Ekspertiza e policisë është e mangët. Rruga, shkak kryesor i aksidentit të Himarës

26 Maj 2012, 12:56Politika TEMA

Nga Shkëlqim Zeqo*

Konkluzioni i Ekspertëve të Policisë për aksidentin e Himarës është si më poshtë: “Segmenti rrugor është brenda të gjithë parametrave, i pajisur me sinjalistikë dhe mbrojtëse. Shpejtësia e lejuar është 20 km në orë dhe ka tabela paralajmëruese për pjerrësinë dhe kthesat e dyfishta. Nga hetimet rezulton se nuk ka dëmtim të sistemit të drejtimit të automjetit. Gomat ishin të rregullta. Goma e majtë është çarë nga përplasja. Rezulton se në momentin e frenimit, sistemi ka funksionuar, por nuk ka qenë i suksesshëm. Shpejtësia ka qenë më e madhe se ajo e lejuar. Shkaku kryesor i aksidentit ka qenë mosrespektimi i shpejtësisë. Mjeti nuk është komanduar në kthesë, për pasojë ka dalë nga rruga,” tha zëdhënësja e Policisë së Shtetit”.

Le ta analizojmë sipas elementëve që përmban:

 

“Segmenti rrugor është brenda të gjithë parametrave”

Cilat janë këto parametra ?

–       Pohohet që Rruga ka korsi 3.75 m. Sipas standardit për këte

ë gjerësi të korsisë lejohet të lëvizet mbi 100 km/orë

–       Kjo lloj korsie, kërkon të kemi rreze të kthesave, referuar shpejtësië që lejon 350 – 450 m , ndërkohë që kthesa është e dyfishtë, domethënë se diametri i dy kthesave të njëpasnjëshme do të ishte për secilën kthesë 700 -900 m dhe për të dyja njëra pas tjetrës 1400 – 1800m. Konkretisht rrezet e kthesave në vendngjarje nuk janë mbi 60 m .

–       Pjerrësia maksimale e lejuar në rrugët me këtë gjerësi korsie të cilat hyjnë në ato të kategorizuara si rrugë të shpejtesisë së lartë, nuk lejohet më shumë se 3-7 %, ndërsa sipas pohimeve, tregohet se rruga ka pjerrësi mbi 10% (konkretisht thuhet se rruga ka pjerrësi mbi 17%)

–       Në këto kushte nuk mund të jenë tabelat e sinjalistikës rrugore  “derteminuese” në shpejtesinë e lëvizjes së mjetit, por të gjithë kushtet e parametrave gjeometrik, të cilat nuk janë të bazuara në asnjë standard, për më tepër, gjatë lëvizjes është masa e mjetit që ruan inercinë dhe nuk i jep mundësi sistemeve të sigurisë aktive të automjetit (sistemit të drejtimit dhe të frenimit) të veprojnë jashtë parametrave të bilancit të forcave vepruese, sepse përndryshe shkaktojnë:

–       1-Rrëshqitje anësore dhe tërthore të mjetit; 2-Përmbysje të mjetit; 3- Rrokullisje të mjetit

–       Mbrojtëset anësore, sipas asaj, që duken në zonën e filmuar nuk përputhen me asnjëlloj standardi

 “I pajisur me sinjalistikë dhe mbrojtëse”

Sinjalistika e vendosur (kufizim shpejtësie 20 km|orë,  kthesë e dyfishtë dhe pjerrëesi mbi 10 % vërtetojnë pikërisht faktin që rruga është jashtë standardit për destinacionin e saj dhe është faktor kryesor që shkakoi aksidentin, sepse faktorin “njeri” dhe “automjet”, në kompleksin e faktorëve ndërveprues të sigurisë (rrugë –automjet – njeri)  është i nxjerrë jashtë kapaciteteve të tyre vepruese.

“Shpejtësia e lejuar është 20 km në orë dhe ka tabela paralajmëruese për pjerrësinë dhe kthesat e dyfishta”

–       Shumë e rëndësishme është të shikohet projekti i rrugës, për të vërtetuar kopetencën e projektuesit, kopetencën e atij që ka projektuar sinjalistikën. Duhet të shihet në se ky projekt i është nënshtruar një projekti auditimi në të gjitha fazat e tij (fisibilitet, projektim i detajuar, projekt-zbatimi, ndërtimi dhe fazës se para futjes në shfrytëzim). Kush i ka bërë dhe çfarë konkluzionesh ka arritur mbi treguesit e sigurisë se kësaj rruge.

“Nga hetimet rezulton se nuk ka dëmtim të sistemit të drejtimit të automjetit. Gomat ishin të rregullta. Goma e majtë është çarë nga përplasja. Rezulton se në momentin e frenimit, sistemi ka funksionuar, por nuk ka qenë i suksesshëm. Shpejtësia ka qenë më e madhe se ajo e lejuar. Shkaku kryesor i aksidentit ka qenë mosrespektimi i shpejtësisë. Mjeti nuk është komanduar në kthesë, për pasojë ka dalë nga rruga”

Sa më sipër, vetëm që vertetojnë atë që thamë se faktori njeri dhe faktori automjet nuk mund të jenë kurdoherë të “aftë” të shmangin  “aksidentin” dhe pasojat e tij. Dhe, nëse ekspertët kanë konkluduar se aksidenti është shkaktuar nga faktorët e mësipërm, për aq sa thuhet në njoftimin e zëdhënëses së Policisë së Shtetit, vërtetohet pa asnjë mëdyshje se aksidenti është shkaktuar :“Si pasojë e segmentit rrugor ku është zhvilluar ngjarja“

Për automjetin nuk jepet asnjë tregues me përjashtim që një gomë ka plasur nga përplasja, por nuk janë sqaruar çfarë lloj gomash janë përdorur, sa ka qenë niveli i konsumimit, para sa kohësh ato janë ndërruar, a janë të gjitha të të njëjtës përmasë dhe lloj të luleve (batistraes). Ndërkaq, mosha e automjetit është problem i rëndësishëm. Automjete të tillë sipas standardeve të shërbimit publik europjan nuk duhet të jenë me moshë mbi 7-10 vjet. Nuk flitet asnjë fjalë për të ashtuquajturën “kuti e zezë” e automjetit, ose kontroll të tahografit. Nuk flitet se çfarë kontrolli u bëhet këtyre mjeteve mbas apo para udhëtimit dhe mjaftohet vetëm me kontrollin e detyruar teknik vjetor. Këto mangësi të raportit policor nuk ndihmojnë për të nxjerrë “mësime”, për të marrë masa per të mos pasur ngjarje të tilla të dhimbshme dhe me pasoja të rënda social-ekonomike në të ardhmen. /Shekulli

* Dr Shk. Perofesor i ciklit të “Sigurisë Rrugore”,  Master në Transport UP, Shkëlqim Zeqo.

23 komente në “Ekspertiza e policisë është e mangët. Rruga, shkak kryesor i aksidentit të Himarës”

  1. spiro says:

    ju kërkoj ndjese prof.Shkëlqimi,por mendoj se nisur nga fakti i thjeshtë se autobuzi objekt i ketij askidenti ka qenë i linjës Elbasan -Llixha, qofte gjendja teknike e mjetit dhe njohja e parametrave specifik të rrugës se bregdetit nga drejtuesi duhet të kenë patur ndikim të konsiderueshëm per ndodhjen e tragjedisë.

  2. Mos u lodh kot se e ka pas fajin shoferi. Partia nuk gabon asnjehere!

  3. Ed says:

    I nderuar profesor

    Per dijeni parametrat e rruges nuk varen nga gjeresia e pjeses kaluese, ka disa kategori rrugesh per te cilat gjeresia e pjeses kaluese eshte 3.75 m. Kategoria e rruges vare nga relievi ku ndertohet dhe shpejtesia e pranuar e projektimit.
    Per diejeni shpejtesia minimale e projektimit eshte 30km/ore per rruget malore dhe rrezja me e vogel mund te jete deri 25m. keshtu qe ajo cfare thote policia qe tabela eshte 20 km/ore eshte genjeshter, ne asnje vend ne Republiken e Shqiperise nuk sheh tabela kufizuese me kete shpejtesi, me perjashtim te rasteve kur rruga eshte ne rikonstruksion. me 20km/ore nuk e kupton ne leviz apo jo makina.
    Prdorimi i rrezeve qe ju permendni ka kosto shume te larte sepse nekupton jo rehabilitim rruge, por ndryshim aksi dhe kosto shume here me te larte sesa rehabilitimi i gjurmes ekzistuese. Duke marre parasysh se sa shume prioritete kemi, si dhe mundesite financiare te vendit une mendoj se nuk eshte mire ti fryjme qyllit dhe tja hedhim fajin qeverise per cdo gje. Nese ai aks do te ishte ndertuar bazuar ne llogjiken tende, nuk do te kishte perfunduar as gjysma dhe te siguroj qe mund ti afrohet rruges se famshme te kombit ne vlere. Nuk dua te shfajsoj qeverine, thjesht dua te them se duhet te shikohen parametra te tjere qe lidhen me gjeometrine dhe sigurine rrugore si zgjerimi ne kthese dhe mbilartesimi gjithashtu edhe pjerresia e cila nuk duhet te jete me shume se 12%.
    Mund ta kem bere mbi 100 here ate rruge, dhe dy here kam qene ne rrezik ne kete vend. Sinjalistika eshte e dobet, tabelat qe duhet tregojne kujdes duhet te jene me te shpeshta si dhe mbrojtja anesore qe nuk ka lidhje me ndonje standart por me kushtet e terrenit.

    Te lutem, mos c’edukoni qytetaret duke thene se nuk jane tabelat qto qe percaktojne shpejtesine e levizjes por gjeresia e rruges. Per dijenine tuaj dhe te te gjitheve ne te gjitha kategorite e rrugeve,fushore, kodrinore,malore, urbane dhe interurbane shpejtesia e elvizjes percaktohet nga sinjalistika horizontale dhe vertikale dhe jo nga gjeresia e rruges.
    I gjithe ky segment, nga reparti ushtarak, ne koder deri tek ura eshte shume i rrezikshem dhe te detyron te perqendrohesh ne maksimum, besoj se shkaku i aksidentit eshte gjendja teknike e mjetit, frenat dhe shpejtesia si rezultat i ndonje problemi teknik, perplasja ne krahun e djathte e shoferit duket e qellimshme per te ulur shpejtesine nepermjet goditjes dhe ndoshta mbilartsimi i gabuar beri qe mjeti te perfundonte ne ate menyre.

    1. emigranti says:

      ate qe profesori ka dashur te thoj eshte perceptimi i siguris faktori psikologjik. lexo ndonje artikull mbi evolucionin e siguris se makinave dhe perceptimin e siguris. eshte nje teme me vete

  4. riza bregu says:

    Me vjen shum keq qe nje njeri i paafte dhe qbjekt barcaletash, qe ka mare nje titull shkencor (per mendimin tim te pamerituar) ka mundesi te cfaqet si kompetent dhe fatkeqsisht nga titujt e pamerituar qe i jane dhene mbetet me kompetenti.
    Desha ta pyes kete propesor, (gjihnje nese eshte me te vertete ai Cim Zeqa qe njofim ne mekaniket) a ka shkuar ta shofi vendin e aksidentit?
    Une isha dje.Jo per pune as per obi por kalova andej per nje pune tjeter.
    Ne radhe te pare ky profesor as googel earth nuk ka mare mundimin te hapi dhe te masi qe kthesa eshte me reze vetem 30m brenda dhe 38 m rezja e jashteme, por na permend dhe ca parametra qe nuk justifikojn te qenit sipas standartit.Pyes kete profesor se per cilin STASH, me cfar numri ose ISO ose DIN me cfar numuri do ta perputhi ai kete rruge.
    Mendoj qe ete qenit e kesaj rruge me kete gjeresi, nuk eshte nje detyrim qe ne kete rruge dh e paramrtat e tjere duhet te jene te till qe te justifikojn te ecurit shpejt.Nqs ajo ka nje tabele 20Km/ore dmth qe duhet ecur me 20Km/ore dhe te qenit e gjere nuk duhet mare si nje detyrim per te ecur me shpejt.
    Te qenit e rruges me pjeresi them qe nuk perben shkak per aksident po te respektohet shpejtesia e detyruar.Kini parasysh qe jemi ne muajin maj dhe nuk kish as ngrice e as lageshtre.Por dhe po te kish, te ecurit me 20km /ore qe detyron tabela, eshte plotesisht i mjaftueshem per te perballuar dhe ngricen dhe lageshtiren dhe kthesen me reze 30 m qe duhet te kishte mjeti detyrimisht po te ndiqte tabelat.Ky nuk ishte as i pari mjet e as i fundit qe kalon ne kete rruge.
    Te jap mendimin tim.
    Mjeti eshte perplasur me murin e betonit qe ka pasur ne te djathte te tije por perseri ka vazhduar rrugen drejtedhe nuk ka ndaluar.Theksoj qe nese shoferi do te deshte te ndalonte mjetin, ai ka pasur shum pak prane vendperplasies me betonin nje xhep, ku mund te kish perplasur mjetin ballasi dhe ku frenimi i mjetit mund te kish qene vertet shum i ashper por dhe i suksesshem per ta ndaluar.Kete shoferi ose se ka bere dot, ose nuk ka pasur ndermend ta beje se nuk e quante ter arsyshme, ose mendoj qe Ai dhe mund te kete dremitur dhe ka qene pikerisht kjo perplasie qe e ka zgjuar.
    Nga kjo perplasie me murin e betonit, disa metra me poshte fillojn gjurmet e frenave por qe cuditrisht jane drejtevizore dhe te japin pershtypjen qe shoferi nuk ka bere asnje perpjekje per ta mare kthesen.Nje shofer mendoj qe per instikt tenton ta mari kthesen dhe kur eshte me shpejtesi dhe mendon qe shume me i rezikshem eshte vajtja pingul me brduren e gardreidit sesa batimi po qe se nuk e mer dot kthesen.Perpjekjet behen me kollaj ne veprimin e natyrshem qe do behej dhe pastaj do shume arsyetim qe te kryesh nje veprim qe eshte me efikas se ai normali , pra perpjekja per te mare kthesen megjithese mun te jesh shpejt.
    Thuhet qe gjat perplasies me murin eshte care goma e pare e mjetit.Nga parja e gjurmes se perplasies me murin qe eshte me kend shume te vogel, nuk mendoj qe goma ka dale aq shume nga njeti sa te cahej gjat perplasies.Levizia gjat perplasies me murin eshte me ken shume te ngushte.
    Un mendoj qe ose mjeti eshte perplasur me murin se i ka skopiuar goma , gje qe nuk vertetohet nga pasagjeret se nuk kane degjuar ndonje zhurme, dhe kjo e ka perplasur me murin dhe pastaj ka humbur kontrolli, ose dhe kjo me duket me e mudeshmja ka pasur nje pergjumje momentale ose nje pavenendeshmeri te shoferit, qe eshte vene ne drejtim te mjetit vetem pas ferkimit me murin (se ferkim mund te quhet me shume se perplasie)dhe nuk ka pasur kohe te reagoje per te mare kthesen.
    Une pashe vetem vendin e ngjarjes dhe nuk mund te them gje per gjendjen teknike te njetit.Mendoj qe nje mjet afersisht 30 vjecar, nuk mund te lejohet te levize ne rruget kombetare.Por di dhe ate qe nje mjet i ri kushton rreth 300 mije euro dhe me tarifat qe aplikohen ne shqiperi, asnje trasportues nuk mund tja lejoj vete nje biznes te tille.
    Jemi ku shtet qe jemi.Me kete nuvel te ardhurash. me kete nivel rrugesh dhe mjetesh.Me te mira nuk mund ti kemi se nuk justifikohen ekonomikisht.Per kete nivel do kemi dhe keto aksidente dhe mje atij qe do ti takoje ti vuaj.

    1. antonio says:

      Shpellarit riza bregu:
      Komenti yt,se,-“Jemi ky shtet qe jemi.Me kete nivel te ardhurash. me kete nivel rrugesh dhe mjetesh.Me te mira nuk mund ti kemi se nuk justifikohen ekonomikisht.Per kete nivel do kemi dhe keto aksidente dhe mjere atij qe do ti takoje ti vuaj”!!,tregon se je nje KRIMINEL INJORANT I LINDUR!!!
      Merr guximin dhe vendos emrin tend prej skrapalliu,por harron se me kete perfaqeson SHPIRTIN ANTI NJEREZOR TE SUNDIMIT SERB TE BERISHA-METES!!!
      Ne kohen e DIKTATORIT ENVER HOXHA,NDONESE ISHIM ME TE DOBET EKONOMIKISHT,trensporti i udhetareve ishte MODEL!!!
      KISHTE RREGULLA TE FORTA ,SE MBI NJERIUN NUK ASGJE TJETER!!
      Ti shpellar NAZISKIN na thua,se KAQ KEMI DHE MJERE AI QE DO TA PESOJE!!!
      PO KUSH I KERKOI ME ZOR ,QE TE BEJE BIZNES ME JETET E NJERESVE???
      DOEMOS SE EDHE SALI BERISH KRIMINELI,KESHTU VEPROI EDHE ME TUNELIN E RRUGES SE KRIMIT,kur e vuri ne finksionim,te pa mbaruar rreth 100 metro gjatesi,!!!
      VETEM RASTESIA SHPETOI,QE AI TUNEL NUK RA KUR KALONIN MJETET,SE DO ISHTE BERE HATAJA!!!
      JO MJETET E VJETRA,JO FUQIA E SHTETIT,POR BABEZIA E SUNDIMTAREVE NAZISKINE SI SALI BERISHA,BEJNE QE TE KEMI KETE SHTET MESJETAR!!!
      MALLKUAR QOFSH,O riza bregu!!

  5. koria says:

    ne ate dishez do çuar saliu shqiperia i ka rruge vdekje edhe tabelat i gjene tek tuk, jo atje ku duhte, dhe ato qe jane jane te shkruajtur greqishte ,ashtu siç’ka mare urdhine nga greqia,sali vai a fan culo frrocio di merrda

  6. beso says:

    Ne Zvicer kaloi gati nje muaj qe te delte nje raport perfundimtar per arsyen se perse kishte ndodhur aksidenti,me ate autobusin ku vdiqen rreth 20 femije.Pra,policia nuk jep shpejt e shpejt nje raport,se nuk tregon seriozitet dhe as te bind per profesionalitetin e saj.Nuk e dija qe mosha mesatare e autobuseve ne Evrope qenka 8-10 vjet,se personalisht di raste ketu ne Itali,biles nje hotel deri vitin qe shkoi mbante nje autobus te vjeter mbi 30 vjet,dhe bente perdite sherbim udhetimi me porta te mbyllura.Nqs kolaudimi i automjetit eshte serioz,evidentohen mangesite.Psh,edhe makinave te vogla ne revizion(kolaudim)u behet kontrolli i oshilacionit anesor(dmth gjendja e amortizatoreve),eshte nje kompjuter i centralizuar,qe i çon te dhenat ne nje qender,qe minimizon mbylljen e syrit nga ofiçina qe ben revizionin.Psh,revizionin(kolaudimin) e bejne ofiçinat,qe kane autorizim,dhe jane ofiçina private,gje qe perputhet me ligjet e konkurrences.Tani,edhe aty ka ndonje rryshfetllek,por ne drejtim te normativave antismog,etj,jo tek frenat,batistrada e gomave dhe sistemi i drejtimit,apo gjendja e sigurise ne karroceri.Une akoma kembengul qe rruga behet me proven e shoferit qe gabon,se projektuesi e llogarit edhe gabimin e shoferit si opsion,dhe çdo te thote siguri rruge?Do te thote qe ne nje rruge nacionale(pra,jo rruge fshati,apo lagjeje,apo shtepije private)duhet te llogaritesh shpejtesi jo kaq te ngadalta,me 20 km ne ore,se me kete shpejtesi eshte me mire te nisesh me biçiklete sesa me makine;arrin me perpara.Verifikoni sesa ka kushtuar rikonstruktimi i ketij aksi rrugor,qe thuhet se eshte bere para dy vjetesh,mendoj se te pakten 20% e fondit do kete shkuar rregullisht ne xhepa maskarenjsh,qe dalin tani e pa gje te keqe ia vene fajin shoferit te autobusit plotesisht.Pashe nje bordure te larte sa bordura e trotuarit;une ne rruge malore kam pare bordura muri mbi 1.20m,ose ekuivalente guard rail doppio.Se nuk eshte fjala qe kjo rruge u rikonstruktua para 15 vjetesh dhe ato ishin materialet,por para dy vjetesh,ku eksperienca e botes ndihmon me shume.

  7. TR says:

    Kjo qe thote prof. Zeqo eshte shume e vertete dhe mund tua konfirmoje cdokush qe ka njohuri minimale inxhinierike. Nqse ti e ben korsine shume te gjere ateher e shtyn shoferin te rris shpejtesine dhe te hyj ne kthesa me nje shpejtesi me te larte nderkohe qe rrezja e kthesave tek ajo rruge eshte shume e ngushte. Te mos flasim pastaj per guardrail-in qe supozohet te shmangi renien e automjeteve ne humnere por qe ne ket rast ishte perkul si te ishte teneqe. Pjerresia e rruges tek qafa e Vishes pastaj eshte tmerr, nuk mund te thuhet kurre se eshte brenda standarteve per nje rruge te rendesishme. Pjerresia eshte mbi 10% per nje gjatesi gati 1km. Nuk ka rendesi sa shofer i mire je, tek ajo pjese detyrohesh ti perdoresh frenat shume dhe ato ngrohen e humbin fuqine frenuese. Duke marr parasysh pastaj qe sapo mund te kesh zbritur nga Llogaraja ateher e kuptoni vet gjendjen qe mund te ndodhen frenat sidomos ne nje mjet te vjeter si ai.
    Nuk e kuptoj policine si kerkon te na e mbush mendjen me nje raport te tille. Por jam i sigurt qe ne fakt nuk u behet vone fare qe dalin mashtrues ne syte e atyre pak njerezve qe kuptojne nga kjo pune, e rendesishme eshte qe ta haje rrenen shumica.

  8. zoterinj eshte e vertet qe ajo rruge eshte e veshtire por nuk eshte edhe rruge qe mund te qarrkullohet me 100 km ne ore sepse do te thote qe kjo eshte superstrad primarje qe duhet te kete dhe korsin e emergjences qe nuk me rezulton lexova opinjonet ku thuhet se ka kosumuar frenat se ka zbritur nga llogarai ,autobuzet dhe kamionet zbresin me bllokazh ,autobuzet kane sistem bllokazhi me fush manjetike i cili quhet rrallentator ,per mua si zanatci ai ka kaluar tek frenat e zakonshme improvizamente pasi ka qene me shpejtesi pasi s ka njohur rrugen eshte gjendur para nje dishese te forte dhe nje kethese te forte ( Rahmet paste)

  9. Ed says:

    Pershendetje Riza

    Une nuk e njoh kete profesorin, ne fakt mud duke edhe mua qe fliste nga maja e thanes.

    1. antonio says:

      Edhe mua,o Ed-i me duket se ti flet nga GROPA E HALESE SI rizai yt!!!
      Te gjithe ju PLEHRAT E BERISHES mblidheni ne HALET, per te marre ushqimin e dites!!!
      Jeni FASHISTE DHE KRIMINELE ne shpirt!!!
      Perfaqesoni SKETERREN e popullit tone!!!
      Ju meritoni perbuzjen me te madhe nga te gjithe!!!
      JU ERDHI FUNDI,O KELYSHE TE MESJETES!!!

  10. kelmendasi says:

    BUdallenjeve.
    Kam nje pytje;Ky ishte autobuzi i pare dhe i vetemi qe desh te kalonte ne kete rruge?
    Mos luani me fatkeqsine.

  11. alban says:

    O KOMUNISTA VETEM JU NUK KENI MORAL TE KOMENTONI ASNJE GJE ,45 VJET 1 RRUGE NUK BOTE EDHE ATE QE ESHTE ITALIA E KA BO SE PEDERASTI ENVER
    VETEM TE KUPOLAT E KISHTE MENJEN.AUTOBUZET RREZOHEN NE CDO VEND TE
    BOTES EDHE ATY SALIU E KA FAJIN,SKENI ARGUMENTA E BONI POLITIKE CIU CIU.

  12. Pavaresia says:

    E theksoj edhe nje here qe edhe me naivet e kuptuan se cili eshte shkaku i vertete i asaj tragjedie te tmerreshme. Nuk dua ta perseris. Lexoni kater rreshtat e komentuesit me emer ,,EDI”. Kjo eshte e verteta. Te tjerat jane ose teori pa ,,bereqet” ose mbulim gjurmesh te shkaktareve te vertete ne per mjet te ,,eksperteve” te Sali Burgajt dhe te publikuara nga zedhenesja e tyre.

  13. Ruga Berat-Kelcyre says:

    Tragjedit qe kane ndodhur ne kete rruge jane shkaktar ,si per standartin e rruges ashtu edhe per shkakun e drejtuesve te automjeteve.Por tek kjo rruge jane harxhuar me dhjetra e qindra miljona euro dhe perseri me trgjedi rrugore.Po per rrugen Nacionale Berat-Kelcyre c’fare mund te thuhet e shkruhet.Kjo rruge eshte e shkaterruar dhe jashte cdo standrti.Nqs kjo rruge eshte nxjerr jashte funksionimit(nga qeveria )atehere nuk duhet te lejohet te qarkullojn makinat me pasagjer aq me keq autobuz.Eshte e kote te shkruash e debatosh me keta politikan dhe kete qeveri me nje k/minister vrases.Populli shqiptar eshte i nenshtruar dhe degjeneruar si kombe nga keta bastard qe nuk ndjejn asnje lloje pergjegjesie para popullit.

  14. salistalin says:

    I nderuar profesor Zeqo, lexova ne fillin qe “sipas standartit” me kete gjeresi rruge ( 3.75m ) lejohet shpejtesia 100km/h apo nje pjertesi/e perpjete 3-7% apo nje diameter kthese te caktuar. Nuk e kuptoj kete, cili eshte ky standart dhe kjo rregullore ? Ajo shqiptare ?
    Ne gjermani apo hollande, gjeresia e rruges nuk do te thote fare se me cfare shpejtesie ecet apo se cfare pjertesie apo lloj kthese mund te prese automobilisti.
    Shpejtesia eshte e dhene me ane te tabelave, e kufizuar apo jo, kjo varet nga vendi, koha( orari), kushtet atmosferike apo dhe relievi. Me te vertete qe rruget ndertohen deri ne nje pjertesi maksimale por kjo prape ska te beje me gjeresine e rruges. Nje shembull eshte autostrada A61 para Neuwied ne gjermani apo A8 afer Muhlhausen im Tale me nje pjertesi mbi 9%.
    Kjo ide qe rruga e gjere imponon rritje shpejtesie eshte nje llogjikim alla shqiptarce.
    Me gjithe sinjalistiken pacavure qe ekziston ne shqiperi, prape me cfare po shoh ai aks rrugor ka patur nje minimum sinjalistike, boll per ti terhequr vemendjen shoferave qe te kene kujdes per cfare i pret perpara.
    Aq me keq qe ne rruge si ajo nga Dukati e deri ne Sarande cdo vendali e di qe duhet bere kujdes. Te leme me pas “shoferllekun” e shqiptareve.

  15. nastradini says:

    PSE RRUGET E SHQYPNISE NUK LEJOJNE SHPEJTESI ME TE MADHE SE 20 KM/ORE?

    Para do vitesh ne aksin Prrenjas-Elbasan syri te shihte shpesh tabela te kufizimit te shpejtesise edhe nen 20 km/ore, bile ne nje kthese tek tuneli i vjeter kishte tabele per mjetet me kufizim me 5 km/ore. Kur po udhtetonte nastradini me nje grup turistash te huaj nga Qafthana per ne Tirane kjo tabele famoze, puro albaneze i beri turistet e huaj te nxjerrin fotoaparatet e tyre te te bejne shume fotografi, qe nuk do t’i gjenin ne asnje vene te Botes. Perfytyroni o milet i paditur dhe i pagdhendur: Shpejtesi maksimale e mjetit e kufizuar me tabele policie 5 km/ore. Ku e gjen kete relikte ne Bote? Ne asnje vend te Botes se civilizuar nuk ka tabela per kufizim shpejtesie me 20 km/ore. Sepse kjo shpejtesi albaneze eshte mjaft qesharake. Sepse me mire eshte qe te zbresesh nga mjeti dhe te maresh gomarin e nastradinit me qera, ose t’u japesh kembeve kur nuk gjen dot gomar. Se do te mberrish me shpejt ne piken perfundimtare se mjeti i motorizuar qe leviz “brenda rregullave” me 10-20 km/ore. Saliu harxhoi leket si i papare ne rrugen dallkauke Durres-Kukesh dhe vodhi fonde publike me ndihmen e karremit te tij Lulu Basha, nderkohe qe shqiptaret po vriten si pula ne jug te vendit nga rruget qe nuk lejojne shpejtesi me te madhe se 20 km/ore ne vitin 2012, ose ne shekullin e teknollogjise dhe te zhvillimit te Kryeministrit tone famoz Sali Berisha. Dhe policia hokatare albaneze e Saliut thote se cdo gje ka qene ne rregull me rrugen. Prandaj edhe nastradini pyet:

    PSE RRUGET E SHQYPNISE SE SALI BERISHES NUK LEJOJNE SHPEJTESI ME TE MADHE SE 20 KM/ORE?

  16. fshatari says:

    Faktori kryesor eshte njeriu dhe pike neqoftese do heqim anen teknike te automjetit!As nuk ka faj Enver Hoxha as Sali Berisha e se si e drejtoj une automjetin.Une i perkas asaj kategorie qe ne kohen e Enverit kam drejtuar Fizarmoniken pa frena sepse presioni i shtetit komunist per te dale ne pune dhe per te derguar arsimtaret dhe punonjesit neper punet e tyre ishte i padiskutueshem.Pra kolaudatori e dinte se makina nuk ka frena dhe firmoste letren e daljes ne pune sigurisht edhe ai nen presjonin e drejtorit.Pra kush don te dije se si e drejtoja mjetin po ju them:me pak se shpejtesia e nje nje biciklete dhe per ta ndaluar zbrisja marshet.Sigurisht qe aksidentet ndodhin kudo por ne shumicen e rasteve eshte njeriu qe mund ta evitoje ate.Me duhet te pohoj se kur hypi ne ndonje autobus ose automjet ne Shqiperi kam gjithmone friken e aksidentit sepse jam i bindur qe ne shumicen e rasteve kemi te bejme jo me nje njeri te kualifikuar por me nje njeri qe ka blere kete mjet per te dale ne rruge e per te fituar para.Deri me sot nuk kam bere aksident por nuk perjashtohet mundesia,pra inteligjenca ne rruge eshte gjeja me e mire per drejtuesin e automjetit.

  17. *_Realist_* says:

    Aq te zgjuar jemi ne ALBANI-STANET,sa nje profesor kur jep mendimin e tij teknik ose te faktuar,ngrihemi NE qe dhe qurrat ne vene deri te gjunjte,dhe japim mendimin tone te BAZUAR ne IDE,ose futja pordhes mo.

    Ate aksident ne radhe te pare e shkaktoi BABEZIA e Rektoreve te Universitetit per LEKE,pse nuk merren theniet e Studenteve per presionet qe ju jane bere per te shkuar ne udhetim?????????????

    Pastaj vjen natyrisht QEVERIA e majte apo e djathte,polici etj,qe lejon BARAKE llamarine te levizin neper rruge,me ate te Fameshmen SGS,ku Bujari i Nishanajve ka % e vet te fitimit,pyesni njeher a mos punon i vellai NISHANIT aty?????dhe cfare makinash marrin certifikatat aty,hidhini nje sy?????

    Dhe ne fund fare aftesia e Shoferit me ate te MJETIT BARAKE.

    Pra jo 10% por dhe 40 % te jete disheza apo kthesa,nuk eshte RRUGA ajo qe te RREZON,por eshte o MJETI dhe gjendja e tij,o SHOFERI dhe AFTESIA e tij,te tjerat jane pordhe me RIGON,jo sinjalistika,jo frenoi jo s’frenoi,por nje gje eshte e qarte qe ai aksident u be nga 2 piakt e para te cilat jane pikat KRYESORE.

  18. Selam says:

    Cdo njeri qe e ben shpesh linjen Vlore-Sarande e di dhe e ndjen se sa e veshtire eshte te udhetosh ne kete aks rruge.Te udhetosh me autobuz eshte akoma me e veshtire.Mungesa e tabela paralajmeruese sidomos per mjetet e renda ,perfshire edhe autobuzat ku te qartesohet rrezikshmeria qe sjell ne qarkullim ky aks rrugor.Plus ne vendet me rrezikshmeri rreshqitje duhen vendosur mure guri ose betoni me lartesi mbi 1,20 m.Duke plotesuar keto gjera shteti eshte ne rregull dhe nese aksidenti ndodh(nuk uroj te ndodhe)pergjegjsia i mbetet shoferit.Por ne aksidentin e ndodhur me 21 maj, per mendimin tim nuk eshte faji i shoferit.Nese do te ishin plotesuar kushtet e mesiperme (tabelat paralajmeruese dhe muri mbrojtes) sikunder thashe me lart,autobuzi nuk do te kishte perfunduar ne gremine.Asfaltimi i panevojshem ne nje pjeresi te tille mbi 10% ,konkretisht 18% do te thosha une,e genjyen shoferin te levize dicka me teper se sa duhet,duke pasur besim tek frenat te cilat nuk funksionuan atere kur u paraqit nevoja.Tentimi i shoferit per te ulur shpejtesine,duke e perplasur autobuzin nga ana e malit tregon qarte se sistemi i frenimit nuk ka funksionuar fare ate moment.Cilat kane qene arsyet te ketij aksidenti tragjik do ta tregoje nje ekspertize e paaneshme dhe e pandikuar nga shteti.Une mendoj se shoferi ka bere perpjekjet maksimale per ta evituar tragjedine.Kete e vertetojne deshmite e studenteve te mbijetuara te cilat thane qe shoferi bertiti duke thene:mbahuni fort se me duket ikem,frenat nuk mbajne.Ne kete rast shpetimi i vetem do te kishte qene muri ne kthese dhe jo nje cop llamarine e mberthyer me UPA ne beton.Per mendimin tim ajo eshte vendosur formalisht duke rritur ne menyre fiktive lartesine e barrieres mbrojtese.Kjo ndoshta i dha nje fare shprese rahmetliut shofer pasi e perplasi autobuzin dy here nga ana e malit dhe pasi ne momentin e fundit frenat kane kapur disi.

  19. vera says:

    aksidentet kane ndodhur ndodhin dhe do ndodhin….kot lodheni kaq shume. mjere viktimat…

  20. E.L says:

    si ka mudesi qe per kte tragjedi u gjet shkaku i aksidentit kaq shpejt?! e mbaj mend kte aks rrugor, vjet kalova per here te fundit. pjerrtesia esht rreth 17% e pa lejuar ne as nji vend tjeter te botes. 2 pellemb hekur ne ane te rruges nuk bejn gje ne ate pjerrtesi ne qofte se ke nji problem teknik me makinen. nuk po flas si ekspert po si shofer i mjeteve te renda. godidja ne anen e djatht te malit duket e paramenduar nga ana e shoferit per te ulur shpejtesin. me sa kam pare fotot e rruges dhe gjurmet e frenimit mud te them se vetem frena qe ska pasur ai autobuz ne ate moment. shenjat e frenimit jane shum te shkutra dhe duket qe ne ate moment kur jane lene gjurmet, timoni ka qen i kthyer nga ana e djathte, kur eshte kthyer timoni kan filluar gjurmet, ndaj dhe ana e majte e gomes ka lene me shum gjurme sesa e djathte duke qen pesha e shumte ne anen e majte dhe gomat mbrapa skan len asnje lloj gjurme. ne qofte se godidja e malit ne anen e djathte te murit ka qen aksident dhe jo e paramenduar dhe frenat e automjetit te kishin funksionuar do shifeshin gjurma frenimi qe ne ate moment. me vjen shum keq qe nuk u dha as edhe nje lloj shpjegimi per gjendjen e tamburove dhe ferrotave. frenat e nxeura nga te frenuarit shum len gjurme ne tamburo dhe ne ferrota. nuk mund ta them dot me 100% kopetenc per der sa nuk i kam pare fizikisht, po ne ate aks rrugor me ate pjerrtesi, opinioni im *personal* esht qe: nga pjertesia e rruges perdorimi frenave ka qen i tepert duke i nxehur, dhe humbja e frenave nga nxetesia, shoferi e ka ferkuar vet autobuzin ne mal per te humbur shpejtesin, dhe ka qen e pamundur pastaj perfundimi dihet vet. vetem ne shqiperi gjendet shkaku aksidenteve brenda 48 oreve ku edhe fajtori esht gjithmon drejtuesi i mjetit. ne asnje vend tjeter te botes nuk i nxjerrin konkluzionet kaq shpejt. te pakten te nxjerrin konkluzionin e vertet qe edhe te merren masa per te mos patur aksitente te tilla. dhe ti Z. proBYTHsor qe flet me goj dhe mendon me byth, jo me tru, shpertesia e rruges varet nga gjodrafia horizontale dhe vertikale jo nga gjeresia e rruges. prap si prap ajo rrug esht aq e ngusht sa dy autobuza mezi shkembehen. nuk mund ta marr dot me mend se me sa mend te kan len kta njeres te publikosh kte artikull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje