“Çdo ministër në një qeveri, në një farë mase, duhet të jetë edhe ministër shëndetësie.” Kjo fjali përmbledh në pak fjalë fjalimin e Sir Michael Marmot në Konferencën Botërore për Sigurinë e Jetës, zhvilluar në Londër para dy vjetësh (Marmot është Presidenti i Shoqatës Britanike Mjekësore). Le ta përkthejmë këtë fjali në shqipen e realitetit të Republikës së Shqipërisë.
Që Ministri i Brendshëm, në një farë mase, të jetë edhe ministër shëndetësie, duhet të bëjë kujdes që policia rrugore të parandalojë aksidentet e shkaktuara nga shpejtësia, alkooli dhe mosrespektimi i kodit rrugor. Gjithashtu, ai duhet të bëjë kujdes që policia e shtetit të parandalojë krimet e dhunshme. Sepse në qoftë se ai nuk i bën këto gjëra, qindra njerëz mund të vdesin në vit, dhe mijëra të tjerë të gjymtohen.
Kështu, për shembull, studime në vende të ngjashme tregojnë që, në qoftë se shpejtësia mesatare e ngarjes së automjeteve në të gjithë vendin ulet me 5km/orë, numri i aksidenteve mund të ulet 25%. I njëjti reduktim mund të realizohet nga një përgjysmim i numrit të drejtuesve të pirë të automjeteve. Ndërsa nga përdorimi i rripit të sigurisë, mund të pakësohet pothuajse 28% numri i plagosjeve të rënda prej aksidenteve automobilistike dhe 45% numri i vdekjeve. Sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, aksidentet automobilistike në Shqipëri janë shkaku numër një i vdekjeve për grupmoshën 5-50 vjeç.
Që Ministri i Transportit dhe Punëve Publike, në një farë mase, të jetë edhe ministër shëndetësie, duhet të bëjë kujdes që rrugët të mos ndërtohen me nxitim, sa për të prerë shiritat e inaugurimit para zgjedhjeve. Sepse një rrugë e re pa sinjalistikën dhe mobilimin mbrojtës të duhur është më e rrezikshme se një rrugë e vjetër. Në një rrugë të re, kur sinjalistika dhe mobilimi mbrojtës nuk është plotësuar, mund të ndodhin më shpesh aksidente. Kjo, sepse makinat ecin me shpejtësi më të madhe në një rrugë të re.
Gjithashtu, përmirësimi i rrugëve ekzistuese mund të reduktojë ndjeshëm aksidentet. Në SHBA, për shembull, kostoja e aksidenteve të ndikuara nga kushtet jo të mira të rrugëve është 240 miliard dollarë në vit, ose rreth 1300 dollarë për qytetar me të drejtë patente. Në Shqipëri, Zoti e di se sa mund të jetë kjo kosto.
Që Ministri i Mbrojtjes, në një farë mase, të jetë edhe ministër shëndetësie, duhet të bëjë kujdes, për shembull, që municionet e vjetra të mos demontohen në vende si Gërdeci, fare pranë qendrave të banuara. Gjithashtu, ai duhet të bëjë kujdes që për demontimin e municioneve të mos punojnë gra e fëmijë në kushte primitive, të ngjashme me ato që ka përshkruar Çarls Dikensi në romanin “Oliver Tuist”. Sepse, në qoftë se ai e lejon këtë gjë, dhjetëra shqiptarë mund të humbasin jetën dhe qindra të tjerë mund të gjymtohen.
Që Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit, në një farë mase, të jetë edhe ministër shëndetësie, duhet të bëjë kujdes që konsumatorëve shqiptarë të mos u shiten ushqime të skaduara apo të prodhuara/ruajtura në kushte jo higjienike. Sepse kur kjo gjë ndodh, dhjetëra shqiptarë mund të vdesin nga helmimet dhe mijëra të tjerë të vuajnë nga sëmundjet e shkaktuara prej ushqimeve të tilla, siç ka ndodhur shpesh vitet e fundit.
Që Ministri i Ekonomisë të jetë në një farë mase edhe ministër shëndetësie, duhet të bëjë kujdes që të zbatojë politika nxitëse për hapjen e sa më shumë vendeve të reja të punës. Sepse studime të shumta kanë treguar se ka një ndërlidhje të fortë statistikore mes nivelit të papunësisë dhe nivelit të vetëvrasjeve, akteve të dhunshme e alkoolizmit.
Lista e ministrave që në një farë mase mund të jenë edhe ministra shëndetësie vazhdon deri tek vetë Ministri i Shëndetësisë, i cili, në vend që të jetë thjesht mbikëqyrës i tenderave të spitaleve dhe të ilaçeve, mund të jetë një ministër që kujdeset realisht për shëndetin e qytetarëve të Shqipërisë.
Dhe së fundi, por jo më së pakti, Kryeministri, i cili ka qenë mjek para se të bëhej një politikan profesionist, duhet të jetë edhe ai në një farë mase ministër shëndetësie. Në qoftë se Kryeministri mendon vetëm për karrierën e vet politike apo për pasurimin e familjes dhe vartësve të tij, mijëra shqiptarë mund të vdesin apo gjymtohen nga plagosjet dhe sëmundjet e sipërpërmendura.
Një kryeministër i tillë kuptohet që nuk i përket kohës në të cilën jetojmë, kur shteti po bëhet gjithnjë e më tepër garantuesi i jetës së qytetarëve. Shtetit që është thjesht një vegël në duart e sundimtarit për të pasuruar vetveten dhe vasalët e tij po i kalon koha kudo në botë…
http://respublica.al/opinion/2012/5/23/cdo-minister-duhet-te-jete-edhe-minister-shendetesie
krye.m i p.d. eshte i gjithanshem
edhe min.transporti
edhe min.finance
deri te brigadjer i fshesaxhinjve te bashkise
Kjo qe pershkruhet me siper eshte strategjia shendetesore 2020, e lancuar nga OBSH dhe e perqafuar nga shume shtete. QE Eduard Zaloshnja dhe te tjeret ja fusin pordhes kjo dihet. Flitet gjithmone per tendera dhe per shkelje ligji por asnjeri nga keta palo gazetare apo analiste nuk ka sjelle deri me sot fakte, jane bere nje soj si ata te cilet shajne, Fakte zaloshnja fakte, dhe ato fakte coi ne prokurori, leri pordhet ti bejne politikanet ti si gazetar ke mision tjeter…
Kryeministri ish-mjek????????
Thone qe ka qene edhe i zoti…
Une nuk e besoj kurre po te nisem nga gjendja komatoze e shendetesise sot!
Dhe ka pjesen kryesore te fajit pasi ne keto 22 vjet ka qeverisur per plot 13 vjet!
Po ho pra. Alievi n’azerbaxhan dhe llukashenka n’bjellrusi kon qeveris plot 22 vjet. Naj dhe Doktorit i duhet lon ma teper kohe me i gatit mire kto pune sic din veqse ai.