Familjarët: Studentët u dërguan me detyrim në ekspeditë

23 Maj 2012, 09:39Politika TEMA

Familjarët e viktimave bëjnë fajtorë pedagogët për aksidentin ku humbën jetën 11 studente, i fejuari i njërës prej tyre dhe shoferi i autobusit. Siç raporton Panorama, vajzat kanë qenë të detyruara të shkojnë në ekspeditën treditore për shkak se ajo u shërbente për të marrë kreditit e duhura për marrjen e diplomës. Të afërmit e viktimës Aurora Molla thonë se ajo kishte shkuar me detyrim. “I marrin pedagogët me vete sepse nxjerrin para me këto udhëtime. Janë të lidhura me agjencitë, me linjat, bëjnë marrëveshje,” tha tezja e Mollës. Po kështu edhe babai i Joana Debinjës, që humbi jetën në aksident, thotë se e bija e kishte të detyrueshme të shkonte pasi ishte pjesë e procesit mësimor. Drejtuesit e Departamentit të Gjuhë- Letërsisë pranojnë se ekspedita kishte qëllim që studentet të shkelnin territorin e vendit dhe të njiheshin me dialektologjinë dhe historinë e gjuhës.

13 komente në “Familjarët: Studentët u dërguan me detyrim në ekspeditë”

  1. Ilir says:

    Tragjedia qe ndodhi na preku te gjitheve, por nuk mund ti veme faj shkolles se detyron studentet te studjojne. Ne se procesimesimor parashikon ekspediten, athere kjo duhet bere. Faji duhet kerkuar tek siguria teknike e mjetit dhe te rruges. Nga pamjet eshte e qarte qe muri mbrojtes tek kthesa eshte teper i vogel dhe i ulet per te kryer funksioni e tij. Po te kishte qene sipas standarteve evropiane, autobuzi do ishte akoma mbi rruge, dhe jo ne gremine.

  2. Eljo says:

    Eshte lende mesimore e cila ka kredite. Nuk eshte normale qe te gjeni fajtore surreal per kete fatkeqesi. 2 jane fajtoret, mungesa e bordurave ne ato vendee ku humnera eshte vdekjeprurese dhe kontrolli mjeteve. Ngushellimet me te sinqerta per ju!!!

  3. Nadia Shabani says:

    Ku kemi arritur o zot, njeriu ha njeriun per para. Po te jete keshtu te hyne ne burg edhe pedagoget qe derguan studentet ne ekspedite me nje autobuz te shkaterruar. Vertete o njerez pse nuk pyesni pse ne autobus nuk ka vdekur asnje pedagoge qe ben marreveshje pislleku me agjensite e transportit per te marre pjesen e tyre te parave te pista? Prokuroria duhet te beje nje hetim te thelle per kete problem dhe degjova qe kutia e zeze qe permbante te dhenat e shpejtesise se autobuzit dhe te dhena te tjera per te zbardhur shkakun e aksidentit eshte zhdukur.Kush e zhduku? Me siguri policia se une nuk isha atje. Duan te mbulojne shkakun real te aksidentit, duan te mbulojne te verteten duke ja hedhur fajin shoferit qe sigurisht qe ka pjesen e tij te fajit se perse pranonte te transportonte njerez me nje autobuz te prishur, qe para nje jave kishte qene i prishur ne Sarande.Po jetojme ne Shqiperi dhe kudo nderhyn mafia e shtetit per te zhdukur cdo te dhene per te zbardhur drejtesine. Drejtesia ka vdekur ne kete vend o njerez, mjere ato vajza te reja qe i varrosen padrejtesisht dhe ata pedagoge qe i detyruan te shkonin me force ne ekspedite e paguafshin ne familjet e tyre!!!!!

  4. pedagogu says:

    me vjen keq qe shkruani artikuj te tille, si mundte quheni gazetare nese nuk shfrytezoni burime serioze dhe te besueshme,
    familjaret ne keto momente jane teper te pikelluar per humbjen, dhe perpara botes kane te gjithe te drejten morale ta shfryjne diku pikellimin e tyre, por me vjen keq qe kete moment e shfrytezojne palo gazetat, palo gazetaret dhe palo mediat.
    me vjen keq qe ky moment politizohet.
    me vjen keq qe shfrytezohet ne menyre barbare nje fatkeqesi e tille.
    eshte e lehte ne kete moment te fajesohet pedagogu, por mos harroni, pedagogu eshte nejri, eshte prind, mendoni se ka pedagog ne bote qe do te vrase 35 njerez?
    iu kerkjne leke – thuhet
    po si more njerez, ku e dini ju, se ju kerkohet leke per ekspeditat, po kerkoni more informacion, pastaj kaloni ne akuza, ju sqaroj se ekspeditat kane vite qe realizohen dhe jo vetem ne nje dege, jo vetem ne nje universitet, procedurat jane te njejta, per ditet e ekspedites studenteve iu jepet diete nga universiteti, po ashtu edhe pedagogut, eshte e qarte dhe e paster, lehtesisht e verifikueshme, leket kalohen ne llogarine e secilit student. shkoni pyesni ne universitete te tjera, a behen ekspedita? pse behen? si realizohen? sa per detyrimin, kjo eshte ceshtje interpretimi, nese nje lende nuk shlyhet, atehere nuk merren kreditet e asaj lende, ashtu si per te gjitha lendet e tjera te parashikuara ne planin mesimor. pra detyrimi eshte shlyerja e te gjitha disiplinave qe parashikohen ne planin mesimor te nje programi te caktuar studimi,
    edhe nje here, ju lutem mos spekulloni me lajmet, te pakten nje here ne jeten tone te tregojme se jemi nje popull i mencur, dhe jo nje popull qe cdo situate ta shfrytezojme sipas interesit tone,

    1. fule says:

      Pedagogo, cfare politizimi eshte te thuash se i dergoni me detyrim ne pseudo-ekspedita? Ju vete diktoheni si perfaqsues politik nqs. filloni me ekte shprehje. Dhe qe jeni te lidhur me agjenci udhetimesh. Une student kam qene dhe e di qe kjo qe thuhet eshte me se e vertete, nuk mund te them per te gjihte por per shumicen po. Pse mos thuhet kjo?
      Ore se nuk ju pelqejne te vertetat nuk do te thote se tjeteret duhet te heshtin.

      1. nje prind studenti says:

        Shiko o mike,neve nuk jemi kunder ketyre udhetimeve,por me bene pershtypje se keto udhetime behen vetem ne Sarande,ku eshte perfitimi nga ky udhetim,medemek mesojne per gjuhen,shkelin vendin ,po ne vende te tjera pse nuk ikin,mire keto studente te gjore,gjasme vajten per te mesuar,po femija im qe eshte ne vitin e trete te shkolles se mesme,cfare meson,i cili me detyrim dhe duke mare para nga shtepia.Shqiperia eshte e madhe dhe nuk eshte vetem Sarande.Me nje fjale mbeshtes familjaretqe ketu behen dallavere me agjensite e udhetimit,dhe per relaks te atyre profesorve,qe e kane xhepin e ngrohte nga leket e provimeve,dhe pa pik turpi i qajne,kur me te vertet i kane rjepur me ato listat me leke qe i conin sekseret,turp tu vi,asnje nga ato nuk preferoi te udhetonte ne ate autobuz rangall,u a ktheft zoti tek femijet e tyre.

  5. Shqiptari prej talje says:

    TE NDERUAR REDAKTORE,LAJME TE TILLA MENDOJ SE NUK JANE NE NDERIN E KESAJ GAZETE,ME GJENDJEN E RENDUAR EMOCIONALE FAMILJARET MUNDE TE THONE SHUME GJERA,QE NUK E PERJASHTOJ EDHE ARGUMENTIN E TYRE,POR JO SI NJE LAJM,PER MOMENTIN MUNDE TE JETE DYSHIM PER ORGANET KOPETETNTE.AKSIDENTE NDODHIN KUDO NE BOTE. SHKOLLAT KANE PROGRAMET E TYRE QE NE NJE FORME APO TJETER DO TE REALIZOHEN,EDHE NE LUFTE KUR NISEN ASNJE NUK SHKON ME MENDIMIN QE NUK DO TE KTHEHEM MA KURRE NE TE KUNDRET ASNJE NUK DO TE SHKONTE. SIDOQOFTE NGUSHELLIME FAMILJAREVE,SHERIM TE SHPEJTE E SA ME PAK DHIMBJE TE PLAGOSURVE.

    1. Olti says:

      Nuk ka kuptim te perdoren ekspeditat GJUHESORE nga Elbasani ne Sarande per kredite mesimore! Eshte mashtrim dhe injorance e institucionalizuar! Personalisht mendova se udhetonin me deshiren e tyre per qejf te organizuar nga shkolla! Sa me shpejte Ti vihet gishti te keqes aq me shpejte largohet prej nesh!
      REspekt!

  6. fule says:

    Sa me teper te germosh ne kete histori alla-shqiptare, aq me teper qelbet ne cdo drejtim

  7. labi says:

    po mire m.q.s ndodhi kjo tragjedi te ndalohen me rreptesi cdo lloj ekspedite dhe eskursioni ne rrugen e bregut.Nadia besoj se e di se si cdo lende mesimore duhet shlyer edhe ekspedita pasi edhe ajo kishte 3 kredite.Pedagoget nuk kane pune fare me agjensine se nuk i bie rradhe te merren ka kancelar universiteti.Me date 28 do niset biokimija ne Vlore po ekspedite(cfare te bejne te mos nisen).Po vitet e ardhshme s’do te behen me ekspedita.Ska njeri ne bote qe te deshiroj tragjedi si kjo por fati i keq i tyre.

  8. BJORN says:

    O pedagog ku ishte pedagogja e ekspedites ne autobuz apo ne ndonje vend tjeter per pune shkencore.
    Kush e udheheq ekspeditet shoferi i autobuzit apo pedagogu.
    Cfar politike ka ketu mor palaco,por fakte e vetem fakte.
    Cfar diplomash jepni ju, me keq se ne Iran kur gjith populli eshte me diploma universitare qe nuk i hyn ne pune as dreqit.
    Shko se te ka cu partia o pedagog

  9. fane mirdite says:

    te behen te gjithaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooomaskarenje po para se te beni keto gjera te siguroheni se autobusi se shoferi se rruga se te gjita keto duhet te jan te sigurta gjerat ndodhin pore te eleminojme te gjita gjerat qe kemi ne dor kan vdekur 13 vet dhe ju thoni mos te komentojme pa ditur gjerat ooooooooooooooooooooooooomaskara mua GJOVALIN MARKU NGA FANI I MIRDITES NQF NDONJERIT I DUHET DHE ADRESA IME KJO QE SHKRUAJ ESHTE AQ PAK PERPARA KESAJ TRAGJEDIE PO TE SHIKOJA NE RRUG NUK E DI SI DO PERFUNDONTE DO FLAS E DO SHKRUAJ ATE QE NDJEJ SE KAM 2 FEMIJ DHE KUPTOJ ATA PRINDER PER ATE QE PO KALOJNE ME E KEQJA SE ATA DO E KEN GJITH JETEN NE MERZITEMI PE FEMIJET TEN SE VONOHEN 10 MINUTA E JO TE ME VIJ I ………….SHIKO PEDAGOG DUHET TE KESH TURP TE DALESH NE RRUG E TE SHKRUASH KETU .

  10. Andrea says:

    O pedagog, i fshehur pas ketij emri te perçudnuar! Mos na trego tani procedurat e shlyerjes se krediteve apo per trajtimin qe ju i beni ekspedites si lende mesimore. Edhe une kam qene student ne ate shkolle dhe e di shume mire se disa pedagoge pijanece e ca te tjere medioker, shumicen e studenteve e kercenojne me note nese nuk shkojne ne ekspedite. Dhe a e dini çfare?! Sepse ata perfitojne nga kjo ekspedite jo vetem dietat e Universitetit, por edhe ndonje leke qe mund te dale nga agjencia e udhetimit, qe iu ve ne dispozicion edhe autobusin. Prokuroria duhet te hetoje jo vetem shkaqet e aksidentit, por edhe planin e hartuar per ekspediten nga keta pedagog, te cilet shkojne ne ekspedite me “duar ne xhepa”. Cili eshte perfitmi qe studentet nxjerrin nga keto ekspedita?! Asgje. Pervec disave qe mund te jene harakopur apo flirtuar me ndonje skute te ndonje hoteli dhe asgje tjeter. Atehere per cfare vlen kjo dreq ekspedite?! Kuptohet qe s’ka asnje vlere. Edhe ata vete e dine qe s’vlen per asgje, por nuk ndahen dot nga rutina e hajnise te cilen e quajne mese normale, pasi kane kohe qe jane zhveshur nga cdo gje qe eshte humane. Me thoni nje arsye, pse te autobusi-ferr s’ishte asnje pedagog? Dyshoj se edhe ata vete e kane ditur se ai autobus nuk ishte ne kushte te mira teknike, duke bere kurban jetet e njoma te atyre vajzave. Vetem per kete arsye pedagoget, qe udhehiqnin ekspediten duhet te ndiqen penalisht. Po kush mund ta beje kete? Askush, si ne çdo gje tjeter ketu e drejta ka vdekur, ndaj kane ndodhur e do te vazhdojne te ndodhin tragjedi te tilla. Duket sikur jemi nje vend i mallkuar……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje