Rama në Kamëz: PD ka shpërdoruar besimin tuaj

25 Maj 2012, 20:06Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ishte në qytetin e Kamzës ku shpërndau karta anëtarësimi për 300 të rinj të këtij qyteti.

Edi Rama ka risjellë në vëmendje se aspiratat e atyre që populluan Kamzën duke u larguar nga vendlindja dhe duke iu afruar Tiranës, kryeqytetit, nuk e bënë thjesht për të patur një shtëpi, por për t’u dhënë një jetë më dinjitoze fëmijëve të tyre.

“Për shumë vite me radhë Partia Demokratike luajti si me top me frikën e të gjithëve atyre që e ndërtuan gjithë këtë territor me mund e me djersë, se mos u prisheshin shtëpitë. E përdori këtë frikë, duke dalë si garante, duke dalë si mburojë, duke dalë si engjëlli mbrojtës dhe duke thënë s’ka problem. Por, në fakt e vërteta është që ata që u shkulën nga shumë zona të thella, të varfra, pa perspektivë dhe erdhën këtu pa asgjë, pa njohur njeri dhe pastaj filluan të sjellin njëri tjetrin. Dhe e filluan nga shtëpitë e plastmasit, nuk erdhën këtu vetëm për të ndërtuar një shtëpi. Erdhën këtu për t’u bërë pjesë e kryeqytetit. Erdhën këtu për të ndërtuar një jetë të re jo për vete, por për fëmijët e tyre. Erdhën këtu që, në kushtet e lirisë dhe demokracisë, fëmijëve të kishin mundësinë t’u jepnin çerdhen më të mirë, kopshtin më të mirë, shkollën më të mirë dhe pastaj diplomën më të mirë, që jeta e tyre të ishte e ndryshme nga jeta e prindërve që koha dhe vendi e deshën që të jetonin me kufij shumë të ngushtë. Erdhën këtu për të jetuar në qytet. Nuk erdhën këtu për të jetuar brenda mureve të shtëpisë dhe pastaj jashtë sikur ishin diku në një vend pa lidhje me Europën”, tha Rama.

Edi Rama në këtë takim me të rinjtë ka prekur edhe një prej problemeve kryesore siç është moslegalizimi i ndërtimeve të kryera: “Sot jo vetëm legalizimet nuk janë kryer dhe janë problem i hapur për shumë e shumë familje, por pjesa tjetër lë shumë për të dëshiruar. Unë nuk them që Kamza sot është siç ishte 20 vjet më parë. Unë nuk them që në Kamëz sot njerëzit jetojnë siç jetonin 20 vjet më parë me plasmas, pa rrugë dhe pa asgjë. Jo! Por, unë them që Kamza sot nuk është qyteti, që të gjithë ata që erdhën ëndërruan kur u shkulën nga shtëpitë e tyre.”

Rama është shprehur se PS nuk kërkon besim të verbër të banorëve të Kamzës dhe të gjithë Shqipërisë, por kërkon besim të bazuar në një marrëveshje ku ky besim të kthehet në mirëqenie: “Gjëja që ne na takon të bëjmë nuk është thjesht që të përfitojmë nga pakënaqësitë dhe nga dëshpërimi me çfarë ka bërë keq, apo nuk ka bërë mirë Saliu dhe PD. Nuk na takon që të mjaftohemi me kaq dhe t’ju themi njerëzve që shiko më keq se kaq nuk ka dhe tani hiqni këta dhe na vini ne. Ne na takon që njerëzve t’ju themi sesa më mirë do ta bëjmë ne punën në shërbim të tyre dhe sa më e mirë mund të jetë politika, në rast se sa më shumë njerëz bëhen bashkë dhe përfshihen, jo për të dhënë besim të verbër siç i dhatë ju besim të verbër me vite me radhë PD.”

8 komente në “Rama në Kamëz: PD ka shpërdoruar besimin tuaj”

  1. burgaxhiu UK says:

    Po ktu del Lil Meta!! futi 1 update se ka hanger shirit me duket

    1. elvana says:

      Sigurisht qe edhe Kamza duhet te mbledhe mendjen.
      Saliu eshte e shkuara e deshperuar e ketij vendi
      Edi eshte e ardhmja!!!!!!!!!!!!!!!

    1. Ilir Muti says:

      “Kokpalaret e Kamzes” – quan Ilir meta nga Parisi! :p

  2. B.D says:

    Fshataret e Kamzes do te qyteterohen vetem kur ta vene ne dru perpara Sal Berishen.

    1. Ramy says:

      Si ka mundêsi qê ka ikurê tê fshatarêt e Kamzês ky palla i gjatê, kêta fshatarêt do qytetêrohen nese votojên pêr gjatoshin, pêrndryshe do ngelen fsahtarê

      1. fule says:

        Do qytetrohen kur mos kene me Saliun+Mziun e Kamzes. Edhe ti ramy-shamikuqi do lehtesohesh goxha ki besim ?

  3. z rama. problemi eshte te dishe te kthesh elektoratin e kamzes per vete, se jane bere qytet i madh, dhe me shume peshe elektorale. http://mdcal.blogspot.com/2012/05/mazhoranca-qeverisese-drejton-shtetin.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje