Ndrea Prendi dhe Agim Llupo kërkojnë të shpëtojnë me procedura

23 Maj 2012, 13:26Politika TEMA

Mbrojtësit e Ndrea Prendit dhe Agim Llupos, dy të akuzuarit e vetëm për vrasjet e 21 janarit, kanë kërkuar gjatë seancës së parë gjyqësore të zhvilluar sot, pavlefshmërinë e ekspertizave.

Avokati i Ndrea Prendit, Genc Gjokutaj, është shprehur se autopsia dhe ekspertiza mjeko-ligjore për Faik Myrtajn, janë kryer pa miratimin e prokurorisë. Të njëjtin pretendim ka ngritur edhe avokati i Agim Llupos, për autopsinë dhe ekspertizën mjeko-ligjore për Hekuran Dedën dhe Ziver Veizin.

Për këtë arsye, gjykata e ka shtyrë seancën e sotme, për të shqyrtuar kërkesat e tyre.

Kërkesat e avokatëve të Prendit dhe Llupos bëhet me qëllim që të shpëtojnë klientët e tyre me anë të procedurave, një praktikë tashmë e njohur në Shqipëri, duke nisur që nga rastet e Fatmir Mediut dhe Lulzim Bashës.

21 komente në “Ndrea Prendi dhe Agim Llupo kërkojnë të shpëtojnë me procedura”

  1. coku says:

    mendoj se jeni me te sigurt ne burg, se po te jeni jashte mund te dilni dikur per gjah.

    1. Vlora says:

      keta akoma jasht jane, apo i kan futur ne burg????

    2. Fiqiri Xibri says:

      Nese edhe ketu do hyje proçedura, atehere i vetmi opsion mbetet mosbindja popullore deri ne perzenie te kesaj qeverie dhe gjithe kastes politike qe e ka prodhuar pushtetin mafioy me veprimet dhe mosveprimet e veta.

  2. Pavaresia says:

    Me qene se Drejtesia Shqipetare eshte katandisur ne kete far’ derexheje, lulezon krimi dhe pastaj vetegjygjesia. (Avokati i krimit- Genc Gjokutaj, eshte bere i famshem keta vitet e fundit. U a ka ,,marre doren” mjaft mire ,,ketyre puneve” ne mbrojtje te krimineleve…Bravo i qofte!)

  3. 100 vjet shtet says:

    Edhe keta me procedure? Pupupupupupupupu….. i ka ardhur fundi kesaj bote.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Autopsia dhe ekspertiza mjeko ligjore jane kryer pa miratimin e prokurorise…?!?!

    Hajde merre vesh ti c’thote ky “avokat i zoti”..

    Dmth: Te me argumentosh, duhen argumenta, se ky argument, nuk argumentohet…

  5. naimi usa says:

    Mendoj se keto dy persona jane te pafajshem sepse sa mend dhe tru ka kallashi dhe pistoleta kane dhe keto dy te mjere.Nqs do te me lihej ne dore te vendosja drejtesi do te denoja:
    1-a.arvizu si arkitekti i kesaj masakre per te shpetuar berishen nga revolta popullore.
    2-salesh ram berisha si urdheruesi kryesor per vrasjen me duar ne xhepa
    te 4 protestuesve dhe perdhosjen e tyre disa here pas vrasjes.
    3-edvinaq kristaq ramushi per tradhetine “unlimited’ te gjakut te derdhur ne bulevard
    Po zhvillohet nje maskarade e pa shembull ne historine e shqiperise per te
    mbuluar nje tragjedi te tmerreshme si e 21 janarit duke u marre gjasme me rolin e presidentit kukukell e cila udhehiqet fatkeqesisht nga ambasdori arvizu qe po i trajton shqiptaret si fise tribu diku andej nga ishujt
    e paqesorit.
    Keto tre aktoret e pare do t’i jepja denimin maksimal te mundshem por nuk do te lija pa denuar dhe monstrat:
    l.basha
    g.ruci
    i meta
    j.topalli
    f.nano
    e volfarth.
    Ta harroje arvizuja se mund ta shpetoje berishen nga egzekutimi popullor
    per vepren e tij kriminale te 21 janarit.Mos u mundoni te fshiheni pas tragjedise se himares qe eshte nje rast me shume per te shporur junten
    mafjoze te berishes.

  6. sadiku says:

    MENDOJ SE ESHTE ME MIRE QE TE LIROHEN,MBASI DIHET SE SI VEPROJNE GJYKATAT TONA. NE BURG ATA JANE TE SIGURTE KUSE PO TE LIROHEN I KANE DITET E NUMRUARA. NE PLUMB DUHET TE PERFUNDOJNE ATA DHE SHUME TJERE ,POR LEPURI KA HY NE BARK TE SHUME-KUJT.

    1. Ben Chicago says:

      Me vjen keq per 4 viktimat e Rames,por keta ushtaraket kane bere vetem detyren e tyre e cila ishte mbrojtja e institucioneve.Ne asnje vend te botes nuk sulmohen institucionet sic u sulmua k/minisria.Demokraci do te thote zbatimi i ligjit,jo anarshi,pushteti ne demokraci ndrrohet me vote jo me kallash si ne ’97.

      1. FOX says:

        or kelmendas.
        lexo kujtimet e nje talebani si puna jote kur pushtuan dhe dogjen shtetin ne 14 shtator 1998.dhe e di me te forten:berisha shkoi deponoi te ambasada amerikane para nje juristeje amerikane.
        “””””-Pushoni, pushoni ! Po flet me Berishën ! –u dëgjuan thirrje. Më ngritën në krahë mes turmës.
        -Alooo ! Doktooor !- thirra me sa fuqi kisha. Doja që sa më shumë të dëgjonin se po flisja me Sali Berishën. U vendos një farë qetësie. Granatat ishin prapë në duart e atij djalit para meje. I hodha një vështrim nga sipër. Gardistët hoqën mburojën para fytyrës dhe shikonin edhe ata me një shpresë. Nuk donin të shkrepnin kembezën. Më njohën . Më kishin parë në televizor. Pjetër Arbnori me hodhi një vështrim që sikur lutej “Aman!”. Ai vazhdonte i varur mes telave me gjemba për tu bërë therror për PD.
        -Doktor ! A të futemi brenda ta djegim kryeministrinë ?!- gërthita sa fuqi kisha , sikur nuk e degjoja.
        Ta djegim ! Ta djegim ! – bërtiti turma. Mos thashë me vete. Më duket ia vura zjarrin asaj dhe vetes. Unë doja të dilja diku tjetër, por turma e mori si përgatitje për sulm. Gardistët ulën mburojat e fytyrës dhe drejtuan nga dalja.Pas nje cerek ore kryeminstria u pushtua nga demostruesit qe nuk e kishin me mendjen tek arkivoli i te ndjerit hajdari.ne disa dritare filloi te dilte tymi..””””

      2. lec li says:

        o ben ne teori e ke mire.ku ke pare gjeneral te dali me rovole ne dore dhe te vresi njerez kjo nuk ishe detyra e tij, gjenerali drejton nuk del ne ball te luftes per kete pune jane ushtaret dhe oficeret qe komandojne ushtaret dhe snajperat ai e la postin e drejtimit la detyren e tij .rovolia eshte per luftem ne distanca te aferta dhe nuk ka precizion.kur ka ushtar me automatik kur ka snajpera cdo ky me rovole.keta gardist nuk jane per te mbrojtur intitucionet se po keta njerez ose shoket e tyre (keta i pame mire ne gjyq)i sulmuan ato ne 98.fsheja ,mos dorezimi ose prishja e filmimeve nga kryeministria nuk ka logjik .disiformimi shpifja e ministrave me ne krye salen (se po te shpif une paguaj 25000000lek gjobe)demton shume rende shtetin qe ti kerkon ata nuk duan tja dine per kete une nuk pashe njeri me kallash ose rovole cader dhe nuk u provua do njehere.sharjet fyerjet mos bashke punimi me prokuroren(e ka vene vet) te tille lojra te pacipa nuk shkojne me. e gjithe loja eshte te na hedhin hi syve tane.puc shteti vetem koqet e hajne kete teze ose sahanleperit e pushtetit

  7. Mashtrim dhe jo drejtesi says:

    Edhe keta me ndihmen e “gjykates se korruptuar” te Sali Kriminelit kerkojne t’i shpetojne denimit dhe burgimit.
    Tamam sic beri me Bashen Faqe-Trashen, Mediun, Shkelzenin etj. etj. njerez te oborrit tij.
    Prandaj trembet nga Z.Rama i cili eshte betuar se do ngreje drejtesine e vertete per popullin.

  8. Gjergji says:

    Po u liruan edhe 100 vjet te tjera te lumtura do rrojne njesoj si komunistat qe vrane e interrnuan me mijera shqipetar. U harrova se keta komunista e kane emrin Sali Berisha,Fatos Nano etj!!!!

  9. Tirona says:

    Kush eshte ai qe mban peng Shqiperine, kush jane keta opozitare legena qe rrin gjithe diten duke i rene legenit.Turp ti vije shoqerise civile qe nuk ka forca te mbroje Shqiperine nga keta hora qe po e mbajne peng kete vend

  10. rudina says:

    Po pamjet filmike jane edhe ato te montura nga fiksi cfar thoni more turp i botes nuk u vjen turp ketyre gjykatse se ja kane ulur vferat detyres se tyre sa populli nuk ka besim me.Per mendimin tim kete qe behtet ne drejtesine cfar te them drejtesi i thencin se nuk ka fare por ne kete rast i hapin rugen hakmarjes se me sa shoh une nuk qofte se ata nuk denohen nga drejtesia sbesoj se do kene qetesi te dalin neper rruge vetem te zhduken nga shqiperia se sic thote populli hak pa mare dhe gjak pa lare nuk do mbetet prandaj shoke gjukates beni detyren qe ju takon dhe aty te ndjereve tu prehen kockat ne paqe dhe famijaret te jene te qete qe per te dashuit e tyre u vu drejtesia ne vend.

  11. teni says:

    kushdo qe mendon se opozita e ka harruar 21 janarin gabohet. ama vendosja e drejtesise per 21 janarin kalon doemos nga nderrimi i pushtetit sepse sa te jete saliu padyshim qe do luftoje me sa ka ne dore qe te mos kete drejtesi. nqs pas ardhjes ne pushtet PS dhe Rama e harrojne 21 janarin atehere po qe ju duhet kerkuar llogari dhe me te madhe bile. po sa kohe ps eshte ne opozite me keta gjykates qe kemi ne sot…

  12. ??? says:

    ben chicago, ato njerze qe vdiqen nuk ishin viktimat e rames , por popull ne protest .garda me te vertet ruan institucionet por vrasjet kan ndodhur shume larg rrethojes se kryeministris dhe vrasjet kan ndodhur pasi populli po largohej. dhe ti zoti beni une jam qytetar shqipetar si dhe taksapagues i rregullt i ketij shteti ,dhe kam te drejt si person me thy qa te du shtetrore deri kur te me kapi policia .qeverit ndrrohen kurse taksat per qytetaret jan te njejta.

  13. turi says:

    lul basha(minis. athershem) dhe gardistat s’bejne as shurren pa i thene sales,jo me te vrasin njerez.arvizu e quajti burr shteti ket burr muti.

  14. brigada 8s says:

    Vetem vetegjygjesia i lan hesapet me keta plehera!

  15. Bbb says:

    Perderisa Rama e fali Meten per 21 janarin, perse nuk duhen falur keta dy kriminelet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje