Nga Olimpi zotat nuk do zbresin vetë...

25 Maj 2012, 10:59Politika TEMA

Nga Turjan Hysko

 

Je i ri, pa punë, pa shkollë të lartë ose me një diplomë universiteti perëndimor në rastin më të mirë apo një diplomë që shndrin si Kristal në rastin më të keq, që prapë s’të hyn në punë? S’je i vetmi dhe s’ke zgjidhje! Thjesht duhet të shtysh ditët, të luash kazino, të luash skedinë për çdo ndeshje të mundshme në rruzull, të lexosh ndonjë gazetë rozë, të ngrohesh në diell dhe në të rëntë shansi të gjesh ndonjë të afërm që ka “lidhje” e të kapesh ndonjë vend pune! Të gjithë i dimë këto! Disa janë me fat, disa të tjerë mezi presin që të ikin këta “të poshtrit” nga pushteti dhe të vijnë “të vetët”. Dhe ky cikël ka 20 vjet që përsëritet! Gjysma është me fat dhe gjysma tjetër pret ditën që tu rrëmbejë fatin fatlumëve! Po sikur të ndalnin për një çast të gjithë të rinjtë e këtij vendi (janë vërtet shumë) dhe të mendonin! Unë besoj që mund ta bëjnë… S’kanë pse mendojnë me pasion e vrull, frymë revolucionare apo duke marrë armët për të rrëzuar nomenklaturën e re të tranzicionit shqiptar, duke shpartalluar majtas dhe djathtas etj! Mjafton të ndalin një moment dhe të mendojnë ftohtë, në mënyrë racionale si të ishte fati i tyre një ekuacion i thjeshtë gjimnazi! Kjo gjysma që përfiton nga partitë në pushtet të mendojë ditën që do humbasë pushtetin partia mëmë dhe tjetra që pret ditën e bekuar të mendojë që maksimumi 8 vjet do hanë “bukë”!

Mos ndoshta do ishte më mirë që të dyja palët mos të jenë në dy llogore të kundërta, por bashkë… Po, po, bashkë, madje duke tërhequr dhe atë pjesë që nuk i përket asnjë llogoreje! Duket utopi në fakt në një vend kaq lëmsh e të përçarë, plot paranoja si ky i yni! Duket, por ama nuk besoj se është e pamundur! Mund të arrihet të ndërtohet një Shqipëri që ofron vende pune, arsim më të mirë, shkolla profesionale, hapësira për sportin etj me “presionin”, bashkëpunimin dhe lobimin e të rinjve.

Të rinjtë kanë moshën, energjinë, aftësinë për tu përshtatur, kuptuar apo ndjerë ndryshimin më shpejt por mbi të gjitha kanë dhe VOTEN!

Dhe kjo mund të duket broçkull, por jam i bindur që akoma ka vlerë vota në Shqipëri dhe demokracinë tonë të brishtë! Nëse forca e saj goditëse është shumë e madhe, s’kanë ç’t’i bëjnë zotërinjtë atje sipër në Olimp, ama nëse luhet për 10 vota, s’të fal njeri… Nga të dyja palët!

Si mund të bëhet?

“Bëje Mirë, Bëje Vetë”

-Si fillim nuk duhet të votojmë siç votojnë prindërit! I duam, jemi gjaku i tyre, por në rastin shqiptar ka një specifikë! Ata janë krijesa politike të një sistemi që ka qenë dhe mbetet mallkim për këtë vend. Duhet të jemi INDIVIDË të bashkuar por jo turmë! Pjesë e një shoqërie, jo viktimë anonime e saj!

-T’i shohim të rinjtë e tjerë as me xhelozi, por as si vëllezër e motra, shok ideali apo diçka e tillë, por si pjesë të qenësishme të një ingranazhi të madh me të drejtë vote ku secili bën detyrën e caktuar dhe makineria ecën qëndrueshëm dhe e vëmendshme ndaj politikave që i përkasin kësaj kategorie shoqërore! T’i joshim ata të pavendosurit të bëhen pjesë e ingranazhit, t’i shpjegojmë qëllimin final nga i cili fitojnë të gjithë!

-Meritokraci!

Të rinjtë duhet të jenë të parët në shoqërinë tonë të pranojnë garën e drejtë dhe mbi të gjitha të njohin veten për të kuptuar rolin dhe pozicionin e tyre në shoqëri! S’ka pse të marrësh diplomë kot, s’ka pse të kesh turp nëse je kamarier, as berber, as hidraulik, as këngëtar dasmash… Mjafton ta bësh atë punë me dëshirë dhe pa i thënë vetes: “S’jam unë për këtë punë,jam gabimisht këtu”.

-Por kur s’kemi bukë të hamë, ç’të bëjmë? Ne mezi shtyjmë muajin, ti na flet për politike?!

Kjo pyetje vjen therëse dhe shumë natyrshëm, por duhet të kuptojmë që buka, uji, veshjet dhe çdo gjë tjetër që na shërben është pazgjidhshmërisht e lidhur me politikën. Dhe nëse nuk e kontrollojmë, të paktën ta orientojmë politikën…

-Forca qëndron tek numrat!

Si mendoni ju që nëse Berishës apo Ramës i shkojnë qindra mijëra firma të rinjsh të organizuar për një kauzë të sinqertë dhe të mirëartikuluar nuk do kenë vëmendje ndaj çështjes përkatëse? Sigurisht që do kenë dhe madje do nxitojnë të japin alternativën për ta zgjidhur.

-Duhet ta duam vendin tonë dhe shoqërinë shqiptare!

Nuk ka pse ta duam Shqipërinë verbërisht apo me patetizëm… Ta duam do të thotë ta pranojmë me gjithë bukurinë dhe shëmtinë e vet, me plagët e hapura apo çmenduritë që jetojmë përditë! Duhet ta duam natyrshëm…

-Të kuptojmë urgjent vlerën e jetës!

Vlen shumë pak jeta në Shqipëri! Për një dashuriçkë, për një gërvishtje, për një “Çfarë ke që shef” ikën për dhjamë qeni! Këtu s’kam ç’them, çdokush duhet ta kuptojë vetë misionin e tij në jetë dhe formën (përveç asaj qe zgjedh Zoti) për tu larguar nga kjo jetë!

-Duhet të organizohemi!

Ky është problemi më i madh…Te rinjtë shqiptarë ose i bashkon ndeshja e kombëtares ose momente shumë të rëndësishme, kryesisht të dhimbshme të kombit tonë!

Forma organizimi dhe modele ndërkombëtare ka pafund, por sinqerisht unë s’mund te shpreh alternativa që mund të jenë të besueshme, të pakontestueshme apo pa u aluduar qê kanë një background të pisët sepse këtu tek ne sado e sinqertë të jetë dëshira për një formë organizimi, do helmatiset rrugës nga ata që e mbajnë Olimpin me thonj. Ndoshta do vijë natyrshëm, ndoshta duhet ta kërkojmë! Në botën arabe e nisën me rrjetet sociale revolucionin (ne s’jemi në atë pikë), në Gjermani krijuan “Partinë e Piratëve”, në Itali Grillo krijoi “Lëvizjen me Pesë Yje” ku janë përfshirë shumë të rinj… Duhet gjetur një formë! Duhet ta gjejmë ne të gjithë.

 

P.S: Duhet të ndjekim rrugën drejt lumturisë dhe duhet të vijë dita kur të hyj në fjalorin e të rinjve bindshëm shprehja: “S’ka lindur ai bir mami që të prekë lumturinë apo të ardhmen time!” 

37 komente në “Nga Olimpi zotat nuk do zbresin vetë…”

  1. Ben Chicago says:

    kush eshte ky tur jani?

    1. eno says:

      Turjan Hysko
      Shkruan shume bukur edhe artikulli shume i mire,
      por nje pyetje kisha per Turin, po meritokrazine e tij
      personale,ne nje karrjerist i ri qe eshte edhe neper
      TV, a ka pasur meritokrazi, apo nepotizem??????

      1. fule says:

        Kush mund ta kuptoje dhe ndjek nje levizje si “Lëvizjen me Pesë Yje” ne Itali?

        Do qytetare kjo pune, ky vend eshte te pakten 1-2 dekada larg nje levizjeje te tille.

  2. Gent says:

    O Turi te kuptoj qe te jepet mundesia te shkruash gjera dhe e perdor ate sa me mire duke folur per gjerat qe ti mendon qe jane te drejta. Si ty kam qene dhe une para 15 vjetesh kur ne periudhen e trazirave te 97 perpiqesha me shume shoke e shoqe te mi, per tu organizuar dhe per te dhene dhe kontributin tone per nje jete me te mire.
    Tani mbas 15 vjetesh te them qe idealet nuk i japin buke as ty as mua dhe femise tim por perkundrazi me idealet tona pallohen neper televizione te gjithe politikanet dhe me e bukra i plasin nje orgji masive ne parlament ku e vetmja gje qe pallohet eshte IDEALI.

    e di kur do isha dakort me ty kur te dilje aty ne sheshin para PD, PS, Palamentit, presodences dhe mos te kishe pjesmarres POLITIKAN dhe te mbaje nje tabele te madhe dhe te thoje
    BOLL NA PERDHUNUAT IDEALET

    Si i ri une per vete do kerkoj vetem te fitoj leke(sepse ky eshte sistemi ku jetojem) per femijen tim qe mos te kete problemin qe kishte para dy muajsh kur ishte i shtruar ne spital, ku e vetmja menyre qe te kishe nje sherbim te hajrit ishte ti fusje gjoja fshehtas 2000 lekeshin ne xhep infermieres. Une nuk luftoj aspak per kete vend sepse po te kujtoj nje shprehje te vjeter qe CDO POPULL KA DREJTUESIN QE MERITON. Perderisa skam piken e respektit per asnje nga politikanet me vjen shume keq por skam piken e respektit per SHQIPETARET. E dua vendin tim me teper se cmund ta mendosh ti por ASPAK njerezit qe e perbejne.

  3. aron says:

    Per gent .ketu politika funksionon o ma jep o ta marr me force dhe nuk eshte se populli e meriton ,si mund ti fusesh te gjithe ne nje vend i miri me te ligun?Jemi shume … qe po vuajme,qe po nenshtrohemi pa pune apo pa rroge,minimumi 25000 leke ne muaj mbaj familjen me aresim te larte,po nuk u servilose rri pa te fare.Mos beni te gjithe te paditurine çme duhet mua.Turi urime per shkrimet qe keni bere tek Tema se dhe Shekullin perciptaz po e lexojme tani .

    1. Gent says:

      Une nuk bej te paditurin por perkundrazi them se po shpreh pak nga dituria e vogel qe kam.
      NUK KAM ME BESE TEK POLITIKANET PERDERISA:
      – nga njera ane shajne njeri tjetrin dhe me pas hane darka bashke
      – ngrene zerin per luften ndaj korrupsionit dhe nderkohe per cdo kamion qe kalon ne dogan duhet te japesh 15.000 Leke
      – qe paguajme sigurimet gjithe jeten dhe mesa duket sjemi te denje per te bere dhe nje gjilper pa dhene nje 2.000 lekesh
      – i bejne mashtrimin me te madh ketij populli qe rrogen ta japin me leke te vjetra dhe taksat me leke te reja
      – qe kane marre nje hale me borxhe per te ndertuar rruget dhe sot e kesaj dite ecim neper rruge qe edhe sikur te kesh fuoristraden me te mire ne bote rreshket neper rruge.
      – qe pasi na vjelin leket per makinat (qe nga kushtet ekonomike jemi te detyruar te blejme vetem makina te perdorura) dhe nga ana tjeter na e hajne koken me formula te reja per te na rrjep sa me shume.
      – une per vete mundohem te jem sa me ne rregull me detyrimet qe kam si familje per energji elektrike na del nje MASKARA qe fal borxhet e energjise elektrike por duke qene se CEZ eshte kompani private ato borxhe i paguaj perseri une qe gjithe jetes time i kam paguar ne rregull
      – qe me dalin me mes te mejdanit me parullen per te mbrojtur idealet dhe pas nje muaji greve urie dalin nga greva dhe i rrasin nje te dhier idealeve tona
      – qe per te mbushur buxhetin me leke pasi e kane boshatisur me udhetime ne DUBAI apo ne samitin e NATO dueht te paguaj gjoba qe se di as qe i kam.
      – qe e shesin vendin vetem per interesa personale
      – qe nuk dolen njehere ne mbrojtje te emigranteve ne greqi e ITALI
      me falni por kam aq shume gjera per te thene per politikanet saqe do ishte thjeshte nje pafundesi rreshtash me shume.
      JU TE GJITHE I DINI TE GJITHA KETO GJERA
      vetem se ju pelqen ti shihni me mikroskopin e nje ideali

      Ndersa Turit do ti thosha qe nje shembull me i mire nga italia do te ishte Marco Panela qe ne fund te fushates elektorale leket qe mori nga shteti per fushaten doli dhe ja shperndau njerezve perpara parlamentit.

      1. beso says:

        Genti,ti ke thene shume edhe per mua.Po mund te shtoj se titulli nuk eshte aq emblematik,pasi zotat e Olimpit nuk jane(ishin,nese vertet kane ekzistuar,pasi bejne pjese ne mitologji)aq popullore,dhe natyrisht kur zbrisnin vete benin rrufjanlleqe.Psh,Homeri i pershkruan si hileqare dhe me cilesi aspak te virtytshme;dmth ka nje sens edhe krahasimi dhe gjetja e titullit.Ajo qe dua une te shtoj,eshte koncepti vete i ndryshimit,se çfare duhet ndryshuar?Psh,ka shume te rinj qe duan ndryshimin,por me shume se ky duan privilegjet,dmth thjesht ngaterrojne privilegjin me ndryshimin,qe mund te jete e njjta gje per pak persona,por zakonisht jo per pjesen derrmuese te te rinjve.Per aq sa kam pare e lexuar,te rinjve njefare ilaçi u eshte gjetur.I dergojne ne shkolla e te diplomohen,universitetizohen,masterizohen deri aty tek te 35-at.Pastaj ata ambjentohen me rutinen dhe shpejt kalon koha e tyre me energjike ne kauza te kota dhe party e diskoteka,pa dhene tamam ne menyre te dobishme ate energji rinore,qe ka ndezur ne shekujt e kaluar motorrin human.Psh,sa te rinj merren me aktivitet te mirefillte shkencor?Besoj se shume pak,infinitivisht pak,se laboratoret jane te zymte dhe jo aq te hareshem sa kafenete,siç eshte ne pergjithesi shkenca,qe do nerva te salduar.Nejse,shkrimi thote diçka,me mire se hiç.

      2. Emi says:

        Genti, ne fakt ne vend te Turit duhet ta kishe shkruar ti artikullin. Te shkruash nje artikull eshte guxim i madh, ndaj duhet te jesh jashtezakonisht i formuar dhe i lexuar dhe duket qarte qe Turi s’eshte. Do shprehesha njesoj me ty per gjithcka qe perjetojme cdo minute ne kete vend. Ne na perdhunojne vazhdimisht dhe me e keqja eshte se kete gje e kemi pranuar… Duke qene realiste mendoj se Shqiperise i duhen rreth 100 vjet ose me shume qe te dale nga kjo e keqe… sepse eshte krijuar nje rreth vicioz, breza te shkaterruar rrisin dhe edukojne breza te shkaterruar e keshtu me rradhe…

  4. Sali=Geddaf says:

    Pershendetje Turi, te pergezoj per nismen qe ke marr per te mos heshtur, ju njerzit e ekranit duhet ta coni zerin sa me larte, nga ju duhet te filloj revolucioni, ju keni nje arme te fuqishme ne dore qe eshte media dhe personaliteti publike qe keni, perdoreni, mos heshtni me, kemi nevoj per zerin tuaj.
    E lexova artikullin dhe jam shume dakord me ty, duhet te ndryshojme gjerat nuk vazhdohet me keshtu, jam afersisht moshatar me ty dhe nuk shohe prespektive per jeten time ketu ne Shqiperi, por nuk duhet te derzohem, duhet ta gjeje, duhet te zgjohem edhe une nga gjumi qe me ka zene.

    P.s do keshe shume leshko qe do fillojne te shajne, te tallen me ty per artikujt qe ke shkruajtur apo qe do shkruash, mos jua ver re, jane njerez qe paguhen per te bere propogande ne internet, jan njerez bythlepires te partive qe kerkojne te demotivojne te rinjte, ti mos u derzo cfare do qe te shkruajne, ato ate pune kane, vazhdo te flasesh, ngrije zerin sa me shume, fol dhe me miqt e tu qe dhe ata te mos heshtin.

    Te pershendes Turi, dhe vazhdo keshtu ?

  5. Beni says:

    Nuk jane gjera te pa thena keto I dashur Turjan, por nuk tingllojne pak si teper cinike te thena nga ty? Pa dashur te ta permend moshen e njome qe ke dhe krahasimet e simbolet qesharake qe perdor, por si mund te na sensibilizosh ti qe i je jargavitur dhe do vazhdosh ti jargavitesh ketyre zotave te olimpit sa here qe te jepet rasti ne 2XL per pak sukses?!?? (Nanos,Rames. Etj)?!? Apo ashtu ta do puna? Nga mesazhet revolucionare si ky I yti vriten njerezit si dele neper 21 janare.qofshin te menduara apo te pamenduara. Mos u bej cinik djalosh se I bie ne rastin tend qe te dali shprehja e popullit: Hajduti bertet kapeni hajdutin!
    A nqs te duhet te shkruash disa artikuj per ndonje master a doktorature kjo eshte pune tjeter.
    Gjithsesi suksese drejt olimpit tend dhe mos u merzit po te doli koder, se I vogel je akoma.sa here do biesh e do ngrihesh ne kete jete…

    1. Qerramudhi says:

      Jam shume dakort me ty Beni . Kta kujtohen mbas te vjelave

  6. genti says:

    Ti Turo me duket se e ke kap ndonje pune e tall trapin ose ke ngel pa pune e prape tall trapin.Na fryte ju te blog-eve.Vetem me teorira kot me kot.Ketu perfundimisht(pas ngjalave te Lalzit) ka marre fund cdo gje.Shtyjme ditet qe na kane mbetur.Te gjithe po tallin trapin me popullin(njekohesisht po shtojne edhe pasurine e mos u ngopshin ju ngelshin te gjitha ne fyt gje qe normalisht ska per te ndodhur)

  7. Tironsi says:

    Turit i hyri ne qef e shkruajtura… ?

    Ndoshta eshte hobby i ri per Turin.., Por gjithsesi nuk eshte grupi i shkruesve si psh.Bledi Mane!

    Nryshimi: Kalibri i Bledi Mane, Edi Rama(ne te ri te vet), Ardian Klosi, apo Erion Brace, apo Mero Baze, etj..etj.. shkruajne dhe godasin me thike direkt ne zemer fenomenin + pergjegjesin, me fakt dhe drejtperdrejt. Eshte minister, apo goca e Berishes, -s’ka rendesi.

    Turi? Sigurisht qe nuk eshte keshtu. I perket tjeter grupi te te shkruari. Po sikur te them qe une i di te gjitha keto qe shkruan Turi, dhe me shume se kaq akoma??
    Gjithsesi te shkruaje ka te drejte kushdo.. deri sa ka gazeta te tipit ’55’, shkrimet e Turit jane gjithsesi me kontribuese.

  8. elvis says:

    Me pelqen ideja jote Turi – shpresoj mos jesh nje version i ri i modelit Mjaft qe pasi u pergjerua 7 vjet ne emer te shoqerise civile tregoi se nuk ishte gje tjeter vecse karantina e PS

  9. Xhozi Plehra says:

    Shqiptaret po i bejne gropen vetes ne menyren me te thjeshte dhe komplet me duart e veta. Po shkojne si dele neper qendra votimi (si njehere vaktit ne kohe te xhaxhit) dhe po votojne per te njejtet hajdute e bandite qe kane 20 vjet qe i votojne.

    Ka nje zgjidhje shume te thjeshte. Abandonim total i zgjedhjeve nga popullata. Le te shkojne te votojne vetem ai 10% partiakesh e militantesh te ndyre sahanlepires. Le te mblidhemi si qytetare tek dera e qendrave te votimit dhe ti tallim, ti peshtyjme e ti percmojme ata maskarenj e injorante qe votojne per keta maskarenj e injorante.

    Mos votoni per asnje nga fytyrat e ndyra partiake qe keni pare ne TV keto 20 vjetet e fundit.
    Mos votoni as per farefisrat apo shoqerine e tyre sepse jane njesoj.

    Nqs nuk gjeni nje njeri te denje per ta votuar atehere ka vetem dy rruge:

    1. Abandononi zgjedhjet. Tregoni qe kjo klase politike eshte e urryer dhe qe populli nuk e do me. Le te haje mut OSBE-ja bashke me ambasaden USA. Keta jane facoletat e potikes shqiptare qe i pastrojne fytyren ketyre “burrave te shtetit”

    2. Kandidoni vete individualisht. Mblidhuni neper lagje, fshatra, komuna jashte pacavureve partiake por si qytetare te lire, zgjidhni burrat e grate me te mire, jepuni firmat qe te kandidojne te pavarur dhe votojoni.

    Rruge tjeter nuk ka, mos u lodhni kot, nqs nuk bejme sa me lart do jetojme gjithe jeten si skllever, te neperkembur, te varfer e pa dinjitet.

  10. Leka says:

    Me ne fund shoh dhe ndjej,qe nuk i paskan vdekur djemte e vertete Shqiperise!

  11. Ali Baba says:

    Nuk besoj qe gjerat jane pazgjithshmerisht te lidhuara me politiken, por me punen, dhe deshira per kete te fundit mungon (justifikime ka shume).

    Nese disa te rinj ne Vietnam (sa per shembull) arrijne te bejne canta me kuti bosh Amitash qe pastaj shiten nga 30 Paund ne Londer, edhe te rinje Shqiptare mund te fillojne te vrasin mendjen si te nxjerrin vete buken e gojes e mos t’ju hane me pensionet prinderve ish-komuniste.

    Pastaj, (por pastaj ama!) le te merren edhe me politike duke dhene shembuj e eksperience, jo vetem duke dhene vota e ndare llafe gazetash, se perndryshe po si te paret do perfundojne.

  12. Ekut says:

    Sa te trashe tregoheni o njerez. Po dhe me kete qe seshte marre me politik do nxirrni cenet? 27 vjec ka emisionin me te bukur shqiptar, mund te rri te rehat dhe nuk e ben por perpiqet te bej nje ndergjegjesim ju prap merreni me llafe. Kapni thelbin o njerez se lat nam. Dikush perpiqet per ne, ne duhet ta shajme e ta ofendojme. Te peshtire jane ndonjeher shqiptaret…po ju e doni qe tju besh nenen e te thoni baba.
    Ps : realisht me pelqqejne shkrimet tuaja me teper se emri juaj me pelqen fryma qe po tentoni te coni! Shpresoj qe dhe te rinj te tjer, ti bashkohen kesaj nisme ?
    Tung Turjan dhe shpresoj mos ndalosh ?

  13. Bedri Islami says:

    Miredita, si edhe ne shkrimin e pare..per mllefin,gjithcka eshte nje mrekulli i prozes se ndjeshme, fisnike dhe do te thoja meditive.Prrej shume kohe nuk kam lexuar gjera me interesante se ne dy shkrimet tua te fundit. Ne te vertete jane gjera qe dihen, qe kur eshte krijuar bota gjerat sillen rreth vetes e rreth nesh, por te thena kaq thjeshte, bukur, me klasdhe finese, kjo nuk ndodh perdite.

    Nganjehere ne jemi te gabuar ne mendimin qe krijojme per njerezit, si kam gabuar edhe une per Turin. Mendja se nje kngetar nuk eshte i afte te bejegjera kaq te bukura e te hijshme.

    Nese do e njihja nga afer, do i kerkoja ndjese, mirepo ajo qe ka sjelle tek ne, si nje njeri ,djale i ri, qe e perjeton ate qe shkruan, eshte me te vertete e bukur.

    Qofsh gjithnje i ri…edhe kur jep mendime te pjekura, qofsh perhere i gezuar, edhe kur shkruan per gjera te trishta…qofsh ne cdo kohe shpirtpaster, edhe kur shkruan per mllefin.

    Dhe jam i gazuar qe TEMA te vendos aty ku duhet…

    Vjene,25 maj 2012

    1. 100 vjet shtet says:

      Jepi Turjan jepi. Keshtu vazhdo. Koha qe po vjen kerkon sa me shume guximtare dhe trima te mendjes e te penes.
      Behu edhe ti vazhdues i denje i Blendi Manes e coo. Kurajo Turi. Shkruaj dhe cjerrja masken ketyre pushtuesve te pa bese.

  14. mergimtari says:

    Nje shkrim me ndjeshmeri dhe etike korrekte ,te lumte djalosh duke menduar per vete mendon dhe per shoqerine e atdheun , ky koncept duhet te mbizoteroje rinine e neperkembur shqiptare qe fatkeqsisht mundohen ta manipulojne zarbot e politikes , nuk eshte teori por e vertete qe rinia eshte pjesa me e sinqerte dhe vitale e kombit ,por semundja vdekje-prurese e indiferentizmit nuk duhet te kape rinine si deri me sot . Rinia ne çdo kohe e çdo vend eshte njelloj , eshte pika kulmore e energjise se shoqerise dhe po nuk e shfrytezuam per mire do kemi shume humbje . Per komentusit me larte ne shqiptaret kemi nje shprehje : kur se ben dot tjetrin te qeshi mos e bej te qaje keshtu dhe ju mos u xhelozoni por veproni si artikull-shkruesi sepse ai nuk po i hyn kujt ne pjese por thote nje te vertete si te veprojme te gjithe se bashku . Paris

  15. pisha flamur says:

    Mendoj se ne nuk duhet të merremi se si e ka ADN-në ai që shkruan, por me përmbajtjen e tij. Tenton drejt ecurisë, tërheqjes mbrapa apo relatives. Mendoj se nuk është mirë të moralizojmë atë që shkruan duke luajtur rolin e paternalistit, por të godasim direkt në se shkrimi vret shoqërinë ose popullin.
    Unë nuk do isha dakort ta ndajmë në mënyrë mekanike shoqërin shqiptare në të vjetër dhe të rij, por të shfrytëzojmë natyralitein e ligjeve objektive të shoqërisë. Të funksionoi shteti i së drejtës, mbasi ligjet janë ndërsa zbatimi ka rënë në dorën e agjenturs Sërbo Greke dhe mafjes evropiane dhe më gjërë. Po drejton agjentura Jugosllave e pranuar nga Enver Hoxha qysh nga lufta e dytë botrore nëpërmjet emisarëve të Titos Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugoshës, të cilën e zbatojnë në mënyrë të pa ndërprerë pas ardhësit e tyre qysh nga Ramiz Alia, i cili iku, Nexhmie Hoxha, Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta, Lulëzim Basha, Edi Rama, dhe gjithë agjentura e sigurimit të P.P.SH.-së e sintetizuar në dy partit e ekstremit të majt PD dhe Ps dhe e përkrahur rrept për fat të keq nga SH.B.A.
    Shqipëria ngelet e pushtuar dhe çlirimi kërkon rrugët objektive dhe jo karafila dashuriçke, sepse populli nuk ka lënë gjë pa thënë me fillozofin e tij taksative se “Derri don plump”Pra vetëm uniteti kombatrist pa dallim feje krahine dhe ideje rrëzon stalinizmin Envero Berishian dhe tradhëtin e lart dhe jo ndarja në të vjetër dhe të rij sikur i ke njeërzit bagëti të leshta dhe do ti ndash në dele plaka , rruza, shelegë, qëngja, milorë etj,. Njeriu është subjekt dhe jo qbjekt rini!. Studjoni filozofin sepse Evropa kurvë dhe “miqtë” duan të na kthejnë në një kope pederastësh, demek më shqip Bythë qirësh dhe jo komb me dinjitet dhe kulturë bashkë kohore njerëzore.

  16. Qerramudhi says:

    E paska marre seriozishte te shkruajturen Turjani. Turjan vrapo te 2XL se ka ardhe xhaxhi per te dal ne TV .

  17. meritokracia says:

    Ky Turjani i ka marre 4 notat ne universitet dhe mezi ka kaluar qe na tregon tani per meritokracine. Thjesht ka gjetur para financimi te dyshimta dhe ato para e bene te njohshem jo ky veten si i pavarur.

    Hiqjani parate dhe shikojeni sa vlen dhe sa i njohshem eshte.

    Kaq i ri dhe kaq fodull.

    Mos bej gafe te shkruash kaq ceket dhe dobet se na e shpife.

    1. Ekut says:

      Clidhje ka shkolla e tij me profesionin? E dyta shkoni informohuni me mire dhe e treta te kutem shume para financimi te dyshimta per emisionet me femijet? Emisionet mos u nxen apo superman? Apo keto te humorit? Njeri patetik jeni ju”meritokracia’ . Sduroni dot faktin qe nje 18 vjecar nga Berati erdhi dhe cau rrugen e tij ne Tirane me forcat e tija pa asnje mbeshtetje. Cti besh, shqiptaret jane smirzinj te semur…do nxijne e sterrojne cdo gje vetem qe mos te ndjehen vetem ne deshtimin dhe batakun e tyre…

      Sic ta thash Turo, jepi :)))

  18. Dante says:

    O Turi…keshtu me shkrime dhe editoriale edhe me analiza bllofi te zgerdhij gjithe diten une o shoku por….hajde ule njehere bythen ne tapet dhe e shikon pastaj se sa te vlen qimja daku.
    Po kjo e fundit eshte e papare fare —-Duhet të organizohemi!….hahahahahahaahahahahahaha….te organizohen shqiptaret……historikisht te gjithe nga KUÇI….te gjithe duan ne vend te pare. Po nuk ke ç’i ben se eshte defekt gjenetik po ti…provoje provoje se nuk i dihet…mbase te mbushet mendja edhe nderron zanat (kuptohet qe nese ke nje te tille).

    Po rri o rehat dhe bej ate qe di te besh me mire se jane aq te thella keto pune sa mendja jote nuk i rrok dot.Ne politike 1+1=14 sot e gjithe diten , do, apo nuk do ti ,une dhe gjithe njerezia.OK

  19. Trezegol says:

    Per Turjanin. Sic e shikon dhe vete eshte shum e veshtire te behet ajo qe thua ti. Tani un nuk jam ekspert per keto pun por po jap mendimin tim. Nqs nuk vjen rinia e dipllomuar apo e profesionalizuar apo thjesht qe ka punuar nga jashte shtetit KURRE nuk ka per tu kriju ajo levizje qe mendon ti!!! Ky eshte realiteti! Duhet te keshe jetuar jashte qe te arrishe ne kete konkluzion, ka disa diferenca mes nje 25 vjecari ne shqiperi me nje qe ka JETUAR jashte. Te rinjte ne shqiperi tashme i jan DOREZUAR FATIT! Presin ti dali mundesia te ikin jasht shtetit e te punojne se e shofin qe diplloma universitare nuk i ben shum pun. Akoma me keq ato qe nuk e rrujne fare dhe vegjetojne gjith diten neper kefene! Koha do tregoje.

  20. Ines says:

    me pelqejne shkrimet tuaja ? uroj te shkruani me teper se vendi ka nevoje per te rinj si ju ?

  21. fansja says:

    bravo Turjan ?
    ps : as mos e vrit mendjen fare per komentet e ketyre budallenjve :DDD

  22. Gerti says:

    bashkohem me mendimin qe duhet te shtohen te rinjte si ju Turi ne menyre qe te leviz ujrat ?

    ju pershendes!

  23. ademi says:

    Kam pershtypjen se shumica e komentuesve, e kane nderprere “leximin” ne jete, tek abetarja. Do guxoja shume ta shtyja ne kohe deri ne hartimet e fillores. I tille eshte niveli i kesaj tentative te deshtuar per te percjelle mendim, nepermjet artit te fjales. Artit te fjales, e ritheksoj, duhet te dish ta besh mire kete art qe te guxosh ti dalesh publikut balle … nuk eshte ky Rasti. Eshte per te ardhur keq, se si mund te shperdorohet e se si mund te abuzohet me inetelektin e kohen e lexuesve.

  24. Ben says:

    Tuke, Ekut apo po ta di une se cfare. Nuk ka nevoje ti besh lavde vetes me emer seprathi se ka perparuar teknologjia. Kur hedh nje valle duhet ta cosh deri ne fund. Po a je ti nga ata qe hedhin valle? Dyshoj. Ti je nga ta qe hallen e hedhin te tjeret e ti thua e shpika une eshte vallja ime. Nuk jane tipare te lidershipit keto. Si arrite aty ku je? Ate e di ti. Edhe me emisione kalamajsh mund te vjedhesh. Vodhe. Qe vodhe? S’te kapi njeri bravo te qofte, pune per ty. Por mos bertit kapeni hajdutitn se ti u thua njerezve ngrihuni te ngrihemi por neper 2xl u thua ketyre te olimpit me fal se te bera pis xhaketen! Lere heroin se nuk hyn tek ata lloje ti. Ishe me I dashur kur argetoje kalamajte! Lerja politiken e dallaveret atyre qe shan edhe pse po nuk e nxorre pak koken’ shenomeni edhe mua’ nuk rron dot ti.

  25. Bjorku says:

    Jam i bindur qe Turi nuk di gje as per Olimpin e as per Zotat. Ky djali qe ta merrni vesh u gjend drejtor krejt papritur dhe tani nuk ka Zot qe i mbush mendjen se te jesh drejtor nuk do te thote te jesh profesionist.

    Nga prezantues i duket sikur ka pervoje dhe te beje lajme.
    Genjen ata pronaret dhe u thote se e ka bere ai 2XL-ne. Harron qe nese iken ai, ata djemte vazhdojne dhe vete, e nuk jane sklleverit e Turit. Po sa ta marrin vesh pronaret kete, Turi ua ka zhvat ca leke atyre. Eshte njesoj si te Ike Altin Basha dhe ti thoje Top-it se do marr aktoret me vete.
    Madje reagimet e shumta ne shkrimin e tij tregojne se sa shume te pakenaqur ka ne punen ku ai eshte. Jam i bindur se keta qe shkruajne nje pjese e njohin mire, jane te afert. Sidoqofte nuk ka per te shkruar kurre nje opinion. Flet percart.

  26. Trezegol says:

    Per ju 3 te fundit. Ti adem te pakten mundohu te besh nje koment te vogel per shkrimin se e shof qe e mbake veten te nje niveli shum me te larte, po dhe komenti jot eshte shum idiot ne fakt dhe nuk po shtoj me, dhe mos harro se nje pjese e mire e rangut tat, pra ju lexuesit e medhej vjen nje moment e rreshqisni nga trute e kokes e co cju duket vetja! Gjithsesi zoti te rujt. Sa per ju 2 te fundit nuk ka edhe aq rendesi se kush e ka shkrujt shkrimin, se shifet qe e keni shum inat po te jeni kaq te zgjute shkoni e zejini vendin. Ai mund ta kete bere dhe copy past kete shkrim, ka rendesi ideja. Nuk e di a jeni ne dijeni te historise se Antonio di Pietros ne itali, politikanit. Erdhi nga gjermania ku punonte ne fabrik, beri juridikin ne itali dhe behet prokuror nga pastaj behet nje nga iniciatoret kryesor te operacionit mani pulite! Nje si ky i duhet dhe shqiperise. Pra nuk ka nevoje te jeshe kushedi se kush mjafton te keshe vullnet, gje qe ju nuk e keni se duket nga komentet. Vetem shaheni biles edhe kur na doli themeluesi i abetares sbqipe nuk na denjoi as me nje koment. Eshte veshtire te zhvillohet shqiperia me shqiptaret e shqiperise!!! E ka tregu koha.

  27. Arben Koka says:

    O tur vazhdo keshtu!!!Nuk te siguroj se mund te arrish gje me keta njerez kaq te ulet dhe pavlere.Ne vend te te pergezojne per kete nisme qe ke marre shkruajne dhe komentojne brockulla qe sipas tyre gjithcka ne kete Shqiperi te zhvirgjeruar ne te gjitha konceptet aludojne se qenke student i keq,ke arritur aty ku je me para te dyshimta dhe qenke i orientuar drejt se majtes.Bashkeatdhetare te dashur kuptojeni qe jo cdo njeri nuk arrin majat ne saj te mamit te tij prokurore ose babit deputet,ka dhe njerez te ndershem qe ne fale te punes dhe aftesive cajne ne jete!Po keshtu ndodh me shqiptaret xhelozojne per vellain e vete,per djalin e xhaxhait e jo me per nje person te thjeshte!Qenkan me te zgjuar se ty keta o Turjan dhe thone se spaske aftesi te shkruash por vetem te merresh me programet ne TV…Ku jeni ju pra ”SHQIPTARET E AFTE” ”shpetuesit e kombit” pse nuk shkruani dhe ju ose te rrezoni kete gjendje po fshiheni me emra fallco pas nje komenti.TURP TJU VIJE
    Respekte o legjendari Turjan Hyska!!

    1. gazetarja politike says:

      Do te kritikoja per disa gjera ne shkrim, por me duket se nuk ia vlen te kritikoj pasi shoh se shkrimi eshte me teper nje mendim i joti personal nga jeta private. Une te pergezoj per shkrimin ,me teper per mundimin sesa per faktet (pasi keto dihen nga te gjithe). Nga vezhgimi im mbi shqiptaret kam vene re se mund te quhen “njerez te cuditshem” pavaresisht se shqiptare jam dhe vete. E them kete per faktin se eshte provuar qe vetem shqiptaret dhe italianet shajne neper blogje. per italianet nuk mund ta them se nga vjen kjo mungese kulture, por shqiptareve nuk u ve faj. Jemi njerez qe pas kaq kohesh sistemi politik ku nuk shprehen hapur, gjeten mundesi ne blogje qe te fshihen pas emrave te rreme qe te ofron multimedialiteti web 2.0. ndaj i dashur mos e vrit mendjen. me vjen mire qe po shkruan nga zemra jote dhe mos harro qe militantet jane ata qe te vene etiketen “i majte apo i djathte” duke harruar se e shesin veten per ndere(te jesh militant apo besimtar te nje parti ne shqiperi lidhet kryesisht me favoret qe dikush perfiton nga kjo parti). Dhe nje mendim personal- me acaron fakti qe kur vjen puna per parti , e urrejme njeri-tjetrin kaq shume.

  28. wati says:

    Pergezime per publikimin e idese (apo me sakte vetedijsimin e popullit Shqiptare!) Un nuk do ta fyeja popullin pse vepron kshtu (si disa kometnues ketu, qe shprehin mllefet, mundohem ti kuptoj edhe keta!), ngaqe hipnotizimi i politikaneve eshte aq i forte sa qe jan profesionista per ket pune, mashtrojne popullin, vjedhin popullin, denojne popullin 3vite e 10 muaj ndersa 2 muaj e duan popullin aq shume sa vetveten, dhe per dy muaj po ai popull qe eshte dermuar nga gjithe kto veprime te politikaneve qe bejne 3vite e 10 muaj, i vjene nje rreze dielli( per dy muaj ama!)mendojne se po vjene nje e ardhme e ndritur sa te kalojne kto dy muaj fushate prape e njejta fatkeqesi.

    Dikush ka thene: >> Sa me shume qe shtype popullin aq me ne kontrolle e ke<<, dhe ky eshte parimi i ksaj "Demokracie" qofte socialiste apo demokrate ai qe udheheqe shtetin ka bazen e ktij parimi shtype dhe perfito!
    Prandaj edhe si ve fajin popullit qe u "gropos" per dhe dhe prete dike qe te ja zgjase doren ta ngreje nga dheu, e kta (dikushe) jane politikanet qe jau bene gropen popullit te vete duke mashtruar e duke genjyer ti ngrisin pak ata qe i zhgenjyen (per du muaj ama!!!).
    Populli i shkreti cte beje me shprese se mbase kesaj here do ngrihet ne kembe te veta hipnotizohet prap ?

    Nje katrahure jemi ne gjitha trojet shqiptare Shqipri, Kosove, Maqedoni prandaj edhe kam ket mllefe se zanatin sundimit e perhapen shume shpejte.

    Ne do vetedijsohemi athere kur: si tha njeri mua nuk me plase me per kta POLITIKUAJ kudo qofshin ata, dua te punoje ti siguroje kafshaten femijeve qe eventualishte te kem leke per mos thashte zoti per ndonje fatkeqesi mos behen per spitale edhe po u bene te kem leke per ti paguar ryshfetet. TE JEMI NJEREZ TE PAMVARUR NGA POLITIKA ateher SHQIPTARET do behemi popull i kompletuar (kur skemi nevoje per politikuajt!)

    VETEDIJSIMI I POPULLIT!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje