Një autobus me studentë të Elbasanit rrëzohet në vendin e quajtur Ura e Vishës pranë Himarës
Duhej të ishte një udhëtim i lumtur për studentët e degës së Gjuhë- Letërsisë në Universitetin Aleksandër Xhuvani, por u kthye në një horror të vërtetë. Së paku 13 persona gjetën vdekjen kur autobusi me të cilin po udhëtonin studentët nga Elbasani në drejtim të Sarandës, doli nga rruga dhe u rrokullis rreth 70 metra në humnerë. Ngjarja tragjike ndodhi në vendin e quajtur Urën e Vishës, me famë të keqe për aksidente.
Edhe pas shumë orësh ka qenë shumë e vështirë të identifikoheshin viktimat, ndërkohë që në çdo moment priteshin lajme për të tjera viktima, për shkak se disa studente ishin sërish në gjendje të rëndë.
Një makth tjetër për shqiptarët
Dy vite më parë shqiptarët kishin përjetuar dy aksidente të rënda, njëri në Pukë dhe tjetri në jug të vendit, në aksin Fier- Tepelenë. Sërish është e njëjta panoramë, rrugë të vështira dhe autobusë të vjetruar.
Kësaj here autobusi i tragjedisë ishte i mbushur me studente. Për shkak të specifikës së degës së tyre, shumica e atyre që po shkonin në ekskursion në mbyllje të studimeve ishin femra. Ajo që ka habitur fillimisht gazetarët, por edhe forcat e sigurisë ka qenë fakti se autobusi është spostuar në krahun tjetër të rrugës. Drejtori i Policisë së Shtetit hedh dyshime për infarkt, më pas shton se mund të jetë një problem teknik. Në fund vijnë tek një konkluzion: shoferi mund të ishte me shpejtësi. Një nga vajzat që po udhëtonte me autobus e përforcon shumë këtë ide. Ajo thotë se i kishin thënë shoferit që të mos nxitonte kaq shumë. Një tjetër vajzë, e cila po ndihmohej, i hakërrehet atij që po e ndihmonte duke kujtuar se ishte shoferi. “Na more në qafë,” i thotë, pa e njohur mirë se kush ishte. në fakt trajtimi psikologjik i këtyre të plagosurave do jetë sfidë më vete. Por ai nuk është shoferi. Ky i fundit, i quajtur Pëllumb Çela, ka ndërruar jetë. E sërish me hamendësimet, faji ndoshta nuk ka qenë i Çelës. Një tjetër dëshmitare thotë se ai është shprehur se nuk po e mbajnë frenat. Mediat raportojnë se janë dy meshkuj që kanë ndërruar jetë dhe 11 femra, por sërish nuk dihet me saktësi.
Paqartësi dhe lot
E gjithë Shqipëria ishte në lot. Për shkak se shumë nga vajzat në autobus ishin nga rrethet, frika u përhap gjithandej. Për thuajse gjashtë orë nuk pati asnjë informacion se kush ishin viktimat. Në fund, pas thuajse gjashtë orësh, policia jep vetëm një emër. Ajo quhet Eranda Baloshi. Tre viktima janë të paidentifikuara ende, thotë policia. Për shkak se e bëri të vdekur një ushtar shqiptar në Afganistan, shteti shqiptar ngurron të japë emra, duke e bërë edhe më të nderë situatën.
Në universitetin e Elbasanit po vendoseshin qirinj, ndërkohë që solidariteti për dhurim gjaku ishte i madh. Kryetari i PS, Edi Rama ishte i pari që u afrua. Pas tij edhe shumë deputetë nga të gjithë krahët e politikës.
E sërish nuk mund të mos vijnë kritika për aksionin e shpëtimit. E nevojshme është ekzistenca e një strukture të shpejtë, profesioniste dhe kompakte, që vepron në mënyrën e duhur. Rrumpalla e ndërhyrjes së gjithsecilit duhet të marrë fund. Por të paktën solidaritet ka.
Edhe pak politikë
Nuk mund të mos ketë edhe pak dozë politike kjo ditë. Ministri i Transportit është i pari që zhvesh qeverinë nga fajet. Në një vend ky aksidente të tilla ndodhin për shkak të rrugëve ose të makinave jashtë standardeve, qeveria është e fajësuara e parë. Por Olldashi thotë se rruga është e re, ndërkohë që nuk jep përgjigje për pyetjen se a ka pasur kontroll teknik automjeti dhe sa i vjetër ishte ai.
Ndërkohë Pëllumb Pipero i Ministrisë së Shëndetësisë thotë se aksioni i shpëtimit dhe puna e mjekëve ka qenë e shkëlqyer.
Vetë kryeministri merr në telefon nga SHBA në një televizion pranë tij e thotë se tani po niset me urgjencë për në Shqipëri për shkak se nuk mund të qëndrojë në Samitin e NATO-s ndërkohë që vendi është në zi. Nuk ka faj, e kishte sulmuar shumë Fatos Nanon për ngjarje të tilla, që po i ndodhin edhe atij tani rreth tetë vite më pas.
Ngushëllime nga çdo anë
Media e huaj u mbush me lajme për tragjedinë, ndërkohë që ngushëllimet e para mbërritën nga Kosova. Edhe mediat e këtij vendi e kishin lajm të parë tragjedinë e Shqipërisë. Ambasadorët Arvizu, Sekui dhe Volfart shprehën po ashtu ngushëllimet.
Shpresojme te mos kete ndodhur asgje me jeten e femijeve.
mjere nenat per femijet e tyre,,,,,Zoti te kete vene doren!
a dini gja prej cilit qytet jane??
ishallah nuk ka viktima…
pak halle e probleme kane te shkretit shqiptare ju shtohen edhe te tilla fatkeqsi …Rruget e bukura qe ka ba Sali Krimineli
Aksidentet jan fatkeqsi po gjithmon fajin e ka njeriu dhe jo rruget mos aguzo kot shpresoim mos ketè shum demtime njerz!!!
Keqardhje per aksidentin dhe sidomos po te kete viktima.
Faji eshte njerezor dmth i drejtuesve te mjetit apo mjeteve se mund ta kete fajin dikush tjeter, por dhe rruget kane standarte dhe sinjalistik qe shmangin aksidentet.E keto tek ne mungojne.
Une habitem me ket komentuesin miri qe po bon budallakije kur thote qi gjithmone fajin e ka njeriu.Une jam fans i berishes dhe nuk kam turp me thane se dhe gjenja e rrugeve ka fajin e vet.Kam i vrejtje per mirin se ka bo ca gabime ne shqip : aguzo dhe shpresoim qe ne hollandisht marrin nje kuptim tjeter Ketu ne belgjike per shemull
njeriu i ruhet makines kurse atje makina i ruhet njeriu.Kur kam kene ne fierz pershemull te dajat i kan pas thone:
karaduzi bajram currit i zen rrugen centaurit.
Nga ana njerzore i shprehim ngushellimet familjareve.
KELMENDASS makina niset kudo nga njersit begjik fierz bajram curr dehet kujdes nji gabim esht rrezik per veti dhe me shum per tjere makina nuk asht avion si nuk e komandon po te ecesh avash duke pare dhe preblemet qe mund te ndollin frena a gropa akull e tjer etjer. ngushllime familjeve per sa i shipes errore di shtapatua kr,m, sb. ta kam fal
ska asnje lidhje me salen kjo…gjithkund ne botè ndodhin fatkeqsi
duhet qe shoferi te jetè i kujdes`shem dhe automjetet te kontrollohen teknikisht rregullisht.
ndaj dhimbjen me familjaret
zoti ju dhuroft forcen
Autobuzi eshte me targa Elbasani por pse nuk po dergohet RENEA apo forca te tjera speciale jemi vend antar i NATO-s dhe ushtria fle gjume
C’punê ka NATO këtu.???
Ngushëllime familjeve që kan humbur fëmijët e tyre,.
Kjo është një fatkeqësi e radhës në këtë vend Shkërdhat ku absurditeti për ironin e fatit të Keq të këtu të mjereve është I paimagjinueshëm.
Ku është ministri I rrugëve dhe I tansportit, si do ta justifikoj kete aksidet në se rruget do të kishin bordura mbrojtese keta të mjerë sot do ishin mes nesh.
Me plot gojë e them fajin e ka ky shtet shkerdhat kur në
të njejten kohe do të ndertoj një parlet rreth 300 miljon EURO.
Me kaq lekë po të perforcohet rruget do të shpetojnë me dhjetra jetë çdo Vitë.
Edhe njëherë ngushëllimet më të sinqerta …
e pabesushme, eshte e njejta tragjedi qe ndodhi ne Dukat ne 2001, ne ate kohe shoferi ishte komplet tap i pire. me siguri edhe ky palo shofer ka qene i pire. o perendi ca po degjojme!
prandaj duhet lene alkoli, jo gjithmone ben dem, por kur ben, ben dem te pariparueshem…
—
shumica e aksidenteve ndodhin nga dy gjera:
1. alkol
2. shpejtesi
esht shum e vertet qe shumica e aksidenteve ndodhin per disa qera e ato jan tri gjera 1.alkoli 2.shpejtesia 3.gjendja e keqe e rrugeve gushellimet me te sinqerta per familjaret qe kan humbur me te dashurit e tyre ,,
Shpresoj dhe uroj te perfundoje me sa me pak demtime dhe viktima.Kujdes,motra dhe vellezer.Mendohuni me ke udhetoni,vleresoni aftesine e tij dhe jo cmimin,sepse ne fund te fundit drejtuesi i mjetit ka ne dore jeten tuaj.
ke te drejt ,,BARDH TOLABI ,,eshte shumm e vertet qe duhet te kemi shumm kujdes andaj gjithmon duhet te jami te kujdesshem sepse shum aksidente fatkeqe po ndodhin,dhe si pasoj e ketyre aksidenteve shum te ri e te reja nuk jan me me ne,,ngushllime familjareve.
shtet legen qe kemi flet per rruge te rregulluara e te shtruara,qe skan asnje pike garancie per qarkullim,nje shtet qe hedh miliona euro ne rrugen durres kukes qe nuk i hy ne pune as dreqit e le zemren e shqipris me rruge qe i ka be austriaku qe ne luften e pare botrore,ndersa keta pisa shtetar vetem sa e kan zgjeruar pak.tuuuuuuuurppppppp
Ndjes te kene e zoti ndimofte te plagosurit, po a nuk ndodhi e njejta gje ne Zvicer para pak muaj ? Edhe Zvicra nuk ka shtet apo rruge ? eshte mekat te perdores fatkeqsite
Jo me pak se 10 viktima raportohen,mbi te cila me shume vajza.
Autobuzi me targa Elbasani po trasportonte rreth 50 studente me shum vajza,te Universitetit “Aleksander Xhuvani.”
Zoti i ndihmoft,lutuni te gjithe…
ku, kuuuu te lutesh??? te ishte atje do na degjonte lutjet se kemi 100 vjet qe lutemi
Shofere pa pike pergjegjshmerie,makina te vjetra e difektoze ,rruge teper te ngushta te gjitha keto perbejne rrezikshmeri per jeten e atyre qe udhetojne e qe jo rralle here me fund tragjik!
Me vjen shume ,shume keq per viktimat dhe familjet e tyre,shpresoj qe te kete sa me pak viktima.
Sipas lajmeve të deritanishme,një autobus me turistë grekë ka qënë i pari që ka kaluar atypari dhe pasagjerët e tij kanë dhënë ndihmën e parë të aksidentuarve.
Mirënjohje dhe respekt !!!
–Uroj nga shpirti te mos kete viktima
Kurseja jeten e re o zot. Ngushellime familjeve te atyre qe humben jeten ne kete aksident fatkeq.
Fatkeqesisht duket se kane vdekut te pakten 12 vajza studente dhe ka te ngjare qe numri i viktimave te shtohet.Shpresojme qe ndihma tu jepet te mbijetuarve dhe te kene fat per veten e tyre.Kujdes kushdo qe nget makinen,shikoni sistemin e frenimit dhe gomat se keto te dy jane kryesoret,pervec gjendjes tuaj.Me kujton tragjedin e Llogarase ne’89,ku nje shkou im nga Borshi nuk hipi ne ata autobuse per shansin e zotit.Ngushellime familjereve!
Lajm shume trondites, deri tani te konfirmuar jane 12 vajza. Ajo zone ka marr ne qafe shume autobuza sic ishte edhe ai rast ne vitin ’89. Pervec studenteve vdiqen edhe ekuipazhet e dy helikoptereve.
faj i shoferit dhe faj i shtetit sepse rruga sarand vlore nuk ka as nje barrjer mrojtse.e tmerrshme per nanat kur te marrin vesh per femin.
fotot himara
http://www.smarkos.blogspot.com
Shume rrenqethese , Zoti i ndihmofte …
me emrin e ALLAHUT ideshirojm sherim sa me te shpejt te lenduarve ALLAHU i ndimoft,,
duke ditur gjendjen e mjere qe existon ne spitalin ushtarak te Tiranes,do te ishte me mire qe te plagosurit te dergoheshin drejt spitalit te Giannina-s…..
Qe te mos kthehet asnje gjalle,mos i coni ne Greqi,greku mbetet grek,edhe ne keto raste,skane bese kurre.Ngushellime familjeve.
”Jani”
Vetem Jani nuk je, mos e ofendo ate emer.
Ngushellime te sinqerta familjareve!!!
Ata Greket qe i quan te pabese ti i pabesi dhe i pashpirti, ishin te paret qe u gjenden ne vendngjarje dhe ndihmuan te lenduarit, Himariotet ndihmuan me shpirtin qe i karakterizon ne kete gjendje te rende, edhe nje here treguan se kush jane.
Ne Joanina dhe spitalet e saj jane kaluar shume here gjendje te renda dhe raste nga Shqiperia fqinje.
Megjithe gjendjen e rende ti dhe disa kokra si puna jote gjeni rastin dhe vazhdoni propaganden tuaj te shfrenuar, ne kete rast je ti i pabesi dhe ky ves nuk ka shance te largohet prej ty.
Sa per rruget ato kane qene ne gjendje edhe me te mjeruar, ne e kemi pershkruar ate vite me rradhe, nqs je i kujdesshem vetem po te tradhetoi mjeti mud te gjendesh ne rrezik, pastaj e dime te gjithe se cfare mjetesh e aq me keq autobuse qarkullojne ne Shqiperi.
Ngushellime!!!
file mou,i ktheva nje pergjigje ketij korrakut,por mod. nuk e montoi,mgjt c’te dialogosh me Hajriun e pafytyre……!
e thexova dhe me siper,do te ishte me mire qe femijet e plagosur rende,te dergoheshin ne spitalin e Giannines.
Dhimbje!!!
Dhe kete spitalin e Himares nga ku u dha ndihma e pare e kane bere Greket qe shan ky ”Jani” apo hajri i pabesi se qeverise shqiptare nuk i dalin leket per qendren shendetesore te Himares…etj, etj nuk eshte momenti tani, edhe nje here ngushellime!!!
Boll bere prapaganden greke ti idjot, ne keto momente. Kushdo qe e quan veten njeri jep ndihma, dhe Himara nuk eshte greke qe te kete vetem ndihmesa grek. Jep ngushellimin dhe kaq, mos u bej as ti i peshtire dhe as ai tjetri qe thote mos i dergoni ne Janine.
Mjaft mor legen se na trate capin. Himarjotet na qenkan greke(!) Shqiptare jane mor tutkun, shqiptare me origjine nga veriu, kruja etj. Bastard pensionesh
Pusho o hale pusho. Himariotet nuk jane greke pervec 10% qe hiqen si greke. Pusho se nuk eshte koha te besh propagande.
Kur te tilla tragjedi ndodhin neper bot mendon se kurr nuk mund te ndodh ne Shqiperi … por ja qe fatkeqesia nuk ka kufinj. Mgushellimet me te sinqerta per te gjitha ato nena qe po qajn femijet e tyre ne keto momente
ngushellime familjareve te vikimave. ndryshimi i kodit rrugor nuk ka ndryshuar as gje dhe numeri i viktimave eshte rritur. perdorimi i alkolit te denohet me burg dhe jo me gjobe.
Tragjedi qe ska ngushellim ,vajza fatkeqe ne lule te rinise mbyllen jeten ne kete udhetim te fundit per kenaqesi qe perfundoj me mbylljen e syve pergjithmone ,mjere prinderit qe jane gjalle qe nuk do u mbyllet plaga ne zemer deri sa te mbyllin syte vete , nje plage te tille e kam vete dhe une me famije nuk po e perballojme dot .Ngushellime familjareve te tyre dhe kurajo se kjo eshte jeta me te mira e te keqia , ne fund per ju qe shkruani sot s eshte dite hetimi e gjykimi per kete fatkeqsi .Paris
Nuk jam dakord me ate qe thua se,sot nuk eshte dite hetimi…!!!!
me shume se sot,eshte dite hetimi,te japin llogari fajtoret,te futen ne burg,kush mban pergjegjesi ligjore per jeten e vogelusheve!!!!????
Me lot e hidherim,nuk vihet drejtesia!!
Shiko si tall topet Olldashi,duke thene se rruga eshte rikonstruktuar,jane mbushur gropat me cakull….!!!!! kur dihet qe rruget e jugut te Shqiperise jane si shkretetirat e Afghanistanit…..!
Ne burg fajtoret!!!
ngushellime per viktimat dhe sherim me te shpejte te lenduarve
Po ti himarjot je ?
Sa tè pa fat ,eskursjonet janè pèr qefè ku mbizotrn shakaja dhe tè qeshurit pèr çdo STUDENT.ZOTI ju dhontè forcè familjeve tè viktimave.
Nuk eshte cudi e madhe qe ndodhin te tilla ngjarje dhe qe ka kaq shume te vdekur rrugeve te shqiperise.Perpara viteve 90 kane qene shume here me te keqija rruget dhe nuk kane ndodhur kaq shume aksidente.Une mendoj se shkaku numer nje jane menyra se si pajisen me patenta shoferet dhe keq kontrolli i policise rrugore.Duke qene se korrupsioni eshte plage e keqe e shoqerise shqiptare une mendoj se fajtori duhet kerkuar ne kete drejtim,shume jane njerezit qe per ti shpetuar nje denimi te policit japin leke nen dore,gjithashtu shume jane ata qe per tu apjisur me patenta japin leke,pra ktu fillon dhe mbaron gabimi dhe jo te rruga ose te kryeministri.flm
me vjen keq per aksidentin ishalla zoti qoft me ato mos ken demtime vetem kujdes gjat guides zot mendo per te gjith se jane te gjith bijrash nonash
Ngushellime familjeve. Sherim te shpejte te plagosurve.
ngushellime te perzemerta familjeve qe humben femijet e tyre ne kete aksident tragjik,,,,,dhe sherim sa me te shpejte te gjithe te plagosurve qe kaluan nje traume te tille qe le gjurme ne jete,,,,,dhe djema sme duket momenti i duhur per te thene se kush e ka pas fajin apo jo,,,sepse faji mbetet gjithmone jetim
ZOTi JU LEHTESOFTE SADOPAK DHIMBJEN PER HUMBJET TUAJA….
Shprese,sherim te shpejte dhe shendet per te plagosurit.
Ngushellime te sinqerta per familjaret e atyre qe humben jeten.
U prefshin ne paqe.
Ne keto raste, shume here dhimbja kepercen arsyen, kelthet dhe kerkon drejtesi dhe prehje kudo, kudo ku çdo gje qe njeriu ka ne dore, qe shteti ka ne dore dhe duhet te bej, qe shoqeria ka ne dore dhe duhet ta ushtroje, mund te ndihmonin, mund te influenconin dhe mund te eliminonin tragjedi te tilla, vdekje te tilla, dhimbje te tilla.
Kane ndodhur, ndodhin dhe do te ndodhin. Ndodhin kudo, ndodhin dhe ne boten perendimore, ne boten e ligjit dhe te rregullit.
A nuk ndodhi dhe para pak kohesh diku ne nje vend te Europes, qe autobuzi me femije doli jashte rruge dhe me dhjetra femije humben jeten???
Ndodhin dhe andej, ku ligji dhe rregulli jane nje normalitet, ku pergjegjesia, detyra, profesioni, respekti per jeten e te gjitheve jane emeruesi i perbashket i funksionimit dhe respektit per jeten dhe ligjin.
Ndodhin dhe andej ku rruget dhe mjetet jane thuajse te persosura, ku tabelat dhe sinjalet rrugore jane nje norme e detyrueshme dhe funksionale dhe ku policia rrugore eshte gjithmone e pranishme, sidomos ne zona te veshtira, turistike etj etj.
Ndodhin dhe andej ku njerezit jane shume te pergjegjshem, qe jane koshient dhe te ndergjegjshem se perveç jetes se tyre kane ne ngarkim dhe shume jete te tjera, kane te besuara shume jete te tjera.
Ndodhin vertet, por ne Shqiperi ndodhin pak si shume, ndodhin shpesh, per arsye nga me te ndryshmet, me pergjegjes te ndryshem dhe me viktima numri i te cileve vazhdon te rritet dhe qe me jeten e tyre paguajne fajet e individit, te shtetit dhe te institucioneve te tij dhe te shoqerise se mekur shqiptare.
Dikush ketu permend faktin, qe edhe me perpara kur rruga ka qene me keq nuk ka patur aksidente!!!
Eshte e vertete. Dikur nje kondraposte, nje gaz 51 apo 63 i mbuluar me mushama, me disa pseudosedile, apo me stola derrase, bente thuajse perdite rrugen Vlore Himare, ne kushte thuajse te mjerueshme dhe aksidente te permasave te tilla s’ka patur.
S’ka patur se kishte shofera te zote, me eksperience, si Andon Kapino apo Vasil Bifsha.
S’ka patur sepse kishte ligje te rrepta, pergjegjesi madhore dhe cilesi profesionale te shofereve.
Jo kushdo mund te drejtonte nje autobus plot me njerez.
Le te themi, qe athere dhe qarkullim shume nuk ka pasur, dhe niveli i mjeteve dhe pergjegjshmeria e shofereve ka qene e tille, qe ka evituar gjithmone aksidente te natyrave te tilla.
Ndersa sot, sot eshte krejt tjeter. Sot ka shume qarkullim, ka shume mjete, ka shume levizje, ka shume makina, te medha dhe te vogla, ne gjendje te mire ose jo, me drejtues profesioniste te mirefillte apo shofera te rastit, qe buka e gojes i detyron te bejne edhe kamionistin.
Kjo eshte pergjegjesia individuale, por e lidhur ngushte me institucionet e shtetit, me patentat, me gjendjen dhe kontrollin teknik te mjetit, me mirembajtjen dhe kolaudimin e tij.
Kjo eshte e lidhur ngushte me ligjin, me ligjin qe vepron ne raste te tilla.
kjo eshte e lidhur ngushte me individin drejtues, me ndergjegjen dhe pergjegjshmerine e tij.
Kjo eshte e lidhur ngushte, shume ngushte me shtetin, me policine rrugore, me sinjalistiken e rrugeve, me mirembajtjen e tyre.
Ne nje aspekt ose tjeter, shteti eshte i pranishem, shteti eshte ligji, shteti eshte interpretuesi i ligjit, eshte pergjegjes direkt ose indirekt per tragjedi te tilla.
Shteti ne pergjithesi dhe veçanerisht shteti i Mullah Berishes ne veçanti eshte pergjegjes.
Shteti i Mullahut ben “gjithçka” pas vdekjes, por ben shume pak perpara vdekjes.
Ben jashtezakonisht shume pak per ti mbrojtur qytetaret e vet nga tragjedi te tilla, per ti edukuar ata, per ti mesuar me ligjin dhe zbatimin e tij.
Shteti flet per turizem 4 milionesh, por rruget qe perhapin turizmin duhet ti bej model, te asfaltuara, te mbrojtura, me sinjalistiken perkatese dhe te mbuluara nga policia rrugore.
Policet rrugore duhet ta meritojne kete emer, te jene te pajisur me te gjitha mjetet e duhura, qe te parandalojne aksidentet dhe te zbatojne ligjin.
Dikush ketu permend paret e shpenzuara per rrugen e kombit?
Rruga patriotike, rruga e kombit me teper se e kombit ishte rruga e Mullahut per te “perjetesuar” emrin e tij.
Rruga e kombit nuk ishte nje prioritet kombetar.
Prioritet kombetar ishin nevojat jetike te shqiptareve per nje infrstrukture te brendeshme moderne, per uje te pijshem, per drita dhe rruge.
Shqiptaret e padrite, e palare dhe te raskapitur nga rruget me gropa ose mungesa totale tyre, detyroheshin nga Mullahu te paguanin nje haraç te parakohshem, nje takse te larte, te paguanin nga mireqenia e tyre jetike, nje rruge luksi, qe shume pak ne kushtet e nje Shqiperie mjerane dhe te nje Kosove te orientuar nga tregetia me fqinjet, do te kishte nje impakt kombetar.
Ka shume arsye kombetare dhe shume me te llogjikshme dhe imediate se rruga e kombit, qe kishin dhe kane nje prioritet imediat per ti nderruar faqen shtetit dhe popullit shqiptar, dhe qe po te ishin marre ne konsiderate, do ta kishin bere Shqiperine nje vend me te vertet europian me nje infrastrukture moderne.
Nqs ato leke qe u hodhen aty, qe u vodhen aty, do te ishin hedhur per te ndertuar rruge, HEC-e dhe ujesjellesa ne Shqiperi, sot do te kishim nje Shqiperi me europiane, me te qyteruar, me te zhvilluar, me te pasur, me te integruar, me te denje, me pak humbje dhe viktima dhe me shume mundesi dhe prestigj per te bere rruge kombetare, ne kohen dhe momentin e duhur.
Por kjo eshte nje teme tjeter, dhe nuk eshte momenti qe Mullah Saliun turkoshak ta sulmojme me te njejten menyre qe ai sulmonte dikur opoziten ne pushtet, per raste te tilla, qe gabimi njerezor, papergjegjshmeria e individit dhe shtetit prodhonte.
Ngushellimet me te thella prinderve dhe te afermve te ketyre vajzave fatkeqe. Jemi te gjithe te shokuar,pa goje dhe shume te tronditur.
Zoti ju dhente kurajo dhe shume force. Jemi pa fjale….
me gjith zemer i deshirojm sherim sa me te shpejt telenduarve,
ngushllime per familjaret qe humben femijet e tyre ishalla allahu i der gon ne gjenet ,te lenduarve me ndimen e allahut i deshirojm sherim sa me te shpejt,
u prehshin ne paqe
ngushllime familjarve dita e djeshma ka trontitur gjith shqiptar kudo qe jan kjo qe ndodhi ishallah kur mos te ndodht zoti i bekof familjaret
Ju shpreh ngushllimet e mia te gjithë familjareve te tyre dhe dasht zoti mos te ket me tregjedi te tilla.
ngushellime per familjaret jemi te shokur te gjith shqiptaret e maqedonis e ndjejm dhimbjen tuaj bashk me ju
Zoti u dhasht kurajo