane shpellare atdhe shites dhe vrases, ndersa keta qe duan te marrin pushtetin jane me te civilizuar. Te dy palet kerkojne te kene nje president si thote dhe i nderuari Xhaferi- nje pule.
    Kete gje ata ja bejne vetem nje populli pule si shqiptareve, dhe jo nje populli me dinjitet.

  7. balzac says:

    me falni e postova me heret nje koment te cilin ia drejtova rubrikes mbi Arben Xhaferin por si duket e ngaterrova ne ate rubriken ku eshte thaci me salihun.Ju lutem zhvendoseni pra ne rubriken per te cilen edhe qe destinuar.

  8. Xhavit says:

    Shqiperise dhe gjithe shqiptareve i duhet nje president qe nuk i perkulet Evropes, as SHBA-se, ne dem te Shqiperise, por qe i perkulet popullit shqiptar, dhe i cili lufton dhe i mbron te drejtat e kombit gjithshqiptar!

  9. Ti xhavit drejt po shkruajsh, por ky xhaviti tjeter nga larg prej norvegjis thot se shqiperia po te doj presidentin e ka veq lypset komfirmim, un nuk shoh tjeter ma tmir se TOPI, ndoshta e kam gabim.

  10. JC says:

    Nuk besoj se populli do zgjidhte ndonje me te mire. Politika nuk eshte problemi, problemi jemi ne si popull. Sa me shpejt ta kuptojme kete aq me shpejt do kete reflektime ne ata qe kemi ne krye.

  11. Alban AL says:

    Respekt per idete e intelektualit te vertete Arber Xhaferri.
    Gjithmone ka folur te verteten.
    Urojme qe t’a degjojne kete radhe.

  12. askushi says:

    Per politikanet qe kane bere mekate,Presidenti duhet te jete pa goje,pa hunde,pa sy,pa ko..dhe ne fund ti kerkojne perseri dorheqjen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje