Gjykata e Tiranës dënon vëllain e të vrarit më 21 janar për njeriun e Berishës

21 Maj 2012, 15:02Politika TEMA
Gjykata e Tiranës dënon vëllain e të vrarit më 21 janar

Fatos Skeja

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të gjobisë vëllain e Hekuran Dedës, të vrarë më 21 janar, Zabit Deda, me 250 mijë lekë të reja. Dënimi ka ardhur pas padisë së njeriut të kryeministrit Berisha, Fatos Skeja, që u dërgua nga ana e kryeministrit tek familja Deda, duke u thënë se do t’u jepte foton e vrasësit se Hekuranit, nëse prisnin Berishën në shtëpi.

Sipas gjykatës, Zabit Deda ka shpifur. Gjykata në vendimin e saj thotë se Zabit Deda duhet të përgënjeshtrojë ato që ka thënë në media për Fatos Skejan.

Menjëherë pas vendimit avokatët mbrojtës të Zabit Dedes u shprehen se vendimi i dhënë ishte i paracaktuar, ndërsa ata do t’i drejtohen shkallës së dytë të gjyqësorit për ta ankimuar. Ndërkohë Skeja ka paditur në gjykatë edhe vëllain e dytë të Hekuranit, Hilmi Deda, për te cilin kërkon si dëmshpërblim shumën prej 2 milion leke te reja me të njëjtën akuzë.

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR TIRANË

NR. 7385 AKTI

PROCES – VERBAL

I mbajtur sot, ne Tirane me date 21.05.2012 ora 14.30, ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane me trup gjykues te perbere nga : Gjyqtar: Arben Mullaj Asistuar prej sekretares gjyqesore Blerina Oruci mori ne shqyrtim në séance gjyqësore me dyer të hapura, ceshtjen civile qe u perket paleve :

PADITES: Fatos Skeja

I PADITUR: Zabit Deda

OBJEKTI: -Detyrimi i te paditurit te me shperbleje per demin e shkaktuar ne shumen 500.000 leke -Detyrimin e te paditurit te publikoje nje pergenjeshtrim te intervistes se dhene ne News 24, ne kete televizon dhe ne tre nga gazetat me shpendarjen me te madhe ne vend.

Baza Ligjore: Neni 32/a i K.Pr.Civile, nenet 608, 609 e 625 te K.Civil

Verifikohet prezenca e paleve

-U thirr u paraqit per palen paditese, av.Eduart Seitaj, me nr license 1604.

-U thirr u paraqit perfaqesuesi i paditurit av.Koli Bele me nr licese 1412 dhe Arber Begaj me nr.4646 lic.

Gjykata e terhequr per vendim:

VENDOSI

1.Pranimin e pjesshem te padise.

2.Detyrimin e te paditurit Zabit Deda qe t`i paguaje paditesit Fatos Skeja shumen prej 250000 (dyqind e pesedhjete mije) leke si demshperblim per demin jashtekontrakotor te shkaktuar.

3.Detyrimin e te paditurit Zabit Deda te publikoje nje pergenjeshtrim te intervistes se tij dhene ne televisionin News 24, ne tre gazetat me shperndarje me te madhe ne vend.

4.Shpenzimet gjyqesore i ngarkohen te paditurit ne raport me pjesen e pranuar te padise.

5.Kunder ketij vendimi mund te behet ankim ne Gjykaten e Apelit Tirane brenda 15 diteve duke filluar ky afat nga e nesermja e shpalljes se tij.

U shpall sot me date 21.05.2012 ne Tirane ora 14.45 min.

GJYQTAR ARBEN MULLAJ

25 komente në “Gjykata e Tiranës dënon vëllain e të vrarit më 21 janar për njeriun e Berishës”

  1. opozita says:

    Disa analiste thane qe kusht per marrjen e statusit ishte edhe zbardhja e 21 janarit. Ja ku eshte mynxyra e 21 janarit, vrasesit lihen te lire e ne pushtet, kurse viktimat denohen.
    A do te thote kjo qe s’do te merret statusi tani. Kurrsesi qe jo, do e degjojme opoziten edhe keto dite duke kerkuar reforma ne emer te statusit. Eshte Edi Rama i pari qe e ka hequr 21 janarin si kusht per statusin, eshte nje rrugaceri e tija ky kurs reformash me vrasesit e 21 janarit. Statusin Edi Rama ta marri e te fshij surratin e tij me te, se Shqiptareve nuk u duhet statusi e reformat e qelbura qe Rama ben per te justifikuar qeverine, por u duhet drejtesia, cka do te thote qe te shkojne ne gjyq e te denohen ata me te cilet Edi Rama po ben ato reforma qesharake.
    Edi Rama po ben lojen e Saliut per ti hedh hi syve Europes duke harruar tere krimet e qeverise, madje duke lejuar edhe te reja si ky rast i turpshem ne fjale. Kursi i Edi Rames pas 21 janarit eshte aq i deshtuar saqe tashme ai i ka varur shpresat tek blloku i vogel i Ilirit. Kursi i Rames ka demtuar tere opoziten.

    1. fule says:

      Nuk mund te kete me ecje perpara ne zbardhjen e he 21 janarit sepse cdo piste qe ndiqet do te conte te S.Berisha, pergjegjesi i vetem.
      Psh. nqs. gjykata nuk do vendoste pro ketij gardisti te Familjes, me vone ai duhet te tregonte kush e dergoi ate dite.

      1. opozita says:

        Pra Edi Rama e kishte shume kollaj ta zbardhte 21 janarin. Mjaftonte te kishte bere presion e duhur per mos lirimin e Ndrea Prendit, dhe te atyre qe fshine filmimet e vrasjeve ne menyre mafioze, dhe 21 janari do fillonte te zbardhej deri ne fund. Por Rama jo vetem qe i harroi te tera keto, por na flet per integrim e program si ilir meta nderkohe qe ky vend po bashkepunon me gadafin.

    2. Labi Vl says:

      Bete mire qe na e nxorret surratin e ketij plehres! Ta njohin te gjithe se vetem emrin i dinim.
      Pthu, fare e keqe!

  2. astrit mane says:

    Duke analizuar me seriozitet kete situate dhe pozicionin e gjyqtarit qe ka dhene vendimin per te pergenjeshtruar publikisht, me vijne ne mendje vargjet e kenges se nje grupi muzikor amerikan

    – And now you do what they told ya, now you’re under control
    And now you do what they told ya!

    Come on!
    Yeah! Come on!
    – Fuck you, I won’t do what you tell me!
    – Fuck you, I won’t do what you tell me!
    – Motherfucker!
    – Uggh!

    Megjithate mbetet dhe gjykata apelit per tu shprehur mbasa Gjyqtar Toma e ndryshon vendimin.

    1. DuaPune says:

      Rage Against the Machine – Killing in the Name. Legjendare!

  3. DHELPRA says:

    Tani si mbetet gje tjeter veçse VETEGJYQSI po qen BURRA.

  4. racionali says:

    O OPOZITE cfare ke qe ankohesh ??? Nje nga detyrat e lena te Europes eshte funksionimi i drejtesise dhe zbardhja 21 janarit .Me nje gure vrasim dy zogj .Denojme Zabitin ,vellain e te ndjerit Faik Myrtaj ,rrasim ne burg shokun e ngushte te Hekuran Dedes,denojme ose i bejme ndonje pusi familjes Nika dhe jemi te “” LARE “”drejtesi deshet ,drejtesi po ben Sala .Kjo loje e rrezikshme behet per te provuar se sa mban ky popull.Por nje thenie vjeter thote :”O ju te pushtetit dhe soji e sorollopi qe vjen pas , MOR PROFETIZONI PA PARE FUNDIN TUAJ” Ka nje kenge te bukur ne shqip , ” Ato maja rripa rripa ………… fundi juaj eshte i pashmangshem

  5. Pavaresia says:

    Opozite! Sinqerisht, vetem per emrin te respektoj. Ne komentin tend ka shume sinqeritet dhe pak naivitet. Duhet te kuptosh dicka shume te rendesishme: Saliu gjithecka qe sajon e ben e deri te masakra e 21 janarit, i ben ne funksion te bllokimit te Shqiperise per ne B.E. Dhe gjithe maskaraden e tij ia faturon opozites. Problemi i marrjes te statusit eshte ceshtje ditesh. E.Rama po luan pozitivisht per momentin, per te mos rene ne kurthet e Saliut. Per sa kohe ,,21 janarin” e ka drejtesia ne dore dhe nuk ka marre ende vendime, opozita duhet te jete e kujdeseshme ne veprime qe cenojne marrjen e atij dreq statusi. Per sa i perket ceshtjes ,,Deda”, vertete eshte e dhimbeshme kur ajo merr drejtim te tille. Por dhe Zabiti kur beri ate denoncim, duhej te matej mire e te siguronte prova te pa kundershtueshme e jo te shkonte si cjapi te kasapi.

  6. BARO CORROGJAFI says:

    KESAJ I THONE, QE EDHE TE VRASIN, EDHE TE POSHTEROJNE,EDHE TE PADISIN NE GJYGJ,EDHE TE DENOJNE ME GJOBA TE MAJME, EDHE TEBEJNE TE 99-at DHE SHQIPTARET E NDERSHEM DUHET TE PERGENJESHTRONJE ATO TE VERTETA QE KA DEKLARUAR NE MEDIA DHE TE HESHTE ! KJO ESHTE DREJTESIA TEK NE :

  7. mergim tari says:

    Nga e ka vertetuar gjykata qe vellai i Hekuran Dedes ka shpifur. Duhen prova per te vertetuar jo vetem ate qe ka thene vellai i heroit por edhe per te kunderten. Ndryshe gjyqi mund te mbetet pezull. Nese nje gje te tille e pohojne edhe pjesetare te tjete te familjes Deda atehere me duket cmenduri vendimi i gjykates. Ndoshta ZOTI i MADH do te marre hak nje dite mbi keta kerma gjyqtare te varur ne deget e plepave te Durresit.

  8. skenderi says:

    tere historine e vet shqiptari ka qene armiku i shqiptarit,nuk eshte per tu cuditur

  9. bushi says:

    Vazhdojne turpet e pusht-etit te drejtesise. TURP…

    1. LORA says:

      Mos deshet te thonit,-vazhdojne krimet e “gjyqesorit”???
      Per kriminelet nuk ka rruge tjeter, vec asaj te krimit qe mbron krimin.
      Le te gezohet sot skeja dhe nahija e tij kriminale.Po neser?????????
      Per familjen e deshmorit Hekuran Deda,dikush keshillonte vetgjyqesi.E quaj te gabuar ne rastin me te mire,dashakeqe ne rastin me te keq.
      Une u deshiroj edhe pak durim;gjaku i Hekuranit (kam qene kaq afer ate 21 janar)dhe i Aleksit,Faikut,Ziverit dhe te plagosurve,qe fatmiresisht shpetuan,do te vihet ne altarin e nderit te historise sone te re.Sepse…..dr. dhjeramanit e nahijes kriminale te tij,po u sos kandili.

  10. fox says:

    Kam lexuar shume tragjedi qe nga greqia e lashte ,ne ate te kohes shekspiriane e deri ne ditet tone.Cfare po ndodh sot ne shqiperi eshte
    nje tragjedi biblike ku skena eshte sa gjithe shqiperia dhe luajne “live’
    5 miljon shqiptare.Jemi nje popull ku eshte perfunduar ajo qe quhet “brainwashing-shpelarje truri)ku cfare do qe te ndodhi ne vendin tone
    nuk do kete me asnje lloj reagimi nga shoqeria civile.Ajo u vertetua kur profesoresha heroine Flora Osmani kryqezoi monstren lule basha duke e akuzuar vrases balle per balle dhe shoqeria civile tregoi se kishte vdekur.
    Jo vetem kaq por Dreqero Agolli nje nga ikonat e shoqerise shqiptare per aresye banale shkon dhe jargavitet ne duar e pergjakura te berishes dhe bashes.
    Tejet tronditese eshte dhe tragjedia qe lihet me Zabit Deden qe ka ngelur
    absolutisht vetem si nje dele e gjore ne nje stan te mbushur me ujqer.
    Dhe nje mbrojtes i tyre qe ishte Edi Rama u be nje tradhetar i deklaruar i 21 janarit.Ka bere xhiron e botes nje fotografi kur disa ushtare amerikane
    shurrojne mbi kufomat e vrara.E njejta gje po ndodh dhe me te vraret e bulevardit ku mbi kujtimin dhe respektin ndaj tyre po pshurrin:
    ……….aleks arvizu &eugen volfarth
    ……….vrasesit berishe & bashe
    ……….tradhetaret edi rama & gamorz ruci
    ……….monstrat meta & nano
    ……….vampirja topalli
    Pak besim kam se keto kafshet e mesiperme qe jane si personashet te Farm Animals te George Orwell.Le te shpresojme tek mrekullia apo rastesia qe do te thote ose admistrata amerikane do ndryshoje strategjine e saj ne shqiperi ose te ndodhe ndonje zbarkim i jashtokesoreve.

  11. hasan says:

    Mjaft me me kete m… status.Boll me genjeshtra kalamajsh.Me keto spekullojne politikanet tone hajdute.U futem ne Nato? U beme me te varfer.Na u hoqen vizat?Prape me te varfer jemi.Kete e dine mire te gjithe.Me mire nga te gjithe e di madheria e tij Sali Sulltan Salepi i pare i Albanistanit.Per kete ka merita dhe po e shfrytezon siç di ai.Problem ai ka vetem varken qe po i mer uje nga brenda,pra ekonomine.Me nderkombetaret ka fshire bythen si i ka dashur qefi atij,bravo i qofte per kete.Po çkujton ti popull budall?Do te vine nderkombetaret te denojne Salivrasesin e 21 janarit?Popull kot.

  12. Altin-K says:

    Kronologjia e gjyqit

    1. Data 17.02.2012
    Veprime pergatitore seanca e veprimeve pergatitore shtyhet me kerkese te av. te pales se paditur

    2. Data 24.02.2012
    Veprime pergatitore. Seanca e veprimeve pergatitore shtyhet.

    3. 09.03.2012
    Kalon ne seance gjyqesore. Seance pergatitore. Seanca tjeter eshte ne date 16.03.2012.

    4. 16.03.2012
    Shtyhet me kerkese te pales se paditur. Seanca filloi ne orarin zyrtar 11.00. Gjykimi u zhvillua me nje gjyqtar ne sallen e katit te trete. Ne kete seance u paraqiten te dy palet ndergjyqese. Si kerkesa paraprake pala e paditur tha: Ne kemi nje kerkese paraprake, e cila persa i perket shqyrtimit gjyqesor ne e kemi bere edhe me perpara. Kjo kerkese ka te beje me kallezimin penal te paraqitur nga i padituri ndaj paditesit Fatos Skerja, per veprat penale te moskallezimit te krimit te parashikuara nga nenet 300-301 te K.Penal. Depozitojme vertetimin nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, me nr 452 -L prot, date 15.03.2012. Ne kuptim te nenit 297/a te K.Pr.Civile, jemi qartesisht para shakut pezullues te parashikuar shprehimisht ne ligj . -Pala paditese replikon: Persa i perket ketij kallezimi penal te depozituar nga pala e paditur, per veprat penale te parashikuara nga nenet 300- 301 te K.Penal qe sipas te paditurit kane lidhje ne kete proces, Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, nuk ka çelur nje procedim penal, por kallezimi i bere nga i padituri me ç’fare shikojme ne ketu, i eshte bashkuar nje procedimi penal tjeter, qe s’ka lidhje me kete çeshtje objekt gjykimi. Kallezimi penal i te paditurit eshte paraqitur ne prokurori ne muajin shkurt te vitit 2012, ndersa hetimet qe pala e paditur pretendon po hetohen qe nga viti 2011, keshtu qe i bie te jete nje procedim penal tjeter qe nuk ka lidhje me kete procedim qe pala e paditur pretendon. Pra siç pretenduam edhe ne séancen e pare e qe u paraqit kallezimi, faktet e parashikuara nuk perbejne baze te mjaftueshme per nisjen e nje procedimi penal dhe ne keto kushte nuk mund te sherbeje si baze per pezullimin e ketij gjykimi. Procedimi penal ka te beje me ngjarjet e 21 janarit dhe nuk ka lidhje me kete gjykim. Duke qene ne keto kushte ne kerkojme rrezimin e kesaj kerkese. -Pala e paditur tha: Pasi degjuam palen paditese, i sqarojme gjykates se ne bindjen tone neni 297/a te K.Pr.Civile, nuk e lidh ne menyre te pazgjidhshme me fillimin e nje procedimi te vecante .Eshte ne diskrecionin e Prokurorise qe faktet penale te pretenduara nga kallezuesi, t’i hetoje ne nje kallezim procedimi te ri apo procedimet e vjetra apo te bashkuara apo te rifilluara. Ka rendesi per kete gjykim civil, qe faktet e pretenduara si shpifje dhe demtimi i imazhit jane bere objekt i kallezimit dhe hetimit penal, duke u derguar ne prokurori nga tre vellezerit Deda. Nese do te pranohej c’do kallezim penal apo fakt i denoncuar publikisht, te gjykosh paralelisht si ceshtje civile, do te kishim nje nonses juridik. Ne keto rrethana i kerkojme gjykates pezullimin e ketij gjykimi. -Pala paditese tha: Faki qe vellezerit Deda kane çuar nje shkrese ne prokurori, nuk perben shkak per pezullim gjykimi. Nese ceshtja penale do te kishte nisur ne prokurori, paditesi do te kishte marre statusin e personit nen hetim dhe nese kjo do te jete ne te ardhmen, atehere edhe ne do te jemi dakort per pezullimin e gjykimit. Ketij gjykimi do t’i sherbente vazhdimi dhe jo pezullimi derisa nuk mund te provohet qe procedimi ka nisur. -Pala e paditur tha: Hetimi i nje fakti kriminal te pretenduar, nuk lidhet domosdoshmerisht me marrjen si person ne hetim apo te pandehur te personit te cilit i atribuohet ky fakt. Organi i akuzes mund ta ç’moj poziten e tij procedurale, por nuk shohim se kjo rrethane lidhet me pezullimin, pasi jane faktet qe po hetohen. -Pala paditese tha: Nese ndaj ketij procedimi kane nisur hetimet, mund te pezullohet gjykimi, nese ato nuk kane nisur, atehere gjykimi nuk mund te pezullohet. Vendim: Gjykata vendosi te mospranoje kerkesen e pales se paditur per pezullimin e gjykimit te ceshtjes civile me nr 7385 akti, pasi se pari sipas vertetimit nr.452-L prot date 15.03.2012 leshuar nga organi i akuzes, rezulton se kallezimi i paraqitur nga i padituri po hetohet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor, ne kuader te procedimt penal nr. 285 viti 2011 ,per ngjarjet e dates 21.01.2011, ndodhur ne qytetin e Tiranes, procedim i cili eshte shume i gjere. Se dyti paditesi nuk i eshte atribuar nga organi i akuzes pozita procedurale i pandehur apo person nen hetim ,ne kete kuader perfundimi i hetimeve per procedimin penal nr. 285 viti 2011 nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane per ngjarjet e dates 21.01.2011 ,nuk perben shkak per pezullimin e gjykimit te kesaj ceshtje civile. -Kerkesa te tjera paraprake -Nuk ka -Deklarohet i hapur shqyrtimi gjyqesor. -I jepet fjala pales paditese te jap shpjegimet dhe te paraqese provat shkresore ku i mbeshtet ato, perf.i tij tha:I permbahemi kerkese-padise,(E lexon ate). -Si prova paraqes: -Gazeta shqiptare date 17.01.2012. -Gazeta tema date 18.01.2012. -Prova te tjera ne dobi te gjykimit nuk ka. Vendim: Gjykata ne baze te nenit 12 dhe 213 te K.Pr.Civile vendosi te lejoje marrjen per shqyrtim te provave te paraqitura nga pala paditese. -I jepet fjala pales se paditur te paraqese prapsimet ,perf.i tij tha:Ne do ti kerkojme gjykates kohe dhe mundesi te pergatisim prapsimet tona duke rezervuar te drejten te paraqesim dhe provat shkresore perkatese. Nese gjykata e aprovon kerkesen tone do te doja ti kerkoja asaj qe séanca e ardhshme mundesisht te caktohet mbas dates 26.03.2012, pasi per arsye objective ne kete date ndodhem jashte shtetit dhe nuk mund te jem present ne gjykim. -Pala paditese :Dakort. Vendim: Gjykata ne baze te nenit 180 te K.Pr.Civile vendosi te pranoje kerkesen e pales se paditur per t’i lene kohe atij te pergatise prapsimet si dhe te paraqese provat shkresore perkatese dhe shtyn seancen gjyqesore

    5. Data 04.04.2012
    Shtyhet me kerkese te pales se paditur. Seanca filloi ne oren 12.00. Vendim: Gjykata, bazuar ne nenin 175 te K.Pr.Civile, per t’i dhene edhe nje mundesi te paditurit Zabit Deda, per te qene prezent ne gjykim, duke e konsideruar objektive mungesen e tij, ne seancen e sotme, shtyhet seanca gjyqesore.

    6. Data 13.04.2012
    Shtyhet me kërkesë të të paditurit. Seanca filloi ne oren 13.00. Ne seancen e sotme gjyqesore pala e paditur thote. Duke verejtur nje paperputhshmeri midis asaj qe na ka sqaruar sekretaria dhe sqarimit te bere nga gjyqtari kerkojme kohe te sqarojme momentin lidhur me ankimin tone per rrezimin e kerkeses per pezullim gjykimi dhe me pas te japim prapsimet dhe provat tona ne nje seance tjeter. Pala paditese. Te mos pranohet kerkesa pasi eshte e pabazuar ne ligj, eshte vijueshmeri e zvarritjes se gjykimit. Qe ne seancen e pare pergatitore eshte bere vazhdimisht e njejta kerkese dhe eshte hera e peste qe kerkohet shtyrja per te dhene prapsimet me shkrim seancen tjeter. Koha ka qene e mjaftueshme per te dhene prapsime. Çfaredo lloj verifikimi nuk ka lidhje me dhenien e prapesimeve. Veprimet administrative te gjykates nuk cenojne gjykimin dhe vendimin gjyqesor apo themelin e gjykimit. Per mendimin tone rrezimi i kerkeses per pezullim ka ankim bashke me vendimin perfundimtar dhe nuk ka ankim te vecante. Pala e paditur.Ne vleresimin tone pranimi ose jo i kerkeses per ankimin e rrezimit te kerkeses per pezullim do te ndikonte drejteperdrejte per ecurine e gjykimit. Per kete shkak i kerkojme gjykates te shtyje seancen duke saktesuar se kjo kerkese nga ana jone eshte bere vetem ne seancen e kaluar dhe jo 5 seanca radhazi. Vendim: Gjykata pranon kerkesen e pales se paditur, per t’i lene kohe asaj te verifikoje rrugen administrative te ankimit te rrezimit te kerkeses per pezullim gjykimi shtyn seancen

    7. Data 27.04.2012
    Shtyhet per te paraqitur palet pretendimet perfundimtare. Proces – Verbal i mbajtur sot, ne Tirane me date 27.04.2012 ora 11.00, ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane me trup gjykues te perbere nga : Gjyqtar: Arben Mullaj me sekretare te ndryshuar, ne vend te Berzana Çobo ne Blerina Oruci. -Çelet seanca gjyqesore. – Verifikohet prezenca e paleve. -U thirr u paraqit per palen paditese, perfaqesuesi i tij me prokure av. Eduart Seitaj. -U thirr u paraqit perfaqesuesi me prokure i te paditurit av.Koli Bele. Pyeten palet per ndryshimin e sekretares Palet: Dakort me ndryshimin e sekretares. Kerkesa paraprake: Nuk ka i jepet fjala pales se paditur: Pala e paditur: Pretendimet i kam me shkrim (5 flete) i lexoj i dorzoj. Provate tjera nuk kemi per te paraqitur pervec kallezimit penal me nr. 338-y me date 23.02.2012 dhe vertetimet nga Prokuroria Tirane, date 15.03.2012 qe i kemi paraqitur. Pyetje e av. Eduart Seitaj : Meqenese se pretendohet se i padituri ka vepruar ne interes te njohjes publike me gjithcka ka ndodhur, perse i padituri keto deklarime te rrem dhe rrjedhimisht informimin e publikut e ka ber pas nje vitit pasi keto faktet te pretenduara nga ai kan ndodhur. A nuk ishte ne interes te publikut te dinte menjehere cfare ka ndodhur ne kohen qe ndodhi? Pergjigjet av. Koli Bele: Ne dijenin tone deklarimet e te paditurit para mediave apo gazetareve te veçante jane bere edhe pas ngjarjes, megjithate, duke pasur parasysh ngjarjen e rende, periudhen e zise ku familjaret rrine ne shtepi sipas zakonit dhe presin dhe percjellin njerzit qe vijne per vizite gjithashtu dhe paditesin, dhe fakti qe i padituri ka besuar qe mbas ngjarjes do thirrej nga organet e ndjekjes penale, ashtu sic eshte praktika e hetimit ne te tilla raste. Duke qene se kjo nuk ka ndodhur ne nje kohe te caktuar i padituri ka vleresuar se duhet te deklaronte publikisht ate qe kishte ndodhur,gjithsesi eshet ne cmim te organeve hetimore dhe te gjykates civile nese e cmon qe i padituri te kete konsumuar vepren penale per moskallzim te krimit per paditesin Fatos Skejen. Av.Eduart Seitaj pyet: Pse priste te thirrej nga organet hetimore i padituri? Duke qene se vetem me kete fakt te pretenduar mund te kete si arsye per tu thirrur nga organet hetimore dhe kete fakt e ka publikuar per here te pare ne date 16 ose 17 janar 2012. Av. Koli Bele pergjigjet: Sqarojm se i padituri nuk publikon dhe nuk ka ndonje media te caktuar ne pronesi te tij ku mund te publikoj sipas deshires se tij. Ne nje kohe te caktuar e cila eshet e panjohur per ne ,ai eshet kontaktuar nga nje gazetar dhe ka dhen ate deklarim. Lidhur me pyetjen e pare te av. Eduart Seitaj, sqaroj se ne ndryshim nga pala paditese e cila pretendon se i padituri di vetem kete fakt,ne nuk jemi ne dijeni te fakteve qe potencialisht ai mund te dije lidhur me ngjarjet e 21 janarit. Ne çmojme dhe praktika e njohur e hetimit te ngarjeve te renda kriminale eshte qe per keto ngjarje te pyeten rrethi i personave familjare dhe per kete shkak ne vleresuam se mund te ishin thirrur menjeher. Av. Eduart Seitaj tha: Dua te di kush eshte shkaku qe ky sqarim eshte bere pas nje viti. Gjykata nderhyn: Kesaj pyetje i eshte dhene sqarim nga pala tjeter. Av. Koli Bele tha: Dua te sqaroj ne padi nuk kemi nje date te pretenduar te intervistes se dhene nga Zabit Deda por ne padi dhe si prova jan depozituar fotokopje te disa gazetave te datave 17, 18 janar 2012 dhe gjykojme se para se paditesi te ngreje pretendimet dhe te bej pyetje se paku ne lidhje me afatet kohore duhet qe ne minimun te citoj provat,burimet ku mbeshteten keto pretendime. Av. Eduart Seitaj tha: Sqaroj se kjo ceshtje eshte zgjidhur qe ne kerkese padi, pretendimi i pales paditur per daten e publikimit eshte dhene qe ne kerkese padi ku e kemi thene ne “Gazeten Shqiptare” date 18.01.2012 dhe ne “Gazeten Tema” date 17.01.2012. Sqarojme se çeshtja e kohes se publikimit eshte e zgjidhur. Pyetja qe na mundon eshte se u be pas nje viti ky deklarim nderkoh qe pretendimet e pales paditur per vonesen e ketij deklarimi jan kontradiktore duke nisur qe nga ineteresi i publikut per te marr vesht te verteten dhe keto deklarime u ben pasi u kontaktuan me nje gazetar. Av. Koli Bele pyet: A ka shkuar paditesi Fatos Skeja me date 22 ose 23 janar ne shtepin e vellezerve Deda? Av.Eduart Seitaj pergjigjet:po. Av. Koli Bele pyet: Cila ka qene arsyeja e kesaj vizite dhe nese jeni ne dijeni ne cfare ore eshte kryer kjo vizite? Av. Eduart Seitaj pergjigjet: Arsyeja ka qen per ngushellim,orarni nuk e mbaj mend, ka qen ne ate koh qe dera rrinte e hapur per te pritur njerez per vizit, kishte dhe njerez qe rrinin per ngushellim dhe njerez qe shkoni per ngushellim si paditesi. Av. Koli Bele pyet: Nga pergjigjja kuptoj se pala paditese nuk ka ndonje prapsim ne lidhje me orarin e pretenduar nga vellezerit Deda pasi pergjigjja: “dera e hapur” nuk na jep te kuptojme te kunderten e asaj qe kemi pretenduar. Av. Eduart Seitaj tha: Paditesi ka vajtur rreth ores 19.30 maksimalisht deri rreth ores 20.00, jo me vone se kjo ore. Av. Koli Bele pyet: A ka qen vetem apo i shoqeruar nese po me cilin person? Av.Eduart Seitaj pergjigjrt: Ka qene i shoqeruar me nje mik te perbashket me te paditurin qe emrin ndoshta e ka Behar por nuk jam i sigurte. Av. Koli Bele pyet: A mund te na sqaroni ne cfare marredheniesh njihet paditesi me mikun e perbashket dhe ky i fundit me vellezerit Deda? Av. Eduart Seitaj pergjigjet: Mendoj se nuk ka rendesi per gjykimin njohja e paditesit me miqte e vet. Av. Koli Bele pyet: A njihej paditesi Fatos Skeja me te ndjerin Hekuran Deda dhe vellain e tij Zabit Deda? Av.Eduart Seitaj pergjigjet: Me te ndjerin po, me vellezerit e tjere nuk e di. Av. Koli Bele pyet: Nese jemi ne dijeni te rrethanave te njohjes, ne çfare rrethanash njiheshin paditesi me te paditurin? Av.Eduart Seitaj pergjigjet : Nuk ka rendesi per gjykimin rrethanat e njohjes se paditesit me miqte e vet. Av. Koli Bele pyet: Duke qene se ne padi nuk sqarohet qarte se cila pjese e intervistes permban shpifje qe cenojne nderin dhe dinjitetin dhe rrjedhimisht shkaktojne dem per paditesin? Av. Eduart Seitaj pergjigjet : Eshte e sqaruar ne kerkes padi, eshte ne paragrafin e fundit se faqes se pare ne kerkes-padi dhe vazhdimni ne faqen e dyte te po ketij paragrafi. Av. Koli Bele pyet: Ne kerkese-padi, fjalia e pare fillon me: “Gjithcka qe ka thene i padituri gjate kesaj interviste eshte mashtrim i paster” (paragrafi i dyte). Ne nje kohe qe perfaqesuesi i paditesit Fatos Skeja sapo pranoi faktin qe paditesi ka qene i shoqeruar nga personi i quajtur Behar si dhe refuzoi te pergjigjet per disa pyetje qe u konsideruan qe nuk kane interes per gjykimin. Si e shpjegon paditesi kontraditen midis ketyre dy qendrimeve duke qene se ne pyetjen paraardhese u shpreh qe gjithcka eshte e sqaruar ne padi? Av.Eduart Seitaj pergjigjet : Fillimi i intervistes per “News 24″ per emisionin” Xhungel” fillon me: “Un jam Zabit Deda, vellai i te ndjerit Hekuran Deda”, te pakten kjo ne dijenine e te gjitheve eshte e vertete, keshtu qe pretendimi eshte gjithcka e trilluar ka te beje me thelbin e intervistes dhe jo me pershkrimet gjeografike apo pershkrimet e personazheve qe marrin pjese ne kete histori. Gjithcka qe eshe thene ne ate interviste ka qene qe paditesi i ka ofruar te paditurit gjetjen e personit qe i ka vrare te vellane, ndihme ne para dhe ndihme fizikisht per vrasjen e ketij personi dhe sipas te padituri e gjitha kjo oferte duhet te kembehej me viziten e kryeminstrit shqiptar ne shtepine e te paditurit. Kjo eshte gjithcka thuhet ne intreviste dhe pikerisht kete qe ne kundershtojme, pjesa tjeter eshte e pa rendesishme per ne si padites. Av. Koli Bele tha: Duke qene se vetem ne kete moment erdhem ne dijeni konkretisht te asaj çfare pretendon se eshte shpifje pala paditese, nuk po zgjatemi me pyetje te tjera duke shenuar qe bejme prapesimet tona me argumentet ne pretendimet perfundimtare. Av. Eduart Seitaj tha: nuk kemi prova te tjera, kerkoj te mbyllet hetimi gjyqesor. Av. Koli Bele tha: Nuk kemi prova te tjera, kerkoj te mbyllet hetimi gjyqsor. Vendim: Gjykata bazuar ne nenin 302 te K.Pr.Civile mbyll hetimn gjyqesor, administron aktet dhe provat e shqyrtuara dhe te marra me vendim nga kjo gjykate, fton palet per pretendimet perfundimtare. Palet kerkuan t’i paraqesin pretendimet perfundimtare me shkrim. Vendim: Gjykata bazuar ne nenin 302 te K.Pr.civile pranon kerkesat e paleve dhe shtyn seancen gjyqesore per te pergatitur pretendimet perfundimtare me shkrim.

    8. Data 30.04.2012
    Shtyhet me kerkese te te paditurit. Proces – Verbal i mbajtur sot, ne Tirane me date 30.04.2012 ora 11.00, ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane me trup gjykues te perbere nga : Gjyqtar: Arben Mullaj me sekretare gjyqesore Blerina Oruci. -Çelet seanca gjyqesore. -Verifikohet prezenca e paleve. -U thirr u paraqit per palen paditese, perfaqesuesi i tij me prokure av. Eduart Seitaj. -U thirr nuk u paraqit perfaqesuesi me prokure i te paditurit av.Koli Bele i cili me kerkese nr. A-1978 drejtuar protokollit te kesaj gjykate ka kerkuar shtyrjen e seances se sotme pasi ne te njejten kohe ndodhet ne nje mase sigurie ne Gjykaten e Rrethit Tirane me Gjyqtare Rezarta Vigani per shtetasin M.Ç. -Perfaqesuesi i pales paditese tha: Dakort me kerkesen pasi ajo eshte e bazuar ne ligj. Vendim: Gjykata bazuar ne nenin 96 dhe 175 te K.Pr.Civile vendosi te pranoje kerkeses e pales se paditur dhe shtyn seancen per te njoftuar perfaqesuesin me prokure i te paditurit av.Koli Bele. Perfaqesuesi me prokure i pales paditese, av.Eduart Seitaj mori dijeni.

    9. Data 07.05.2012
    Shtyhet me kerkese se pales se paditur Proces – Verbal i mbajtur sot, ne Tirane me date 07.05.2012 ora 15.00, ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane me trup gjykues te perbere nga : Gjyqtar: Arben Mullaj me sekretare gjyqesore Blerina Oruci mori ne shqyrtim çeshtjen qe i perket: Padites: Fatos Skeja. I Paditur: Zabit Deda Objekti: -Detyrimi i te paditurit te me shperleje per demin e shkaktuar ne shumen 500.000 leke -Detyrimin e te paditurit te publikoje nje pergenjeshtrim te intervistes se dhene ne News 24, ne kete televizon dhe ne tre nga gazetat me shpendarjen me te madhe ne vend. Baza Ligjore: Neni 32/a i K.Pr.Civile, nenet 608, 609 e 625 te K.Civil -Çelet seanca gjyqesore. – Verifikohet prezenca e paleve. -U thirr u paraqit per palen paditese, perfaqesuesi i tij me prokure av. Eduart Seitaj. -U thirr u paraqit perfaqesuesi me prokure i te paditurit av.Arber Begaj. -Av.Eduart Seitaj lexon pretendimet perfundimtare (2 flete) i dorezon. -Av.Arber Begaj tha: Ne vleresimin tone dhe ne pretendimet e pales paditur te cilat u ngriten gjate kesaj seance nuk jane trajtuar gjate shqyrtimit gjyqesor, prandaj nese do ishte e mundur per te garantuar nje mbrojtje sa me te rregullt nga ana jone dhe ne baze te nenit 302 e vijures te K.Pr.Civile te na jepet kohe dhe ne per te paraqitur pretendimet perfundimtare me shkrim. Vendim: Gjykata pranon kerkesesn e pales se paditur bazuar ne nenin 302 te K.Pr.civile dhe shtyn seancen

    10. Data 14.05.2012
    Shtyhet per t’u shpall vendimi Republika e Shqiperise, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane Nr. 7385 Akti. Proçes – Verbal i mbajtur sot, ne Tirane me date 14.05.2012 ora 14.30, ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane me trup gjykues te perbere nga : Gjyqtar: Arben Mullaj Asistuar prej sekretares gjyqesore Blerina Oruci mori ne shqyrtim në séance gjyqësore me dyer të hapura, çeshtjen civile qe u perket paleve : Padites: Fatos Skeja. I Paditur: Zabit Deda. Objekti: -Detyrimi i te paditurit te me shperbleje per demin e shkaktuar ne shumen 500.000 leke -Detyrimin e te paditurit te publikoje nje pergenjeshtrim te intervistes se dhene ne News 24, ne kete televizon dhe ne tre nga gazetat me shpendarjen me te madhe ne vend. Baza Ligjore: Neni 32/a i K.Pr.Civile, nenet 608, 609 e 625 te K.Civil Verifikohet prezenca e paleve -U thirr u paraqit per palen paditese, av.Eduart Seitaj, me nr license 1604. -U thirr u paraqit perfaqesuesi i paditurit av.Koli Bele me nr licese 1412. Av.Koli Bele lexon dhe dorezon pretendimet perfundimtare (8 flete). Vendim: Gjykata bazuar ne nenin 305 te K.Pr.civile terhiqet per vendim dhe si u kthye Vendosi: Te shpalle vendimin me date 21.05.2012 ora 14.30 bazuar ne nenin 308 te K.Pr.Civile.

    11. Data 21.05.2012
    Shpallet Vendimi

    1. Altin-K says:

      REPUBLIKA E SHQIPËRISË
      GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR TIRANË
      NR. 7385 AKTI
      PROCES – VERBAL
      I mbajtur sot, ne Tirane me date 21.05.2012 ora 14.30, ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane me trup gjykues te perbere nga : Gjyqtar: Arben Mullaj Asistuar prej sekretares gjyqesore Blerina Oruci mori ne shqyrtim në séance gjyqësore me dyer të hapura, ceshtjen civile qe u perket paleve :
      PADITES: Fatos Skeja
      I PADITUR: Zabit Deda
      OBJEKTI: -Detyrimi i te paditurit te me shperbleje per demin e shkaktuar ne shumen 500.000 leke -Detyrimin e te paditurit te publikoje nje pergenjeshtrim te intervistes se dhene ne News 24, ne kete televizon dhe ne tre nga gazetat me shpendarjen me te madhe ne vend.
      Baza Ligjore: Neni 32/a i K.Pr.Civile, nenet 608, 609 e 625 te K.Civil
      Verifikohet prezenca e paleve
      -U thirr u paraqit per palen paditese, av.Eduart Seitaj, me nr license 1604.
      -U thirr u paraqit perfaqesuesi i paditurit av.Koli Bele me nr licese 1412 dhe Arber Begaj me nr.4646 lic.
      Gjykata e terhequr per vendim:
      VENDOSI
      1.Pranimin e pjesshem te padise.
      2.Detyrimin e te paditurit Zabit Deda qe t`i paguaje paditesit Fatos Skeja shumen prej 250000 (dyqind e pesedhjete mije) leke si demshperblim per demin jashtekontrakotor te shkaktuar.
      3.Detyrimin e te paditurit Zabit Deda te publikoje nje pergenjeshtrim te intervistes se tij dhene ne televisionin News 24, ne tre gazetat me shperndarje me te madhe ne vend.
      4.Shpenzimet gjyqesore i ngarkohen te paditurit ne raport me pjesen e pranuar te padise.
      5.Kunder ketij vendimi mund te behet ankim ne Gjykaten e Apelit Tirane brenda 15 diteve duke filluar ky afat nga e nesermja e shpalljes se tij.
      U shpall sot me date 21.05.2012 ne Tirane ora 14.45 min.
      GJYQTAR ARBEN MULLAJ

  13. Merimanga says:

    Perfundimisht ai vend ka mbaruar, perfundimisht ne nuk behemi me njerez, perfundimisht paska qen e shkruar qe ketij populli do ti behet zbor gjith jeten..nga disa idioter qe na kan hipur mbi kok nen petkun e politikanit!!!!!
    Gunat permbi tela i q…. robt!!!

  14. racionali says:

    Cifuti thote : ” SY PER SY , E DHEMB PER DHEMB .Levizje e detyruar ne mungese te drejtesise.Ndjej keqeardhje per njerzit e vrare ,te gjalle per vendin tim per ……………

  15. ajdin says:

    Ne cofte se ka vetem pak shqiptarizem Edi Rama duhet te jape dorheqje.
    Sali Berisha e Ilir meta po vrasin te gjithe shqiptaret ai shtergon duarte me ta.TURPE PER GJITHE OPOZITEN SHQIPTARE qe ben sehir.

  16. Gjergji says:

    I ati i këtij plehrës, nga Sllova e Peshkopisë , ka qënë në shërbim të Sigurimit të Shtetit për 40 vjet.
    Edhe i biri ,në gjurmë të të jatit, në shërbim të spiunit “Penicilina”-shokut të babit.
    “Dardha nën dardhë bie”.

  17. fucks says:

    JAM PLOTESISHT dakort ME DHELPEREN KETO MASKARALLIQE E KANE DETYRAR QE TE BEHET NJERIU I MIRE KRIMINEL:PERSE DUHET TE GENJENTE VELLAI I HEKURANIT;OSE NJEREZIT E TJERE PER DICKA QE SESHTE E VERTETE;MAFIOZI KRYEMINISTRI YNE QE MOS E PACIM CDO GJE BEN PER TE MBAJTUR KARIKEN TE CILEN E KA MENDEROSUR;E KA DHJERE E PERMJERE;E KA NJOLLOSUR ME DUART E GJAKOSURA TE BABEZISE TE FAMILIES TE TIJ NE GERDEC;AI VRAU ME JANAR, NGA FRIKA se KARIKIA QE DO TE LERE ESHTE E FELLIQUR me hajni,me gjak te pafashem te 4 demostruesve paqesorete cilet u vrane pasi kishte mbaruar demostrata nga gjak piresi shpellari i vucidolit i cili vrau dhe urdheroi vrasie si kanibalet donte te shihte gjak qe te qetesohej .te gjitha ato qe fliten jane te vertete sali birisha eshte nje skuth qe te vret naten e te ngushullon diten,Ai e ka bere BERE NDERYRIEN PER PAJTIM si dhelper dinake per te fituar ca pike te umbura ka dashur te shkoi per ngushullim dhe ti jape nje dore pare.AI ESHTE MESUAR TE BLEJE VOTA TE BLEJE FUKARENJ SE GJITH POPULLIN E NDERSHEM E KA FUKARA; PO SHUME GENJEHEN ME NJE THES MIELL;100 MIJ LEK TE VJETRA ME TE CILAT NUK mund ti shtysh 3-4 dite buke thate po fukaralleku eshte aq ekstrem sa njerzit shiten e blien sa here do salia,xeni,liria,e kompani PO SHQIPETARI SA DO I VARFER TE JETE NUK E SHET GJAKUN E VELLAI MALOKU KETE E DI ME MIRE SE TE GJITHE;PO SALA ESHTE MALOK I TRASHE;HAKMARES:SHPIRT KRIMINELI NE EMERIN E TIJ JANE ELEMINUAR;EKZEKUTUAR ME 10, TRA TE PAFAJSHEM;NDRYSHIMI ESHTESE ZAFIRI ESHTE MALSOR I BESES qe nuk pati frike ta thote te verteten ne sy,SA PER GJYKATAT TONA LUM SI NE NA KA MARELUMI TE GJITHEVE DHE VECANERISHT ATA QE SKANE LEK;PA PIKEN E TURPIT TE KERKOJNE ME ANE TE SEKSEREVE SHUMA MARAMENDESE;PER DICKA QE TI KE TE DREJTE DHE TE TAKON TY;MAFIE NE QEVERI MAFIE NE DRETESI;TE RINJTE PA PUNE SE PER NJE PUNE TE PA GARANTUAR DUHET TE PAGUASH MIHRA EURO;NUK E KUPTOI KUR DO TE NDRGJEQESOHET KY POPULL TA SHOHE TE ZEZEN TE ZEZE SIC ESHTE:

  18. Ben Chicago says:

    sa te jete saliu kryeminister era qen do ti vije ketij vendi

  19. Toni.I. says:

    GJykata Tironès pèrbèhet nga njè trup gjykues me ide dhe kulturè
    Talebanèsh,Sirjanèsh,Iranjanèsh,Egjiptjanèsh,Algjerjanèsh etj.
    Po bojnè gjithçka pèr shkatrrimin njeriut SHQIPTAR,shoqnisè SH,
    kulturès SH.
    TURP TURP TURP ………………………………………….
    ………………………………………………………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje