Ministria e Transportit ka refuzuar projektin që shmangte segmentin e tragjedisë

22 Maj 2012, 20:04Politika TEMA

Projekti shpëtimtar do të ishte një projekt, i cili e shmangte Qafën e Vishës, duke e lënë mënjanë Përroin e Vishës, duke kaluar në kodër dhe përmes një ure dilje në Himarë të Vjetër

 

Rruga nga Qafa e Vishës deri në përrua është ndërtuar me vetëdije jashtë standardeve teknike tre vjet më parë, kur kjo rrugë është rikonstruktuar. Një grup ekspertësh i kanë propozuar Ministrisë së Transportit dhe Drejtorisë së Rrugëve një projekt, i cili e shmangte Qafën e Vishës duke e lënë mënjanë Përroin e Vishës, duke kaluar në kodër dhe përmes një ure dilje në Himarë të Vjetër. Projektin e ka pasur një studio projektimi që drejtohet nga inxhinier Faruk Kaba. Ministria ka refuzuar projektin, ndoshta për shkak të shpenzimeve, dhe ka zgjedhur zgjerimin e rrugës ekzistuese, e cila është jashtë çdo standardi teknik për rrugë kryesore. Pjerrësia e rrugës shkon 20 për qind dhe ka dy kthesa të forta përgjatë saj, mbështetur në një shpat mali që rrëzon vazhdimisht gurë dhe inerte. I gjithë ky segment me një gjatësi prej rreth 1.8 km përshkon një zonë të vështirë me një koeficient të mëparshëm pjerrësie prej 20 për qind, që, pas përfundimit të rikonstruksionit të rrugës, zbriti në 17 përqind.

Inxhinieri i zbatimit 3 vjet më parë të projektit për rikonstruksionin e segmentit rrugor të Qafës së Vishës, Edi Gjikuria, tregon për se gjatë punës për ndërtimin e këtij segmenti, që përshkon një terren të frikshëm, u regjistruan tre shkarje masive të dheut nga pjesa e sipërme e rrugës, të cilat janë të paparashikueshme në projekte të tilla. Këto raste, që u kapërcyen pa asnjë pasojë, përcaktuan edhe nivelin e lartë të vështirësive për ndërtime të kësaj kategorie. Gjithsesi, pjesë e elementëve të sigurisë, përveç gjerësisë së trefishuar të bazamentit të rrugës, krahasuar me parametrat e dikurshëm, janë edhe bordurat anësore prej betoni, në të cilat janë montuar edhe kangjellat metalike. Kangjellat janë teke dhe siç u pa, të papërshtatshëm për të shmangur tragjedinë.

Në këtë segment kanë qenë të shumta aksidentet e regjistruara në vite, të shoqëruara me shumë jetë të humbura njerëzish. Pllaka të shumta përkujtimore janë vendosur përgjatë saj, duke evokuar ngjarje të ndryshme tronditëse, të shoqëruara me humbje jetësh.

Gjatë muajve të verës ky segment është po ashtu një ferr për shoferët me makina të vjetra. Çdo pushues mund të kujtojë dikë që ka hapur rrugën dhe ka ngritur kapakun e makinës për t’i hedhur ujë, ndërsa në dimër rrëshqitja për shkak të pjerrësisë së fortë dhe akullit është fatale.

Rikonstruksioni i rrugës dhe rritja e shpejtësisë së makinave ka shtuar shumë rreziqet në këtë segment. Mundësia për të riparë një projekt që shmang këtë segment do të ishte përgjigja më e mirë ndaj sigurisë së jetës së pushuesve në një nga vendet më turistike të Shqipërisë.

17 komente në “Ministria e Transportit ka refuzuar projektin që shmangte segmentin e tragjedisë”

  1. ToniTR says:

    Pergezime per dy investigimet e detajuara dhe profesionale Tema!

      1. Jonila Meco says:

        Tragjedi shume e rende per familjet!
        Antireklame edhe per turizmin!

      2. Tironsi "ZZ" says:

        9 mije kilometra rruge qe ka bere Saliu ne Shqiperi, te gjitha keshtu jane :p

    1. joni mister says:

      po vertet per zotrin ne fjale jane budallalleqe,me atobuzat e 80 tes ne rruge, nga an tjeter kemi ,, ministri transporti..sepse per vete ministri leviz me mercedes te cilen nuk e kishte enderruar kurr dhe qe eshte nga cepi i popullit,,,po kemi pasur ndonjhere shtete ne te kemi sot,,,,me shume per ata njerez qe iken ne moshen me te bukur,,,…

  2. tomori i beratit says:

    E ç’pergjigje do japi koli i olldasheve qe di vetem te thithe e tymos puro.Ky bandit di vetem te vjedhe e te ngrej lart figuren e sali vrasesit.Jep pergjigje tani o minister monster e berishizmit.

  3. Saliu says:

    Ju lutem mos shkruani budallalleqe! Mos kerkoni te gjeni fajtore me zor! Ju shkruani “Rruga nga Qafa e Vishës deri në përrua është ndërtuar me vetëdije jashtë standardeve teknike tre vjet më parë, kur kjo rrugë është rikonstruktuar” . Ristrukturim do te thote rindertim. Pra eshte ndertuar apo rindertuar, do te ishte pyetja. Une e di se rruga eshte zgjeruar, pra eshte bere me e pershtatshme. Sigurisht eshte e veshtire, por eshte brenda parametrave. Atje kalojne cdo dite qindra makina, ne vere edhe me shume. Sigurisht nje rruge tjeter do te mirepritej, por do para. Deri atehere te gjithe duhet te bejne kujdes. Vetem kjo na shpeton. Nuk na shpeton gjetja e fajtorit me zor.
    Edhe njehere ngushellime per familjet e viktimave! Dhimbja per ta nuk duhet te na humbasi arsyen dhe te na shtoje inatin!

    1. redalb77 says:

      “Budallalleqe”!!!!???? Te duken budallalleqe jete njerezish te ikura kot, vetem e vetem se dikush donte te fuste me shume para ne xhepat e fryre me varferine dhe jeten e popullit! Nuk e di se sa njohuri ke nga rruget, por zgjerimi nuk e bene absolutisht me te sigurt rrugen, nganjehere zgjerimi ben efektin e kundert n.q.s. nuk shoqerohet me punime anesore dhe sinjalistike. Qindra makina mund te kalojne dhe vetem zoti i shpeton nga fatkeqesia por kjo nuk do te thote se rruga eshte e sigurt. E vertete duan para rruget e reja, por kur parat futen ne xhepa ministrash dhe lobistesh nuk ka nevoje ta gjesh fajtorin me zorr, e ke aty kelyshin e bushtres, bashke me dobicat e tjere!!

      1. Saliu says:

        I nderuar mik, mos ju refero gjerave qe une as nuk i kam shkruar dhe as i mendoj! Per mua budallallek eshte nxitimi per te gjetur medoemos fajtore. Nese doni te shani, shani, kenaquni! Por duhet ta kuptoni qe nuk nxirrni gje! Madje eshte shume e ulet qe te perfitosh nga raste te tilla per te share ate qe e ke inat, apo ndoshta e konsideron si armik! Nuk dua te bej Kasandren, por aksidente kane ndodhur dhe do te ndodhin, edhe kur nga pushteti te iki Saliu, adashi im dhe te vije nje tjeter qe mund te jete adashi yt! Cfare do bejme do shajme ate tjetrin? Prandaj do te ishte mire qe ne vete te bejme kujdes! Sigurisht dhe qeveria ka pjesen e saj! Eshte tjeter gje qe kjo qeveri nuk ndjen dhe nuk mban pergjegjesi! Cfare te bejme fati yne i keq! Ose do presim zgjedhjet ose do ngreme armet! Ke do zgjidhje ti? Une preferoj te dytat!

        1. redalb77 says:

          Edhe po erdhi adashi im, dhe ben te njejtat gjera qe ben ky kelysh bushtre, te njejten urrejtje do te kem edhe per ate. Qeverite i zgjedhim vete me vota, por kur qeverite nuk pranojne verdiktin e popullit dhe marrin armet per te qendruar ne pushtet, eshte detyra dhe e drejta ime dhe jotja te marrim edhe ne armet per te mos i lejuar te veteshpallen mbreter dhe te bejne si te duan me ate popull!!

    2. heron says:

      E parate i ha olldelja me saliun se sa po paguajme sot skemi paguar kurre ketij mut shteti!

    3. Albann says:

      Ne 97′ u vrane mijera njerez dhe na u tha te mos meremi me fajtoret(di ndonje fajtor peshk te madh?),kur plasi ne gerdec u vrane dhjetra vete na u tha mos e shfrytezoni politikisht ,mos kerkoni fajtore.Tani vdesin 14 vajza te reja e ne thuhet mos kerkoni fajtore por vajtoni.
      O z. Sali do e shkojme jeten me vaj apo do gjejme dhe ndeshkojme fajtoret? Aksidentet jane te pashmangshem por ama mund te reduktohen ne maksimum…Ato 300 milione $ qe vodhi Basha ne rrugen e kombit mbase dilnin per te bere nje rruge me pak te rrezikshme ne jug apo mbeteshin xhepat bosh…
      Je kryeminister i shqipetareve jo i familjes sate.

  4. redalb77 says:

    Po prandaj doli menjehere dobici i saliut te deklaronte se nuk ishte faji i rruges!! Keto ndyresira edhe varjen ne litar e kane pak! Bente dhe sikur qante kelyshi i bushtres!!

  5. petraq says:

    Te gjitha durohen nga fatkeqesia por ate pleh Olldash te ngrefosur qe dhe ne tragjedi ben karshillek si i forte nuk tolerohet.Te kaloj kjo tragjedi pasketaj kerkesa per doreheqje te tij qofte edhe per kete provokim ne mbrojtje te pislleqeve te veta nuk duhet neglizhuar nga opinioni publik,mbasi jam skeptik per sa do bej opozita

  6. Edi says:

    Nuk eshte ky vetem ky segment ne mosperputhje me kategorine e rruges. Ka shume kthesa te tjera te cilat mund te shmangeshin ose permiresoheshin duke ndertuar vepra arti,por sigurisht qe koha e ndertimit dhe kostoja do ishin shume me teper. Ministria ka bere nje zgjedhje duke marre parasysh dhe keta faktore, dhe ne fakt nuk mund te konsiderohet gabim sepse jo detyrimisht kjo zgjedhje ka te beje me prerje shiritash. Ministria eshte pergjegjese ne rast se parametrat gjeometrike te kthese si rrezja, zgjerimi ne kthese, pjerresia nuk jane perputhje me shpejtesine e lejuar ne ate kthese. Nese projekti nuk eshte ne perputhje me standartet e parametrave te mesiperm atehere pergjegjes eshte projektuesi dhe ministria ose institucioni qe miraton projektin. Nese projekti eshte ne rregull dhe kontraktori kontraktori nuk e ka zbatur ne rregull atehere pergjegjes wshte kontraktori, supervizori si dhe ministria ne rolin e punedhenesit.
    Tema le te investigoje parametrat sepse ne kete rast mund te ndihmoje te demtuarit te kerkojne demshperblim nga shteti nepermjet gjykates.
    Ka nje segment per te cilin jam kuriz te di arsyen pas nuk jane eliminuar kthesat, fillon tek kthesa e kakomese deri ne qafe gjashte. Kosto e eliminimit te kthesave ne jete segment eshte e ulet, kerkon vetem germim dhe jo vepra arti.
    Kam pershtypjen se ketu eshte problemi i ndertuesit sepse nuk besoj qe projektuesi te mos e merrte parasysh

  7. joni mister says:

    ne lufte nuk jemi por viktima si ne lufte kemi,,,,,,,,,,,,,,,te jete mire ministri i transportit… nja cope hajdut eshte asgje me shume ,,,

  8. sandri says:

    Aksidente ndodhin .mor vellezer. jane te paparashikuara ndaj dhe quhen aksidente,ndodhin ne vende me diktatute,ne vende me demokraci,ne vende ne zhvillim dhe ne vende te zhvillura ne vende me kthesa ne vende te drejata ne dishesa dhe malore,ka rruge me frekunce me te madhe aksidentesh dhe rruge me me pak aksidente.Ka gjithmone ah sikur te ishte kthesa nje cike me e gjere do e kisha mbajtur ne rruge oh sikur te ishte muri me i larte ,uroj qe rruga te rrugullohet sa me shpejte,dhe jo vetem ajo por te gjitha rruget e shqiperis.por per fat te keq do kete gjithmone ca rruge me te ngushta dhe ca me te gjera eshte detyra jone te hapim syte kur drejtome automjete rruget jane keto qe jane, jane bere me te mira dhe shpresojme te behen me te mira por ajo qe kemi ne dore ne eshte te drejtojme automjetet jo kthesat.kam shetitur ca neper vendete ndryshme te botes dhe kam pare tabela qe thone rrezik rreshqitje,rrezik reniesh guresh.rrezik kalimi kafshesh te egra ,kthese e forte …etc pra rruge te ndryshme kane rreziqe te ndryshme qeferia munde te kete shume faje por per ca gjera fajin e ka ai qe ben fajin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje