Kreu i socialdemokratëve gjermanë: Shpresoj që Rama të fitojë zgjedhjet e ardhshme

23 Maj 2012, 17:46Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi në Gjermani vizitën e shtyrë të tij për shkak të tragjedisë së ndodhur në Himarë.

Gjatë kësaj vizite një ditore, Edi Rama u takua edhe me Presidentin e Parlamentit, Norbert Lammert.

“Mbaj mend mirë jemi takuar në Tiranë disa vite më parë. Ne ndamë perceptimet tona sa i takon perspektivës europiane të Shqipërisë. Unë gjithmonë e kam thënë që Shqipëria në këndvështrimin tim dhe në këndvështrimin e shumicës dërrmuese së parlamentit gjerman i përket Europës, por ka nevojë që të implementojë kriteret e nevojshme në mënyrë që të mos jetë thjesht pjesë e Europës, por që të bëhet një kandidate serioze për Bashkimin Europian,” tha Lammert.

Një tjetër takim i rëndësishëm i Kryetarit të PS Rama ishte edhe ai me Kryetarin e Partisë Social Demokrate gjermane, zotin Sigmar Gabriel. Zoti Gabriel e ftoi kryetarin e PS, Rama, për të marrë pjesë në përvjetorin e 150 të krijimit të SPD gjermane.

Kryetari i SPD Sigmar Gabriel pas takimit me homologun e tij shqiptar tha se shpreson që Rama të fitojë zgjedhjet e ardhshme dhe të dyja forcat politike të punojnë së bashku: “Jam shumë i lumtur të takoj kolegun tim këtu në Gjermani në Berlin dhe mendoj se ne duhet të punojmë bashkë në vitet që vijnë edhe për çështjet evropiane po gjithashtu shpresoj që Rama të fitojë zgjedhjet e ardhshme dhe ne po ashtu në Gjermani. Situata në Shqipëri është e vështirë unë e di, dhe ne do të bëjmë gjithë çfarë mundemi të bëjmë për të mbështetur zhvillimet demokratike, sociale dhe ekonomike. Përsëris jam i lumtur që pata mundësinë të takoj Edi Ramën në Gjermani.”

10 komente në “Kreu i socialdemokratëve gjermanë: Shpresoj që Rama të fitojë zgjedhjet e ardhshme”

  1. tourkofagos says:

    Amen……

    1. daku says:

      edhe po fitoi vllehu,plehun do maresh,idiot

      1. getozoari says:

        Urrejtja juaj per Ramen sigurisht qe eshte e pajustifikueshme me arsye logjike. Mgjthate ne te tjeret, ne gomeret, qe jemi kunder korrupsionit, nepotizmit, shtetit te frikes apo mungeses se shtetit do ta votojme ate ne 2013 per te drejtuar vendin larg humneres Berishiane. Thuajani edhe shefit, kete here, e hongri!

  2. fshatari says:

    Ne fakt krahasimi partiak eshte shume i perafert!PS shqiptare me Ramen,Rucin,etj nga ana tjeter socjaldemokratet gjermane me legjendarin Wili Brandt!

  3. ardian says:

    Gramoz Ruçi, Xhelil Gjoni Junior, Myslym Peza Junior. te gjithe bashke bejne Willy Brand!!!!!

  4. dallaveri says:

    Harroje o popull kte burrin me bark te madh,zgjedhjet varen A DO I PERVESHI MENGET DIKUSHI APO JO kjo e bon EDIN te rri si burbuqe prandaj i shkreti sbo dot nji pordh se e hekurosin , i mesoi mesimet me vonese.

  5. m,m says:

    ne fakt PS-ja keta ka ,po te pakten jane shqiptare…ndersa PD-ja qyshse eshte krijuar, u krijua per te qene nje shporte me karavidhe ,si burgaxhinj ordinere,spiune te spiunazheve te huaja, e vecanrisht te UDB-se jugosllave…Tipiku eshte kryeplehra Sali Berisha, qe eshte qeni i UDB-se jugosllave me kuc e me mac…

  6. elinksar says:

    Rama eshte shume me shume kryeminister sesa Saliu qe tani. 2013 eshte thjesht nje formalitet, e me e shumta do te provoje se hajdutet nuk e kane te gjate as ne Shqiperi. Rama do te jete kryeministri i ardhshem, dhe PS partia qe do e nxjerre Shqiperine nga mesjeta Berishiane.

  7. qorrsokaksi says:

    Mund t’ju duket e cuditshme, po cdo dite besoj akoma edhe me shume ne nje ndryshim te ketij vendi. Ne fund te fundit Shqiptaret nuk mund te mbeten ne batak perhere prej ca liderash folkloriko debila te rangut Sali apo Ilir. Edi ka pune per te bere, por eshte ne rrugen e drejte. Sic duket edhe nga komentet pro e kunder, te gjithe syte jane nga ai per ti dhene nje drejtim te ri ketij vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje