Studentet e mia

22 Maj 2012, 12:43Politika TEMA

Nga Ilir Yzeiri

 

Vdekja tragjike e studenteve të degës gjuhë-letërsi të Universitetit “A.Xhuvani” më ka goditur rëndë. Ato ishin studentet e mia. Për një vit resht kam zhvilluar me atë kurs lëndën e letërsisë shqipe. Çdo të hënë nisesha nga Tirana me dëshirën më të madhe që të arrija në orën tetë në sallën e katit të parë për të zhvilluar mësim me këtë kurs. Kur vdekja vjen me gjithë pamjen e saj makabre, kur ajo shfaqet me të gjitha ngjyrat e zeza, kur ajo mbulon gjithë vendin me renë e saj të hirtë si këtë herë, asnjë fjalë nuk është e aftë që të ngushëllojë apo të qetësojë sidomos shpirtin e familjarëve të studenteve të mia. Por edhe unë, ashtu si shokët e shoqet e tyre, ashtu si kolegët e mi, ashtu si mijëra shqiptarë të përlotur anekënd vendit tim, e kam të vështirë të gjej një fjalë për t’u qetësuar. Studentet e mia kanë vdekur. Jeta e tyre u këput në mes atëherë kur ato sapo kishin kaluar të njëzetat. Morën me vete ankthe, ëndrra, imazhin e një bote të ngarkuar me stres, por edhe me ëndrra. Tani që po shkruaj këto radhë i sjell në mend portretet e tyre dhe fjala e parë që më vjen ndër mend është përunjësia. Studentet e mia ishin të urta, të përunjura, të përkushtuara, të bukura. Ato e dinin që do të zinin një vend normal në jetë dhe në këtë pikë më vjen ndërmend ai dyvargëshi i Kadaresë për mësueset e fshatit “të urta gjer në dhimbje/të thjeshta gjer në madhështi”. Kështu ishin studentet e mia. Tani që ato nuk janë më, tani që dheu i ftohtë do të mbulojë vështrimet e tyre gjithë dritë, unë rri e mendoj përsëri për vdekjen dhe me këtë rast dua të them se vdekja e tyre, vdekja e studenteve të mia është aq tragjike sa ajo nuk përmban asnjë ndotje sociale. Dje unë pashë me të vërtetë një popull të pikëlluar. Pas çdo vdekjeje, përveç dhimbjes, qëndron zakonisht e fshehur diku në skutën e errët të nënvetëdijes sonë të mbrapshtë edhe zilia për të përfituar prej saj, që shfaqet në formën e projektimit të fajit mbi një kundërshtar të caktuar. Vdekja tragjike e studenteve të mia është pa asnjë ndotje të tillë sociale. Ajo është vetëm tragjike, sepse këputi në mënyrë makabre jetën e studenteve që prisnin të diplomoheshin e të rifillonin jetën.

Të dashura studentet e mia, Denisa, Ermira, Aurora, Lindita, Joana, Elsa, Juliana, Fabiola, Eriola, Eranda, Dorina! Ne nuk do të takohemi më. Ju e ndërpretë rrugën dhe Zoti ju mori atëherë kur ju do të duhej të nisnit jetën. Humbja juaj është e pazëvendësueshme për të dashurit familjarët tuaj dhe për ne gjithashtu. Vdekja juaj na kujtoi edhe njëherë se jeta duhet jetuar me përunjësi, se vdekja dhe jeta janë aq pranë sa askush nuk e beson. Ju me vdekjen tuaj tragjike na bëtë më njerëzorë sot, por ju e mbushët me shumë trishtim këtë vend. Është e paimagjinueshme se si mund të vdesin në një ditë kaq shumë vajza. Mirëpo ky është fataliteti i jetës. Dhe unë që kam jetuar me ju për një vit të tërë nuk e kisha menduar kurrë se ato vështrimet tuaja, portretet tuaja, do të shuheshin një ditë dhe do të largoheshin. Unë ua mbaj mend vështrimin dhe të qeshurën tuaj. Kështu ju kujtojnë të gjithë. Edhe tani që ju do të ngjiteni në qiell, unë, por edhe ne të gjithë do t’ju sjellim ndërmend si engjëj. Do t’ju kujtojmë gjithmonë, por sidomos do t’ju sjellim ndërmend sidomos sa herë që do të kujtohemi se jeta dhe vdekja janë aq pranë sa askush nuk mund ta imagjinojë. As ju të dashurat studentet e mia.

Lamtumirë!

29 komente në “Studentet e mia”

  1. Elsa Pema says:

    Vazhdoj te jem shume e prekur nga sa lexova me siper,vertet qe kjo qe u ndodhi ketyre vajzave ka nje dhimbje teper te madhe per familjet e tyre,shoqerine si dhe mbare popullin shqiptar.Ngushellime dhe shpirti i tyre u prefte ne paqe..

    1. Lindita K says:

      I nderuar zoti Ilir! Nga larg jemi njohur, e ndoje fjale e kemi shkembyer dikur.Por, pa u afruar me shume. Me keto fjale te ndjera mendje dhe zemre na afruat shume.
      Ngushellime dhe familjareve te viktimave!
      E rendesishme eshte qe te plagosurit te REHABILITOHEN PSIKOLOGJIKISHT E SHPIRTERISHT. Qe eshte shume me e veshtire se sa rehabilitimi fizik! Kete tragjedi do ta kene ne ndergjegje gjithe jeten ?
      Nje mos zbardhje e shkaqeve nga ana e autoriteteve kompetente, do te ishte nje tragjedi e dyte per ta! Shenjat e kesaj tragjedie te re, po duken ?

        1. Albana Mustafaraj says:

          Do bejne edhe shoqaten e 22 majit dhe asgje nuk do zgjidhin familjaret e viktimave ?

  2. Vlora says:

    fjale zemre.
    u prefshin ne paqe.

  3. elinor says:

    Prekese! Edhe ne kete rast, si gjithmone, saliu me ‘qiviriun’ e tij nuk mund te rrije pa u munduar ta vjedhe vemdendjen e nje kombi e cila eshte drejtuar tek keto viktima fatkeqe dhe familjet e tyre. Natyrisht qe ky aksident tragjik mori disa nga me te miret ne mes nesh por une thjeshte nuk besoj se nje ngjarje e tille, sado fatkeqe, i peputhet perkufizimit te nje “Dite zije kombetare”! Thjeshte ndjej nje neveri te pakufi ndaj hipokrizise qe shfaq kjo qeveri me kete njeri ne krye i cili ka marre jete shqiptaresh sikur ato te ishin jete qensh rruge. Per kete aksident tragjik duhet te vendoset pergjegjesia kryesore mbi Ministrine e Transportit e cila, si cdo ministri tjeter, drejtohet nga te babezitur qe nuk ia kane merakun sigurise se mjeteve ne rruge dhe vete infrastruktures.
    Saliu do te bente me mire te kerkonte nje hetim te plote te ngjarjes dhe dhenies te kolaudimeve te automjeteve te transportit publik ne vend qe te kerkonte vemendje duke derdhur lote krokodili.

    1. Albana says:

      Me beri shume pershtypje ky koment.Mendoj se vertet eshte dite zije per Shqiperine sepse humben jeten bijat e saj ne lulen e rinise.Dhe po mos te quhej e tille besoj do te thonit te kunderten,nuk eshte vendi per keto komente besoj.

  4. rozina says:

    Te bukurat e dheut,u prefshin ne paqe.

  5. beso says:

    nuk e dija qe ju z.Ilir keni dhene letersine shqipe.Ju respektoj per kontributin ne shtypin shqiptar.Eshte e vertete qe jeta eshte e shkurter dhe e vogel,dhe sa mundim i madh per ta jetuar.Kjo eshte nje fatkeqesi e tmerrshme;imagjinoni qe keto vajza do beheshin nena;sa jete te tjera te nderprera!Di qe ne Itali u be ca kohe nje fushate e madhe per sensibilizimin e te rinjve qe ngasin makinen,sidomos per pijet alkoolike,drogat,etj,sidoqofte nga rezultati,shoqeria eshte e preokupuar per rinine dhe problemet qe has ajo,se jeta eshte dhimbsur.Keto eskursionet kane arsyet e tyre pozitive,se organizohen kudo dhe mire eshte,por duhet bere kujdes,nga te gjitha instancat,qe te behet maksimumi per tu evituar tragjedi te tilla.U qofte i lehte dheu!

  6. Eshte pikelluese ! Eshte fatkeqesi !

    po kjo duhet te shkund drejtorine e rrugeve dhe ne kthesa te tilla, per raste te tilla ku mjeti del nga kontrolli duhet te merren urgjent msa me ndertim te blloqeve betoni mbrojtese ! sa do kushtojne?

  7. mali says:

    U prfshin ne paqe ! po edhe kesaj here o elinoor gjen kohe te merresh me salen ? ti qofsh.

  8. nase says:

    ju qofte dheu i leht ngushellime te sinqerta familjareve…

  9. ajla says:

    Paten nje fund tragjik. Po do te jene gjithmone ne zemrat tona. U prefshin ne paqe…….

  10. Albann says:

    Servili dhe kur vajton nuk haron te mbroje qeverine….Ne kete shkrim nuk duhej te kishte asnje varg per politiken,as per komentuesit fansa te politikes.Sepse nje fjali e futur ,por qe eshte e huaj aty terheq vemendjen dhe devijon mesazhin….Pasi lexova shkrimin ajo qe mendova ishte :Ke paskan share keta ziliqare qe qenka prekur ky profesori…Nga e di ky qe s paska fajtore?.Eshte ky shkrim nje homazh per nxeneset e dashura apo per politikanet “e dashur” qe po u sulmokan “padrejtesisht”….Eshte ngulitur thelle perunjesia tek ky popull profesor,eshte e pavetedijshme si ajo lakmia qe te ka ngelur ne mendje.Mendo, kur nje profesor eshte i perunjur ndaj pushtetit,c mund te thuhet per vajzen e nje bariu,bujku apo punetori.Ajo perunjesia qe ti e promovon si vlere ishte “projektimi i vdekjes” se nxenesve te tua.
    Nje nga vlerat e shoqerise eshte te qenit asertiv,perunjesia s eshte vlere.S pate kohe tua mesoje kaq gje apo i deshe te perunjura.Nxeneset e tua ndoshta nuk e kerkuan kure te drejten e tyre,sepse jane edukuar te jene te perunjura.Kurse ti kenaqesh kur nxensit e tu jane te perunjur,kur dikush i fyen dhe ata ulin koken…Shkruaj dicka per ato qe humben jeten,kishe kohe dhe do te kesh kohe te besh moral.Na ler ne ziliqareve te politikas te”llapim”.Respkto te pakten sot nxeneset e tua.
    Meqe ato te “prunjurat”te kane respektuar ul koken sot dhe respektoji me perunjesi.Haroje politiken …Eshte dite zi-je jo politike.

    1. albo says:

      Z.Alban. Mendoj se e ke keqkuptuar profesorin. Fjalës “të përunjura”, nuk ka dashur ti japë atë kuptim që shprehni ju në koment, por atë që i jep KADARE. Ndoshta s’është vendi, por kjo nuk ja ndryshon thelbin shkrimit:dhimbje, respekt, vlerësim, trishtim për studentet e tij të dashura. U prehshin në paqe! Megjithatë sot nuk është dita për replikë dhe as për të mbrojtur apo sharë Ilirin, që nuk është analist i klaneve, apo oborrit.

      1. Albann says:

        Z Albo sic thua dhe ti si vlen te besh replike…por sot njerezve e perunjur shqipetaret u kane vene emrin “Te shastisur”.Une e di qe profesori s ka dashur te thote kete,por keshtu e kuptojne shqipetaret.Kadreja u thurte lavede dhe lartesonte vlerat e socializmit.Perunjesia ishte nje nga ato.
        Nqe ky popull s do ishte i perunjur ,mbase tek ato kthesat do kishim nje mbrojtese me te larte,rruga s do kishte ate pjeresi qe ka,kthesat s do ishin aq te forta,do kishim telekamer qe do ndeshkonte shoferet e papergjegjshem,apo do kishte shkuar treni ne Sarande si mjet me i sigurte….Me shume gjasa do ishin gjalle nxeneset e tij. Perunjesia eshte heshtje.Ky popull ka nevoje te bertase ti degjohet zeri…s ka nevoje te heshte.

  11. andrea says:

    SHrehhim ngushllimet per ato familjare qe kene humbur ata femije qe humben jeten ne ate moshe qe sapo e kishin filluar ne lulete rinise. Dhe lusim zotin per ato yjet e tjera qe jane plagosur ne ate aksident tragjik qe te sherohen sa me shpejt. Zoti ju bekofte.

  12. Bobi says:

    Ndjej shume trishtim per kete tragjedi. Me mbushen syte me lot kur degjoj te flitet per te!!!
    Ngushellimet me te sinqerta familjeve te kesaj tragjedie!
    Zoti ju dhente force per t’a perballuar kete fatkeqesi!

  13. elinor says:

    @mali; nuk jam une ai qe po gjej kohen te merrem me saliu. Eshte ai qe edhe ne nje rast te tille dhimbjeje dhe trishtimi nuk na le rehat t’i vajtojme keto jete te humbura ne lule te rinise por na fut ate turirin e tij te neveritshem dhe mundohet te vjedhe vemdjen tone. Nuk kam sesi te mos peshtjellohem nga nje qeveri e tille qe, ndoshta po te kishte qene pak me kokecarese per te drejtuar me korrektesi, tragjedi te tilla edhe mund te shmangeshin.
    Qe na vjen keq te gjitheve, kjo as qe diskutohet, por dua edhe te di se sa i rregullt ishte autobuzi nga ana mekanike dhe se kush mban pergjegjesi per kolaudimin e ketij automjeti qe, te siguroj, nuk eshte i vetmi i tille ne rruget tona. Nqs edhe kete here pergjegjesia do te anashkalohet, atehere bejme mire te pergatitemi per aksidente te tjera si ky!
    E di qe disa tipa si ti mali kane mesu ate shprehjen “edhe ketu do flasesh per qeverine, apo saliun” por kjo eshte ngaqe ju nuk dini te thoni gje tjeter. Se nje drame e tille ne rruget tona eshte e pandashme me punen e qeverise, prandaj, ka shume lidhje me saliun!

  14. Nabukodonosor says:

    Bashkohem me dhimbjen tende profesor.Eshte vertet e rende.

  15. kurveleshi says:

    POEZI KUSHTUAR VIKTIMAVE TË AKSIDENTIT TË 21 MAJIT,HIMARË/
    I VURE ENGJËJT NË GJUMË!
    Grykë e Vishës,grykë e zezë…/
    Ç’i preve njerëzit në besë/
    Në këmbë u thafsh,vdekja tinëzare/
    Si i hape 13-varre..?!

    Veshe detin me të zeza/
    U nxinë dhe valët e shkreta/
    Vaji i nënave të mjera/
    Zemrën,syrin mbajnë nga dera…/

    Grykë e vishës,grykë e zezë…/
    Ç’i preve vajzat në besë/
    U more…. ëndrrat e larta/
    Ktheji të lutem,ktheji mbrapa..!!!/

    Maji i luleve të arta…/
    Diellin e ule në gjunjë/
    Ç’zjarr që hodhe në mesditë../
    I vure engjëjt në gjumë../

    1. homeri says:

      Jeta eshte e bukur , cdo vdekja me engjejt– u lotova

  16. BJORN says:

    Shume mire shkuani profesor,por ne guiden mesimore kishte nje profesor per 80 studente.
    Ne cfar vendi nisin studentet te pa shoqeruar ne guide mesimore,sic thoni ju.Sepse ne autoboz nuk kishte asnje profesor.
    Keshtu profesor a mund te ma thoni,cfar guide mesimore eshte kjo?
    Ju jeni matrapaz diplomash e jo profesor,bashke me ministrin e korruptuar.
    As ato qe ju kane blere diplomat nuk i duan me si ndodhi ne Bosin.

  17. Elvis says:

    A ka mundesi o njerez te mire ti leme sharjet,ofendimet.budallalleqet e lagu nuk e lagu bishtin dhelpra te pakten per nje dite te vetme.Duhet te lutemi per shpirtrat e tyre qe nderruan jete e ti japim kurajo atyre qe mbijetuan per te vazhduar jeten.Nje dite te vetme!Te pakten nje dite te vetme larg urrejtjeve.O All-llah meshiroji shpitrat e tyre qe nderruan jete dhe jepi kurajo e durim atyre qe mbijetuan.AMIN!

    Ngadal po me zbresin ne varrin tim
    njeri prej tyre me kendoi telkin,
    Fytyren ai mua ma zbuloi
    dhe lotet i rodhen mua kur me kujtoi,
    Me dhe varrin tim e mbuluan
    ne vetmi me lan te gjith u larguan,
    ne erresiren e varrit nuk kam shoqeri
    as nene as baba por jam ne vetmi
    Melekve te varrit cfare tju them un,
    mbi kete ceshtje jam i friksuar shum
    Tre pyetje nga une duan ato sot:
    “kush eshte Zoti,feja dhe pejgamberi jot?
    Mjafte me me gjynahe o ti shpirt i im,
    largohu nga zemrimi i Zotit tim.
    Pendohu e pune te mira puno,o njeri,
    nese don qe te shperblehesh ne jeten e varrit ti.
    O All-llah
    -më mëshiro kur ma mer shpirtin,
    -më mëshiro kur ma lajn xhenazen,
    -më mëshiro kur më mbështjellin në qefin,
    -më mëshiro kur ma falin namazin,
    -më mëshiro kur më lëshojn në varr,
    -më bëj varrin baçe prej baçeve te xhennetit e jo gropa prej gropave të xhehennemit.
    -Më bëj prej atyre o All-llah që jam nën mëshirën tënde cdo herë. Amin…

  18. gjon zaveri says:

    Pa dyshim,shkrimi i i.yzeirit eshte mjafte prekes,por shoqeria shqiptare kerkon me shume nga soi i gazetareve te paket anti konformist.Nuk e kuptoj pse tremben te thone te verteten,se tragjedi te tilla qe po ndodhin shpesh e kane shkakun te nje regjim i kalbur,ku fitimi,paraja po zhduk vlerat njerezore,te mos tremben dhe tu kujtojne shqiptareve se mund te ndertohet nje shoqeri me e mire,duke korrigjuar shume gabime ne keta 20 vjet.Ka ardhur koha qe te evidentojme te mirat e sistemit qe lame pas,ne rast te kundert,me ritmet e renjes do te behemi..ish..

  19. aleko likaj says:

    Nje shkrim-homazh teper i ndjere, Ilir , per studentet e tua. Paqe mbi shpirtrat e tyre. Jete te prere ne mes me dhimbje.

    Alekua

    France

  20. Baba i ri says:

    Sdi cte them….
    me vjen me te vertete shume keq…..
    mbreme shikoja lajmet dhe shifja djalin tim te vogel (nuk pushoja dot se qari dhe kisha deshire te pa mase ta perqafoja) …
    me vjen vertete shume keq per ata femije dhe per familjet e tyre.

  21. Arjan Caka says:

    E kush me shume se Ju,do te ndiente dhimbje.I gjithe populli shqiptare eshte lotuar,ka ndjere dhimbjen e humbjes se vajzave ne moshen me te bukur.edhe tani kur komentoj,nje lemsh me mblidhet ne gryke.U prehshin ne paqe.Urojme mos te degjojme e shohimdhimbje te tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje