Një grua ka vendosur të padisë një kompani të brendshmesh për femra, ku punonte, për shkak se pretendon se është pushuar nga puna me arsyetimin se ishte “shumë e nxehtë”.
Amerikania Lauren Odes, 29 vjeç, thotë se menaxherët e kompanisë Native Intimates, në pronësi të hebrenjve ortodoksë, i thanë asaj të vishej me rroba më të gjëra dhe të mbulonte sa më shumë gjoksin.
Por ndërsa ishte duke blerë rroba të tilla, ajo u pushua nga puna me një telefonatë.
Odes i ngriti pretendimet e saj në një konferencë për shtyp së bashku me avokaten e njohur amerikane, Gloria Allred, që ka vendosur të përfaqësojë bionden në gjyq.
“Ndoshta do ishte mirë të veshësh bluzat e të dashurit tënd,” mësohet se i kanë thënë asaj punëdhënësit. Madje njëri i tha se duhet të shqyrtojë mundësinë për të shtypur gjoksin, që të mos duket kaq i madh.
Aman o thuaj te vi tek une se kam une nje vend bosh.le te lexoj njoftimin per vendin e lire.
Vari k…. ta lere padine dhe te vi ne vendin e mrekullise ekonomike.
Turkofagos re file mou, te paskan pushuar nga puna. Une do ti hidhja ne gjyq po te isha si ty.