Dy vajzat në koma do kurohen në Austri, nesër nisja

23 Maj 2012, 16:20Politika TEMA

Dy vajzat e aksidentit tragjik të Himarës, të cilat momentalisht po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin Ushtarak dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, do nisen për kurim në Austri. Mëngjesin e ditës së nesërme Florije Peci dhe Eriselda Gubere do të drejtohen drejt Austrisë për t’iu nënshtruar mjekimit në klinikat më të specializuara atje. Lajmi u konfirmua nga Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili dhe ambasadori austriak, Florian Rauning.

Kemi lajme të mira nga Vlora, 5 vajza kanë lënë spitalin. Është një lajm pozitiv, vajzat e tjera në spitalin e Vlorës vazhdojnë të jenë në një gjendje mjaft të mirë. Edhe në Spitalin Ushtarak gjendja është e mirë, stacionare, jemi shpresëplotë që ato që nuk kanë komplikacione të tjera do të fillojnë të lënë spitalin. Problem mbeten dy vajza, për të cilat kemi bashkëpunuar me Ambasadorin e Austrisë dhe së bashku kemi arritur të kemi një zgjidhje pozitive, trajtimin e tyre në klinika të specializuara në Austri. Në këtë mënyrë hapen mundësi të reja për një trajtim pozitiv dhe shpresëmadh, sepse miqtë e mirë duken në ditë të vështira”, deklaroi Vasili.

5 komente në “Dy vajzat në koma do kurohen në Austri, nesër nisja”

  1. BARO CORROGJAFI says:

    I LUTEMI ZOTIT TE BEJE MREKULLI ! VAJZAT E AKSIDENTUARA DHE QE JANE NE GJENDJE KOMA, TE KTHEHEN NE JETEGJATSINE E TYRE DUKE E VAZHDUAR PA E NDERPRERE RRUGEN E ENDRRVE TE TYRE.SHPRESOJME SE ZOTI DO TE BEJE MREKULLI !

  2. Ben Chicago says:

    Falenderojme Qeverine dhe gatishmerine e vendeve miq,ne keto dite te veshtira per popullin shqiptar.Kujtoj ketu gjithe perpjekjet e kesaj qeverie te pergjegjshme,qe ne momentin e aksidentit si dhe reagimin e socialistit Nano ne tragjedine e Otrantos ne 2004,kur per te humbur mendjen nga merzia e madhe shkoi per tu argetuar ne Kazinot e Greqise.Faleminderit.

    1. 100 vjet shtet says:

      Si shume pa dogane i paske lavderimet o Ben Chicago. Qeverine lere ta falenderojne familjaret e te te dentuarve. Per Nanon ki kujdes se tani jane shoke me KM, keshtu qe mos e ze me goje se mund te jete edhe president i ardhshem….

    2. Ramy says:

      te falenderojme sali krokodilin qe lotoi te funeralet

  3. analist says:

    Ku ne Austri do te kurohen?
    Duhet nxjerre nje njoftim i shkurter dhe shqiptaret me banim ne ate qytet do te solidarizohen patjeter!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje