Ç’po kurdisin këta të dy?

21 Maj 2012, 15:11Politika TEMA

Ka shumë pak gjasa, mesa po shohim këto orë, që darka e Lalzit mes Ilir Metës dhe Edi Ramës, të vijë duke u harruar në mendjen e opinionit publik dhe në debatin politik. Valët sizmike të atij takimi që bëri të rrudhen e shtrembërohen shumë fytyra në rradhët e opozitës, por edhe të qeverisë, po vijojnë të shqetësojnë ndjeshëm skenën politike dhe axhendën e saj. Kryeministri duket mjaft i acaruar në ditët e fundit, Edi Rama vazhdon të ngulmojë për një president konsensual, por edhe të sulmojë Berishën, kurse Ilir Meta nga ana e tij, po shijon jo pa kënaqësi faktin që është (ri)kthyer në epiqendër të skakierës politike shqiptare. Sipas një formule të vjetër të hedhur nga Doktori atëhere kur i interesonte ta faktorizonte LSI kundër Nanos, tashmë loja politike është më shumë se kurrë “tripolare”…

Nga Skënder Minxhozi, Java 

14 komente në “Ç’po kurdisin këta të dy?”

  1. trust_no1 says:

    Koha eshte ilaci me i mire per tu harruar??? Mundet por sbesoj te ndodhe kesaj here. Skenari me i mundshem. Meta genjen Ramen per Presidentin dhe nderkohe e zgjedh me Berishen me 85 vete ne parlament. Rama e ha sa krahu dhe Meta fillon te mendoje realisht per endrren e vjeter te marrjes se te majtes. R.I.P Edvin Rama( politikisht sigurisht).

    1. Lili & Mona says:

      Kjo eshte Levizja jone Sociale per Integrim!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/kjo-eshte-lsi.html

  2. Pavaresia says:

    Politika aktuale shqipetare keshtu zhvillohet, ne formen e nje loje, madje loje kazinoje. Eshte e cuditeshme se si ne keto lojra, deri tani, humbes ka dale Edi ! Megjithate, do te doja qe te mos fitoje ne lojra te tilla, por duhet ti mesoje shume mire qe tua djegi letrat Sali Topall Metes….

  3. BARO CORROGJAFI says:

    VETEM PYETJA NE FUND TE ANALIZES,ESHTE NE PRITJE TE NJE PERGJIGJE QE SALI BERISHA , SI NJE NJERI I NJE POLITIKE DJALLEZORE, PERGATITET E BEN CDO GJE.MIRPO TAKIMI RAMA -META ESHTE NJE TORNADO PER QEVERINE BERISHA DHE AI E KA NDIERE DHE PO PERGATITET TA PERBALLOJE.POR SIDOQOFTE , AI E NDIEN SE PO VJEN DHE FUNDI I QEVERISJES SE TIJ ME DORE TE HEKURT.

    1. Homeri says:

      –pyete edhe HAJRIUN –Po CAMET do lepijne b… e BERISHES

  4. Rezi says:

    E gjithe kjo eshte nje maskarade e rradhes ne politiken shqiptare, ku morali shoqeror eshte nje fjale “turpi”. Dikur, ne kohen e “dashurise se madhe” Meta dhe Rama kishin bere nje pakt (atehere kunder Nanos) per te sunduar te dy ne politiken shqiptare, siduket tashme ka ardhur koha e update te tij (kete rradhe kunder Berishes). Keta dy te rinj, me mendesine e plakur te politikes shqiptare, thjesht po vrasin edhe ate pak shprese qe dukej se kishte lindur, per nje moral shoqeror, politik e administrativ europian, ku ndeshkueshmeria ndaj “semundjeve” gerryese te jetes shqiptare, do te ishte kryefjala e politikes se re, oksigjeni i nje ringjallje kombetare (apo rilindje sic ka qejf t’a quaje kryetari i opozites me te madhe). Tashme “kokepalaret” e Rames ne gojen e Metes dhe “hajdutet” e Metes ne gojen e Rames, do te bashkepunojne per integrimin europian te Shqiperise se shkrete, do te jene vellezerit e rradhes ne pushtetin “e embel” dhe do te kujtojne kohen nen “diktaturen Berishiane” ku njera pale rrihej e vritej rrugeve, ndersa pala tjeter detyrohej te vidhte e te bente para “kunder moralit te vet”. Te gjithe ata qe urrenin zagarin Meta, nuk do te lehin me, pasi do te marrin “kocken” e vet ne goje dhe nuk mund t’a hapin me ate, sic ka ndodhur rendom ne kete periudhe mbi 20- vjecare. Perfundimi, ne kete ekuacion te fituarit jane Berisha (i cili do te ngelet perseri ne loje dhe i pandeshkuar, sebashku me familjen dhe pasurine e vet), Meta (i cili ngelet perseri ne pushtet, i pandeshkuar dhe me benificet “e vogla” te tij) dhe Rama (qe me ne fund ndjen shijen e gjithepushtetit, pa llogaritur benificet e tjera, pasi nuk ka bir kurve qe mund t’i thote atij dicka………). Humbesit si gjithemone shtresat punetore te Shqiperise, te mesme dhe te varfera, pasi te pasurit “e shkrete” thjesht do te ndryshojne dore, nga Berisha-Meta tek Rama-Meta, si dikur tek Meta-Nano (keta mund te quhen Samir, Bashkim, Aleksander, Gime, Blendi………….) dhe krimet vazhdojne dhe varferia vazhdon dhe ndeshkueshmeria vazhdon……te jete e vdekur klinikisht……!

    1. homeri says:

      –Cdo e keqe pasohet nga nje e mire , kur e mira ka vlere me te madhe me keqardhje do ta pranoja. Kjo alenca qe mund te krijohet e pa bazuar ne moral do ta shkaterroje perfundimisht regjimin e BERISHES jo vetem ate qendror por edhe ate lokal. Per momentin eshte sherbimi me i mire per vendin

    2. hasan says:

      Pergezime per komentin.Me shkurt ,me qarte nen driten e diellit nuk mund te gjesh.Nje shpure gjigande me hajdute qe qeverrisin nje popull budalla.

  5. harilla goga says:

    z.Skender,
    E lexova me kureshtje shkrimin, qe eshte si gjithmone ne linjen e analziave tuaja interesante dhe te detajuara. Pasi e lexova te gjithe ate, mu duk sikur mbarova se lexuari skenarin e filmit mbi”vorbullen e politikes shqiptare..nder shekuj”.Do te me lejoni ta them kete me keqardhje (nuk e kam me shkrimin tuaj te arrire, por me objektin e tij qe pasqyron nje realitet) pasi une Nuk shikoj sinqerisht te Ky ai Ai politikan, Maxhoranca apo Opozita, te luftojne mbi bazen e ndonje PARIMI apo VLERE demokratike, per zgjedhjen e Presidentit apo per te hyre ne Zgjedhje neser. Pyetja eshte se ne baze te kujt interesi kombetar, zhvillimi apo parimesh ndertohet kjo apo ajo aleance psh e mundshme PS +LSI dhe pse kjo do te jete me produktive se LSI+PD? Pse kaq konsum i stermadh energjish per nje President, i cili, po te DIHET sepse do te jete Garant i Kushtetutes dhe zbatoj sa me mire ligjet, nuk do te kishte nevoje te perplaseshim kaq shume per X apo Y mbeshtetur nga PS apo PD etj. Por, thjesht gjendej ai qe ka profilin e duhur sipas kritereve..Ah ketu eshte CILAT JANE KRITERET? I dashur Skender! pikerisht sepse poltika jone eshte ne interes me se shumti partiak, mosbesues ndaj rivaleve, dhe vetes dhe ligjit qe prodhon vete, atehere ajo futet nje lufte bizantine te pashoqe…Po sikur keto mendje te luftonin kaq shume per IDE ZHVILLIMI?Shqiperia jone do te ishte ndryshe. Ne (ata) do te fillojne te mendojne dhe me tej veprojne ndryshe, atehere kur te kuptojne TE MIREN E PERGJITSHME dhe te sakrifikojne per te, jo per vete dhe partine e tyre (te jete apo jo ne pushtet) Perse te jete? Nese te marresh pergjegjesi politike te larta eshte shkalla me e larte e veshtiresise qe nje individ ndermerr, atehere pak vete do te guxonin te perfshiheshin ne kete rruge te veshtire…Te ne ndodh ndryshe, pasi AJO NUK KONSIDEROHET PERGJEGJESI, por pazar dhe interes personal,Pasi Drejtimi nuk konsiderohet Pergjegjesi, por SUNDIM (ne cdo nivel te administrates sone) per mendimin tim..gje e cila, nuk e di se ku te kerkoj te ngjashmen me ate europiane ku duhet te shkojme.

    Me respekt

  6. voica says:

    Nga titulli dukej per “te dy”, por ne fakt je marre vetem me nje. Eshte ai i gjeri qe per “te miren e kombit” hyri ne koalicion,per “te miren e kombit” dashkerka president konsensual dhe po per “te miren e kombit” dhe integrimin do beje koalicion me kete tjetrin. Vari …. moralit- me shqiptare ke te besh. Dhe nderkombetaret nuk kane as 20vjet qe e morren vesh qe ne jemi njerez pa bisht. Cdo dyshim, per pasje ose jo te bishtit, qe mund tua ngjalle (vetem nga pamja e sjellja kur nevrikoset) nje si ky Ilir Meta, ua heq kolegu i tij Sali.

  7. Donjet Liridoni says:

    Në mos për ta shkruar Skënderi, të paktën për ta lexuar Ilir Meta, po dhe Edi Rama këtë analizë, do t’iu sugjeroja ta bënin nga dhomëza duke rënë brenda e Hekuran…. në lagjen (a kërthizën nga u lind qyteti)Zhaba të Çorovodës.
    Ka të varfër, të mjerë, po ka dhe gjorqinë, që përdorej dikur në Myzeqe. Çdo akti parlamentar, qeveritar a politik më parë do të kërkoja t’i vihej më parë “vula” nga mjerimi i j/z që më kanë parë sytë ndonjëherë në qytetin në gjendje kome të vërtetë (20 ditë as dhe 2000 lekë xhiro s’kam bërë tha një “tregtare” që ishte e shtrënguar t’i paguante rregullisht çdo detyrim).
    Ndërkohë karvani i makinave që bartnin blloqet e mermerit të Tomorrit fluturonin revan me emrin e pronarit të tyre (thonin të Ilir Metës), duke rrënuar akoma më shumë rrugën nacionale dhe pluhurosur ca plaka, që shisnin buzë xhadesë qershitë e majit.

  8. anticensurë says:

    vlera e ilir metës në politikën e sotme është në dy momente!
    -zgjedhja e presidentit
    -rrëzimi i berishës me një mocion!
    pikën e parë duhet të ketë një kusht!
    -presidenti duhet të jetë fatos nano!
    në pikën e dytë
    -po të zgjidhet fatos nano presidentaä do ta lejojë një rrënje të berishës??
    pas këtyre dy momenteve vlera e LSIsë dhe e ilir metës nuk është as ZERRO!ajo është MINUS!
    rama për të ricikluar metën iu desh ti vidhete vetvetes 3000 vota!
    sali berisha për të treguar “besushmërinë popullore” ndaj metës iu desh të bënte të njëjtën gjë si rama të vidhet nga xhepat e tij dhjet fishin që rama vetvodhi!
    nesër rama për të mos rënë poshtë për budallallëkun që po bën sot,aleancën me LSI,do ti duhet të firojë shumë!të vetvidhet për të treguar se LSI është e “mbështetur nga shqiptarët”se pa LSI nuk”mund të bënim”se “aleanca ishte e nevojshme”!
    një aksiomë thotë”për të mbuluar një gënjeshtër tëduhen dy gënjeshtra tëreja!”imagjinoni se si shkon munhabeti më pas!
    rama po i futet një rruge të tillë!për fatin e tij të mirë ka shumë “të mënçur që e mbështetin!një nga këta është dhe artikull shkruesi!
    ps:lash mënjanë njerëzit e thjeshtë si tipi i atij “6 veta të papunë dhe votoj berishën”!budallallëku nuk ka vetëm ngjyrën blu të demokratiksve!

    1. Shefqet Cela says:

      Me lejoni dy pyetje dhe dy pergjigje, sipas times:
      -A eshte Sali Berisha guzhinieri kryesor i çorbes se qelbur,qe kemi ngrene ketu e 22 vjet; me prishje, shkaterrime, konflikte, vrasje, atdheshitje e demagogji te pa shoq ?
      Nuk e di pergjigjen tuaj, por e imja eshte pa aspak dyshim, kryesit AI.
      – A ka shanse Shqiperija te shpetoje me vote nga ky grupim qeveritar qe
      ka fytyren dhe barkun e nje mafje te vertete?
      Koha ka treguar se gangsteret qeveritare te sotem, vjedhin gjitheçka, perfshire edhe voten tone.
      Vetem nje front i gjere popullor mund ti beje balle kesaj bande. Duhen ndersyer edhe djajte kunder kryedjallit, kokes se mafjes. Kur te vendoset drejtesija e vertete seicili duhet te laje gjynahet.
      Ky eshte mendimi im. Mos qofsha i gabuar!
      Ky front i gjere kwerkon nje lider. Per mua, sot per sot, i vetmi qe na jep shprese, eshte Edi Rama. Duhet ti shkojme mbrapa dhe ta mbeshtesim dhe jo ti veme sterkembesa, duke ndihmuar Saline tinezisht.
      Faleminderit!

  9. anticensurë says:

    shefqet,
    faleminderit për mundimin që ke marrë për replikën!
    “Nuk e di pergjigjen tuaj,”kam më shumë se 2.5 vjet që komen^toj si këtu dhe tek shekulli!disa herë kem replikuar dhe me ty!me sa shoh ti akoma nuk e di përgjigjen time për pyetjen tënde!?problemi tënd jo timi!një përgjigje ja ke dhënë vetes!
    “kryesit AI.”përse thua kryesisht?shefqet?
    përgjigjen po ta jap unë!sepse e kanë lënë dhe po e lënë që ai të shkatërrojë shqipërinë!të vrasë të presë dhe të mos i hyjë gjëmb në këmbë!jo vetëm kaq,por nga ’09ta ai po mbështetet nga edi rama!sali berisha duhej të ishte kalbur në burg!kurse ai akoma jo vetëm sundon por dhe mbështetet në sundimin e tij nga pijaneci që voli rrezultatet e rrevoltës tonë të ’97ës,mbështetet nga partia hajdute që po këthehet në një partnere të asaj partie që udhëheq opozitën tonë!e asaj partie që udhëhiqet nga një dështak autokrat dhe injorant!ti e pe fare mirë kush është edi rama në intervistën me fevziun!e pe fare mirë se përveç frikës së momenteve të para,të cilën e mbulonte me një buzqeshje prej psikopati,ai nuk tregoi asgjë më pak se berisha!ndryshe nga rama femër,k/prokurorja,ai iu përgjigj fevziut me shantazh!iu përgjigj me ulërima dhe jo me atë që ai predikon!”intelektin e tij” tolerancën e tij!nuk dua të hyj se kush është fevziu!thjeshtë ai duhe të jetë një qeli pas asaj të saliut!intervista tregoi pas një periudhe të gjatë karrakterin e ed ramës!karrakter që mund ta shohësh dhe në blogun e tij “Edi Rama Blog”,në fund të faqes kryesore të temës e ke!më gjej po qe e mundur një koment kritik të botuar!?është e pa mundur o shefqet!sa kanë kaluar komentet e mija tek fari balliu aq kanë kaluar dhe tek edi rama!aty shikon vetëm komente lavdëruese!
    “- A ka shanse Shqiperija te shpetoje me vote nga ky grupim qeveritar qe ka fytyren dhe barkun e nje mafje te vertete?”
    JOOOOOOOOO o shefqet!nuk mund të heqësh këtë qeveri kriminale duke përdorur kriminelët që bëjnë pjesë në të!krimineli sjell krim jo drejtësi!
    “Ky front i gjere kwerkon nje lider. Per mua, sot per sot, i vetmi qe na jep shprese, eshte Edi Rama.”edi rama jo vetëm që nuk është lider por nuk është as njeri normal!përveç dështimeve të tij të pafundme ai është një autokrat i vërtetë!një fodull i vetkënaqur!
    shkrimi tënd,pavarsisht se ka dy pyetje të pa vlera dhe një deduksion të gabuar në fund,nuk ka asnjë lidhje me komentin tim!o çet un nuk e di se kush është duke vënë stërkomsha!ti apo unë!?unë të kam bërë një analizë që mua më duket e drejtë,kurse ti ke bërë një predikim që përpiqesh të më thuash se meqënëse “nuk kemi”një tjetër udhëheqës,duhet ti ngjitemi aspirantit për diktator!
    salinë unë po dua ta rrëzoj,tinëzisht po e ndihmon edi rama!o çet!për ty jam në mëdyshje,ti po ndihmon edi ramën në tinëzinë e tij!

    ps:megjithëse është ky është komenti i parë për sot unë duhet të “ul ritmin”
    Po i postoni shumë shpejt komentet. Pa uleni pak ritmin.
    Po i postoni shumë shpejt komentet. Pa uleni pak ritmin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje