Braçe: Mejhanen me emrin Kuvend e ka marrë peng Irfani i birrës

24 Maj 2012, 12:13Politika TEMA
Braçe: Mejhanen me emrin Kuvend e ka marrë peng Irfani i birrës

Deputeti socialist, Erion Braçe, gjatë seancës së sotme tha se Kuvendi është marrë peng nga tregtarët e birrës. Sipas tij, është ndryshuar dhe futur në rend dite, kur ishte për t’u diskutuar 5 javë më parë, ligji “Për Akcizat”, pas presionit të një tregtari birre, Irfan Hysenbelliu, që ka imponuar këto ndryshime.

“Ky nuk është Kuvend, thjesht është mejhane! Madje mejhane që e merr me qera kushdo tregtar, politik apo i biznesit.

Ja pse: Në 10 e 04, shpërndan një rend dite; pas 4 minutash shpërndan një rend dite të ri, krejt i ndryshëm nga i pari dhe për të cilin deputetët nuk janë në dijeni!

Troç, kanë shtuar ligjin “Për Akcizat”! Ligji “Për Akcizat” ka qenë para 5 javësh në rend të ditës, u zhduk nga rendi i ditës pa asnjë shpjegim!! Në fakt e bllokoi tregtari i birrës Irfan. Sot u fut në rendin e ditës sepse u bë ndryshimi që kërkonte tregtari i birrës Irfan. Kështu mejhanen e mori me qera dhe tregtari! Ky është turp! Maxhoranca dhe qeveria u nënshtrua nga tregtari, por është tërësisht e pandjeshme ndaj qindra prodhuesve të vegjël të verës e rakisë akciza për të cilët rritet, e pandjeshme ndaj qindra mije bujqve për të cilët nuk ulet akciza, d.m.th mbeten nën efektin e çmimit 1900 lekë të naftës për punën e tokës!!

Ky s’është më Kuvendi i Popullit! Ndërkohë nga rendi i ditës hiqen dy interpelancat e lajmëruara dje dhe vendoset një e re, me Kryeministrin, pa lajmëruar hiç deputetin. Në anë tjetër, Kryeministri refuzon prej tre javësh dy interpelanca më të hershme në kohë, njëra për shfrytëzimin kriminal prej mafias në Bulqizë! Kështu tregtari politik mori me qera sërish mejhanen”, tha deputeti socialist.

11 komente në “Braçe: Mejhanen me emrin Kuvend e ka marrë peng Irfani i birrës”

  1. Qar keni mer inatcinj? Familja Doktorit ka dhan shembujt ma te mire se din me bashkpunue me biznesmen te nershem si Deliorgji apo Z. Fazlliq. Doktori e respekon shum ekonomine e tregut naj osht e kote kjo perpjekje nga ana juj

  2. DHELPRA says:

    Po z.Braçe keni shum te drejte…

    Ejjj, po Shemsi Premçi nga humbi???? Ishte per 1 jave ne faqet e para te gazetave (te pavarura)… ku esht?? Spo degjoj me te permendet emri tij…

    Apo… E dini vet vazhdimin….

  3. Eleni Spiro says:

    Deda! Ky shqetsimi yt i vogel, eshte me i madhi shqetesim per ne ?

  4. hasan says:

    Fatkeqesi e madhe kush eshte pasuruar dhe i ben presion Parlamentit; Irfan Hysenbeliu nje injorant.Parate i ka bere me Moniken kur ishte kryeminister Ilir Meta , nuk lane tender dhe objekte shteterore pa marre , e moren birra tirane^pa asnje leke dhe u pasuruan brenda muajit.Tani del nje trap me emrin Irfan qe nuk ka mbaruar as shkollen e mesme dhe mer peng parlamentin.Kjo eshte shqiperia qe komandohet nga injorantget

  5. skenderi says:

    te gjithe keta emra jane infrastuktura e ish rregjimit komunist,te konvertuar ne bisnesmen dhe demokrate ,qe keshtu do sdo bracja karvani me kte lloj stofe ecen perpara, europa ka nevoje edhe per ish sigurimsa ish sekretare partish e cdo lloj laroje ,vetem me kusht qe te dy palet te bien ne kompromis

  6. Sa te kemi RuralMostratDizenjatore -doktrinar idealiste iste -iste me bishte,
    parlamenti QenefBordello do qelbet, gjuuuuuuume delet e xhaJahos!

    Ta paskam ne dore un Topallica, ica-ica
    dhe Mos ta bokam!….
    Ka faj brisha qe nuk jua jep plumb ballit, oooooo kallina miiiiiiiiiiisri
    (keto I ka pas qef fort Dizenjatorja
    , leshe- leshe;
    tash osht vete ‘kallini’ kjo kucedra, ky osht ndryshimi lapereMostres…)

  7. NYC says:

    Erjon ..me sa kuptoj ke ngelur zeri i vetem i opozites…vazhdo keshtu se ne fund qelbesirat do gjejne vendin e duhur

  8. Artan says:

    O Brace,do ta nxehesh shefin tend me ato qe thua se edhe ai ashtu si Sala,Meta dhe Basha e ka shume per zemer Irfanin.

  9. ardina says:

    Pas leximit te ketij fjalimi nuk e kuptoj faktin perse Z. Brece nuk e votoi kete ligj por u bashku me miqte e Irfanit duke bojkotuar votimin. KY ligj ishte pergaditur nga BE. Ai parashikon qe per cdo liter birre te prodhuar ne vend te paguhet taksa sikurse ne te gjitha rastet e tjera. Ne fakt Irfani kishte lobuar fuqishem tek Brace me shoke. Gjithesesi kjo ishte pasoja e “ngjales” se Gjirit te Lalezit.

  10. artiles says:

    Po u hapen defteret e ANT-es kush e di se c’fare derri i eger del!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje