Kriza e borxheve europiane mund të menaxhohet vetëm nëpërmjet kursimit, kursimit, kursimit. Kjo është shkolla gjermane. Qeveria në Berlin e ka cilësuar këtë si një të vërtetë. Të vërtetën e vetme. Të vërtetën e të gjitha të vërtetave. Kancelarja gjermane e përsërit këtë në çdo rast dhe të premten që kaloi ajo tha: “Rritja me marrje borxhesh do të na çonte mbrapa në fillim të krizës.”
Kjo thënie tingëllon mirë dhe duket bindëse. Por në veshët e gjithmonë e më shumë europianëve kjo tingëllon ashpër. Tingëllon si një diktat gjerman me pasoja të tmerrshme për miliona jetë njerëzish të thjeshtë në Portugali, Spanjë, Itali dhe Greqi.
E gjithë shtresa e mesme në vendet e jugut të Europës së Bashkuar po rrëshqet në varfëri dhe bile në mjerim.
Por për edhe sa kohe do t’i qëndrojë demokracia presionit të shoqërisë, i cili rritet gjithmonë e më shumë nëpërmjet humbjes së shpresës? Ky presion rritet edhe në vetë Gjermani, për shembull prej aktivistëve të “Blockupy”, të cilët rrethuan zonën e bankave të Frankfurtit. Banka Qendrore Europiane zhvendosi një pjesë të punonjësve të saj në vende sekrete pune dhe banka tregtare mbylli zyrat.
A jemi përpara një revolte? Në Gjermani? Në Europe? Akoma jo. Vetëm demonstratë, siç parashikon demokracia. Ose siç shkruan publicisti Heribert Prand në gazetën “Süddeutsche Zeitung”, “Ky nervozizëm është një e drejtë dhe detyrë e njeriut”.
E vërteta gjermane e kursimit si zgjidhja e vetme rrit kundërshtimin, sepse njerëzve nuk mund t’ju kërkosh gjithçka, mbi të gjitha jo njerëzve të thjeshtë, pra gjithçka që i jep kuptim jetës së tyre.
Ose kjo kurë gjermane kursimesh të tmerrshme do të marrë fund, ose ajo do të përfundojë në katastrofë, siç parashikonte ne vitin 2007 një parullë e anarkistëve, që thoshte: “Kryengritja po vjen.”
Nëpërmjet François Hollande po shfaqet në qendër të Europës një e vërtetë tjetër, jo gjermane. Presidenti i ri i Françës, do që të bëjë një kombinim midis kursimit dhe investimeve më qellim që ekonomia europiane të marrë veten.
Mendimi i Hollande është i thjeshtë dhe bindës: Më pak spekulime dhe më tepër prodhim.
Në fakt ky mendim i Hollande nuk është revolucionar. Ekonomiste te shkëlqyer këshillojnë të njëjtën gjë. Si për shembull, fituesi i çmimit Nobel për ekonomi, Paul Krugman, i cili dogmën gjermane në lidhje me kursimin e quan “barbarizëm.”
Në fakt ne lidhje me këtë të vërtetë luftojnë me njëra- tjetrën dy shkolla ekonomike: shkolla neoliberale, e cila përqendrohet në ekonominë financiare, dhe shkolla kejnsiane*, e cila përqëndrohet në ekonominë reale.
* John Maynard Keynes, lindur në 5 qershor 1883 në Kembrixh dhe vdekur në 21 prill 1946. Ishte një ekonomist dhe matematicien i shquar anglez. Teoria e tij quhet kejnsianizëm.
*Përgatiti: Agim Huso
Un tham te bajm nji 97′ dhe ta zgjidhim krizen botrore!
Zoti Holland me aftesine e tij prej specialisti,korektesen per premtimet e fushates do te beje ndryshimin e madh te Europes.
Mjaft me udheheqes barbare e hajduterira,mjaft me bunga bunga por drejtesi e pune per te gjithe
Sic duket autori zvicerjan i artikullit ka te drejte se, ne samitin qe u be ne Amerike u ra dakord ne parim qe, krahas kursimit te punohet edhe per rritjen e investimeve ne Europe. Kjo ide u mbeshtet shume edhe nga Obama i cili, ne fakt ka bere per Ameriken nje plan gjigand konjuktural per ndertime publike. Ne kete plan ai investoi mbi pese mije miljard dollare dhe rezultatet pozitive po shifen. Ne Amerika kemi nje ngritje ekonomike dhe rritje te vendeve te reja te punes.
Mos harroni se, ku e coi Greqine plani i kursimeve te Merkozise. Ekonomia greke u mbyt dhe qysh ne tre vjet eshte ne recesjon, papunesia eshte mbi 22%, papunesia e rinise edhte mbi 40%. Mos harroni se Portugalia dhe Irlanda zbatuan planin e kursimeve dhe eshte fakt se Portugalia dhe Irlanda jane tashme ne recesjon. Keto fakte tregojne se, shkolla gjermane e kursimeve ishte nje gabim. Tani partia socjaliste gjermane po kritikon shume planin e kursimeve. Hollande ka mbeshtetjen e qeverive italjane, spanjolle, portugese, hollandeze, greke ne lidhje me idene e tij qe KRAHAS kursimeve te behen edhe investime per daljen e vendeve te Europes jugore nga recesjoni.
plaku, me duken identike mendimet e gazetarit zviceran me mendimet e tua!!!
Fillimi i artikullit me duket pak i “shqiptarizuar”:
“Kriza e borxheve europiane mund të menaxhohet vetëm nëpërmjet kursimit, kursimit, kursimit. Kjo është shkolla gjermane. Qeveria në Berlin e ka cilësuar këtë si një të vërtetë.
Të vërtetën e vetme. Të vërtetën e të gjitha të vërtetave.”
Sidomos shprehja e fundit me duket pak paradoksale ne gojen e gjermaneve dhe te Angela Merkel, megjithate jane spekullime nga ana ime kur artikullin ne origjinal nuk e kam lexuar. Mua te pakten keshtu me duket.
Tani ne teme: Me fitoren e Hollande u shtua dhe nje ze ne korin e shteteve dhe qeverive te motos: “ti puno dhe une te ha”.
Keto qeveri dhe Hollande nje gje te vetme kane ne goje:Investime! Por investimet jane kredi dhe kredite jane borxhe dhe interesa, pra do te kete nje marrje fryme per disa vjet dhe pasta do te plase vala e re e krizes. Kaq duhet ta kuptoje njeriu.
Me trute e Obames nuk ecen Gjermania, as me mendjet e Cameronit dhe as te Bundesratit zviceran se ne fund te fundit aq u ben, ne zonen e Euros nuk jane.
Plaku, diku rastesisht degjova qe Greqia ka marre nga Arka e EU rreth 150% te PBB, kur vete Gjermania me ane te Planit Marshall, aq shume te zene ne goje, rreth 4% te PBB. Pra rreth 35 deri 40 here me shume ne relacion me Planin Marshall te zbatuar ne Gjermani!!!
Dhe kjo shume kolosale fillon me hyrjen e Greqise ne EU rreth vitit 1981 dhe deri ne shfaqjen e krizes se Euros.
A nuk kane qene keto investime? Natyrisht, nuk mund te thuash Jo. C`fare ka bere Greqia me to? Pergjigjen nuk po e them.
E pra dicka nuk shkon ne kete mes.
Dalja e Greqise nga Euro do te ishte rruga me e mire, por kete as Syriza nuk e dashka. Pra ne Euro duan, por borxhet nuk i duan.
Ke te besh me shaaxhinj, asgje me shume.
Po flitet sikur Schäuble do te marre ne dore financat e Europes, kete e deshiroj pa mase.
Pershendetje
Claus,
Ato qe shkruan me siper kane sens, vetem se do ti shtohe disa detaje nga kendveshtrimi im.
Se pari kur merren kredi per te financuar pagimin e borxheve, keto kredi quhen kredi te “keqija” pasi e vetmja shpres eshte te ndodhi ndonje mrekulli qe ekonomija te rritet ne te ardhmen.
Kur keto kredi shoqerohen me kredi te cilat sherbejne per investime ne te ardhmen, atehere ndryshon natyra e kredise apo e borxhit.
Se dyti, nese shohim shifrat ne detaj e jo ne menyre globale, konstatojme se kriza ka prekur shtresen e varfer dhe ate te mesme, po te hedhim nje sy ne renditjen e me te pasurve ne bote ne Forbes , pasuria e tyre gjate krizes jo vetem qe nuk eshte ulur, po ka ngritje.
Nese bejme nje paralele te grafikeve me te ardhurat e klases se varfer e te mesme ne vendet me te zhvilluara, me ato te me te pasurve ne bote, kahet e kurbave jane ne perpjestim te zhdrejte.
Pra nga kriza nuk kane dale te tere te humbur. Po per ndarjen e fitimeve jane te pakte ata qe qe ngrene zerin (flas per ata qe kane ne dore te ndryshojne sistemin).
Sot ne vendet ne zhvillim ka lobim per te privatizuar kompanite shteterore qe kane fitime, dhe po te njeten qe bejne lobim per liberalizim ekonomie, kerkojne qe te shtetezohen kompanite qe kane humbje per te evituar krizen!
Pra privatizojme fitimet dhe shtetezojme humjet.
Nuk them se e ke gabim, plotesisht dakort persa i perket ceshtjes se investimeve. Ashtu eshte sic thua ti, Argita, por pyetja ime qe nuk gjen dot pergjigje eshte:
Greqia ka perfituar nga viti 1981, kur hyri ne BE dhe deri ne vitin 2010 rreth 150% me shume se vete Prodhimi i Brendshem Bruto i saj!!!!
Plaku, ka thene gjithnje, qe ne Greqi duhet te zbatohet nje plan Marshall. Shifrat kane treguar qe Gjermania me ane te planit Marshall ka perfituar rreth 4% me shume se Prodhimi i Brendshem Bruto i asaj kohe. Mos harro se Gjermania sapo kishte dale nga lufta.
Me rreth 35-40 here me shume perfitime nga BE qe ka thithur Greqia ne krahasim me Gjermanine ajo sot duhet te kishte ngrene me luge te florinjte.
Pra ato para jane hedhur edhe per investime, por bilancet na dilkan ndryshe ne Greqi dhe ndryshe ne Gjermani.
Greqia e mbytur ne borxhe dern ne 160% te PBB.
Kam folur vetem me shifra, pa me te voglin paragjykim.
Me mire te pyetet Papademos qe ne vitet kur hyri Greqia ne Eurozone ishte Shef i Bankes Qendrore te Greqise. Autori i tere fallasifikimeve dhe mashtrimeve te shifrave.
Tani i ra ne koke tere ai manipulim skandaloz. Por tani nuk po e vuan vetem Greqia por dhe shtete te tjera.
Per mua kthimi ne valutat nacionale, si dikur eshte rruga me e mire. Gjithkush ta gatuaje vete sallaten e vet.
Pershendetje.
Kthimi ne dhramkmi i ekonomise greke do te ishte baraz me nje humbje prej 40% te PBB per Greqine, e rrjedhimisht me pamundesine te te shlyer asnje borxh aktual.
Do te shoqerohej me kaos, pasi brenda nje dite ne bankat greke nuk do te kishte me asnje euro ne gjendje.
Sot Evropa ka kapacitetin financiar te perballoje humbjen totale te parave te dhena borxh ne Greqi, pasi Greqia e ka PBB sa rrethi i Parisit, pra asgje katastrofike.
Problemi eshte se po ju falen Greqise, i duhen falur Spanjes, Potugalise e me pas Italise, Irlandes… e kjo teknikisht eshte e pamundur.
Aktualisht e nje nga te vetmet alternativa eshte qe Greqise ti ngrijne borxhet per nje periudhe 10 vjeçare te pakten, por me kusht qe parate qe duhet te lanin borxhet te investohen per te rimekembur Ekonomine, pra te ndermarin reforma thelbesore.
Claus,
Desha te thosha keto gjera :
– Per sa i perket Planit Marshall per Gjermanine, mendoj se dje ne darke ke mare keto te dhena nga programi televiziv i ARD i Gunter Jauch, ku ishin te ftuar Steinbruch dhe Sarazin. Kuptohet se shifrat e tua jane tamam.
– Per sa i perket investimeve desha te them se, po kete gje beri edhe presidenti Ruzvelt ne vitin 1933 me krizen e madhe ekonomike ne Amerike. Kjo eshte edhe ideja qe ka ekonomisti i madh Keyenes dhe nje gje qe po ben ne fakt edhe Obama.
– Kuptohet qe une e respektoj mendimin tend m.gj.s nuk jam dakord me te. Koha do ta tregoje se, kush ka te drejte. Rendesi ka qe mesojme nga njeri tjetri.
– Kam mendimin se, Merkel dhe Schäuble nuk do heqin dore nga kursimet sepse 70% e zgjedhesve gjermane nuk eshte per rrugen e investimeve dhe ne vitin qe vjen ne Gjermani behen zgjedhjet.
Claus, te uroj ty dhe familjes gjithe te mirat.
Plaku,Claus ka te drejte,sipas meje,sic kane te drejte gjermanet e disiplinuar.Ti e di,qe une futem kot,e ndonjehere ngaterrohem,por me kujtohet se Stiglitz,ekonomisti Nobel i 2001 thote qe rruga me e mire e nje shteti ne veshtiresi ekonomike eshte kursimi.Plaku,kursimi eshte nena e ekonomise;nuk behet ekonomi pa kursime,te pakten ekonomi jetegjata.Ti thua per Obamen qe ka injektuar nje shume te madhe parash,por une di qe te pakten Kina ka blere mbi njemije miliarde$bono thesari USA(Amerika ne Lindje ka borxhe ne bono thesari permbi 2 mije miliarde$),dhe me akorde dypaleshe i eshte hapur tregu boteror Kines,pasi Amerika e ka te pamundur tu pagoje ne afat borxhin.Plaku,ekziston nje teori qe nxit shpenzimin,si thua ti,Trickle down,qe pak a shume eshte tipike amerikane,por e provuar ne vende te tjera si Argjentina,ashtu si terapia e shock-ut,qe e sugjeruan amerikanet dhe u shkaterruan disa ekonomi te Lindjes.Plaku,sepse kam nje ide sikur kriza e’29 u kalua perfundimisht me eventin e luftes se II boterore,e cila vuri ne moto ekonomine amerikane,e ndoshta ka ndonje teori,qe ngaterron amerikanet ne ngjizjen e luftes ne Evrope,ngaqe thuhet nen ze se Hitleri vdiq ne Argjentine ne vite’50,po ashtu bmb amerikane qe u leshuan ne Japoni paten material gjerman,qe here thuhet se iu rrembyen gjermaneve,here sikur gjermanet e anijes u vetedorezuan,etj si keto.Megjithate,plaku,kjo shoqeria e sotme eshte shoqeri e ndertuar mbi konsumizmin;sot kush kursen eshte si delja e zeze,ndaj ka pak gjasa ta degjoje kush kete keshille te arte gjermane.Prandaj,sic sugjeron Clausi”pa uleni pak ritmin e komenteve”,hahahhaha,ju pershendes.PS.Per Claus!Ti me thoshe qe Shvarzenegeri ishte qyp nga mendja,por ne fakt eshte folur se do ta kandidonin per president,mirepo ky nuk plotesonte kushtin e lindjes,pasi nuk ka lindur ne Amerike,po ne Graz.Po te kish lindur ne Amerike do ta kishim president te nderuar,plot 8 vjet sic jane detamet amerikane.Nuk p[aragjykoj amerikanet,jane demokracia me liberale e mundshme,por keto gjera i marrin me shume patos kinemaje,dhe natyrisht,sic thua dhe ti,gjerat jane aq te medha sa edhe kauboji me i paditur nuk do kombinoje ndonje cmenduri te madhe.Claus,nje esesp-ektakolare ka shruar Bertrand Russell per Thomas Paine,revolucionarin e madh anglez,qe ndihmoi pavaresine amerikane dhe se fundi nuk gjeti mirenjohje tek Linkoln e Xheferson.”Merr nje cope shkemb dhe mos e gdhend fare-ky eshte Linkoln”-thote Thomas Paine.Pershendetje!
plaku me fal qe po hyj ne pjesen tende te replikes, por nuk mund ta le beson pa pergjigje.
Beso, e ndjeva qe ne rreshtat pare dicka e forte do te dilte dhe si gjithmone intuita ime qe rralle me le ne balte edhe kete radhe nuk me zhgenjeu.
Rreshtat e fundit e thene ndryshe “qershia ne torte” jane si ai gazi qe u jepej pacienteve para operacionit qe quhej gazi gazmor ku pacientet qeshnin dhe qeshnin gjate operacionit.
Kam pershtypjen qe “Tema” i kalon shpejt artikujt kur komentet behen teper interesante.
Koincidence apo …?
Pershendetje dhe mbremje te gezuar.
Claus,eshte koincidence,se TemA s’me ka kaluar ndonje tregim gazmor,qe po te ish botuar une do degoja edhe me djeges akoma,por pa kerkuar honorar.Jam thjesht komentues,qe shpesh ed kalon kohen ne forum,sesa lokaleve me shqiptaret qe pijne nga dhjete kafera ne dy ore.Pershendetje!
Plaku?,ku i gjeti Obama ato ” pese mije miljard dollare ” qe ka injektuar ne ekonomi?????????
Kjo eshte pyetja.
Merkel,ashtu sikur veprojne ne pergjithesi gjermanet,ka zgjedhur rrugen me te thjeshte qe per ironi te fatit eshte edhe me e veshtira.
Filozofia gjermane nuk eshte ”Spektakolare”,por eshte me prane realitetit.Eshte shume e dhimbshme rruga qe propozojne gjermanet,por cdo rruge tjeter eshte thjesht SPEKULLIM.Problemi i vertet i Evropes eshte manifakturimi i cili ka ”Fluturu” ne vende me kosto me te ulet prodhimi me Kinen ne vend te pare.Duhen shuma maramendese per t’u investuar ne Evrope,me qellim rimekembjen.Por,edhe nese injektohen,nuk ka garanci se do jene frytdhenese.Kostua e hapjes se nje vendi pune ne Evrope eshte me e larta ne bote,per rrjedhoje 8 me hic.
Per Portugaline nuk do flas,ndersa sa per Irlanden je krejt Gabim qe eshte ne recesion.Per gati 1 vit e gjysem,Irlanda ka pas rritje ekonomike,rritje qe u godit rende nga kriza Greke e megjithate nuk ka hyre ne recesion.
Holland mund te duket Shpresedhenes ne pamje te pare,por nuk ka per te ber asgje te hajrit.Tjeter gje retorika dhe tjeter gje Realiteti.
Gjith te mirat.
Dean,
Kisha keto gjera :
– Ato pese mije miljarde dollare Obama i shtypi ne shtypshkronje dhe me anen e FED-it i beri investime. Pra jane thjesht leke leter. Te njejten gje ben edhe Banka Qendrore Europjane dhe cdo banke tjeter kombetare me devizen e vet.
Ky eshte edhe nje nga difektet e Euros. Dean, valuten Euro mund ta shtypi dhe ta hedhi ne treg VETEM Banka Qendrore Europjane.
Me perpara ishte ndryshe dhe konkretisht, ne se Italia kishte shume borxhe atehere ajo nepermjet bankes se saj kombetare bente cvleresimin e liretes italjane dhe ne kete menyre :
a.- Ulte artificjalisht borxhet qe Italia kishte.
b.- I bente pordhimet italjane me te lira pra me konkuruese ne tregun boteror.
Me futjen e Euros, Italia i ka duart e lidhura sepse shtypjen e Euros dhe politiken e saj e bejne qeverite e vendeve te Euro zones nepermjet Bankes Qendrore Europjane.
E meta tjeter e madhe e Euros eshte se, performanca e ekonomive te vendeve te Eurozones nuk eshte e njejte. Performanca ekonomike e Gjermanise edhte shume me e larte se vlera e Euros pra gjermania eshte me konkuruese. Performaca ekonomike e Greqise,Portugalise etj. eshte me e ulet se ajo e Gjermanise pra me e ulet se vlera e Euros, pra vlera e Euros eshte e larte per keto vende dhe prandaj mallrat e tyre jane jo konkuruese.
Pershendetje.
Nje fjale e urte thote: “Lopen duhet ta ushqesh qe ta mjellesh perdite dhe jo ta theresh per te ngrene nje jave”.
Por ka dhe nje mendim tjeter: http://www.facebook.com/notes/modus-vivendi-aforizma/r%C3%ABnie-ekonomike-koha-gjat%C3%AB-s%C3%AB-cil%C3%ABs-duhet-t%C3%AB-jetojm%C3%AB-pa-ato-gj%C3%ABra-t%C3%AB-cilat-gjysh/350518848339645
Kjo krize qe ka goditur Perendimin, por jo Kinen, Indine, Brazilin, Rusine etj, – ka disa shkaqe dhjetevjeçare. Siç jane çindustrializimi i Europes dhe transferimi i teknologjise dhe fabrikave ne vendet e botes se trete. Hapja e kufijve dhe heqja e doganave per mallrat super te lira te prodhuara ne keto vende. Qe solli papunesi te madhe ne vendet europianoperndimore. Por gafa me e madhe e qeverive perendimore, gafe e bere me vetedije, ishte marrja pa fund e borxheve ne bankat shumekombeshe. Dhe erdhi nje dite qe keto borxhe duheshin paguar. Dhe ashtu filloi kriza. Faji eshte i sistemit, i partive politike dhe qeveritareve qe kane sunduar Europen keto 20 vjetet e fundit. Por krizen do ta paguajne si gjithmone popujt. Eshte e padiskutueshme se duhet nderprere perfundimisht marrja e borxheve te reja. Por njekohesisht nuk duhet lejuar inflacioni ne emer te rritjes. Kjo do te thote qe ekonomite dhe vendet qe kane ndjekur politika te shendosha ekonomike, si psh Gjermania, Hollanda, Finlanda, etj te paguajne sot per greket, per Berluskonin, per paaftesine e Zapateros e me rradhe. Vendet qe nuk paguajne dot borxhet duhet te perjashtohen nga euro. Dhe t’i zgjidhin vete problemet dhe te vuajne pasojat e zgjedhjeve te gabuara qe kane bere. Te tjerat te vazhdojne. Ndryshe Bashkimi Europian bashke me euron do te eksplozojne e shumta brenda 2 –
3 vjetesh.
Kurseni ju te varfer se duet te pasurohen te pasurit.Kjo eshte teoria e Merkelit.Do kete revolte pyesi dhe pergjigjeni ako jo.Si do arihet jeta pa varferi? Lexoni Marksin.
Bravo Claus! Ti qenke specialist i Ekonomi-Finances. Presidenti Hollande duhet te te marri keshilltarin e pare ne fushen e Ekonomi-Finances. Hajde shqipo hajde! Sa qef e kemi te japim mend!
Ne dialektik thuhet zhvillimi vjen nga e kunderta .Deri ne vitet 90 egsistonin dy sisteme te ndrushem ekonomik, ai kapitalist i bazuar tek prona private ne konkurence te lire che ai socialist i bazuar tek prona shoqerore e planifikuar . dihet tashme se sistemi kapitalist ishte me produktiv dhe fitoi–
–U gezuam po ku jemi ,po hame vetveten. Nuk kam asnje ide si mund te permirsohen gjerat por mendoj se sistemi i ekonomis se tregut te lire kerkon nje rinovim , nje revolucon te vertet –Kursime…,Investime.. Pordhe me rigon– Po a mund te realizohet kjo me politikan te tille si Bush, Obama , Merkel, Holan, Kamerun. nuk besoj . Duhet nje REGAN, DE GASPERI . DEGOL,