(E PERDITESUAR)- Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e vitit 2011 për të drejtat e njeriut, duke hedhur hije të forta dyshimi mbi mënyrën se si bëhen zgjedhjet në vendin tonë.
“Korrupsioni në të gjitha degët e qeverisë dhe veçanërisht brenda sistemit gjyqësor, mbetet një problem serioz. Një ambient elektoral i polarizuar ndjeshëm, i karakterizuar nga incidente me mashtrime dhe një numërim kontrovers i votave ka minuar të drejtën e qytetarëve për të ndryshuar lirshëm qeverisjen e tyre,” thuhet në raport.
“Vendimi i KQZ për të rrëzuar rezultatin fillestar në garën për kryebashkiak në Tiranë u perceptua gjerësisht si një vendim partizan dhe minoi besimin tek pavarësia dhe paanshmëria e KQZ,” vijon raporti.
Edhe pse nuk përmendet në raport rasti i Ilir Metës, sërish thuhet se zyrtarët e lartë me pushtet shpallen të pafajshëm, ndërkohë që dënohen peshqit e vegjël.
“Qeveria jo gjithmonë ka marrë hapa për të proceduar zyrtarët që kanë kryer abuzime. Shumë zyrtarë të qeverisë kanë imunitet nga hetimi dhe ata me interesa të fuqishme biznesi shpesh janë në gjendje që të shmangin procedimin. Disa zyrtarë të nivelit të ulët janë ndëshkuar për abuzim, por pandëshkueshmëria e policisë për abuzimet fizike vazhdon të mbetet”.
21 janari
Në raportin e Departamentit të Shtetit thuhet se hetimi për 21 janarin po ecën ngadalë dhe nuk ka asnjë të dënuar nga qeveria apo Garda.
“Më 21 janar, Garda Republikane qëlloi mbi protestuesit gjatë një proteste të dhunshme të opozitës tek kryeministria. Katër protestues u vranë gjatë demonstratës. Prokuroria e Përgjithshme hapi një hetim për vrasjet. Hetimi eci ngadalë. Në fund të vitit, asnjë zyrtar i qeverisë apo i Gardës së Republikës nuk ishte paditur për rolin e tyre në këto vrasje,” thuhet në raport.
Po ashtu në pjesën e medias, citohen rastet e dhunës ndaj gazetarëve më 21 janar.
“Më 21 janar, gazetari Ened Janina i gazetës Shekulli u rrah nga policia. Sipas Janinës, për këtë çështje nisi një hetim, por ai nuk u thirr kurrë të dëshmojë sërish. Po atë ditë, reporteri Fatos Mahmutaj u gërvisht nga një plumb që vrau personin që kishte ngjitur. Mahmutaj tha se mori kërcënime me vdekje pas deklaratave të tij dhe u largua nga vendi. Ai mori azil politik në Belgjikë.
Reporteri Artan Hoxha transmetoi pamje të protestës së 21 janarit, ku dukej se si u vra një protestues. Hoxha thotë se katër ditë pas transmetimit, djalit të tij 10- vjeçar iu dorëzua një zarf me tre plumba.
Nuk ka pasur raportime se qeveria ka ndërmarrë ndonjë veprim për të ruajtur sigurinë e medias ose për të siguruar që personat që kanë sulmuar gazetarët të hetohen,” thuhet në raport.
Policia
Në raportin e DASH thuhet se policia nuk e zbaton ligjin në mënyrë të barabartë.
“Zyrtarët e policisë nuk e zbatojnë ligjin në mënyrë të barabartë dhe lidhjet politike ose kriminale ndikojnë në zbatimin e ligjit.”
Në raport thuhet se kanë vijuar vrasjet për gjakmarrje dhe hakmarrje, ku janë përfshirë shpesh edhe grupe kriminale.
“Ka pasur pesë vrasje për gjakmarrje gjatë vitit,” thuhet në raport.
Gjykatat
Sa i përket gjykatave, në raport thuhet se është shumë e vështirë të hetohen gjykatësit.
“Shumë pak gjykatës janë proceduar për korrupsion për shkak se hetimet penale duhet të mbeten sekrete, të paktën në fillim, në mënyrë që të jenë të suksesshme.”
“Shumë të dyshuar lihen në arrest shtëpie, shpesh me kërkesën e tyre për shkak se kur të dënohen, marrin kreditë nga kjo kohë. Arresti në shtëpi nuk monitorohet dhe të dyshuarit lëvizin lirshëm jashtë shtëpisë,” vijon raporti.
Po ashtu preket edhe çështja e emërimeve në shkallët e larta të gjyqësorit. “Politizimi i emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe në atë Kushtetuese kërcënon të minojë pavarësinë dhe integritetin e këtyre gjykatave.”
Korrupsioni
Në raport thuhet se korrupsioni në ekzekutiv është shumë i përhapur.
“Sistemi edukativ është i korruptuar dhe zyrtarët ndonjëherë kërkojnë ryshfet nga studentët për tu regjistruar ose për të kaluar provimet. Mjekët dhe stafi mjekësor kërkojnë shpesh pagesa për të siguruar atë që shteti thotë se e jep falas.
Ashtu si në sektorë të tjerë, të pandehurit e profilit të lartë zakonisht shpallen të pafajshëm, madje edhe kur provat janë bindëse. Ndërkohë që zyrtarët e vegjël procedohen dhe shpesh dënohen për korrupsion, hetimi i zyrtarëve të lartë mbetet problematik,” thuhet në raport.
-Dhuna në familje kundër femrave, përfshi abuzimin në martesë, mbetet një problem serioz. Ka pasur 1779 raste të dhunës së raportuar ku përfshihen femra dhe 402 raste ku përfshihen meshkuj.
-Ligji ndalon ngacmimet seksuale, por zyrtarët shumë rrallë e zbatojnë atë.
-Abuzimi me fëmijët, përfshi abuzimin seksual, ndodh, por viktimat e raportojnë shumë rrallë.
-Pavarësisht se ligji mbështet të drejtat e grupit LGBT, sjellja homofobike mbetet. Ka pasur raportime të ngacmimeve nga policia për personat LGBT dhe për brutalitet të policisë ndaj punonjëseve të seksit transgjinore.
Presioni ndaj mediave, DASH citon dënimin e Mero Bazes nga Zegjine Sollaku
Në pjesën e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për liritë dhe të drejtat e njeriut, ku flitet për lirinë e medias, citohet rasti i dënimit të gazetarit Mero Baze dhe gazetës Tema nga Zegjine Sollaku, bashkëshortja e Dhori Sollakut.
“Në vitin 2009, botuesi Mero Baze u padit nga gjykatësja e Gjykatës së Apelit, Zegjine Sollaku me akuzën për shpifje. Gjykata e Faktit në Tiranë vendosi në favor të Bazes. Megjithatë, Baze pretendon se në shtator të vitit 2010, Gjykata e Apelit, pa e njoftua Bazen apo avokatin e tij, vendosi se ai duhet të paguajë për Sollakun 91.500 dollarë (10 milion lek të reja) për dëmin moral dhe gazeta e Bazes duhet të paguajë 45.750 dollarë (5 milion lekë të reja). Baze e apeloi vendimin në Gjykatën e Lartë, e cila po ashtu pa e informuar Bazen vendosi të lërë në fuqi vendimin e gjykatës më të ulët përpara se të nisnin procedurat e mbledhjes,” thuhet në raport.
nje shuplake e forte ndaj korrakeve……
Dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe.
Nje Qeveri e binjakezuar me Gjyqesorin,
vetem korupsion do prodhojne.
Kjo eshte vertete katastrofe.
Mire kafshaten e gojes po na i rrembejne,
por edhe jeten,dhurate nga Zoti,
nuk duan te na i lene?.
DASH-i e thote qarte se:
Korupsioni eshte Busulla e prishur e njerezve Primitiv.
Kesisoj Qeveria+Gjyqesori,jane kthyer ne Vasal te Korupsionit,
i cili per nga permasat vet ai eshte kthyer ne nje “Doktrine”
qe do quhet Korupsionizem!
Kjo lloje doktrine,sigurisht qe ju perket atyre qe
kane moral te ulet.Karakter te flliqur.dhe
Fytyre te pergejtur.
dua te shtoje edhe dicka po kaq te rendesishme;
Pas ketij sinjali te dhene nga DASH. sigurisht qe do te mblidhen tryeza
debatesh .sigurisht qe pjesemarrja do te jete dypaleshe.
Pala e pare,ne opozite me Qeverine quhen Opinioniste.
ndersa te dytet,puthabythesit e Qeverise
sot e pergjithmone do te quhen Korupsioniste.
Shiko pra sa thelle shkojne tentakulat e tij.
Ai eshte kthyer ne Fenomen,dhe kjo eshte me e keqja.
labo,me pelqen analiza jote,por a e ke pyetur ndonjeher veten se;-Pse jemi katandisur keshtu!!!??? dhe se a ka ngjashmeri Saliu me Asaad-in e Sirise….ose ne pergjithesi Albanistani me vendet arabe!!
A ka shanc qe te enderrojme per nje shtet evropian…???
Eshte lab tjeter ai Turkofagos.Lab si une,po kam frike mos e ngaterron me mua,kolegun e byrazerit tend Aris Katorinis???
Shume shuplaka ka marre, por mbi kale qendron akoma ?
Ke shume te drejte .Qendron mbi kale se ska burra ne shqiperi por gra llafazane qe ankohen per te kuq buzesh e jo per dinjite kombetar.
E mori B……………….. edhe Sala. Duket se edhe Amerika nuk e ka dashur dhe vazhdon te mos e doje. Gjithcka tjeter qe thuhet ne mediat e tij eshte mashtrim.
http://mdcal.blogspot.com/2012/05/shba-u-minua-e-drejta-per-nderrimin-e.html
He-he-he Sali, kujtove se e kalove klasen, por kopjen s’ta pranon njeri!
Po ai qoftegjiu qe nuk flet fare ,ai duhet ti kishte thene i pari keto apo ku te gjej ndonje teke e nai qofte .
Ne 2013 Shqiperia pa Sali Berishen.
Shkelzeni dhe Argita te fillojne te kerkojne azil politik ne Azerbajxhan
Uaaaau si ka mundesi? Sma merte mendja kurre. Sic duket ambasadori amerikan ne Tirane vazhdon te jete akoma maje ndonje peme e ja ka mare ndonje fishkellime apo kenge me cifteli per 7 pale qefe.
This is a fucking surprise.
Hajde lajm hajde
Ku pyet ky per keto shuplaka. A ka ndonje me grushta e shkelma?
A ka naj plumb per te thuaj, vetem ai ben pune..
JO,plumbi eshte dekorate per te,ai meriton trajtimin Gedafi.
po tesh z.arvizu mos eshte berish bburre shteti,apo para vrasjeve jeni taku bashke,borxh t’madh i ke ketij popul mor dipllomat i keq
Duke perifrazuar një varg te Vaso Pashë Shkodranit, do të thosha “Leni DASH e BE…” dhe bëjuni gati të gjithë. Bota demokratike, nëpërmjet institucioneve më të rëndësishme të saj, tashmë, pa asnjë mëdyshje, i jep LEJE (dmth ka mbështetjen totale te tyre) popullit shqiptar që të heqë qafe (zakonisht lexohet: të qërojë nga faqja e dheut)qeverisjen e ozurpatorit (ju kemi njoftuar për shterrjen e të gjithë sinonimeve, që nisin me PERBINDSH etj) Sali Berisha, e cila “ka minuar të drejtën e qytetarëve për të ndryshuar lirshëm qeverinë e tyre”.
Populli opozitar, opozita, shoqeria civile, kush nuk e do me theqafjen e metutjeshme te KOMBIT tone, kanë vetëm nje MISION HISTORIK: te krijojne frontin unik, me te gjerin ne historine e ketij populli (marre nga fondi i krahsimbishtes se Saliut)per te vene ne shina trenin e shkare te demokracise, sic kushtrimonte ne 1996-en, poeti Ndoc Gjetja! Me cdo kusht! Me cdo mjet!
shuplaken e ka pak ky me gjithe ato te keqija qe i ka bere vendit tone ky ,kete jo guantanamo qe nuk ja lehteson shpirtin me gjithe ato zeza qe ka bere po tia hedhesh ndonje kopeje jenash qe ta hane fare atehere clirohet atdheu yne ,pastaj shi sa foto te bukur ka bere ka dal me si olio me stelien …
Heu bre,po Salia na ka thane se me udhehecjen e tij na jena ba evrope bre.Po ne kena votu vecse ne menyre demokratike,e me kursye kohe nji person ka votue per 30 veta, me shpejtue pune,e sa per numrim ata dijna me bo shkelqyshem ene ne ene ai voci ne Tirone,Ristoni.Ene vitin qeter kshu kena me e bo.Hajde bre se Amerika e don Saline,si thote gjo.
E kuptuan më në fund këta të DASH?! Po ne kemi 20 vjet rrumpall, pa asnje rregull, pa ligje, pa liri, pa rruge, pa pune, pa vlera… pa asgje. Na komandojne ca dallkaukë injorante, tamam si ne kohen kur Konica shkruante per Shqiperine, po ajo Shqiperi ka mbetur. Shqiperia e antivlerave. Amerika qe eshte perpjekur te demokratizoje vendet e pazhvilluara, nje mut beri per Shqiperine. Edhe nje ish-Ambasador qe e njohu mirë këtë vend, u degdis, dhe megjithese shkruan akoma te vertetat per kete vend, kjo Amerike rri e bën sehir, madje pret edhe kryeministrin hajdut duke u zgerdhire. Zhgënjim nga gjithçka!
Ma anglisht se e kane thene nuk ka se si te behet. Me nje gur vrasin dy zogj amerikanet, se jane ekonomike ne kulm. Njeri nga “zogjte” eshte sistemi i sali shpellarit dhe tjetri perfaqeson budallenjte e opozites qe gjenden kudo, edhe tek ky forum, qe na e hapen barkun duke na thene se do ta largojme qeverine me vote ne 2013n!! Amerikanet thjeshte po na thone qe “mos mbani shprese se per me vote nuk e largoni sot e 100 vjet kete barbar serb”!!
Vazhdoni e shifni endrra me sy hapur ju dhicat opozitare….natyrisht qe kjo eshte rruga me e lehte per ju se per gje tjeter s’jeni te zotet.
Ku pyet Berisha per raporte te ketilla kur ka me vete dashin e DASH-it ne Tirane dhe Rames ia fut me nje darke! Per fat te keq ska shpresa se Shqiperia mund te marr udhen e duhur te pakten edhe per 10 vite! Nuk shihni se shpetimin e kerkojne tek Iliri!!!!!!
Edhe ne 96 Amerikanet c’nuk thane per qeverisjen e Sales po ai e futi vendin ne lufte e nuk ra nga kali. Kam frike se po si dha populli vote plebishitare opozites kete vrases politik, kete hajdut te paskrpullt votash, kete kufome komuniste do e kemi akoma mbi kuriz.
Nen rrogos Dash-i i shet ftesa (me cmim te kripur per pasurine e parane publike te shqiptareve) ketij dhjeramanit te historise se Shqiperise;mbi rrogos na del e na thote qe dr.dhjeramani eshte ilegjitim qe e ka marre peng sovranitetin kushtetues te shqiptareve. Uau, sa me cuditen.
Nga ky lajm kuptoj qe nuk ka,nga DASH e dreqi me te birin,pritmeri per pare nga thesi (tashme i shqyer)i qeverise se “tij”,,,,,,,,,,pra u duhet te aplikojne: “dallendyshe ktheje ndryshe”.
Dy vjet sakrifica per transparence e garantim te votes,as nuk u pane e as u degjuan nga DASH-i.Madje shurdheria ishte aq flagrante sa kusari dhe vrasesi i njerezve me duar ne xhepa,u nderua si “burr shteti” nga njerzit e DASH-it,si ky arixhiu i rruges se Elbasanit.Fuck you,DASH !
Ndeshimi i qeverisjes qe thote DASH eshte per zgjedhjet lokale 2011.
Pra ndrrimi ne Tirane nuk u be i qete.Kuptojni nuk do te ishte fjala nderrim po te rrinte Rama kryetar por vazhdim.Prandaj kjo ja fute Rames.
Korrupsioni ne gjygjsor eshte jo i qeverise por ne prokurorine e Rames(Ines) qe qellimisht ne menyre korruptive shkatrron provat saboton hetimet me qellim kalon afatet.Korrupsioni eshte ne gjykata .Korrupsioni eshte ne darken e ngjalave ne gjirin e Lalzit dhe ne qeveritaret.
Edhe PS me Ramen per zgjedhjet lokale qellimisht kalon afatet e ankimimeve dhe thote me mashtrim para militanteve te pa gllendun se e humbem ne tavoline.
tung
Haha, kelmendasi; sa i trashe je mor mik, si nuk e sheh veten? Ti me ngjason me ate skuthin Mark Marku qe, si nje kalama kryenec, sajon gjithfarelloj budalleqesh dhe absurditetesh ne debat vetem qe te mos pranoje se eshte gabim. Kurre nuk kam per ta kuptu si nuk ju neveritet vetja me idiotlleqe te tilla!!
Oho, klemendasi e paska harruar prap shqipen. Po ti dje te thaje?! Mos shkruani me dy veta nga i njejti kompjuter i PD se na e shpifet. Merrni rrogen por te pakten ndryshoni nickname.
Nuk eshte shuplake por kushtrim. Amerika po u thot shqiptareve se pavaresisht perveshjes se mengeve te Arviziut, bashkia e Tiranes u vodh diten me diell. Ne amerike dhe ne cdo vend pamundesia e ndryshimit te pushtetit i jep te drejten popullit te ndryshoje me force. Po u thote se edhe Rama nuk premton me shume se kaq.
Pashe qe komenti i pare i takon turgofagos qe ka kurajon te shaje dhe te ofendoje kete vend. Tema,kam pershtypjen se kjo eshte e tepruar. Duhet te kesh parasysh se censurau eshte e nevojshme edhe ne demokraci. Do ju lutesha te me kuptoni dhe te shmangni irritimin e disave te cilet ne mungese te turgofagosit ndoshta do ishin me racionale ne komentet e tyre. Kurseju gjithashtu irritimin emigranteve dhe mos u hap plage athe ku jane duke share Shqiperine ne gazetat tona.
Ndoshta ky eshte nje nga te paktet artikuj qe jam totalisht kunder gazetes Tema.Me cfare ka bere Berisha keto 21 vjet dhe sidomos mbas gerdecit gjeja me e vogel qe duhet te kerkonte Dash-i ishte qe berisha te futej prapa hekurave.Keto nuk jane shuplaka por tymuese gazmore si puna e ekspertizave
te FBI qe erdhen pikerisht ne nje vjetorin e vrasjes te 4 protestuesve nga berisha me miratim ne heshtje te arvizuse dhe te klanit te berishes qe ka paguar ne washington si podestat dhe frank wisler & company.
Si qytetar amerikan nuk kam asnje lloj besimi ne keto raporte te DASHIT per shqiperine.Berisha e ka blere heshtjen e shtepise se bardhe per krimet qe ka bere.Nje tregues i kesaj blerje eshte dhe ky raport-opium qe ne vend
te nje operacjoni total per te hequr kancerin berishe po tregton ca aspirina gjumendjellese.Duke falenderuar Mero Bazen per kontributin kunder
bajlozit berishe i sugjeroj te mos “dehet” nga keto raporte as nga “xhentilenca” e edi rames.Te pakten te themi gjerat troc:Ky vend eshte me teper se i pushtuar ESHTE I POSHTRUAR.
O naimi i nev jorkut :p, Shqiperia nuk eshte havai mor mik qe amerikanet te cojne “bounty hunters” dhe te arrestojne saliun me shoke!! Mos shkruaj absurditete te tilla se ata qe e lexojne e hedhin te gjithe komentin tend ne kosh te plehrave. C’kerkon ti qe DASH te thote me shume se kaq?!!
Te njejten gje ben edhe Lora me siper. Amerikanet jane te hapur per te takuar kedo dhe ajo nuk do te thote qe ata e perkrahin saliun thjeshte pse i bene ftese!! Sic duket perpilimi i ketij raporti paska qene edhe qellimi i fteses; Hillari ka dashur t’ja thote ne surrat saliut qendrimin e DASH se amerikanet ta perplasin syve, nuk ta cojne me dike tjeter.
Duhet te jemi pak me racionale ne gjykimet tona.
per elinorin
Po deshe i nderuar bej pak lidhjen e ketij miku tim ketu poshte dhe pastaj
hajde flasim bashke.Qe te jesh me i qarte mund te lexosh dhe intervisten e fundit te fisnikut John Withers.Ka zyrtare ne amerike (qe shyqyr zotit jane pak) qe jo vetem i kane bere dem shqiperise por dhe vete amerikes.Nje nga keto exemplare eshte dhe wisner junior..ose tom ridge me udb-ashin fazllic ne kasafortat e sigurise kombetare.Me pelqen me teper te jem kritikues i amerikes per mire se sa zvarranik i saj.Per mua ky raport eshte minimumi i minimumeve per berishen aq sa mund te themi fare i pademshem.
—Wisner was involved in a diplomatic gaffe during the pro-democracy uprising in Egypt in early 2011. The Obama administration asked Wisner to carry views to Egyptian dictator Hosni Mubarak, including advice that Mubarak should resign to defuse the crisis. Wisner was not successful in convincing the dictator of the wisdom of the administration’s suggestions. Just 4 days later, after a day in which Mubarak allies took violent reprisal against democracy activists, Wisner spoke to a security conference in Europe and called it “crucial” that Mubarak stay on in the interest of “stability”, in direct contradiction of the American policy he had been asked to convey. The State Department immediately disavowed his comments and disparaged his previous role, saying he had not served as envoy, but merely as an available conduit for certain administration views .Adding fuel to the furor over Wisner’s comments was the fact that after retirement from the diplomatic corps, he had been a highly placed official of a firm that has lobbied on behalf of the dictator, as well as serving on the board of the largest Egyptian bank.
E pati thene Mere pak jave me pare qe kur e therrasin ne SHBA, nuk e bejne per mire.
Ku eshte ai ambasadori Arvizu qe fliste per burre shteti opo ka marre ndonje dhurate?
Lexoje ambasador,lexoje se perfaqeson USA e jo Tropojen or te
pres komentin,e para 4 minutave
Po per pronat e grabitura nga Berish, a flitet ne raport? Po per te drejtat e te burgosurve te pafajshem qe iken nga kjo jete, pa u demshperblyer nga Berisha, a flitet ne raport? Ku jane te drejtast e njeriut ne Shqiperi?!
Jane burra shteti ata te DASH jo llafe.
Kjo eshte e vetmja here qe DASH ka thene nje te vertete, nuk u treguan pule…me ne fund.
I bie qe ambasadori amerikan ne Shqiperi te shprehet po njesoj, perderisa perfaqeson zerin e DASH ne Shqiperi….apo jo????
Edhe boll hengre darka sa majtas sa djathtas, se do trashesh
Shqiperia ka dhe do te kete vetem regres nqs do e drejtoj talibani Berisha
nuk merzitet maloku per kesi llafe. duhej te ishte.: saliu e ban ket ,e ket , ndoshta do skuqej pak ky demagog per kesi prralla ky nuk merzitet fare se i hedh fajin opozites se e pa duke vjedhur
Si duket nuk e pakan pyetur Arvizune kete here per burrin e tij te shtetit!!!!!
Po kush pjerdh per shuplaka!
Shuplakat jepen qe te korigjohesh,keshtu dhe dashi (apo DASH si quhet?) i heq vrejtjen darlingut te vet Berishes,qe te korigjoje edhe ndonje gje se ja ka nxjerre bythen…
Vetem kaq,mos te genjeje mendja njeri se kerkon Dashi me teper!
te presesh qe”shuplaka” e DASH(qe eshte departamenti i nje shteti tjeter,qe sepse ne na duket si perendi)te vere ne rregull demokracine tone eshte qesharake.Pse ore,prisni qe DASH te na rregulloje punet neve?Po ne mos,eshte DASH qe na ka sjelle ne kete gjendje,me birbot si Rajerson&co,qe kane 20 vjet qe tjerrin lesh dhe mbajne ne fron kukulla pazari si saleshi dhe luleshi.Kujtoni ju se Hillari i doli ne takim saleshit badjava?Po patjeter,pasi i kane thene transferimin e sigurte ne llogarin e sajj,atehere ka dale ti ndere doren ketij kafshe mediatike,se i duhej fotoja,qe te mbaje tufen e tij te palmaxheshave dhe palmaxhinjve,ketyre qe e kane bere bisnes edhe ajrin qe marrim fryme.
JO MOREEEE! CFARE THOTE ZOTI ARVIZU PER KETE? A QUHEN ZAKONISHT BURRA SHTETI DHE ” YLL NE NGJITJE” ATA POLITIKANE QE PENGOJNE POPULLIN E TYRE TE NDERROJNE ME VOTE QEVERISJEN? APO QUHEN TE TILLE NE ATO RASTE KUR MARRIN PARATE E POPULLIT TE TYRE NGA BUXHETI I SHTETIT ( NGA XHEPAT E QYTETAREVE TE VET) DHE UA JAPIN BISNESMENO-POLITIKANEVE AMERIKANE? TJETER THUAJ E TJETER BEJ- KESAJ I THONE TE LUFTOSH PER PERHAPJEN E “DEMOKRACISE” NE BOTE.