Policia: Autobusi ishte i rregullt, ndërsa rruga është e pajisur me sinjalistikën e duhur

22 Maj 2012, 13:07Politika TEMA
Policia: Autobusi ishte i rregullt, ndërsa rruga është e pajisur

Autobusi i aksidentit

Drejtori i Policisë Rrugore, Vullnet Topallaj, gjatë një konference për shtyp, ka thënë se autobusi që u përfshi dje në aksident, ka qenë i rregullt, pasi ka kaluar kontrollin teknik këtë vit. Ai ka thënë gjithashtu se drejtuesi i autobusit kishte patentë për këtë mjet që prej 13 vjetësh, ndërsa theksoi se rruga ka pasur sinjalistikën e duhur.

“Në Drejtorinë e Përgjithshëm të Policisë u ngrit një grup pune, i cili  koordinoi gjithë veprimet e shërbimeve të policisë në vendngjarje. 
Në vendin e ngjarjes për menaxhimin dhe drejtimin e operacionit të shpëtimit ka qenë prezent Ministri i Brendshëm dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.
Krahas veprimeve të kryera për dhënien e ndihmës dhe transportimin e të dëmtuarve, nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, në përbërje të të cilit janë dhe ekspertë të strukturave qendrore të Policisë Rrugorë, Ekspertë Kriminalistë, si dhe Ekspertë mjeko ligjorë, ka vazhduar punën për zbardhjen e rrethanave dhe të shkakut të këtij aksidenti të rëndë.

Nga hetimet e kryera nga grupi hetimor rezulton:

Aksi rrugor ku ka ndodhur aksidenti ishte i pajisur me sinjalitikën e duhur paralajmëruese. Po kështu ishte i pajisur dhe me mbrojtësen anësore metalike standarde, ndriçues fosforeshent anësor përgjatë gjithë kthesës në të dy anët e rrugës,  asfalti ishte i thatë, i pastër dhe pa mbetje.

Po ashtu nga hetimet e kryera rezulton se drejtuesi i mjetit, shtetasi Pëllumb Çela  ishte i pajisur me lejen e drejtimit përkatëse, të klasit DE, që në vitin 1999 dhe kjo leje drejtimi ishte rinovuar deri në vitin 2014.

Ndërkohë që automjeti në fjalë ka rezultuar të ketë kryer kontrollin e fundit teknik me datë 26.04.2012.

Nga ana e grupit hetimor vazhdon kryerja e veprimeve procedurale për këtë ngjarje me pyetjen e dëshmitarëve, të dëmtuar nga ky aksident, si dhe veprime të tjera hetimore për zbardhjen e saj,” tha Topallaj.

28 komente në “Policia: Autobusi ishte i rregullt, ndërsa rruga është e pajisur me sinjalistikën e duhur”

  1. geno says:

    Edhe ne policine rrugore na doli nje mbiemer Topalli, qe thote se shoferi ishte i rregullt, rruga ishte e rregullt, autobuzi ishte i rregullt, qeveria ishte ne rregull, policia e qarkullimit ishte ne rregull. Po kush e ka fajin? Mos valle e ka fajin firma qe ka devijuar projektin e rruges, duke mos eleminuar kthesat e vdekjes siaps projektit real, per te fituar miliona euro nga ky devijim, prej te cilave ka marre nje dore rryshfet edhe Sokolush Olldashi e drejtori rrugeve Toma i Argites, qe nxituan e thane dje se rruga ishte ne rregull! Shikoni projektin qe eshte devijuar ne ate rruge, duke lene kthesat e rruges se bregut sic kane qene, kur ne projekt dueht te ishin eleminuar me carje faqesh te malit, ose kalime urash te drejta.

    1. Hyben Ceni says:

      …nga javash nji cik . Nuk e shikon si e ka “maskue” mbiemrin drejtori i Policise Rrugore z. Vullnet , pra nga Topalli e ka bere Topallaj , per mos me dale ci gjamse qe eshte kusheriri i “presidentes” se ardheshme te republikes tone. A m’kuptoooooooooooooooooooooooooveeee!!!!!!!

  2. D s says:

    natyrisht per te shpetuar b…n nga ana teorike cdo gje eshte ne rregull por kontrolli teknik aty behet sa per sy e faqe.le te na thone keta zotrinj sa vjec ishte ai autobuz,me siguri autobuza te nxjere jashte perdorimit ne gjermani do te jene me 2-3 milion km udhetime ,keshtu ndodh kur je i varfer si vend si popull,aty vetem fati ndihmon qe nuk ndodhin aksidente te tilla me shpesh, mafia ne cdo qelize te jetes,maskarallek fukarallek.

  3. Beni says:

    Z.Topallaj, a e kqyret me cfare autobuzi po udhetonin studentet? Cfare kontrolli teknik eshte bere? Shikoni gomat e autobuzit, jane krejt te konsumuara, pa lulet karakteristike, mjet i prodhuar 30 vjet me pare. Si mund te lejohen te qarkullojne ende keto mjete per udhetare, kur dihet se ato jane teresisht te amortizuara? Mos flit per kontroll fizik, se e dime se si behet ai, kur jepet zarfi ne dore.

  4. ish ushtaraku says:

    E morem vesh, rruget e qeverise jane ne rregull, sinjalistika po ashtu eshte ne rregull, kolaudimi i qeverise eshte gjithashtu ne rregull, patenta sdo mend qe po, me pak fjale faji i shoferit…. po cdo thuash tjeter ti o rrogetar, kur vete Olldelja akoma pa u kuptuar mire permasat e asaj qe kishte ndodhur i lau duart dhe tha se shoferi mund te kete patur ndonje problem shendetesor…. Shtet legen, edhe ne nje tragjedi si kjo e ka hallin te imazhi, se per te mbajtur kush pergjegjesi nuk behet fjale…

  5. ilir says:

    Te gjitha ne rregull !!!!! Pas perfundimit tuaj mos doni te na lini te mendojme se studentet nuk ishin ne rregull?
    E degjuam qe dije kete perfundim. Po le te gjendet shkaku .
    Pasojen e kemi. Gjeni shkakun.
    Me shume se cfare gjeti ata te rinj nuk ka per te gjetur asnjerin nga fajtoret e gjalle.
    Humbja e tyre na shkaktoi dhimbje te thelle , justifikimet tua na shkaktojne urrejtje pa fund per ju qe hiqeni si kryefamiljaret e ketij populli

  6. Kalorsi i zi says:

    Gabim Topallja, mbrojteset anesore metalike nuk jane standarte per kete tip automjeti ( autobuza dhe kamiona) ato jane standart per vetura dhe me shpejtesi te reduktuar. Kur shikoni rrezikun ne ate vend duhej vendosur nje mur qe perballon nje goditje frontale. Kur shikoni trotuarin mbi te cilin jane vendosur mbrojeteset, i cili sherben si trampoline per rrotat e automjeteve duke i hequr te gjitha shanset te funksionoje mbrojtesja metalike. Kete expertet duhet ta modifikojne per te evituar ndonje tjeter tragjedi.

  7. Landi- Sverige says:

    Pse kaq amatorizem ne detyren e saj policia!!! Si ka mundesi te dali e te deklaroj se “autobuzi ishte i rregullt, pasi ka kaluar kontrollin teknik kete vit”!!!! Sipas tyre cdo mjet qe kalon ne kontroll teknik ne Shqiperi eshte i rregullt ose nuk mund te pesoj difekt deri ne peridhen e kontrollit te radhes??!! Lereni more grupin hetimor te analizoje anen teknike te mjetit dhe mos flisni brockulla per kontrolle teknike ne letra te mjetit apo per sinjalistika e ndricues fosforeshent ne kete aks rrugor kombetar jasht cdo standarti europian!

  8. anticensurë says:

    të kalosh kontrollin teknik nuk do të thotë se nuk mund ti ketë ndodhur difekt,astu si pretendojnë dëshmitaret okulare!
    e dyta sa i saktë është kontrolli teknik???në një shqipëri ku dhe ajri është fallco,ku shumica e veprimeve bëhet me para nën dorë,sa i saktë mund të jetë kontrolli teknik!
    mbrojtjet metalike standarte,ato që shihen në foto,janë për vetura të vogla!në këthesa të forta dhe në vënde të rre zikëshme për autobuzë dhe kamionë mbrojtja standarte është 1,2 m e lartë!po thuaj në shqipëri shyqyr dhe kaq!
    pastaj ku keni arritur ju të bëni ekspertizën kur akoma nuk keni nxjerrë gjithë viktimat nga llamarinat e autobuzit!të bësh ekspertimin në një rast të tillë do kohë!nuk bëhet brënda ditës dhe hop hop!
    apo o burra të japinm intervista!të tregojmë se jemi të zotët,dhe nuk dimë të themi se po hetohet për ngjarjen!

  9. ToniTR says:

    Kontrollet teknike ketu tek ne i kalojne edhe karrocat me kuaj!Po per vitin e prodhimit te autobuzit pse nuk jep ndonje detaj zoteria? Mund te jemi i vetmi vend ku pjesa me e madhe e automjeteve private eshte e prodhuar mbas viteve 2000 nderkohe qe 90% e autobuzeve qe transportojne femijet e studentet neper Shqiperi jane prodhime te viteve 70-80… Ky fakt eshte i tmerrshem dhe mendoj se mediat duhet te ushtrojne gjithe presionin e mundshem qe keta autobuza 30 vjecar te hiqen nga qarkullimi ne menyre qe ngjarje te tilla te mos perseriten me kurre!

  10. oketo says:

    Bordello e tille s’eshte pare ne Europe prej shekujsh ! Po varka e qelbur qe mbyti dasmoret ne rezervuarin e Farkes edhe ajo e kishte kaluar kolaudimin teknik ?

  11. eli-Tiv says:

    ..polici qeshrake…..e shemtuar…asnjehere nuk u mendua per njeriun ne shqiperi..

  12. sejdi says:

    shikoni o njerez ku jetojme ka 2 ore qe tv prona te qeverise japin lajm te pare se saliu po ben gjithshka qe te jete ne vend .ky eshte jajmi i sotem se kjo ka rendesi se ku eshte saliu eshte ai shkaktar per gjendej e mjeruar ku jane rruget ku eshte siguria rrugore shikoni dhe degjoni heroizmin e saliut qe po vjen turp per ata tv ora news apo news 24 turp po .car ju duhet familjareve po vjen apo jo saliu

  13. Nabukodonosor says:

    Cila rruge mor te q.. m…..,rruga qe kane bere ushtaret e xhenios se Xhenoves ne vitin 1916.Atje kendi i zbritjes eshte 42 grade dhe une me veture dhe trembem jo me autobuzi.
    Tamam beni rrugen per serbet se kjo e bregut vetem gjarper mund te quhet se rruge nuk eshte.

  14. test says:

    paska kaluar kolaudimin ne Elbasan…ue ue kulmi…
    po te doni ta kaloj une kolaudimin ketu ne Tirane me 20 mije leke te vjetra nen dore…dhe ne Elbasan mendoo…
    duhet te hiqen menjehere ato lloj autobuzash…duhet vendosur kufi i vitprodhimit psh te jene mbi vitin 1995.

  15. fshatari says:

    Ka dy faktore qe mund te ndodhe aksidenti!1)njeriu2)ana teknike!te tjerat jane llafe kot!

  16. vetetima says:

    O polici e qelbur ,e korruptuarr hajdute per cfare rruge me standarte flisni more ,per rrugen e Vishes qe eshte ndoshta pjesa me e rrezikshme ne gjithe Shqiperine. Po ju kini te drejte te flisni keshtu ,se ju dhe kryekrimineli juaj bridhni me helikoptera .Ajo pjese rruge ka 40% disheze dhe ne qe kalojme gjithmone atje e zbresim me te paren(veture) nga lapidari deri te ura. Konkluzionet ose shkaqet e aksidentit vetem ne Shqiperi dalin brenda dites, se keshtu e do krimineli qe e la rrugen e bregut me 30000000 kthesa. Le te na nxjerrin statistikat e aksidenteve rrugorre per keto 20 vjet. besoj se ja ka kaluar numrit qe jane vrare ne lufte. Poshte policia e sali kriminelit.

  17. racionali says:

    O Topalli qeverise , te gjitha jane ne “RREGULL” “pra krisma nuk ka pasur ” keshtu!!!!!!!!!Tani degjo ketu more Topall nga trute, se shpirtin e paske katran.Po a mbahet mbrojtsja vetem me HUPA ??? A i pe gomat qe nuk kane profil fare ??? Simbas teje ,neqoftese keto mbajtese nuk mbajne ,atehere lind pyetja se per cfare sherbejne ???? Kur jane bere punimet leket jane marre simbas standarteve europiane ,sic kemi dhe ligjet te standarteve perendimore. KU JENI O GAZETARE ,O JU INTELEKTUALE TE LULIT (SALES) O JU SPECIALISTE TE FUSHES SE SIGURISE PER NJERZIT duam te ju degjojme te prononcoheni ,sic dolet ne krah te pushtetit ,per te na mbushur mendjen se sa te “afte” jane keto ?????? Ju thoni sot mos flisni se eshte dite zije ,neser jo e jo ,por kur duhet te flasim ne ,sepse ketu cdo dite eshte DITE ZIJE se ne jemi ne “lufte” te perditeshme me mbijetesen.Ketu po nuk te vrau humnera ,te vret pasiguria ,varferia, polici ,prokurori ,gjyqtari dhe cdo dere qe ti kerkon te gjejsh te drejten per mbijetese !!!!! Kjo eshte “PARAJSA” qe keni krijuar .Ju te “ndihmoni per te shkuar sa me shpejt ne parajse” . JA PRA QE KRISMA KA NE CDO ORE TE DITES O TOPALLLLLLLL I QEVERISE

  18. Rekordmeni i Dhermiut says:

    Kam punuar 15 vjet ne Itali si Shofer kamioni dhe autobusi,,,,Kolaudimi ne Shqiperi shte fiktiv…Ketu ben kolaudimin e autobuzeve dhe mjeteve te renda nje kompani private nderkohe qe ne perendim eshte kryhet vetem prane pikave te kotrollit shteterore….Patentat dihet se si merren…kontrolli periodik per rinovimin e patentes se autobusit te ne eshte 10 vite ne nje kohe qe per nje periudhe te tille kondicionet psiko-fizike te nje individi mund te nderrojne shume…Nuk ka kontrolle per oret e punes se shofereve te mjeteve te renda dhe autobuzeve ( Max 9 ore ne 24 )…Ne rruge te tilla si rruga Vlore Sarande ku ka pendenca shume te forta nuk duhet lejuar qarkullimi i mjeteve te renda perfshi edhe autobuset pa qene te pisur me frena ndihmese ( retarder)..Ky vetem shtet nuk mund te quhet..Me keto palo politikane qe vetem per xhepin e tyre mendojne dhe keto palo police qe vetm per te pire dhe per tu kerkuar para shoferve dine…Ngushellimet me te sinqerta familjeve te viktimave..!

  19. KASOLLE says:

    O Topall,thoni qe rruga eshte me sinjalizimet e duhura dhe autobuzi ne gjendje shume te mire teknike,d.m.th. e ka pasur fajin shoferi ose mund te ket pesuar ndonje gje shoferi ne ato momente,por dy studente te plagosura qe ndodhen ne spitalin e Vlores than para kameres se shoferi bertiti dhe spo mund te kthente dot timonin ,pra me kete dua te them qe shoferi deri ne momentin e fundit eshte munduar te manovroj,pra nuk ka pesuar ifraktne zemer sic lini te aludohet nga ana juaj.Jane shume komponent qe ndikojne ne nje aksident si shpejtesia,qe eshte faji i shoferit ,rruga faji shtetit, gjendja jo e mire teknike e automjetit qe eshte faji i shtetit dhe pronarit te mjetit,sinjalizimet qe eshte faji i shtetit .

  20. ALBAN DEGA says:

    Me mire te parandalojme apo te vajtojme!

    NJE ARESYE MADHORE E AKSIDENTIT TRAGJIK TE HIMARES

    – Qe ben mu … por nuk e permend askush !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Accidents always happen!

    Ka 24 ore qe Shqiperia e bijte e saj kudo ne Bote jane ne zi per humbjen e jetes se 11 dhe plagosjen e 25 vajzave, motrave, shoqeve… bijave shqiptare. Akisdenti i Himares eshte nje tragjedi, nje dite zie kombetare.
    Ato u ndane per jete prej nesh ose mbeten te plagosura ne lulen e rinise. Kenga… hareja, enderrat e tyre rinore u keputen ne mes ose sakatuan si lule pranvere ne pranveren e jetes se tyre.
    Secili prej nesh mori plage te paharrueshme.
    Askush e asgje nuk mund t’ua riktheje jeten e humbur as te cbeje plaget fizike, shpirterore, mendore te plagosurve dhe familjve te tyre .
    Secili prej nesh ndan dhimbjen me prinderit, te afermit, shoket e shoqet e tyre… Drite u paste shpirti ne parajse!
    Aksidentet jane aksidente, Kane ndodhur e ndodhin qysh kur lindi natyra e nejerzimi. Aksidente kane ndodhur, ndodhin e do te ndodhin gjithnje!
    Accidents always hapen!

    Koha per reflektim

    Secili prej nesh, se pari ata qe kane per detyrim shteteror e profesional ruajtjen e jetes duhet te nxjerrim mesime per te parandaluar tragjedi te tilla.
    Ka 24 ore qe degjoj ekspertet me te mire te policise rrugore dhe trafikut, ministra e njerez te zakonshem, deshmitare te gjalle dhe viktima te tij per shkaqet e aksidentit.
    Te gjithe japin mendime e bejne hamendje per shkaqet teknike apo njerezore, rrugore apo shendetesore te aksidentit tragjik te Himares, qe na dhemb te gjitheve kudo jemi.
    Te gjithe e secili jep variantet e veta… Te gjithe shohin gjithcka por nuk degjova asnjerin te permend nje fakt, nje te dhene, nje deshmi madhore per shkakun e ketij aksidenti.
    Mendoj se eshte jo vetem nje piste serioze por edhe nje aresye madhore per shkakun e ketij aksidenti qe nuk e permendi askush.

    Nje nga shpikjet me te medha te njerezimit – Rrota

    Saktesisht, dihet se rrota eshte nje nga shpikjet me te medha te njerezimit, e pranuar nga te gjithe. Gomat jane pjese e rrotes ne Boten bashkekohore. Asnje mjet levizes, duke nisur nga karrocat e dores mijeravjecare e deri tek aeroplanet me moderne nuk mund te levizin, nuk mund te ulen e ngrihen pa to.
    Le te jete ne gjendje te shkelqyer karroca apo aeroplani, autobuzi apo treni…, shoferi apo piloti… Pa rrotat e gomat si pjese e tyre ato nuk mund te levizin .
    Konkretisht…. Nga rregjistrimet e medias, pashe me trishtim se gomat e autobusit ishin te fshira, nen zero.
    Kjo eshte nje aresye madhore po ashtu per cdo aksident. Le te punoje perfekt motori apo cdo pjese e tij. Po nuk qene brenda rregullave dhe kerkesave teknike rrotat e gomat si pjese mbi te cilat mbeshteten e levizin ato atehere cdo gje shkon per dhjame qeni.
    Gomat e harxhuara deri ne rrenim te autobuzit qe u aksidentua eshte nje piste alarmi per policine e per serviset, per pronaret e inspektoret, per miletin e per shtetin.

    Eshte me mire te parandalosh se te detyrohesh te perdorish ilace…

    Thote nje shprehje filozofike e sovranit. Kushtojne shume me teper dhe nuk japin efekt ose kane pasoja anesore….
    Ky fakt i dukshem ben zero vleren e cdo inspektimi, e cdo kolaudimi. Ky fakt madhor jo vetem ve ne pikepyetje por edhe zhvlereson cdo hamendje per aresyet e aksidentit te Himares.
    Ai eshte nje sirene alarmi per shoferet, shoqerite e automjeteve, per policine rrugore per krejt strukturat e institucionet shteterore qe kane per detyre ligjore zbatimin rigoroz te rregullave dhe ligjeve te trafikut.
    Per te parandaluar tragjedi edhe me te medha ne te ardhmen eshte detyre shteterore e nejerezore e tyre ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal i Zi, kudo ne Bote te kontrollojne, inspektojne dhe bllokojne cdo automjet qe nuk ploteson kete kusht minimal…
    Pershendes vendimin e qeverise qe shpalli 22 majin si Dite Zie Kombetare.
    Do te ishte ne nderin e saj qe te shpalle 21 majin Dite te Parandalimit te Aksidenteve te Trafikut
    Perndryshe tragjedi e aksidente edhe me te renda do na shoqerojne gjithe jeten !

    Te udhetosh me qefin me vete

    Pa bere as prokurorin as avokatin e shoferit, e vetmja pergjegjesi e tij ligjore e njerezore eshte qe ka pranuar te drejtoje ate autobuz jashte kushteve mininimale teknike!
    Po aq pergjegjesi kane edhe viktimat e ketij aksidenti dhe cilido qe pranon te udhetoje me mjete e kushte te tilla… Do te thote te udhetosh me koke ne traste.
    Do te thote udhetosh me qefin apo arkivol me vete.
    Do te thote ti hypish kalit te vdekjes !
    Ndaj hapni syte njerez! Vigjilence! Syceltesi. jeta jepet nje dhe vetem nje here.
    Eshte detyre madhore e secilit prej nesh ta respektojme e ta mbrojme ate… Kur edhe kafsha qe eshte kafshe i iken zjarrit, ujit… rrezikut per jeten po ne njerezit!?
    Jeta jepet vetem nje here! Ndaj ta mbrojme jeten!
    Te mos harrojme vellezer e motra se jemi i vetem popull ne Bote qe kemi ngritur ne kult jeten.
    Jemi i vetmi popull ne Bote qe sa here takohemi apo nmdahemi nga njeri tjetri pershendesim : Tungjatjeta!
    Vigjilence! Syceltesi vellezer e motra !… Tungjatjeta !

  21. Bashkimijon says:

    Po rri e vras mendjen si eshte e mundur qe ne vendet e rajonit greqi,maqedoni, serbi,mal i apo nje bosnje e shkatrruar nga lufta te tille aksidente nuk ndodhin ose ndodhin shume me rralle sesa tek ne. E pra ketu eshte roli i shtetit te deshtuar ne cdo qelize te administrates. Kontrolli i qarkullimit, standarti i rrugeve, kolaudimet korruptive, lejimi i qarkullimit te mjeteve jo te sigurta perfshire edhe varkave te amortizuara si ngjarja tjeter e kobshme ne liqenin e farkes. Shqiptare ky eshte shteti anarkik e vrases i qytetareve te vet. Turp per ne qe lejuam kete degradim qe dukej qe ne fillimet tij. Fatkeqesisht keto lloj fatkeqesiht jane normale aty ku cdo gje esht qelbur nga koka. Familjeve ju duhet force te kerkojne drejtesi per bijat e tyre. Para gjyqit fajtoret. Sot ne shqiperi ndodh qe ngushllojne vrasesit dhe kriminelet familjaret e viktimave, ndaj mua me esht neveritur fjala kampione ne shqiperi “ngushllime”. Ju uroj vetem force, shendet dhe guxim per drejtesi. Vdekje krimineleve.

  22. LORA says:

    Nese V.Topallaj do te ishte profesionist,nuk do te guxonte te dilte kaq shpejt, te pralliste rrenat e perditeshme te qeverise se tij.
    Topallaj nuk mund te prishe kararin e nje kriminel-qeverisjeje qe del e deklaron se fajin e kane minatoret e Bulqizes qe vdesin ne miniere.Te dielen,20 maj,dy bashkeshorte,ne hallin e tyre ne trotuarin e rruges se Elbasanit,u flakeruan nga makina qe hypi ne trotuar dhe i shakulloi te dy.Dje nuk kishte kohe qe Topallaj te njoftonte publikisht per fatin e metejshem te ketij cifti;s’kish faj,ne shtetin e Topallajt ja kishte mberritur kobi i humbjes se tmerrshme te jeteve te reja.
    Ky mort i kobshem ra per te na njoftuar edhe njehere se sa te rrezikuar jemi nga shteti bandit i Topallajt me shoke.Cdo dite,cdo dite na prishet gjaku.Si mund te jetohet keshtu????

  23. tomori i beratit says:

    Ku e gjetet kete topall qe na tregon per RRUGET E MJETET TONA qe i kemi te -“mrekullueshme”-.Domosdo e ka thene sala E xhozi qe jemi te paret ne Europ do bejme 6000 km ruge te asfaltuara(do te thote ti bjesh Europes dy here rotull).Ruget tone jane SKANDAL lere pastaj sinjalistika.Qeveri e degjeneruar dhe tejet e papergjegjeshme.

  24. skenderi says:

    policia e leshit vrapon te justifikohet ne vend te zbuloje shkakun, militante me kontrate 4vjecare

  25. memaljoti says:

    per mendimin tim nuk ka faj shoferi fajin e ka shteti qe fusin autobuza te kalbur nga poshte qe i ka ngren kripa qe vin nga gjermania,gjithe bota autobuzat i mbajn 5 vjet dhe pastaj i dergojn neper vende te kategoris se 3 te

  26. Gusmari says:

    Po rrugen nuk e fshehin dot brenda nje nate!!! Mashtrimet ne leter mund t’i bejne me kollaj.
    Specialistet e kane analizuar aksidentin dhe e verteta nuk eshte sic deklaron zotni Vullneti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje