Rrofshin gazetat! Poshtë televizionet!

22 Maj 2012, 10:49Politika TEMA

Të përditshmet e Tiranës janë më pak të politizuara, më informative e më profesionale se sa televizionet. Në ndryshim nga këto të fundit, që tragjedinë e djeshme e çuan në çdo shtëpi shqiptare në mënyrën më rrugaçërore të mundshme (me britma reporterësh të përndezur, me pamje makabre, me detaje krejt të parëndësishme që shiteshin si news, dhe me protagonizmin e politikanëve dhe qeveritarëve, të cilëve u hapej vend bash në momentin që bëheshin të gjallë), të përditshmet ishin fokusuar të tëra tek ngjarja. Panorama, Shekulli, Shqip, Mapo, shqiptarja.com, Gazeta Shqiptare, Tema, etj, kishin lënë në dispozicion 4-8 faqe të tyret, dhe në të gjitha faqet mbulohej tragjedia. Secila gazetë e sotme, e vetme, të jepte një ide të qartë e të plotë mbi atë që kish ndodhur një ditë më parë, e në ndryshim  nga televizionet, jepnin informacionin esencial, e jepnin në mënyrë korrekte, pa e shndërruar dhembjen në show,  pa provokuar panik; dhe nuk i kishin lënë vend protagonizmit politik, që në këtë rrethanë është i kotë, i panevojshëm, i bezdisshëm, fyes.

respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/5/22/rrofshin-gazetat-poshte-televizionet

11 komente në “Rrofshin gazetat! Poshtë televizionet!”

    1. beso says:

      kujtova se e kishe per Il Fatto Quotidiano(FQ)gazeta e Marco Travaglios.Hahahha,paska qene Qup Frroqi(QF)

      1. fule says:

        Eh po ku ta njohi Marco Travaglion ai, futja kot ?

    2. Sali Berisha i sapokthyer nga Chicago says:

      Mos mi lueni Frrokin dhe Fahriun! Jane njishat e publicistikes shqiptare!

    3. Nje ish-gazetar ne nje nga Televizionet Private, sot i papune sepse nuk pranova te modifikoja, fallsifikoja lajmin per shendetin e Udheheqesit:
      E pergezoj Muc Nanon qe ka shkruar me kete ton te forte tek Online e tij Respublica.al, sepse vertete Televizionet jane Media me e kapur dhe me e korruptuar nga Pushteti aktual, ngaqe BOSS_et (Drejtoret+Kryeredaktoret dhe disa Gazetare te perzgjedhur) jane ushtare e mercenare te rregjimit. Ne keto Media Elektronike sikunder dhe ne Gazetat qe dukshem genjejne e shantazhojne ne linjen e caktuar nga rregjimi ne Pushtet, qe i paguan me reklama dhe leje ndertimesh, mallrash, ushqimesh, lojra fati te jashteligjshme e te lidhuar me Mafian Rajonale, dhe jo pak veprime te tjera si ne kohen e PPSH me RTSH pa asnje ndryshim teorik e praktik, ka lulezuar mercenarizmi Mediatik i bashkuar me militantizmin Partiak PD+LSI. Vertete z. Nano e z. Baze Media Shqiptare eshte mbi 95% e kapur, e kontrolluar, e korruptuar, e papergjegjshme, e paafte, bashkepuntore e rreghjimit aktual deri dhe ne krimet e ketij rregjimi (te pakten) pergjate ketyre viteve te fundit. Bashke me rregjimin e ketij Pushteti te pavotuar, mashtrues, fallsifikator, hajdut dhe vrastar, eshte absolutisht i detyrueshem “pastrimi me themel” edhe i Medias pa aspak anesi dhe tolerim. Vetem keshtu luftohet e keqja…MAFIA, e cila sot eshte ne cdo qelize te shtetit dhe shoqerise shqiptare, ku Media filo pushtet e filo Mafia duhet crrenjosur sa me pare nga e keqja, qofte edhe me kosto.

    4. Daut Skela, Vl says:

      Rrofte Sali Berishhoviq! :p Ai te rroje, ne … te na lere pas!

    5. Ismail Kadare says:

      Pervec faktit tragjik te ngjarjes teper te rende, ky ishte edhe nje alarm per gjendjen e medieve ne shqiperi dhe administrates shteterore!Dallkauke ne mision dallkaukesh!
      Tashme eshte vone, por neser do te jete akoma me vone!!!

  1. ilir says:

    Televizionet kane mekatet e tyre ne transmetime te tilla, pasi nje pjese e tyre e kthyen si nje ndeshje sportive, si ai Agalliu i ores newz. Probleme te shumta kane te gjitha televizionet per etiken qe nuk e ruajne fare ne te tilla raste, kurse sa per shifrat, normale se jane minutat e para te aksidentit, dhe deri ne oren 12 sa botohet gazeta, ngjarja eshte zbardhur plotesisht. Sa per rendesine qe u japin politikaneve nbe raste te tilla, kjo eshte e pafalshme per gazetaret m edinjitet, pasi nuk duhet te perulen para pronareve rrumpalle te lidhur m epushtetin.

  2. juliano says:

    SHUME E VERTET,CJANE KETO PAMJE HORROR QE SHFAQIN TRUTE NE SHESH E GJAK,SIKUR OPO SHOHIM FILMA HORROR,KJO ESHTE ABSURDE NUK MUND TE BEHET LAJMI FILM.DHE HARREM I QOFTE ATIJ ILIR METES QE THA FTOJ FORUMIN RINOR TE LSI-se TE KONTRIBUOJE PER GJAK,PO PSE MORE FELLIQESIRE A NUK JEMI NJE KOMB
    NE PJESA TJETER JO E LSI-SE???????

  3. ALBAN DEGA says:

    Me mire te parandalojme apo te vajtojme!

    NJE ARESYE MADHORE E AKSIDENTIT TRAGJIK TE HIMARES

    – Qe ben mu … por nuk e permend askush !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Accidents always happen!

    Ka 24 ore qe Shqiperia e bijte e saj kudo ne Bote jane ne zi per humbjen e jetes se 11 dhe plagosjen e 25 vajzave, motrave, shoqeve… bijave shqiptare. Akisdenti i Himares eshte nje tragjedi, nje dite zie kombetare.
    Ato u ndane per jete prej nesh ose mbeten te plagosura ne lulen e rinise. Kenga… hareja, enderrat e tyre rinore u keputen ne mes ose sakatuan si lule pranvere ne pranveren e jetes se tyre.
    Secili prej nesh mori plage te paharrueshme.
    Askush e asgje nuk mund t’ua riktheje jeten e humbur as te cbeje plaget fizike, shpirterore, mendore te plagosurve dhe familjve te tyre .
    Secili prej nesh ndan dhimbjen me prinderit, te afermit, shoket e shoqet e tyre… Drite u paste shpirti ne parajse!
    Aksidentet jane aksidente, Kane ndodhur e ndodhin qysh kur lindi natyra e nejerzimi. Aksidente kane ndodhur, ndodhin e do te ndodhin gjithnje!
    Accidents always hapen!

    Koha per reflektim

    Secili prej nesh, se pari ata qe kane per detyrim shteteror e profesional ruajtjen e jetes duhet te nxjerrim mesime per te parandaluar tragjedi te tilla.
    Ka 24 ore qe degjoj ekspertet me te mire te policise rrugore dhe trafikut, ministra e njerez te zakonshem, deshmitare te gjalle dhe viktima te tij per shkaqet e aksidentit.
    Te gjithe japin mendime e bejne hamendje per shkaqet teknike apo njerezore, rrugore apo shendetesore te aksidentit tragjik te Himares, qe na dhemb te gjitheve kudo jemi.
    Te gjithe e secili jep variantet e veta… Te gjithe shohin gjithcka por nuk degjova asnjerin te permend nje fakt, nje te dhene, nje deshmi madhore per shkakun e ketij aksidenti.
    Mendoj se eshte jo vetem nje piste serioze por edhe nje aresye madhore per shkakun e ketij aksidenti qe nuk e permendi askush.

    Nje nga shpikjet me te medha te njerezimit – Rrota

    Saktesisht, dihet se rrota eshte nje nga shpikjet me te medha te njerezimit, e pranuar nga te gjithe. Gomat jane pjese e rrotes ne Boten bashkekohore. Asnje mjet levizes, duke nisur nga karrocat e dores mijeravjecare e deri tek aeroplanet me moderne nuk mund te levizin, nuk mund te ulen e ngrihen pa to.
    Le te jete ne gjendje te shkelqyer karroca apo aeroplani, autobuzi apo treni…, shoferi apo piloti… Pa rrotat e gomat si pjese e tyre ato nuk mund te levizin .
    Konkretisht…. Nga rregjistrimet e medias, pashe me trishtim se gomat e autobusit ishin te fshira, nen zero.
    Kjo eshte nje aresye madhore po ashtu per cdo aksident. Le te punoje perfekt motori apo cdo pjese e tij. Po nuk qene brenda rregullave dhe kerkesave teknike rrotat e gomat si pjese mbi te cilat mbeshteten e levizin ato atehere cdo gje shkon per dhjame qeni.
    Gomat e harxhuara deri ne rrenim te autobuzit qe u aksidentua eshte nje piste alarmi per policine e per serviset, per pronaret e inspektoret, per miletin e per shtetin.

    Eshte me mire te parandalosh se te detyrohesh te perdorish ilace…

    Thote nje shprehje filozofike e sovranit. Kushtojne shume me teper dhe nuk japin efekt ose kane pasoja anesore….
    Ky fakt i dukshem ben zero vleren e cdo inspektimi, e cdo kolaudimi. Ky fakt madhor jo vetem ve ne pikepyetje por edhe zhvlereson cdo hamendje per aresyet e aksidentit te Himares.
    Ai eshte nje sirene alarmi per shoferet, shoqerite e automjeteve, per policine rrugore per krejt strukturat e institucionet shteterore qe kane per detyre ligjore zbatimin rigoroz te rregullave dhe ligjeve te trafikut.
    Per te parandaluar tragjedi edhe me te medha ne te ardhmen eshte detyre shteterore e nejerezore e tyre ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal i Zi, kudo ne Bote te kontrollojne, inspektojne dhe bllokojne cdo automjet qe nuk ploteson kete kusht minimal…
    Pershendes vendimin e qeverise qe shpalli 22 majin si Dite Zie Kombetare.
    Do te ishte ne nderin e saj qe te shpalle 21 majin Dite te Parandalimit te Aksidenteve te Trafikut
    Perndryshe tragjedi e aksidente edhe me te renda do na shoqerojne gjithe jeten !

    Te udhetosh me qefin me vete

    Pa bere as prokurorin as avokatin e shoferit, e vetmja pergjegjesi e tij ligjore e njerezore eshte qe ka pranuar te drejtoje ate autobuz jashte kushteve mininimale teknike!
    Po aq pergjegjesi kane edhe viktimat e ketij aksidenti dhe cilido qe pranon te udhetoje me mjete e kushte te tilla… Do te thote te udhetosh me koke ne traste.
    Do te thote udhetosh me qefin apo arkivol me vete.
    Do te thote ti hypish kalit te vdekjes !
    Ndaj hapni syte njerez! Vigjilence! Syceltesi. jeta jepet nje dhe vetem nje here.
    Eshte detyre madhore e secilit prej nesh ta respektojme e ta mbrojme ate… Kur edhe kafsha qe eshte kafshe i iken zjarrit, ujit… rrezikut per jeten po ne njerezit!?
    Jeta jepet vetem nje here! Ndaj ta mbrojme jeten!
    Te mos harrojme vellezer e motra se jemi i vetem popull ne Bote qe kemi ngritur ne kult jeten.
    Jemi i vetmi popull ne Bote qe sa here takohemi apo nmdahemi nga njeri tjetri pershendesim : Tungjatjeta!
    Vigjilence! Syceltesi vellezer e motra !… Tungjatjeta !

  4. Sinani says:

    Une nuk e ve ne diskutim mundesine qe tv te cilat transmetuan ngjarjen e djeshme te kene gabuar. Sigurisht qe nje mundesi e tille egziston. Por shkrimi i mesiperm i gazetes Tema, mban daten 22. Pra ai qe e ka shkruar, ka patur kohe te degjoje e shikoje te gjitha lajmet, te haje, te pije, te fleje, te cohet, te lahet dhe… pastaj t’ja fusi pordhes sic ja ka futur. Koleget e tv duhen respektuar per njoftimet qe na sillnin hap pas hapi, pavaresisht se filtrat per informacionet duhet te ishin me te mire. Por kur je drejtepersedrejti firo te tilla duhen pranuar. Ndryshe ka ndodhur me gazetat te cilat kane patur kohe ta pertypnin lajmin dhe te ishin me te ftohta e te matura.
    Prandaj eshte mire qe te shkruaj me mend jo me inat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje