Presidenti, Fajon: Brukseli po ju monitoron, mos bëni gabimet e së kaluarës

20 Maj 2012, 16:47Politika TEMA

Katër ditë përpara nisjes së procedurave zyrtare nga Parlamenti për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, Brukseli vendos nën monitorim Shqipërinë. Eurodeputetja Tanja Fajon në një intervistë për “Albanian Screen” thotë se Parlamenti Europian  kërkon një proces të drejtë dhe demokratik.

“Ne do e ndjekim procesin e zgjedhjes së Presidentit. Ne shpresojmë që ai të jetë një proces i drejtë e demokratik, sepse nuk duam të bëhen gabimet që kanë ndodhur në të kaluarën. Zgjedhja e Presidentit do të tregojë nëse vendi e ka arritur maturinë e mjaftueshme për të vazhduar integrimin evropian. Unë mendoj se ky vit mund të jetë vit shumë i rëndësishëm për Shqipërinë”, tha Tanja Fajon, eurodeputete, ish-raportuese për vizat me Shqipërinë në PE.

Tanja Fajon kërkon gjithashtu që partitë të mos humbasin kohë në finalizimin e Ligjit të ri zgjedhor.

“Është shumë e rëndësishme që reforma zgjedhore të përfundojë, që Shqipëria të tregojë maturi dhe kryesorja që zgjedhjet e reja të zhvillohen në mënyrë të drejtë e demokratike. Sepse në të kaluarën ne kemi parë shpesh që Shqipëria ka humbur kohë në përmbushjen e reformave të integrimit evropian. Mendoj se ky duhet të jetë fokusi tani: të mos ketë më vonesa”, vijon Fajon.

Komisioni Europian brenda këtij viti pritet të miratojë edhe një ligj, i cili sipas Fajon pritet të përdor mekanizmin e bllokimit të përkohshëm të vizave vetëm në raste krize dhe si masë ekstreme.

“Ne po diskutojmë për mekanizmin e bllokimit të përkohshëm të regjimit të lirë të vizave. Është shumë e rëndësishme, sidomos për vendet e Ballkanit Perëndimor, që qyetarët të dinë se cilat janë rreziqet që ai mund të sjellë dhe në ç?mënyrë ata mund të parandalojnë abuzimet me lëvizjen e lirë. Kur ky mekanizëm për pezullim të përkohshëm të lëvizjes së lirë të miratohet, atëherë jo vetëm vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe vendet e tjera, nëse nuk respektojnë kushtet, rrezikohen të vihen në   “listën e zezë” të Shengenit ose do t?u rikthehet sistemi i mëparshëm i vizave”, tha Fajon.

Lidhur me statusin, Fajon shprehet se është në dorën e klasës politike në Shqipëri nëse shqiptarët do të marrin statusin brenda këtij viti. Sipas saj, shansin historik të 100-vjetorit të Pavarësisë shqiptarët duhet ta përdorin për ta bërë këtë hap të ri drejt Bashkimit Evropian, sepse kjo është dëshirë e të gjithë qytetarëve dhe se “Shqipëria i përket Evropës”.

4 komente në “Presidenti, Fajon: Brukseli po ju monitoron, mos bëni gabimet e së kaluarës”

  1. Lefteri says:

    Ju hipokrite Europian prisni te ndryshoje politika ne Shqiperi pa u perpjekur te punoni ta shpetoni ata vend nga shushunjat serbe e nga qelepiret turq Duket se ju prisni te ndodh mrekulli nga magjiia Po te shikosh Shqiperin ka akoma ne trup vuajtjen e pushtimit turk e fytyren hipokrite Europjane

  2. andrea says:

    E kuptoni ju opozita dhe ju partite e tjera,mbylleni gryken e ulni koken,pra pranoni pa medyshje cdo vendim qe mer z.Berisha.

  3. getozoari says:

    Ne kemi bere nje gabimi historik i cili vazhdon te na rrenoje qe atehere e deri me tani, Sali Berisha e ka emrin, dhe do Zoti nuk e perserisim me per te dhjeten here te njejtin gabim, jo per Europen, po per shqiptaret, se jemi nje hap larg rrenimit ne cdo moment qe eshte ne pushtet Saliu, pasi kjo eshte e vetmja menyre qe ai ka per te mbajtur pushtetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje