Aleanca KuqeZi: Të largojmë qeverinë më të korruptuar në Evropë

20 Maj 2012, 15:25Politika TEMA

Aleanca KuqeZi zhvilloi një tubim entuziast në qytetin e Rrogozhinës ku qindra qytetarë, përtej çdo parashikimi iu bashkuan lëvizjes politike “Aleanca KuqeZi”. Të mbledhur në pallatin e kulturës në qytetin e njohur si “bastion” i demokratëve, qytetarët e Rrogozhinës të indinjuar nga indiferenca 22 vjeçare e pushtetit dhe të motivuar nga shpresa dhe fryma e Aleancës KuqeZi me brohoritma kërkuan largimin e qeverisë së kryeministrit të Shqipërisë, por jo të shqiptarëve.

I pranishëm në këtë aktivitet kryetari i Aleancës KuqeZi Z.Kreshnik Spahiu u ndal në problematikat e qytetarëve dhe qorrsokakun ku është zhytur vendi dhe jeta e çdo qytetari të tij, qoftë ky i majtë apo i djathtë.

“Të largojmë qeverinë më të korruptuar në Evropë dhe ta bëjmë sa më parë, dukë bashkuar forcën e zërit dhe fuqinë e dijes. Të bashkuar do t’ia dalim të largojmë qeverinë e ministrave më të pasur në historinë 100 vjeçare të Shqipërisë” deklaroi kryetari i lëvizjes politike Aleanca KuqeZi.

Lideri i kuqezinjve u ndal më tej tek bllokada që strukturat e pushtetit qendror dhe vendor kanë orkestruar ndaj aktivitetit politik të Aleancës KuqeZi.

“Ata s’janë burra ata janë burracakë. Kanë angazhuar çdo qelizë të pushtetit të tyre që e trajtojnë si pronë të trashëguar për të bllokuar ortekun kuqezi i cili po mbledh rreth tij shqiptarët pa dallim feje, krahine, gjinie dhe bindje. Ata kanë frikë nga NE, kanë frikë nga JU, ata kanë frikë nga kuqezinjtë” – deklaroi lideri i kuqezinjve Kreshnik Spahiu.

Në përfundim të aktivitetit me qytetarët e Rrogozhinës Kreshnik Spahiu shpërndau karta anëtarësie për qindra të rinj dhe të reja që iu bashkuan Aleancës KuqeZi në qytetin e Rrogozhinës.

17 komente në “Aleanca KuqeZi: Të largojmë qeverinë më të korruptuar në Evropë”

  1. DHELPRA says:

    Pse vetem Saliu te haj?…

  2. valter says:

    Amin ishalla, forca AKZ!

  3. aliko says:

    Kreshnik ti dhe partia jote do te mbeteni nje parti me 0.1% ne se nuk i sqaron publikut 2 pyetje.

    1-Kush te financon? Trego burimin e ketyre shpenzimeve te medha.
    2-Ne programin e partise AK kush jane aleancat e natyrshme dhe te mundshme parazgjedhore dhe paszgjedhore.

    AK nuk mund te marre pushtet e vetme keshtuqe duhet te na e sqarosh kete pike kaq te erret.

    1. BN-usa says:

      Pergjigje per ty Aliko;
      Nje pergjigje shume e thjeshte per ty ,kush i ka financuar keto parti te tjera duke filluar nga me te medhate dhe deri tek ato me nje antar.Shume e thjeshte ta vertetosh.Pastaj sa per ate se me ke do bejne kualicionet s’eshte shume e rendesishme ta dime .Une ju siguroj se kjo Aleance do beje kualicion me ato forca politike qe jane per te miren e kombit qe i sherbejne shqiptareve dhe jo atyre qe ju ka sherbyer politika e njezetviteve te fundit.Tani ka ardhur koha tu tregohet vendi ketyre tradhetareve te kombit.Shume shpejt kjo force politike do jete me e madhja ne te gjithe trevat Shqiptare.Leri keto gjera intriga te pa vlera,ju pse nuk pyesni ato qe juve ju sherbeni se ckane bere deri tani pse nuk ju kerkoni llogari atyre.MJAFT populli eshte ngopur dhe te gjithe do pergjigjen nje dite.

  4. Ardi says:

    kush flet per korrupsion?!!!!! kreshnik spahiu !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Ky kreshnik spahiu nik bente punen ne KLD por shkonte te themelonte partine se po i mbaronte mandati …
    Mund te besohet nje njeri i tille qe na folkerka kuder korrupsionit !!!!!!!!!!!!!!!!!
    Ik o kreshnik spahiu se te njohim se cfare pune ke bere ne KLD— i le Gjykatat Shqiptare me te KORRUPTUARAT ne BOTE se nuk e beje punen per te cilen qe ngarkuar ne KLD….
    Njerezit jane aq shume te zgjuar sa qe do te te largohen pa nje pa dy … Pervec kesaj na dalkerke te na flasesh per nacionalizma, e kush ti qe njerezit e familjes tate shkonin e vinin pasuri ne Greqi dhe jo ne Shqiperi se u leverdiste me mire … Kujt po i flet ti ore per nacionalizem dhe per lufte kunder korrupsionit … Larg te gjithe njerezit prej ketij lloj njeriu Kreshnim Spahiut qe as nuk bente punen ne KLD por i la Gjykatat e Shqiperise ne gjendjen me alarmante te Korrupsionit dhe qe ka histori familjeje te palidhur aspak me interesa nacionaliste por me interesa pasurore ne ate vend qe e shan gjithe diten sic eshte Greqia. A nuk ka ligj qe ta beje kete kreshnik spahiun te jape llogari per menyren se si u flet njerezve????? Duhet reaguar sa me shpejt

  5. BN-usa says:

    Pse ju te Gazetes tema nuk i publikoni komentet emia.Apo publikoni vetem ato qe ju interesojne juve ?

  6. Aliko i pashpresi ! Bravo per inteligjencen dhe per shifren e sakte 0.1%! Gjeniu i vogel je. AKZ u hutua nga mencuria jote. Krimb impotent i tredhur perjetesisht. Voten tende perdore per hemoroidet e PS dhe PD dhe vdis kanaleve
    AKZ ska nevojen e te tredhurve dhe ujrave te zeza.

    1. Aliko says:

      Nuk doja te shprehesha por po shenoj dicka per ty jo per te dhene mend por thjesht nje pergjigje formale. Ai Spahiu yt ka lulezuar ne pushtetin qe ti po shan tani dhe nuk mund te marre as nje 0.1. Sa per komentin qe ben per mua nuk merzitem se ti aq tru ke.Nga komenti yt kuptova se ti je tredhur nga Kreshniku dhe Kreshniku eshte i tredhur nga dikush tjeter. Une nuk bej fare pjese ne kete zinxhir sepse nuk jam antar i ndonje partie. Edhe sikur te dua nuk mundem ketu ku une jetoj.Une nuk te fyeva bera vetem nje pyetje. Ne se ka shume si puna jote ne AK do ti shkojne parate dem. Me sa duket ti ben pjese ne sahanin e AK dhe revoltohesh kur une bej ndonje pyetje sepse ti ske tru te me japesh nje pergjigje. Ti ben pjese ne faren me te urryer dhe e trashe. Ti je vertet nje malok i trashe dhe une nuk komentoj me me ty se nuk ja vlen. Fatkeqesisht ne shqiperi ka shume si puna jote.

  7. CIA. says:

    E dime o Spahi e dime. Keshtu thoshte edhe Ilir Meta para zgjedhjeve, te rrezojme Sali Berishen!

    Edhe ti nuk po na thua ndonje te re. Eshte afer mendjes, qe te marresh sa me shume vota, duhet qe te thuash poshte Sali Berisha nga mengjesi e deri ne darke. Problemi ketu eshte o Spahi, se ti nuk po ju thua Shqiptareve te verteten, qe partia jote u krijua nga Berisha si force politike, per te ndihmuar Saliun me 2013-en. Cfare nuk dime, eshte se cfare te ka premtuar doktori, neqoftese e ndihmon te qendroj ne pushtet. Ndoshta ndonje ministri?

  8. interpoli says:

    nuk e kuptoj se cfare doni ju o njerez te tipit Aliko! votoni per ata qe korrupsionin e bejne dites me diell dhe qe kane 20 vjet qe mashtrojne ne permasa hiperbolike…ju presupozoni se nje force e re qe kq dqle dhe ende nuk eshte provuar, qenka e korruptuar! juve ose jeni nga ata qe ju citon sala se cfqre duhet te shkruani, ose jeni te pa shprese… une per vete dua ndryshim dhe ndryshimin e sjellin vetem forcat e reja… A nuk ka asnje deputet a figure te kompromentuar a perzier qofte edhe me afera te tipit Topi (vjedhje pronash e ndertime pa leje)…

    1. CIA says:

      Kush e drejton ate forcen politike?? Mos ne thuaj se as ai nuk eshte i korruptuar! Nuk ka me budallenj o zoteri dhe mos u be avokat i se keqes. Se cfare eshte Spahiu, do ti nxjerri kembet shume shpejte. Nuk do te presesh shume, mos u merzit.

  9. tourkofagos says:

    pune korrakesh……..

  10. SHPATI says:

    Kot mundohemi o shqiptare,ta leme Salen dhe Ramen ne pushtet deri sa ta shesin krejt shqiperine dhe pastaj ka te drejte Kreshnik Spahiu te thote te shporrim grekun o serbin nga shqiperia ose ti japim te drejte partise presidentit ,ajo eshte parti e paster (Kelysh te paster te PD) Shporrini nje here e pergjithmone kriminelet e korrupsionin nga ai shtet qe kurre nuk u be shtet.

  11. enea says:

    Pse nuk fillon me veten efendi Spahi? Se duhet pastruar Shqiperia nga te korruptuar si puna jote (KLD????).
    Na fol pak per korrupsionin ne drejtesi kur ishte ne KLd. Na thuaj se kush te financon.

    PALACO

  12. labi says:

    O SHQIPETARE!Na kaloi jeta eksperimente.A nuk i patem “te rinj”Berishen,Nanon apo Meten qe na doli me i korruptuari e me i pabesi.Ne jemi populli me i cuditshem ne bote qe i kemi 8 Marsin dhe 1 Majin “dite feste” ne nje kohe kur e gjithe bota proteston.Po ne as per te protestuar per te drejtat tona nuk dime,edhe ne 97-ennuk protestonim per djersen tone qe humbem ne piramida po protestonim e u vrame per te sjelle Nanon ne pushtet,edhe ne 21 Janar nuk protestonim per rrenimin tone te gjithanshem nga politika e te dy kraheve(se njelloj jane),dhe per gjakun e atyre 4 BURRAVEqe u flijuan atje po protestonim per votat e vjedhura te Rames.kujtoni o shqiptare se cfare ka shkruar:Mjeda,Fishta,Ali Asllani e te tjere burra,po fatkeqesisht BURRAT vdiqen dhe tani kane ngelur plehrat qe na terheqin ne per hunde si u do b……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje