Kur kanë mbetur edhe 5 ditë nga votimi i parë në Parlament për të zgjedhur Presidentin e ri të Republikës, në një intervistë për Top Channel ambasadori Damimarkës në Tiranë Karsten Ankjaer Jensen shprehet se 5 vitet e ardhshme të integrimit europian të Shqipërisë lidhen ngushtësisht me personin që do të zgjedhin politikanët shqiptarë.
Bisedoi: Muhamet Veliu
Zoti ambasador, vendi juaj është duke drejtuar presidencën e BE. Do të doja t’ju pyes në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri që lidhen me mos finalizimin e reformës zgjedhore dhe asaj parlamentare, ndërkohë që patëm një deklaratë nga komisioneri Stefan Fyle, i cili vuri si afat datën 24 maj.
Shpreh keqardhjen për këtë, pasi ka mbetur pak kohë për Shqipërinë deri në progres raportin e ardhshëm nga ku komisioneri do të propozojë ose jo për marrjen e statusit të vendit kandidat. Pra ka mbetur pak kohë në përmbushjen e prioriteteve. Unë personalisht, dhe shumë prej kolegëve të mi shprehim keqardhje që ky afat nuk u përmbush. Kjo të bën të mendosh nëse klasa politike shqiptare me sinqeritet do të përmbushë aspiratat e popullit të tyre për t’ju bashkuar BE-s. Ata humbën mundësinë të përfundonin reformat brenda këtij afati, por ku i dihet, mbase ata vendosin të merren vesh, të gjejnë një kompromis sonte apo nesër. Nëse e bëjnë këtë nuk do të jetë fundi i botës. Dua ta theksoj. Ka mbetur shumë pak kohë për ta bërë këtë.
Më 30 maj parlamenti do t’i drejtohet votimit të parë për të zgjedhur presidentin e ri. Cila është pikëpamja juaj për procesin e deritanishëm?
Procesi deri më tani ka qenë kryesisht në media dhe emisione të ndryshme televizive. Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme është personi. Ajo që merr një rëndësi të veçantë është se cilin person do të zgjedhin politikanët shqiptarë. Shqipëria është përballë një mundësie për të dërguar dy mesazhe. I pari: që ata kanë ngecur tek e shkuara politike ose janë duke pare nga e ardhmja.
E shikoj si me shumë rëndësi se cilin person ata do të zgjedhin. Ai do të jetë fytyra apo imazhi i Shqipërisë për pesë vitet e ardhshme, që janë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë drejt proceseve integruese. Dhe prandaj ky person do të jetë imazhi i shqiptarëve të ndershëm dhe punëtorë, të cilët ne duam t’i shohim si pjesë e Europës. Ose do të jetë fytyra apo i mazhit i asaj që edhe mund të shkojë keq me politikën shqiptare, të cilën ne në asnjë mënyrë nuk duam ta importojmë në Europë. Prandaj është një zgjedhje e rëndësishme ajo çfarë pritet të vije nga politikanët. Kjo pasi ose do ta bekojë dhe kënaqe Shqipërinë, ose do të qëndrojë si një hije e keqe për 5 vitet e ardhshme. Prandaj e përsëris. Është një zgjedhje vendimtare. Nëse bëhet zgjedhja e gabuar, kjo nuk do të ndihmojë Shqipërinë drejt integrimit europian. Integrimi do të ndodhë herët a vonë. Pra është çështje kohe, por nëse ju zgjidhni një president që do të kthehet në një pengesë për integrimin, ky proces do të marrë më shumë kohë duke menduar se sa i rëndësishëm është ky vit, kur kremtohet 100 vjetori pavarësisë. Zgjedhja e presidentit mbart një diçka sinjifikative. Shpresoj që politikanët shqiptarë do të plotësojnë detyrat e saj duke i gëzuar shqiptarët me marrjen e statusit të vendit kandidat.
Komuniteti ndërkombëtar në mënyrë të përsëritur është shprehur për një president konsensual, por qartas shikojmë kryeministrin Berisha, i cili thotë se presidenti duhet të jetë nga radhët e PD. Kjo këmbëngulje e kryeministrit mos vallë është një devijim nga apeli që keni bërë për një president konsensual?
Jo. Janë dy gjëra. Një president konsensual do të dërgojë sinjale të forta në Europë se politikanët shqiptarë e kanë të mundur të punojnë për një qëllim të përbashkët. Merr rëndësi se cilin person ata do të zgjedhin duke përdorur kompromisin. Nëse është një person që dërgon sinjale se Shqipëria ka mbetur tek e shkuara, atëherë kjo nuk do ta ndihmojë integrimin. Nëse ai do të tregojë se qëndron nga ana e së ardhmes së Shqipërisë, atëherë kjo do ta ndihmonte integrimin. Do jetë një hap pozitiv nëse deputetet do të vendosin për një kandidat me standarde të larta dhe do të demonstrojnë unitetin e Shqipërisë duke çuar sinjale pozitive të dyanshme si në Shqipëri ashtu edhe në Bruksel. Por natyrisht nuk do të dërgohet një mesazh pozitiv nëse presidenti zgjidhet me 71 vota. Ky nuk do të jetë një mesazh i mirë nga parlamenti. Duhet të kemi parasysh faktin se kjo është një zgjedhje që zgjat 5 vjet.
Sa i dëmshëm është për imazhin e Shqipërisë raporti i djeshëm i Departamentit të Shtetit ku nënvizohen çështje si ato të zgjedhjeve lokale të 8 Majit, ngjarjet e 21 janarit dhe korrupsioni?
Nuk e kam lexuar të gjithë raportin, por vetëm një përmbledhje të tij. Ajo që reflektohet në raport janë ekzaktësisht çështjet që janë kthyer në probleme për integrimin europian. Ato duhet të zgjidhen në mënyrën e demonstrimit të standardeve demokratike dhe shpirtit europian.
VINI DOREN NE ZEMER DHE NE KOKE DIPLOMATE TE AKREDITUAR NE SHQIPERI!!! PLEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEASE
Meshire dhe drejtesi zoterinj diplomate! Ne doren tuaj eshte e ardhmja e keti kombi! Si ne 1912 ?
Doren ne zemer dhe gishtin ne bythe thuaj!
egziston edhe e kunderta. nga integrimi i vendit varet zgjedhja e presidentit te republikes. http://mdcal.blogspot.com/2012/05/mazhoranca-qeverisese-drejton-shtetin.html
nuk ka dyshim se ky ambassador eshte me korrektet dhe me te sinqertet por nqs ka ngelur puna tek nje emer presidenti qe do ta “miratoje” berisha te cilit po i luten krejt ambasdoret dhe dipllomatet duke kerkuar dhe ndihmen e opozites atehere ngelet te themi se jemi populli me “low life”
ne glob.nje popull qe pranon t’i shurrohen deshmoret nga ata qe i vrane
ateher ai popull e meriton nje kryendyresire per kryeminister qe eshte ngjizur neper bodrumet e ambasadave dhe gjirizet e udb jugosllave.
eshte shansi i fundit qe kane shqiptaret per debimin e kesaj monstre
Sali,zemna ime Sali!
Po ku je o yll!
Po ku je o faraon!
Po ku je o perandor!
Shume mire e ke mendue!
Zgjidh nje xhol president nga kryesia e partise demokratike.
Sali,ndigjo mu,kane dale zana se po ta fusin prapa kraheve.
Dun te zgjedhin nji president gjitheperfshires me te madh se ty.
RUJU SALI!
C’eshte kjo meshire qe kerkoni dhe nga kush e kerkoni,o zoterinj?Meshiren kerkojani shpellarit injorant e kriminel,qe kemi per kryeminister,i cili e ka kthyer kete vend ne ciflig te tij dhe kete popull ne skllav te familjes se tij te qelbur!Ngrihuni t’i keputim koken ketij perbindeshi qe te mund te marrim fryme lirisht,perndryshe,keshtu kemi per tu zvarritur,derisa te na heqe edhe rrobat e trupit kryekrimineli i Vicidolit!
ZOTRINJ MIQ EUROPIAN!
ZOTRINJ MIQ AMERIKAN!
Ne kushtet e shqiperise me demokraci te brishte,dhe ku problemi me themelor eshte Korrupsioni i madh dhe i vazhdueshem Politik,
zgjedhja e nje presidenti jashte spektrit korruptiv politik,do te ishte plotesimi i kriterit President Konsensual,dhe mbi te gjitha simbol i unitetit kombetar shqiptar,simbol i unitetit popullor shqiptar.
Aktualisht zgjedhja e nje Presidenti gjitheperfshires nga spektri politik eshte absurditet,hipokrizi,propagande.
Pyeteni kete ambasadori sa vizita ka bere ne vtet70 ta me grupet M-L te partise komuniste te Danimarkes ne SHqiperi se ky e njef Shqiperine tash 40 vjet gati.
Nuk ka me komunist se Ti e gjithe anti – komunistAt!
ke te drejte karmendas
ky ka qene kryetari i partise komuniste ndersa saliu sekretar i partise komuniste
–Nje mik na fton per kafe pran “BLLOKUT”, tek “BERLINI”,(nga klubet e para moderne ne fillimvitet 90,i frekuentushem dhe nga te huaj e diplomat.)
–Ra ne sy nje burr plak i moshuar,i mbajtur mir,por qe pinte shume(dukesh qe ishte i huaj).Dikush komunikoi shum miqsisht.I foli rusisht, por s’mori pergjigje.Kur i foi anglisht,plaku u prezantua Amarikan. Ja nje copez e bisedes:-Ja u futi(hodhi)Rusia juve te Amerikes. Pse?-pyeti plaku,(duke qeshur,vazhdonte te pinte ne qef te vet). Po ja -ithote biseduesi,Zevendes shefi i CIA doli qe punonte per Rusin.– POR NE -i thot plaku- NUK MEREMI ME ZEVENDESA E DREJTORE, NE MEREMI ME PRESIDENTET DHE KRYEMINISTRAT…(thote plaku,asgje me….) —-Ne rastin tone, nuk duhet ta marim parasysh, se ka qen i pire.
–Pershendetje nga ALBAN DARDANI
saliu ka fund te tmershem.
shyqyr zotit nje ambasador qe mendon dhe flet pa interesa,pra raca humane corpus diplomaticus nuk eshte ne zhdukje