PS reagon për dënimin e vëllait të Hekuran Dedës: Ta harrojë Saliu se do i shpëtojë drejtësisë

21 Maj 2012, 17:54Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste për degën Dibër, Ulsi Manja, ka reaguar sot pas lajmit se vëllai i Hekuran Dedës është dënuar për shpifje.

“Sot gjykata, më saktë një gjykatës që nuk njeh ligjin, nuk njeh procedurat, nuk njeh provat, nuk njeh liritë e të drejtat kushtetuese të qytetarit shqiptar, po njeh vetëm pushtetin vrastar të 21 janarit, vendosi të dënojë vëllain e Hekuran Dedës.

2.5 milionë lekë dhe detyrim me përgënjeshtrim në tre media, për vëllain e Hekuran Dedës pse denoncoi publikisht, po edhe në prokurori, përpjekjen e kryeministrit për të blerë me para gjakun e të vëllait.

Sali Berisha dërgoi natën në derën e familjes Deda një sekser që ofroi para në këmbim të një vizite të kryeministrit tek shtëpia e të vrarit të 21 janarit dhe familja pati jo vetëm dinjitetin që ta refuzojë ofertën e turpshme, por edhe kurajon që ta denoncojë atë publikisht. Vëllezërit e Hekuranit shkuan edhe në prokurori, ndërkohë që sekseri aktivizoi me mbështetjen e kryeministrit një proces gjyqësor të paturpshëm, në shkelje të ligjit, pa pritur përfundimet e hetimit nga ana e prokurorisë. Sot, një gjykatës që turpëron krejt sistemin gjyqësor, dha një vendim që nuk na çuditi aspak, por që na revolton edhe më shumë ndaj padrejtësisë së re që iu bë familjes Deda. Ky është një vendim që nuk revolton vetëm familjen tonë politike, po krejt  Dibrën dhe çdo dibran të ndershëm, që pret drejtësi për vrasjen e dibranit fisnik Hekuran Deda,” tha Manja.

Kreu i PS Dibër tha se vendimi i sotëm është një arsye më shumë për të larguar Berishën.

“Ta harrojë Saliu dhe kush i shkoi atij qorrazi nga mbas në 21 janar duke qëlluar mbi protestuesit, se do t’i shpëtojnë drejtësisë dhe do ta nëpërkëmbin dinjitetin e Dibrës së goditur me plumba vrastarë në trupin e Hekuranit, me vendime të turpshme gjyqësore si ky i sotmi.

Nuk gënjen familja Deda, nuk gënjejnë vëllezërit e Hekuranit, nuk gënjejnë dibranët e traditës së njohur të respektit për emrin e për shtëpinë e tyre dhe nuk ka shqiptar ta besojë se ajo familje e vrarë në shpirt mund ta ketë sajuar historinë e vërtetë e të dhimbshme të ofertës së turpshme të kryeministrit.

Kjo e sotmja është një arsye më shumë për ta larguar sa më parë nga qeveria Sali Berishën bashkë me hienat e tij të punëve të natës dhe për ta çliruar sa më parë drejtësinë nga presioni i këtij kryeministri nga veglat e veta qorre në sistemin gjyqësor shqiptar,” tha Manja.

15 komente në “PS reagon për dënimin e vëllait të Hekuran Dedës: Ta harrojë Saliu se do i shpëtojë drejtësisë”

  1. Nadia Shabani says:

    Ej zot na ruaj cfar eshte kjo keshtu, hajde pike e bjeri lisit, a eshte ne vehte ky njeri apo jo. Cfar m…… gjykate eshte kjo, cfar gjykatesi eshte ky injorant qe mer vendime te tilla, nuk u mjaftuan me nje vrasje makabre te vellait te tyre por tani edhe e denojne? Kjo nuk durohet, Edi Rama duhet te ngreje gjithe popullin ne kembe ne mbeshtetje te kesaj familjeje, i gjithe populli duhet te ngrihet ne protesta kunder gjykatave te korruptuara nga Berisha, ky njeri duhet shporrur sa me pare, cfar pritet tjeter te beje? Cfar bente Enver Hoxha me shume? Vrau Enveri per te mbrojtur pushtetin e tij, vrau Saliu per te mbrojtur pushtetin e tij por Enveri te pakten nuk vrau se donte te vidhte por vrau se mbronte idete e tij komuniste kurse Saliu vrau dje dhe po kercenon sot me denime e presione qe te mos vihet ne vend drejtesia per vrasjet e 21 Janarit.saliu vrau se krkon te mbaje pushtetin e vjedhur per te vjedhur. Kerkon te nxjerre genjeshtar vellezerit e Hekuran Dedes por nuk i ben vendimi i gjykates genjeshtare ata se ne e dime qe gjykatat nuk funksionojne ne nje vend fashist si ky i yni por ne nje vend demokratik qe ne Shqiperi nuk egziston me prej shume vitesh.

  2. naimi usa says:

    Nuk me shqeteson shume emri i berishes apo fatos skejes.Ata thjesht po veprojne sipas nje rruge normale qe mund te beje nje vrases ordiner me lajmsin e tij.Berisha eshte krimenel i ndershem dhe nuk duhet fajsuar
    ne menyre absolute.
    Mendoj se jane dy aktore te tjere me te rendesishem ne kete ngjarje makabre.
    1-i pari eshte ambasadori arvizu qe eshte fajtor kryesor me veprimet
    dhe mos veprimet e tij.Ishte ilegal dhe i dyshimte takimi midis tij dhe berishes 2 ore para masakres.Duke i shtuar dhe deklaraten kontravesale
    si burre shteti dhe gjitha veprimet e tij deri tani tregon se ai eshte
    i implikura me kete ngjarje.E hidhur por e vertete.
    2-I dyti eshte frikacaku dhe tradhetari edi rama qe u largua nga ceshtja
    e 21 janarit dhe bashkia e tiranes per te vene beithen ne karriken e k/m
    ne 2013 ne kembim te shitjes se gjakut te 4 deshmoreve te bulevardit.
    Eshte nje rast me shume qe edi rama duhet te kerkoje largimin e berishes
    dhe qeveri teknike per zgjedhje te parakoheshme nen nje qeveri teknike.
    Heshtja e tij me kete rast super skandaloz tregon se dhe edi rama eshte
    pale me berishen dhe arvizune.

  3. luan says:

    Ky eshte bylmeti i stanit qe krijoi takimi Rama-Meta.U amnistua Meta dhe u denuan per se dyti martiret e 21 majit.Dhe padyshim dhe denimi i vellait te deshmorit te demoktacise H.Dedes.Morali qe buron nga kjo histori eshte se vesi shperblehet dhe virtuti ndeshkohet.Prandaj dhe Rama beri aleance me vesin.Po kujt i duhet qeverisja e tij e neserme qe u merr tashme peng nga Meta?

  4. Treviso says:

    Veprimet e turpshme te gjykatave nuk kane fund.
    Kjo qeveri do te vazhdoje te jetoje deri sa te denohet apo te vritet nje person per çdo familje shqiptare, nga fashistet ne pushtet.Koha eka vertetu se populli nuk po ngrihet ne revolte per 1, 2, 4, 24 persona qe ka vrare qeveria mafjoze.Nuk e kuptoj çfar pret te humbi mo populli i pa pune, i varfer jasht normave njerzore.Nuk pritet nga jasht, apo nga ambasadoret te behen ndryshimet.Eksperjenca ka treguar se sali berisha me force ka marre 3 here pushtetin dhe pa force nuk ka me e leshuar asnjehere, deri sa te vdesi dhe ka te drejte, se ka sakrifikuar per ta marre.

  5. ceri says:

    kur gjykata ka gjobitur vellane e te ndjerit Ekuran Dedes per shpifje po per sali berishen qe shpifi perpara ekranit te televizorit qe vrasjet jane bere nga afer, per stilolapsa pistolet dhe thika me helm, dhe grusht shteti keto nuk jane shpifje gjykata te mari dhe te gjobisi sali berishen perpara.

  6. Ivani i madh says:

    o ju familjaret e Hekuranit ne jeni malesore zdatoni kanunin se sic e kane nisur ju jo sot po edhe neser nqs e mer PS prape skeni per te mare e per te vene ne vend drejtesi se keta jane te lidhur te dy krahet per derisa nuk denohet asnje per krime e vjedhje. Eka e djathta e ta mare e majta njelloj do jete se keta jane te lidhur njeri me tjetrin ne overa koruptive. Pra vetem vetgjyqesia i lan hesapet me Berishen e zagaret e tij te tipit Stela a cfare muti e quajne

  7. Fatmiri says:

    Pa u vene ne vend drejtesia, pa u zbardhur Gerdeci,pa u zbardhur 21. Janari, pa u zbardhur pasuria e te gjithe pushtetareve ,pa nje ndarje te drejte te prones ,shqiperia drejt nje 97 te dyte, ishalla mos qofte.

  8. Koli says:

    A do mundet ndonjehere te vere dore Perendia (se njerezit smunden ose sduan) qe drejtesia te pavaresohet e t’a beje vete punen e saje. Ska qe me te shpifur se kur drejtesia behet objekt kercenimi nga foltore politike qe nenkuptojne ne nje fare menyre vazhdimesine e kapjes se shtetit ne tipin: drejtesine sot e kontrolloni ju, neser ne…”

  9. albana says:

    Sot ka qene dite e rende per gjithe shqiptaret. Isha e shokuar nga lajmi tragjik i Himares, por kur lexova lajmin per denimin e vellezerve te Hekuranit m’u ngjeth mishi. Nuk e qetesoj dot veten. Mallkimi i shqiptareve shkon per z. Sali Berisha. Eshte pergjigjes per shkaterrimin e drejtesise ne Shqiperi. E mbani mend mallkimin e ish-minatorit te Bulqizes? Ai mallkim me vjen ne buze dua ta nxierr me ulerima nga shpirti, por tremb femijet qe po mesojne.
    Nuk kam mundesi ekonomike, por besoj se do gjenden njerez te gatshem per ta paguar gjoben si peshtyme mbi fytyrene e “drejtesise” shqipatre.
    O zot, ku perfunduam! Shteti qe te vrete me pushke per te te mbyllur gojen, edhe te gjobite qe te mose hapesh gojen per qare e shprehur nderim per njeriun tend te dashur.
    Mallkimit te nenes se Hekuranit dhe i te gjita nenva shpirte djegura ka per t’i ndjekur edhe ne varr pergjegjesit e ketij krimi poshtrues.

  10. Rrapi i celos says:

    Nuk e kuptoj familjen DEDA .CFARE PRISNI ME . NUK U NDIHMON NJERI .E KENI VETE NE DORE .ZBATONI KANUNIN DHE JENI TE LARE .KANUNI E THOTE SAKTE .JENI MALESORE .JU U RA E KEQJA ,TEK JU DUHET T’I GJEJE MUSHKA DRUTE . VETEM JU DHE FAMILJA E ALEKSIT MUND T’IA SHKER…….EI ROBT KU I KA DHE KU NUK I KA SALI BERISHA . SALIU ESHTE FRIKACAKU ME I MADH I SHQIPERISE . KUR E SOLLI NE VLORE MARIZA LINO NEPERMJET TE BUJAR LESKAJT NE VITIN 1998 BERI SHURREN NE PANTALLONA NGA FRIKA ,UNE KAM QENE ATY.AI PIS SALI VRET NGA FRIKA SE E NJOH UNE ATE CFARE SOJ TRIMI ESHTE AI.

  11. Elvis says:

    Cudi si nuk e ofendoka Dibren fakti qe Rama shkon dhe ha darka me njeriun per korrupsionin e te cilit dha jeten Hekurani …

  12. Fred says:

    Me keqardhje per fatekeqesine e kesaj familje nuk ka drejtesi e vetmja drejtesi asht qe ti futni plumbin dhe pastaj drejtesi shkon ne vend mos prisni drejtesi nga Rama meta berisha dhe ina Rama ps apo pd gjaku te merret me gjak

  13. kleo says:

    posht gjyqesori shqiptar, ky gjyqesor qe eshte bere turpi i kombit
    qe vret cdo dite sa esa jet njerez
    me vjen per te vjelle kur degjoje emrin gjykat shqiptare

  14. dori says:

    Vellezrit Deta, te shkojne ne xhami ti kerkojne Skejse te beje be qe nuk e ka kryer veprin te marre edhe sali Berishen,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje