Tragjedia e së hënës në Himarë vuri edhe një herë në provë shtetin që kemi, në terezinë e funksionimit te tij. Ngjarja me bilanc të frikshëm, jo vetëm nuk u parandalua, por edhe pasoja e saj nuk u mirëmenaxhua. U deshën të paktën 13 jetë të reja dhe mbi 20 plagosje, që të ringremë dilemat mbi pasiguritë që na bashkëshoqërojnë, që nga cilësia e diskutueshme e rrugëve pa panele mbrojtëse dhe pa sinjalistikë e deri tek mënyra sesi universiteti organizoi udhëtimin drejt ferrit.
Një ditë pas fatkeqësisë askush nuk di të thotë se pse ndodhi. Mund të mendojmë që rruga buzë humnere përpiu të rinjtë njëlloj siç mund të akuzojmë për këtë cilësinë teknike të automjeteve që përdorim, apo profesionalizmin e drejtuesve të tyre. Menaxhimi i emergjencës ishte sërish një pikë tjetër e dobët. Edhe pse zelli dukej i padiskutueshëm, çdo gjë tjetër nuk ishte e tillë, qe nga mungesa e gjakut në spitale, lëvizja e ambulancave dhe helikopterëve, për të mos folur për informacionin që tejkaloi çdo logjikë njerëzore. Përgjatë gjithë ditës së hënë dhe paraditen e së martës, pati vetëm një komunikatë nga policia e shtetit, ndërsa të gjitha institucionet në përpjekje për të treguar se po bënin të pamundurën ne këtë situate, u turrën të japin të dhëna të mëvetësishme, që më së shumti shtuan kaosin. Madje në këtë garë të ashtuquajtur informative u rreshtuan edhe mediat me maninë për të dhënë gjithçka pa asnjë filtër, gjë që kulmoi deri me leximin e 200 emrave të kursit të studentëve të Elbasanit, mes të cilëve duhet të ishin edhe viktimat, duke krijuar një panik të panevojshëm mes familjeve te tyre dhe gjithë shoqërisë që mbante frymën në respekt të tragjedisë. Ngjarja e djeshme për fat te keq testoi shtetin dhe të gjithëve ne. Dhe këtë test, mesa duket nuk e kaluam fort mirë.
KY ESHTE NJE SHTET KURVE ,ME KURVA POLITIKANE QE DHE NE DITE FATKEQSIE TUNDIN VITHET PER TU DUKUR DHE NDUKUR DHE JO PER TE FSHEHUR KOKEN SEPSE ESHTE KY DHE VETEM KY PERGJEGJES I KESAJ DHE TE GJITHA TRAGJEDIVE TE SHQIPETARVE.NJE SHTET I MIRE NUK TUNDET POR DHE NESE E KA BERE PUNEN MIRE NXJER PERGJESI QE DICKA KA BERE KEQ PA DASHJE DHE LARGOHET KOKE ULUR DHE JO ME TUNDJE SI TE VITHEVE ASHTU DHE TE LAJLELULEVE QE MBA NE QAFE SI ORGANIZATA LAJKATUSE SI KUR GJOJA ME NDER JU DOGJ PER NJERZIT E MJERE.U PREHSHIN NE PAQE VIKTIMAT DHE U SHTOFTE UREJTJA NE ATA QE MBETEN GJALLE DUKE U SHERUAR SA ME PARE DHE ME LEHTESI.
Ky eshte shteti dhe njekohesisht tragjedia me e madhe shqiptare!
Është hera e dytë që një numër i madh i studentëve shqiptarë e humbin jetën duke udhëtuar me autobus në rrugët e Shqipërisë. Turp që nuk mësojnë autoritetet nga këto fatkeqësi. Turp që përsëriten të njëjtat gabime. Turp të shohësh prapë pacientët të shtrirë në tokë sepse spitali nuk ka shtretër. Më keq se në Afrikë është shteti ynë shqiptar, edhe pse është në mes të Evropës, shkaku i korrupsionit të fëlliqtë të qeverisë sonë kopile.
Sot nuk eshte dita te flasim, por duhet thene se shteti thjesht eshte kthyer vetem taksamledhes dhe jo gje me shume,Nuk i kushton aspak sigurimit te jetes se qytetareve te vet, po cfare i kishte kushtuar shtetit qe te bente te pakten nje meter mur betoni ne ate rruge,aq te rrezikshme.dhe keto aksidente po ndodhin si shpesh dhe per kete duhet te merren masa, dhe policia jo thjesht te dalin me blloqe ne dore qe presin me pa durim te heqin ndonje gjobe sepse vetem ate u kerkon shefi i tyre dhe ashtu ja kerkojne edhe shefat e tij,e keshtu me radhe.
Shqiptaret qe te gjithe kane hypur ne nje makine apo kamion,me shofer qe nxitohet,qe kalon kufirin e shpejtesise tek mban ne dore timonin e ketij kombi dhe ben pa pyetur askend, si do ai.
Ky nxitim verehet ne gjithe shqipot,ndaj edhe gabon shumica e tyre ne punet qe bejne.
Nje nga keta shqipo eshte edhe shoferi qe pesoi katastrofen.
SHTET muti.
E trishtueshme ngjarja. Me i trishtueshem diskutimi qe beni dhe politizimi i ngjarjes. Eshte mekati me i madh qe beni. Sejciki sot ben thirrje per solidarizim kur se ju merreni me politike. Sdua te ofendoj njeri, por si bashkatdhetere qe ju kam, ju bej thirrje ti kini keto, pasi shtojne dhimbjen. Reflektoni.
O arkitekt (krijues) shqiptar: viktimat janë shkaktuar nga gabimet nga politika. Si keni ju fytyrë t’i mbroni këta muta nga qeveria.
kemi shtet prej letre dhe shofer qorr….