Takimi PD-LSI, Berisha: Do kërkojmë konsensus sa më të gjerë

25 Maj 2012, 13:16Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Kryetari i LSI tha se nuk është folur për emra konkretë, por për një proces që do sjellë një president me mbështetje më të gjerë se mazhoranca aktuale

 

Ka zgjatur relativisht pak takimi mes kryetarit të LSI, Ilir Meta dhe kryetarit të PD, Sali Berisha. I pari doli nga takimi Ilir Meta, që tha se është shprehur vullneti që të ketë një president, i pranuar jo vetëm nga mazhoranca qeverisëse.

“Në këtë takim nënvizuam rëndësinë që zgjedhja e presidentit të vlerësohet si një moment kulmor i një procesi, që ndihmon në radhë të parë vendin, që të ndjehet më i bashkuar, dhe së dyti reformat, që janë shumë të rëndësishme për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Ne shprehëm vendosmërinë për të kontribuar për procesin që të jetë kushtetuese, konstruktiv dhe sa më konsensual. Të bëhen përpjekjet që presidenti të zgjidhet që me raundin e parë dhe të jetë një mesazh i pjekurisë politike të klasës sonë politike,” tha Meta.

“Nuk kemi biseduar për emra konkretë, biseduam për rëndësinë e procesit që të jetë sa më gjithëpërfshirës. Në këtë drejtim mendoj se vullneti i duhur për ta kristalizuar këtë proces mund të sjellë një ose disa emra të pranueshëm, më gjerë se mazhoranca aktuale në parlament. Për ne nuk është e rëndësishme të paragjykojmë, për ne është e rëndësishme të jetë i sinqertë vullneti për të pasur një president me mbështetje më të gjerë se mazhoranca aktuale,” vijoi kryetari i LSI.

Kurse kryeministri Sali Berisha dukej se ishte nisur për tu larguar, por ndaloi makinën dhe dha një prononcim të shkurtër për mediat. Ai tha se do vijojnë negociatat, por vetë nuk do e takojë Ramën.

“Ky ishte një takim me përputhshmëri të plotë mendimesh. Me udhëheqjen politike të LSI, që është aleat kryesor i PD në koalicion, u ra dakord plotësisht që të bëhet çdo përpjekje në mënyrë që presidenti i republikës të zgjidhet me konsensusin më të gjerë të mundshëm. U shpreh besimi se kjo është një mundësi reale. U ra dakord që të vazhdojnë takimet intensive për të bërë sa më shpejt të jetë e mundur vendin me kryetarin e merituar të shtetit,” tha Berisha.

“Vullneti i kësaj mazhorance do të jetë që në raundin e parë të ketë kandidatë seriozë, dinjitoz, kandidat që mund të nderojë vendin në detyrën e tij. Më vonë do takoj aleatët e mi të tjerë dhe më pas do kemi takime me PS dhe PBDNJ. Në takimin me PS, e ftoj Ramën të tregojë besim tek bashkëpunëtorët e tij. Unë kam takuar Patozin dhe Spahon për kontakte me PS. Ne synojmë një proces civil, të qytetëruar dhe të përgjegjshëm,” vijoi kryetari i PD.

Momenti i këtyre diskutimeve është delikat për shkak se LSI në disa raste ka përçuar mesazhe se mund të largohet nga koalicioni. Vetëm dje LSI u largua nga votimi duke e lënë PD me 68 vota. Ishte ky ndoshta një mesazh për t’i treguar Berishës se nuk bën pa të. Ndërkohë një çështje që mbetet e pazbardhur është se çfarë përmbante marrëveshja mes PD e LSI në vitin 2009, ku parashikohej zgjedhja e presidentit të ri.

Kryeministri Sali Berisha lëshoi një sërë mesazhesh kontradiktore dje në mbledhjen e kryesisë, duke lënë të pasqaruar nëse do një president konsensual, apo një njeri të PD në krye të shtetit.

Mediat kanë spekuluar sot se Berisha kërkon që të shmangë Ramën nga negociatat, pasi ka vendosur që të bëjë takimet në Kuvend, ku më së shumti Berisha do takohet me Ruçin.

12 komente në “Takimi PD-LSI, Berisha: Do kërkojmë konsensus sa më të gjerë”

  1. nelesha says:

    o po qe na zuri koka me keto lajme leshi…mjaft aman se po na vine zorret ne gryke.Ca palaco qe sillen si hjena mbi varferine e popullit.Koken hengshin ishalla se na e nxine jeten qe ju nxifte me gjitha ckane!

  2. Vlora says:

    PER HAJER ISHALLAH

  3. Monika Kokemadhja says:

    Pas fotos me Ilir Meten, Clinton del ne fotografi edhe me dy pornostare
    http://www.ilsecoloxix.it/p/mondo/2012/05/24/AP3nbJaC-clinton_quella_pornostar.shtml#axzz1vscGAsYi

  4. ToniTR says:

    S’e kam kuptuar ndonjehere kete tmerrin qe ka heroi i demokracise, Skenderbeu i dyte, trimi i malsise per tu takuar e debatuar me kryetarin e opozites… Ai rrezoi i vetem, regjimin me te eger qe ka njohur universi ndersa tani friksohet nga cecerimat e Edi Rames?!

    1. fule says:

      Ka kompleks te rende inferioriteti perballe Edi Rames. Nuk i del dot ne debat balle per balle, eshte e kuptueshme.

      1. ToniTR says:

        Problemi eshte se elektorati i vet na e mban per trim te madh! Ai e turperon perdite veten duke folur per lajthi dhe pjeshka, edhe po u turperua ne debat me Ramen te pakten do ti vertetoje te tijve qe s’eshte burracak!!!

  5. eno says:

    NEQOFTESE BERISHA nuk merr garanzi nga META, eshte i
    detyruar te kerkoj konsecus me RAMEN,per te mos i bjere
    qeverria, ne te kundert po mori garanzi nga META,
    do te veproje sic ka thene, domethene do ta zjedhe nga PD

  6. per .... ToniTR says:

    Ore Toni Piperoni …. dukesh qe je i vogel ne moshe.
    -Ishte “Levizja Kurbacov” qe tronditi me rradhe vendet e Europes Lindore dhe pushtetin e kalbur te Ramiz Alise qe i dha PD-ne (Ceten e Dragobise) Sali Bishes dhe PS-ne Fatos Nanos, per te shpetuar koken e tij.
    -Sali Katili nuk di teflase shqip dhe te mbuloje bemat qe i ka bere Shqiperise dhe shqipetarve keto 23 vjet, prandaj ka frike te dale perballe ne debat me Z.Rama, i cili ja ka bere bene se do t’ja kaloje drejtesise se vertete qe ta denoj Sali Bishe Psikopatin me familje.

  7. ToniTR says:

    Problemi eshte se elektorati I vet na e mba per burre trim! Ai po e turperon veten perdit duke folur per bajame dhe pjeshka, edhe po u turperua ne debat me Ramen te pakten do ti provoj ndjekesve te vet qe s’eshte burracak!

  8. Xha Barka says:

    Vendosni nji kukul qe mos tju ndjeki me drejtesine nga mbrapa per vjedhjet qe keni bere per te pakten 20 vjet.

  9. mergimtari says:

    O koke lope e bere si ajo kurva nuse qe per inat te sime vjerre shkoi e ngriti kembet tek mullixhiu dhe ti , heren e pare per inat te Nano kurves ringjalle kufomen kriminele te vitit mostruoz te 97-es , heren e dyte per inat te Rames e le ne fuqi , per 8 vjet jo e hengri ky qerrata popull i vdekur per se gjalli por e çove ne buze te varrit , te pakten tani ktheja shpresat , o sot o kurre , tridhja koqet(kastroje se ashtu ka qejf tia thuash me shkence) bishes se Viçidolit . Paris

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje