Presidenti tha se drejtuesit e PD dhe PS janë personat më autokratë. Kryetari i shtetit tha se në institucione ka njerëz që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Ai vlerësoi figurën e Ina Ramës dhe deklaroi se mbështet një president që del nga një shumicë më e madhe se ajo qeverisëse
Presidenti Bamir Topi, duke folur për Alfred Pezën në Vizion Plus, tha se po të donte, e bllokonte Berishën me atë që njihej si pakica bllokuese. Bëhet fjalë për periudhën kur u miratuan ndryshimet kushtetuese.
“Në rast se do kisha tentuar, ai do kishte qenë i bllokuar. Por në sjelljen time kurrsesi nuk ka pasur intencione të kësaj natyre. Të gjitha pozicionimet e mia ka qenë për diskutime të hapura për ndryshimet kushtetuese. Por pashë që kishte një vullnet të gjerë të mazhorancës dhe të opozitës ndaj e firmosa menjëherë dekretin. Të dy kryetarët e partive praktikisht sot janë personat më autokratë. Ka rrezik të thonë një ditë se nuk ke të drejtë të marrësh ajër, se ne e kemi në dorë. Ishte një marrëveshje e pamoralshme mes dy njerëzish. Sot e kësaj dite, një njeri që u fut me amatorizëm të plotë dhe sot ngre duart e thotë bëra gabim, e tjetri që përfiton nga amatorizmi, i kanë marrë frymën partive të vogla dhe kanë dominancë absolute,” tha Topi.
I pyetur për heqjen e njerëzve të tij nga listat e kandidatëve në zgjedhjet e vitit 2009, Topi tha se konfirmon atë nëntekst të gazetarit, që Berisha u hakmor ndaj tij.
“Ashtu sikurse e keni në nëntekst. Nuk ka mundësi që njerëz që kanë qenë kontributorë të rëndësishëm në sistemin mazhoritar, që kanë influencë të drejtpërdrejte me staturën individuale, kanë të drejtë të vazhdojnë edhe kur listat janë të kryetarit,” tha Topi.
Presidenti, duke folur për kryeprokuroren, tha: “Ina Rama ka qenë një propozim i imi, absolutisht i imi. Përshtypjet ishin shumë pozitive nga njerëzit që e kishin njohur në jetën profesionale. Unë them se ka qenë zgjedhje racionale, për të cilën jam i gëzuar vërtet.”
Duke komentuar çështjen e Gërdecit, Topi tha: “Mbledhja e menjëhershme e Këshillit të Sigurisë mendoj se ka qenë reagimi i duhur për situatën. Keqardhje që ende nuk është dhënë verdikti dhe nuk ka përfunduar si proces gjyqësor. Procesi u zgjat për shkak të procedurave, lojërave. Di që ka qenë një proces i mundimshëm.”
Presidenti u shpreh se ka qenë dhe është për hapjen e dosjeve. Ai akuzoi se në institucione ka zyrtarë që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit. “Kam qenë i vendosur për ta kërkuar vazhdimisht hapjen e dosjeve. Kam qenë nënshkrues i një drafti me zotin Majko.
Por në Kuvend erdhi një ligj ku nuk ishte filozofia për të cilën kishim luftuar. Kam mbajtur një qëndrim konform ekspertizës ndërkombëtare. Njerëz që janë sot në institucione, kanë damkën e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Njerëzit e dinë mirë se Shqipëria nuk është vend i madh,” tha Topi.
Duke komentuar zgjedhjen e tij në vitin 2007 dhe votën e disa deputetëve të PS, Topi tha: “Unë që sigurisht nuk e kam pasur në dorë procesin e zgjedhjes. Procesi ka qenë brenda normave kushtetuese. Unë mund të gjykohem pas mbarimit të mandatit, nëse ushtrimi është bërë sikurse ka qenë fryma kushtetuese. Unë kam qenë koherent në deklaratat e mia. Pozicioni i përkrahësve të Nanos ka qenë i rëndësishëm për ta bërë vendin me president. Unë personalisht nuk kam negociuar me Nanon atëherë. Unë i jam mirënjohës Nanos, por ai kontribuoi në atë kohë për të bërë Shqipërinë me president dhe për të mos kaluar në krizë.”
Presidenti komentoi gjatë edhe zgjedhjen e presidentit të ri, duke thënë se ishte për një president që zgjidhet me më shumë se 71 deputetë.
“Mendoj se procesi i përzgjedhjes së presidentit është në rrugë normale, kushtetuese. Mesa di unë dje është mbledhur Konferenca e Kryetarëve, brenda afatit kushtetues. Unë nuk mund të futem në paragjykime se nuk jam pjesë e bisedimeve. Jam i prirur se procesi do ecë në rrugë përgjithësisht normale.
Unë besoj se termi më i drejtë që është përdorur është presidenti më shumë se i një mazhorance politike. Mund të jetë edhe president i PD, askush nuk ka të drejtë të gjykojë në këtë mënyrë. Në rast se një figurë nga PD do gëzonte një konsensus më shumë se koalicioni që është në pushtet, atëherë merrte kuptimin e një presidenti më shumë se mazhoranca politike. Unë personalisht do të isha për një president me mbështetje të gjerë. Natyrisht të ketë mbështetjen e opozitës,” tha Topi.
“Në këndvështrimin tim presidenti duhet të jetë politik, por jo detyrimisht duhet të jetë politik. Kur them se duhet të jetë politik, kam bindjen se pasi vetë situata është e tillë, se edhe kur presidenti ka pasur një begraund politik, kanë qenë të tjerët që e kanë sulmuar politikisht dhe e kanë futur në një situatë kur i është dashur të abuzojë politikisht. Mendoj se një njeri me eksperiencë e administron në mënyrë më profesionale institucionin. Kjo nuk do të thotë se një person i ardhur nga rrethet akademike nuk do jetë në gjendje ta bëjë këtë gjë,” vijoi më tej ai.
Presidenti Topi komentoi sërish votën e tij më 8 maj, të vendosur në kontekstin e raportit të DASH, që shprehej se është minuar e drejta për të ndërruar qeverinë me votë.
“Kur nuk garantohet vota e presidentit. Në momentin e parë u ekstraktua vetëm një votë dhe kjo ishte vota e presidentit. Kur doli vendimi i gjykatës për të hapur kutitë, doli që në kutinë ku ishte bërë i njëjti gabim, diku kishte pesë vota të hedhura gabim, ndërsa në atë kuti ishte vota e presidentit. Pra është vetë KQZ që ka mbajtur qëndrim zyrtar. Vota është e fshehtë, duhet të jetë e fshehtë dhe aq më shumë kur bëhet me një qëllim politik, që është i dënueshëm,” tha Topi.
Duke komentuar deklaratën e Berishës se ai ka ndryshuar zonën e tij zgjedhore, Topi tha: “Në historinë e zgjedhjeve shqiptare jam deputeti më i votuar, me gati 10 mijë vota. Në rast se ka një lëvizje nëpër zona të caktuara, sigurisht është së pari një vullnet i kryesisë së një partie të caktuar. Unë jam mësuar të kandidoj nga zonat e thella malore dhe në zona të vështira me dominancë të majtë. Herën e fundit kam konkurruar në lagjen time të vjetër.”
I pyetur nëse ka synuar ndonjëherë postin e kreut të PD, ai tha: “Nuk e kam synuar asnjëherë postin e kryetarit të PD. Nuk e kam tharmin e karrierizmit në vetvete.”
Si gjithemon i qullet.
Pershendetje per qendrimin dinjitoz Z. Topi dhe suksese ne rrugen e veshtire per rimekembjen e te djathtes.
Berisha ty Z .Topi te beri zap ,te beri Horr Bulevardi dhe ti u struke si President,car bere ti si President per 21 Janarin u sruke nga frika nga presioni i Berishes,o Topi ti je nje Zero me bisht,
Bamir,
tregoheni tepër të butë, sa as në gjendje të mbroni veten dhe përkrahësit tuaj përkundërt një skizofreni e njeriu të shitur, nuk jeni. Duke qenë në postin më të lartë të shtetit, me sistemin gjyqësor në dorë, me Prokurorinë e SHISH-in, dhe i paaftë për të mbrojtur veten, si kujton se do e mbrosh veten dhe përkrahësit e tu, kur të mos jesh më President?!
Një ish-punonjës SHIK-u nga Tropoja, po më thoshte para disa kohësh, që përkrahësit e Bamirit i rrahim me shpulla, pikërisht si Sllobodani rrihte kosovarët, para se të ndërhynte NATO. Ju keni qenë e jeni atje, në majë të shtetit, shumë gjëra i kishe bërë më mirë dhe më me rreptësi, por Berisha jua ka mësuar të metat ju, tërheqjen tuaj, rrezikon më shumë dhe jua merr kulaçin nga dora.
Sepse ju mendoni, ndërsa ai si skizofren, nuk ka sistem frenimi dhe vepron, ndërkohë që ju prisni që ai t’i thërrasë ndërgjegjes, që nuk e ka më! Ai është një qënie vegjetative në dorë të mafies rajonale dhe ju keni përgjegjësi të madhe që nuk e keni frenuar e bllokuar, madje edhe larguar!
Po mire more Top, tani i kujtove ti per Berishen?
Ka dy variante, ose je i mefshte fare qe vertete s’e ke njohur Berishen per 20 vjet dhe tani t’u hapen syte, ose je hipokrit, dhe ke perkrahur ate per favoret ndaj teje, derisa t’u versul ty.
Ne secilin rast, s’duhet te flasesh me asnje fjale.
E ha shume pilafin ky
O TOPI. Po Ti a ke qènè me dosje? Po a je me dosje akoma. Thuaj e trego njèherè per Topin.
Po atehere pse nuk e bllokon? Cfare pret? Hipokrit
Nese do doje ???!! Po pse nuk doje??? Kaq i papergjegjshem je dhe ti dhe nuk e kupton se ajo moster po renon Shqiperine??!!
E nderuar Komentuese keni shume te drejte por zoterija jone PRESIDENT ne qdo perballje me Berishen nese do e quanim te tille[perballje] ka mbrojtur vetm veten dhe ne asnje rast nuk ka tentuar te argumentoje ne keto perballje interesa madhore apo te pakten te asnjaneshme[jashte Topi Berisha].Sakte e pershkruan nje komentues me lart hipokrit do shtoja se eshte injorant dhe i rezikshem sepse po te marrim parasysh menyren se si erdhi ne presidence, si punoi[per te krijuar parti te tije] dhe qfare flet,duket qarte qfare interesqsh ka te tijat e te Toptaneve.
fol edhe ti per TOPIN, mer QQ,,kafshe malsie
o komentues legena, kur sjeni te zote te reagoni si qytetare e llapni neper blogje se nuk keni kellce as te delni ne protesta as te beni greva e as te bojkotoni edhe kompanite e konsumit te perditshem si CEz apo AMC qe rrjepin pare me leje te qeverise cfare leshin keni me nje zoteri si Bamir Topi i cili ne nje menyre a tjeter ka transmetuar vetem qetesi, qytetari, mesazh bashkepunimi dhe fokusim tek ceshtje te rendesishme te jetes se perditshme si puna, respekti per njeri tjetrin. Ju ne cdo koment flisni per idiotesira si PILAF, I QULLET dhe marrina njerezish llafezane qe bejne sehir kafesh tere diten. Votoni pra zhelurinat si Jozi apo Meta apo edhe si komandanti qe po e c edukojne kete popull cdo dite, brezin e ri po e transformojne ne nje makineri pa ndergjegje qytetare vetem me nje qellim qe eshte transformimi i ketij populli nje kope bagetish qe votojne per ate mosnter qe i sjell nje cezme te lagja, ca asfalt dhe kriminele te fushen e biznesit… nje legjende thote qe osmanet kur e lane shiperine ne 1912 dhane kete definicionin per kete miletin tone “virtuoz”…”Pis ARNAUT”, a ka pasur apo jo te drejte kete ne e po e vertetojme cdo dite e me shume se sa mire sillemi me njeri-tjetrin…
Eri! Komentuesit qe kritikojne Topin nuk jane legena.I tille je ti dhe Topi yt! Ky, jo vetem qe u be president me votat e blera te disa deputeteve po aq legene te Nanos,per te cilet “eshte mirenjohes se e bene vendin me president per te mos kaluar ne krize”,por ne rolin e tij si president,eshte treguar i pa afte bile, qesharak.Mjafton ta gjykosh integritetin e tij vetem nga menyra se si u be president: Me vota te blera,qe kane kushtuar miliona dollare.Dhe Topi e di mire kete!
Dhe e dyta,persa i perket integritetit moral e qytetar:Mjafton qe eshte produkt i Partise Demonkratike e udhehequr nga kryekrimineli dhe antishqiptari S.Berisha dhe kjo i ve kapak te gjitheve!
Ne nje te ardhme te afert,P.D.-ja,militantet e saj dhe sidomos SRB-i,do te gjykohen nga historia si e KEQJA me e madhe e kombit shqiptar!
o eri
pyete bamirin kur do niset ne poloni per europianin e futbollit
Po cfar prisni zoti Topi pse nuk e bllokoni qe te zgjidhet nje qeveri teknike deri ne zgjedhjet e 2013.
Juve saliu ju tremb dhe ne gjume o Baaaammmiiiir,skeni bythe e kellqe ju te mereni me Saliun,por te pakten mendoni per me vone kur tju tregojne me gisht se cju ka bere Saliu.Se dhe ata shoket e Enverit kur ky,i likuijdonte ne emer te popullit si tradhetare perpara se te hanin plumbin ne balle thonin te rroje shEnver e Partia,dmth se ishin koqe nga trute se perderisa nuk kishin bere asnje tradheti dhe e shikonin se akuzoheshin kot skishin arsye per lavde ndaj usheheqesit,prandaj dhe u zgjatet koha ne krye diktatoreve,a nuk eshte e njejta skeme edhe tani por me ndryshimin e emrit te ri Demokraci.
As Bamir Topit nuk i besohet, turp per shqiptaret qe mbajne Berishen ne pushtet.
KY SOJ DEMBELI TIRONE MBURET ME LUGEN BOSH .PO TE DOJA E REZOJA.I RUJSHE TOPAT O TOP MUTI QE TE VUNE PRESIDENT DHE FJETE MBI NJE MAL ME MUT.TE GJITHE NJESOJ TE DUKEN TANI DHE RAMA DHE BERISHA SEPSE JE NJE SOJ NGA SOJI I QELBANIKEVE QE U BENE PRONARE ME PRONA TE VJEDHURA SI BERISHA IDHULLI YT I DIKURSHEM.TANI QE SHEH TATEPJETEN EBERISHES I THUA PO TE DOJA TE REZOJA ,POR SHTOJI DHE KUPTIMIN HAJDE TE BASHKEPUNOJME QE MOS TE TE REZOJE RAMA QE PO MBLEDH TE MAJTEN DHE DISA HAJDUTE TE TE MAJTES ROTULL PER TE REZUAR.PO SALIU TE NJEH O TOP MUTI DHE PO SAJON ME JOZEFINE PUCIN PARLAMENTAR NE VOTIMIN EKATERT KUR NGA 62 VOTA QE KA DO THOTE ISHIN 71 VOTA.NE DO PAK KAPITAL ME PARTICKEN TENDE BASHKOJU RAMES TA REZONI DHE PASTAJ ZIHUNI PER THELAT TI DHE ILIRI,SE DO SHIHNI MIRE KUNGULLPOLITIKEN TUAJ.
Shume-shume respekte per Bamirin…por keto fjale : “Nëse do doja, e bllokoja Berishën”…me duken si fjale qyrranjosesh.
E degjova me vemendje biseden qe beri mbereme gazetari Peza me Presidentin.Se pari ky gazetar nuk mund te organizoje biseda te tilla sepse nuk ka pregatitjen e duhur.Gazetari duhet te vere me shpatulla per muri te gjthe ata qe na cajne tere diten dhe naten koken per demokracine por qe vetem demokraci nuk ka,dhe jo i ftuari te flase si ti interesoje atj.Gazetari duhet te nxirte mbreme ate gje qe ai nuk e kryevi detyren e tij si president i republikes sepse ishte i pa afte.Dihet qe Berishes i pelqen te beje si te doje dhe nuk ka frike nga askush?Pse?Sepse nuk ja thyejne hunden te tjeret por deputetet rine si pula te lagura para tij duke menduar:cna duhet ne,marim kete pare dhe le te beje cte doje.Ne cdo reth qe te shkosh ne cdo zyre qe te futesh nuk behet asnje bisede per punen po per te vjedhur para.Njoh njeres zyrtare qe luajne tere diten bilardo apo rine neper klube apo rine me shume ne shtepi se ne xyre dhe te gjithe i shikojne dhe askush nuk flet sepse eshte me keq se ne kohen e Enverit.Pra te mos zgjatem Bamir Topi mund te jete njeri shume i mire por nuk mund te jete politikan.Saliu dhe Jozefina tallen duke i kthyer tere propozimet e tij me ne institucionet kushtetuese apo edhe tallen me te dhe ai nuk jep doreheqjen por justifikohet duke thene se: nuk eshte ne natyren time te hakmerem.Atehere je kukell sic ke qene.Per mua president si Alfred Moisiu nuk vjen me ne Shqiperi.Ndoshta nuk ishte “doktor profesor” por ishte Burre dhe jo lapangjos.
KY ESHTE SHUME I MIRE TE JAPE DEKURATA se per tjeter pune nuk eshte.
se mos i dhe noi gjo tjeter ti,dhe sta kenoqi ai
nga menyra si shkruan dukesh jo vetem malok por dhe nga ana e Sales e kaluar kafshes.E perseris Topi eshte LOPQAR ne profesion e politike bashkepunetor i saliut prej 20 vjetesh e tashme pretendon se ska lidhje me te [Salen]. Duke pare e ditur se qka bere e si ka bere sala tashme qe sala eshte mplakur do ta imitoje ,por veshtir te binde ndonje ky shpifarak bir i saliut.Nese e keni tuajin ta gezoni.
Partia e Topit me duket nje parti e destinuar te “haje fara”,apo “terhiqe mos e keput”. Nje parti pa puls , me shpirt te pergjumur .E kunderta e kesaj eshte AKZ .
Si nuk te vjen turp,si nuk ke kuptuar e te kesh vepruar me koken tende te pakten njehere te vetme.Kush ta jep te drejten te pranosh nenshtrimet para kryeministrit,nenshtrimi jot eshte nenshtrim i shqiptareve.Kur mos te jesh president jo vetem ke te drejte te nenshtrohesh para kujtedo por edhe te ……
do kellqe politika mor bamir .te denigroje PD e berisha por ti nuk di te pergjigjesh ke nje pergjegjsi shume te madhe para popullit drejtesia eshte ne ate gjendje per fajin tend dhe kreshnikut . tani nqs je burre mbidhi perkrahesit e tuje dhe rrezoni berishen formoni nje kualicion anti berishe dhe pro inegrim beni reformat bei nje pale zgjedhje te ndrshme mos na fol perralla . nuk ka me pd por kunder saliut ai e shkaterroje pd merr car ka ngelur e mira tek ajo parti dhe jep vizionin tand mos prit qe te tjeret te cakrifikojne dhe te marresh karriken .hiqeni nga zverku i popullit ate coftine
Po çfare pret e paske pasur ne dore e meshirove,sill dhe nje here pa te shohim,hajde president hajde ti vrau 4 te pafajshem me duar ne zhepa kryeqeniministri dhe ti bere sehir,vazhdove detyren ata hane dhe,populli uli koken une papune ,ai pa leke,tjetri me vaske floriri dhe heshte se te vret sala.PO BEHU NJEHERE BURRE SA I KE NE DORE O NJERI,E UNE GRUA JAM POR TE ISHA NE VENDI TEND DO VIJA DREJTESI ,SKA RESPEKTOJ LIGJIN,LE TE VDES POR ME NDER DO ME KUJTOJNE BREZAT E JO TE RROJ I DHJERE.
Nga biseda ne Vizon Plus,dola me mendimin se nuk ben per politikan,je shume i sinqert.Politikan duhet te jesh bir k….,maskara,hajdut,vrases etj.
milet llapazan, vetem llafe llafe llafe…te zote fort ju qe flisni qe do kisha bere kshu e ashtu…pppprrrrrr perralla….hahahahha. Ju jeni ata njezez qe Fatos nanos i thoni “i poshter por bir k…..e ama, i mencur”, ndersa ketij tjetrit qe kemi ne pushtet keto 8 vite te fundit i thoni “djallezor, inrigant, ka autoritet, i nenshtron te gjithe etj etj” pra ne gjithe ate te keqe ne duam ti gjejme vleren si te djallezuar dhe inteligjente, keta jemi ne o idioter, pse nuk u cuat te gjithe ne kembe kur Topi nuk nenshkroi ligjin e Legalizimeve(poshtersine me te madhe), po kur nuk nenshkroi ligjin e plehrave perse ndenjet para TV duke bere sehir, po kur nuk emeronte gjyqtaret e Saliut si jenicere ne Gjykaten e Larte ku ishit ju o popull legen apo ju doni qe presidenti te kape pistoleten ne dore dhe te beje duel sherifash me te gjithe……… e vertetova qe e meritojme me se miri….”PIS ARNAUT” me te madhe bile
ky eshte nje tifoz futbolli,qe s’e le finalen e Champions,edhe sikur ne shqiperi te bjere termet 9 ballesh.Top koti,qe hengri kaq kohe e do te haje.
Ky flet kot….Ky eshte frikacak…ne fakt te gjithe jane,vec Berishes.Berisha po i provokon me zghedhje,po i theret ne shesh te mejdanit,dhe keta te gjithe po ikin te lemerisur.C kini,a doni ta mundni…kur do e mundni, kur te vdese?Apo e doni te carmatosur….hahahaha debila….moramane.Hallall berishes…tallet me te gjithe…
Po te duash ti o Topi behesh e president por mer pak firmen te Berisha…Ti ja sherbetor…s ke aftesi per te qene i pavarur…
O Bamir Topi leje politiken ,bere qef kaq vjet si president brodhe nga te donte qefi ,tani kur te mbaroj mandati leje politiken dhe shko futu nai president ekipi futbolli se ajo te jepet me mire te besh ,kaq vjet nejte si president dhe sbere asnje gje per te frymezuar te pakten politiken por vetem ke nejt me medalje naper dur ik mer daj se sje per politik ti shko merru me futboll leji shqipetaret e qete !
o Alban me cin po tallet berisha e di te verteten ti ? asnje politikani sija ndjen fort nese tallen apo jo me njeri tjeterin se fundja te gjithe e kan krip djathin , ikan shume miliona dhe bisenese neper bot ,por sala me te tjeret politikane po tallen me popullin po ne e kemi ne kurrin dhe keto nuk jan debila por eshte populli debil !
Bato: kur ke parane apo biznese do pushtet.E tille eshte natyra njerezore.Dikush vjen vet ne pushtet psh Meta dikush siguron pushtetin nepermjet nje mekembesi psh Fazllici…Mendon se Nano apo Meta kane nevoje te “lodhin trute” me presidente….Kane aq para sa jo vetem femijet por edhe ster ster niperit te mos vuajne,te jetojne si bossa.Puna eshte se pas parase vjen lakmia per pushtet…dhe Berisha tallet me lakmine e tyre per pushtet…
Sa per popullin dihet qe ka qene dhe do jete turme per kedo qe vjen ne pushtet.
Topi pa tope thote:“Nuk e kam synuar asnjëherë postin e kryetarit të PD. Nuk e kam tharmin e karrierizmit në vetvete.”
Po ky balash pa tope nuk ja ka mbajtur as ti shkoje nder mend te jete lider i forces se tij politike,na kerkon tani te jete lider i nje mini-partie qe kerkon te rrezoje PD-ne e tij! Hajde handicap hajde.
Handicapate jane ata qe merren dhe i besojne ketij
Z.Popi,
Presidenti eshte garant i kushtetutes dhe ne rastet kur ate e brejne çakenjet. Ti mos u mburr me ato qe nuk ke bere ashtu si ushtaraket tone qe mburren se evituan gjakderdhjen dhe e lane Shqiperine nen meshiren e anarkisteve qe i vune flaken Shqiperise.Kujto Institutin Bujqesore qe e shkaterruat ju te PDse dhe pasi e dogjet dhe e grabitet derguet civila me tanks per ta “shpetuar” pasi shkaterrimi do te perfshinte te gjithe Tiranen.Ose kujto sulmin e grabitjen e Nderteses te Kuvendit. Mire Sala se dihet po ti dhe Jozefina e keni harruar meritet e partise tuaj ndaj tempullit te popullit. Ti z. Topi nuk ke bere per Shqiperine as sa e njeqindeta e nje partizaneje qe me ndergjegje ka sakrifikuar per atdheun.
Ka shume per ty, mos je partizan i Xhafer Deves, pse nuk e kundershtove vendimin e Lulit si veprim qe njollose historine etj. Ti je pjell e Sales, voto per Salen se do te mbetesh pa buke.