Kur je njeri që ke fuqinë e ekranit (sado të pakët) në këtë vendin tonë njomëzak, hokatar dhe tragjik, ka dy forma me të cilat mund të identifikohesh! Njëra është ushtar i një kauze të diktuar nga eprorët apo nga “çunat” e pushtetit dhe e dyta një gaztor që i injekton shqiptarëve iluzionin që me anë të atij ekrani të vockël “High Definition” mund të ndryshojnë apo harrojnë realitetin pocaqi që jetojnë përditë! Besoj që ka ardhur koha për një formë të tretë personazhi publik që mund të ndikojë shikuesin, i vërtetë me veten dhe ata që e ndjekin, cinik, agresiv, kundra rrymës, i ndershëm (ky i fundit besoj është më i diskriminuar se komuniteti LGBT)! A ka këllqe ta bëjë njeri? S’e di dhe s’dua ta di… Është zgjedhje personale, iku koha e te jetuarit në turmë! Zoti më dhëntë fuqinë ta arrij një ditë ta bëj plotësisht për të shpëtuar veten mbi të gjitha, për t’i dhënë kuptim dhe peshë emrit dhe mbiemrit tim (mendoj që kështu duhet ta mendojnë të gjithë)! Është hera e parë qe marr guximin të shkruaj publikisht sepse kam mllef…
-Kam mllef se u bënë 100 vjet shtet dhe përveç Ismail Qemalit unë s’jam krenar si shqiptar për asnjë lider të këtij vendi.
-Kam mllef se vendi im është akoma duke lëpirë plagët që hap çdo ditë vetë…
-Kam mllef sepse kam bërë një këngë për shqiponjën e kësaj Shqipërie dhe shqiponja ka mbetur kauzë e ca batakçinjve që një Zot e di ku e kanë atdheun!
-Kam mllef se asnjë burrë Shqipërie nuk ia tregoi vendin Enver Hoxhës!
-Kam mllef se në vitet ‘90 isha kalama, ndërkohë që do doja të isha doktor, piktor, ekonomist apo student me një dëshirë të papërmbajtshme për demokraci, për liri, treg të lirë, shtetin e së drejtës etj, etj, etj… Dëshirë të sinqertë ama!
-Kam mllef se në ‘97-ën nuk kisha mllef, por më shijonte ai harbim i plotë, ajo orgazëm baruti e një shoqërie të tërë…
-Kam mllef se kur pata për herë të parë të drejtën e votës, votova pa dëgjuar asnjë alternativë! Votova siç na ka hije ne shqiptareve… Për ideal!
-Kam mllef se mbroja Fatos Nanon kryeministër në çdo bisedë që bëhej asokohe dhe kur i thoshin hajdut…
-Kam mllef se fjala “Katarsis” më dukej seksi!
-Kam mllef se besoja që Berisha and co. do i mbanin duart e pastra kur erdhën në pushtet
-Kam mllef se qeshja kur thoshte gjyshja: “Luli është si Enveri i vogël që ju bëfsha kurban…” Kurbani i gjyshes u bë best seller!
-Kam mllef që Fazlliçi është më joshës se Kim Kardashian dhe e do një shtet i tërë!
-Kam mllef se thjesht qesha dhe mendova: “Sa kuçkë e lezetshme është politika…” kur Meta shkoi e u fal tek Berisha në emër të integrimit!
-Kam mllef se besova se po vuanin shumë socialistët në grevë, ndërkohë që shtonin në peshë dhe gjithë idealin e gllabëroi për një natë “Krokodili”!
-Kam mllef se në 21 janar shkova për të parë “spektaklin” dhe s’dola live në TV-në ku punoj e të derdhja gjithë helmin që meritonte ky palo pushtet… Njeri s’më ndaloi! Duhet ta beja sepse sado modeste të ishte mbase disa shqiptarë të mirë do merrnin guximin e do bashkoheshin me mua! Fatkeqësisht nuk e bëra! Turp!
-Kam mllef se nuk shkova në varrimin e 4 njerëzve që ikën për dhjamë qeni sepse kisha punë …
-Kam mllef se nuk pështyva në surrat asnjë prej atyre gjykatësve që dhanë vendimin për videon e “Bllokut”.
-Kam mllef sepse akoma na japin mend Artan Hoxha, Artur Zheji dhe të gjithë “shahistët e Rognerit…”
-Kam mllef sepse Çili është mllefosur!
-Kam mllef se Drejtori i Teatrit Kombëtar “fiton” audicionin si aktor në një shfaqje të Teatrit Kombëtar për të “dalë jashtë shtetit!”
-Kam mllef sepse në një premierë në kinema, me fudullëkun, shkujdesjen dhe arrogancën e moshës, Ardian Klosin nuk e lashë të shihte filmin rehat duke zukatur pafund mbas shpinës së tij, ndërkohë që ai me gjithë sharmin dhe elegancën e një njeriu të butë, thjesht psherëtiu rëndë sikur donte te thoshte: “S’ka shpresë kjo racë!”
-Kam mllef se askush nuk del që të bërtasë: “Kujdes me ngjalat se janë me yndyrë, bëjnë dëm kur hahen pa teklif!”
-Kam mllef sepse në 2012-ën rrugët tona akoma janë varre masive…
Këto më sipër mund të jenë mllefe të vockla apo të mëdha,kauza madhore llokoçitur me kapriçio naive qe do harrohen dhe ndoshta nuk e meritojnë të quhen mllefe, por ama e besoj vërtet që mos të gjitha, ndonjëra prej tyre në një formë ose tjetrën revolton së paku një nga shqiptarët e mirë të këtij vendi…
Boll i gëlltitem mllefet që kemi brenda, boll i lamë të vdesin me ne, boll i trajtuam si jashtëqitje…
Le ta gjejmë besimin dhe fuqinë tek Kurani, Bibla, Shqiptaria, Himni, Skënderbeu apo tek vetja, ama ta gjejmë…
Hej… Një jetë kemi! Boll u ndamë ca të “Mëmëdhe-së” e ca të “Atdheut”! Jemi të Shqipërisë! Nuk është turp, as klishe! Jemi të Shqipërisë… Duam apo s’duam!
P.S: O zot mos më bëj kurrë të më shuhet mllefi i GËRDECIT!
Bravo Turi…
Besoj se ky eshte shkrimi qe mund te perkufizoje me se miri skenen e ndyre te politikes se 20 viteve te fundit…
O si nuk kam nje grusht te forte,
ti bij mu ne zemer malit qe s’bzan,
ta dije dhe ai cdo me thane i vogel e
n’agoni tperdihet si vigan i vrame.
me pak fjale politika shqiptare ?
OooUuuu TURI..???
Paske gjithe keto mllefe Ti..???
Ç’fare ke bere ti per keto mllefe qe pershkruan?
– a je perpjekur ti korrigjosh ato, a je perpjekur ta zhvillosh kete vend?
Jo. ta them une qe jo. Se ti je brezi qe vjedh, je brezi qe kopjon dhe perpiqesh te fitosh pa merite.
Je personifikim nga brezi qe nuk i ve gjoksin punes, por zvaritesh dhe pervidhesh, per te perfituar nga rezultati qe te tjeret e kane arritur me mund – e ti korr merritat e parate. Je kalama i mesuar me miliona, e kesisoj nuk e ke problem te shesesh gjithcka per te patur milionat qe je mesuar (karakterin gjithsesi e ke te parin nder gjerat per shitje. Je mesuar me miliona, jo nga vlerat e punes, por sepse ke patur guximin e paturpesise, si edhe nje dyzine “artiste” apo “vip-a” te sojit Çiljeta, e sorollop.
Edhe ky shkrim eshte kot, pa vlere, pa kontribut per Shqiperine.
Ke mllef ti?? Na plasi se ke mllef!!
eshte ky njesoj me Ciljeten? a je ne terezi ore? me thuaj nje mik qe e ka ndihmuar kete te shkoje aty ku eshte, 27 vjec producent i gjysmes se emisioneve ne vizion plus. milionat ja dha jot em apo yt at? po ikni o shqiptar te keqinj, te lig dhe te shemtuar se jeni vetem per vrer vrer vrer ashtu sic ju ka mesuar saliu baltos baltos se do ngeli dicka.
O shoku, se kush e ka ndihmuar Turin nuk i futem, se gjehet pa problem.. Ti thjesht shiko emisione te RTL-se dhe do gjesh show-n e Turit. Eshte Kopje shoku!! por nuk i futet gjermani ti vere gjoba Turit..
Per leket e nones time, s’behet fjale. As qe bohet fjale per xhelozi, se s’me plas per Turin dhe kush eshte Turi (xhelozi s’kam qe s’kam) por qe ben ca rreshta Turi, dhe marrin te gjithe kot, – kjo eshte alla Greke dhe Shqiptare.
Me Saliun s’ka lidhje fare komenti im dhe shkrimi i Turit.
Pooo, ka lidhje me ‘dele’ si puna jote qe ‘lageshtohesh’ nga gezimi dhe qefi kur shkruan Turi!!
Interesohu pak ti shoku, ka dhene gje gjak Turi per te plagosurit?? Ta them une, – JO deri sa ka shkruajtur kete gjene siper, nuk ka dhene!!!
Pse?, sepse eshte tip i medias ai, ai shkruan dhe nxjerr mllefin, ndersa gjakun e japin njerzit e tjere..ata qe nuk shkruajne dhe qe nuk mbajne vizionin me emisione..
O shoku ‘Dele’ zgjohu. Ti je me vlera, ndoshta dhe me shume se Turi. Thjesht hiq dore nga zakoni i vleresimit te te tjereve me shume se vetja jote!
Fillo dhe vleresoje tjetrin kur e meriton vertet, dhe jo kur nderron ngjyren e buzekuqit!! (apo kur ben buzet si Sonila Meco)
Miresevjen ne jeten reale, shoku!!! Perballoje dhe mos u merr me nonen time!
Meqe mendon se Turi eshte producent a mund te na thuash ke program ka krijuar ky djalosh???!!!
I zeme me radhe
1. Apartamenti apo skech show eshte ideuar nga cunat qe e bejne (Juli, Genti e Ermali)
2. Mos u nxeh. Njr palacollek qe nuk e ka shokun.
3. Pralla me apo pa mbret. “Kete e ka ideuar vete”
Por nuk mendoj se nje njeri duhet te nxjerre shale e gjoks per te qrne si Ciljeta.
Padi sjo te pakten i ka te sajat gjerat qe reklamon apo prezanton.
Sa i suksesshem eshte dikush qe i provon te gjitha per sukses?!?!
Sa i ” mire” eshte dikush qe mundohet te promovoje te dashuren e vet pa asnje lloj vlere?!?!
Persa i perket kenges se shqipes edhte mire mos ta permende pasi aty vetrm rakine ze ne goje ky atdhrtari.
Dhe une them: “ke mllef ti??? Na olasi se ke mllef!!!!!!
ky shkrim qe turi ka shkruajtur eshte nje gje e vertet te pakten turi mllefin e tij po po e shpreh qe ti dhe un dhe gjith shqiptaret e tjer te ngrihemi sepse po jetojm ne nje difuzjon krejt ndryshe nga ce meritojm per sa i i perket turit ju nuk e njihni se si ai eshte ngritur ne jet , i vetem ne mes te rugeveve te tiranes pa mbeshtetjen e hijes se babait te tij , pati vullnet dhe zgjuarsi gje qe shum njerzve i mungon pati kuraj mos i shani te pakten kur nuk jeni te informuar mbi tjetrin mos te duken te gjith palaco dhe hajdut se ka akoma njerez te ndershem por te vetem jan te pafuqishem prandaj dhe turi po ben thirje
“Na plasi se ke mllef!!” shume e gjetur dhe e bukur kjo…
Per Tironsin:
Me sa shoh ti ke me teper mllefe se Turi, se qe ne momentin e pare je duke u cfryre… Por ja qe ndaj jemi ketu, te cfryhemi, jepo vella, mos u ndruaj
Turi i vocerr,
Nuk tregon se je i madh kur shkruan per gjera te medha.
Je rritur ne nje ambient qe edhe pse ne ate moshe qe ishe ti, u molepse me propaganden perreth teje, gje e cila te edukoi edhe ty qe, kur u rrite, duke ironizuar politiken edhe ne emisionet e kalamajve e me pas shpreh deshiren te ishe ne ate kohe doktor…Me vjen keq qe paske mllefe ti, mendo pak se sa mllef kane me te moshuarit se ty e qe kane qene ne gjendje te prisnin me shume nga politika shqiptare. Te ishe doktor apo jo, e shumta do ishe kryeminister, Fatos Nano apo Sali Berisha. Ne te dyja rastet do ishe edhe ti kryeminister hajdut; edhe president te ishe bere, prap hajdut do ishe. Nuk duhet te kalosh jeten me mllefe. Ne moshen tende, po te ishe futur ne konceptin e paster te demokracise, do kishe kontribuar me mire ne politiken shqiptare pa influencat e familjes dhe te afermve te tu. Je nje nga ata kalamajte qe ishin tifoz me Partizanin se fitonte nga qe kishte lojtaret me te mire e me te zgjedhurit e atyre qe kishin ate force perzgjedhese. Duket sikur nga qe u zhgenjeve nga politika qe i u fute qysh kalama, mllefet qe cfryn te qetesojne. Politika ne Shqiperi nuk luhet nga politikanet shqiptare. Politikanet shqiptare jane te detyruar te bejne ate qe i thone politikanet e fuqishem nderkombetare. Ne s’te pelqen politika, me mire rri larg saj qe te shpetosh nga mllefet.
Uroj qe te qetesohesh!
Ohhhhh p.. Te somes. Ndonje dite do ngrihet edhe k…i im te shkruaje, derisa e beri edhe turi… Nje maskara, pervers i patalentuar dhe intrigant. Shiit gjithe keto veti ne moshen e tij. Ky eshte prototipi i brezit qe po e qelb shqiperine. Turi paska vendosur te beje karriere ne politike, Vizion Pkus na u be sh i vogel per te hahahaha
o turi fli gjum se c`lodhesh
ne lidhje me njerezit qe nuk e njohin TURIN????? eshte e rralle qe nje 27 vjecar ngre zerin per venndin e tij dhe jo per veten e tij ????eshte normale qe nje koment i vertete ne SHqiperi ka emra si PS PD GREK ose SERB mblidhni mendjen se kjo eshte e verteta e hidhur e vendit tone te dashur keni nevoje nje pasaporte ????? duhet te japesh lek nen dore ????per nje patente ,per nje hyrje si turist ne vendin tend po ashtu???? per nje leje banimi ,per nje leje qendrimi,fale politikes sone te mbare behen cmontime armesh ne mes te kryeqytetit behen vrasje ne mes te kryeqytetit ka femije qe jane te ngujuar qe skane buken e perditshme dhe jo te tjerat????????njerezit shkojne ne zyrat e administrates shteterore per problemet e tyre jetesore dhe ikin duke QARE eshte koha qe fekalet komuniste duhet shdukur perfundimisht nga mentaliteti juaj dhe imi bashke zgjohuni ju SHQIPTARE PREJ GJUMI ZGJOHUNI;DHE PER BASHKEFOLESIT TURI E KA NGRITUR POZICIONIN E VET ME PUNE DHE ME DJERSE DHE JO ME MILIONAT E BABAIT OPO NENES ATE QE KA TRASHEGUAR NGA PRINDERIT ??????ESHTE NDOSHTA AJO QE JUVE NUK E keni guximin per te publikuar realitetin e hidhur me vjen shume keq per ju JENI SHUME TE VEGJEL DHE JETONI NE HIJEN E DIKUJT ???? rrituni dhe pranojeni realitetin ka ardhur koha te mendojme seriozisht pet vendin tone jo si PD ,PS,mysliman, katolik apo ku e di une se cfare????? POR SI SHQIPTARE VENDI YNE KA NEVOJE ,,,,,O SOT O KURRE COHUNI JU ?????me mire Ne,,,,,, NGA GJUMI COHUNI????????
E di qe jam pak me vonese ne lexim e shkrimit por gjitsesi mendoj qe mund ti them dy flale per kte.
E para,duhet thene qe shkrimi nuk eshte i keq e, ka rime,ka ndertim apo strukture te mire menduar dhe gjithashtu pak emocion ne dhenien e fakteve por ok pavarsisht te gjithave ajo eshte nje perpjekje e ketij djaloshi bashkemoshatar per te shprehur ate qe ndjen ai,ate qe mund te ndjej une ,ate qe mund te ndjeni ju etj ose ndshta shpreh ate qe Turi do deshironte te ndjente dhe kjo eshte gje e mire,perpjekje e mire,<>
E dyta qe dua ti them Turit eshte se ok more djalosh ti po na i thua te gjitha kto por a nuk mendon qe edhe ne i dime te gjitha kto ndoshta me shume se kto por si i behet e,si i behet ? Ulemi dhe i shkruajme neper gazeta,apo ulemi dhe i themi neper tv? dhe nese i bejme kto cfare pastaj?20 vjet nuk eshte bere kjo?cfare u be<cfare ndryshoi?diku ne te veretetat e tua thuhej per shahistet e Rognerit apo te ndonje Rogneri tjeter qe luajne ose i luajne ushtarin mbreterve tane sipas rregullave te tyre,dhe cfare pastaj?Cfere pastaj e?
A nuk mendon qe kto qe thua apo menyra qe zgjedh per te thene kto qe mendon apo beson qe i mendon eshte e <>,,Them eshte e gabuar nese ty nuk te pelqen loja e shahut te Rogneri,e theksoj NESE?
Ne kte vend te vogel shume gjera ndodhin more djalosh shume gjera ndodhin dhe shume gjera nuk ndodhin por cfare pastaj?
Nuk e ndihmojme kte vend duke shkruar gjera neper gazeta edhe kur ato jane te verteta,,nuk e ndihmojne as mllefet e tua te shkruara ne zyren tende me conditioner as mllefet e mia te shkruara ne ndonje internet cafe.
Kte vend djemte si ty dhe si une nuk duhet te rrine ulur dhe te shkruajne per ate qe politika ben sepse kte gje e bejne me mire ata,Ata shahistet e dhjamosur te rognerit qe po thonim,,por sa do qe mire ata ta bejne mos harro qe numri i atyre qe lexojne te <> e tyre ne <> e tyre eshte shume here me i vogel sa numri i atyre qe kane nevoje per shume gjera o Tur,,por cfare pataj?
Djolosh,nuk ndihmojme keshtu jo nuk ndihmojme,a nuk mendon qe eshte me mire te hecim,te hecim dhe dhe te shohim pjesen tjeter qe nuk i shkon gazeta te lagja apo nuk i shkon interneti te lagja pavarsisht se SHAHISTET thote se jemi ne moshen digitale,High definition etj……Per kta njerez duhet te besh ti,une ,ne,,te besh ti,,te besh ti sepse ti e ke mundesine dhe aksesin ne percimin e fjales tende ,te times etj por kte gje ti nuk po e ben TUR nuk po e ben.ndoshta nuk do .ndoshta nuk mundesh, ndoshta pse te besh dhe ndoshta pse te mundesh!!por nese nje moment kur do qofte ai ti vendos,mos e shkruaj perseri pooor hajde .Hajde pra te gjithe bashke te levizim,une si shume te tjere nuk mund ta bej,nuk kam si, dhe ti i di e di kte,,dhe shahistet e dine kte…beje pra,beje pra ti nise ti dhe te jesh i sigurt qe une dhe ne do jemi te dytet.
…….
interesante, kjo ja vlen
BRAVO! me te madhe.
BRAVO.
Bukur, paster, qarte!!!
TE gjithe duke thene bravo,bravo,bravo,bravo
Ne jeten e perditshme mes te gjitha problemeve,
degjon per korrupsion ne shendetsi,arsim,etj,etj
degjon per papunsin,dhe ne mes te gjitha ketyre
problemeve, fraza finale eshte”NUK BEHET KY VENDE
PO NUK VURI DORE NJERI” ne presim qe te vij dikush,
te na rregulloi te na shpetoi,dhe themi vetem bravo.
ç’fare bukur e paster, more?? Hapni syte dhe shikoni.. se u bete te gjithe si Greket qe bejne show dhe lustrime..
Bukur hartim i klases se 8-te?
Ke degjuar gje ti te beje te tilla, per shembull nga Vace Zela?, apo Sander Prosi, apo Tinka Kurti e Vera Grabocka ne kohen e vet? apo sa e sa te tjere..?
Jo, natyrisht qe jo, se ata punonin dhe nxirrnin vlera. Edhe pse nen trysnine e ideologjise, ne vetem “nje rrugice te ngushte” qe i kish lene ne dispozicion regjimi, ata bene muzike, ata lane vlera – e bene shkelqyeshem detyren dhe misionin qe kishin marre persiper!!
Ato kenge kendohen edhe sot, bile Pandi Laco e letyra te tjera bejne 100-kenget e shekulli me ato kenge.
Po TURI, PANDI, e kompani.. ç’fare bejne??? Thjesht majmen si kepusha nga vepra e te tjereve, – farë parazitesh! Aaahh po, bejne edhe show dhe hartime me tema “kam Mllef..” etj..
Dhe disa me siper ne komente i krahasojne me Migjenin “te kisha nje grusht te forte”!!
Ç’fare budallaleku! Migjeni shkruante me tuberkuloz, bridhte neper bjeshke kembe pas kembe, ndersa Turi shkruan i zhytur ne rahti, vendos pale edeh foton e vetes si “pupe e bukur me teatrin ne sfond”!! O ZOT!!
Na Paska Mllef Turi!!!
Migjeni i shkruante fenomenit, -varferise, -Lulit, etj.., Turi na qahet se e mbyti mllefi!!
Se mos na i vijne menstruacionet Turit.. dhe pastaj si do ja bejme..!!!
Tironsi…Une ne fakt po mendoj qe tema eshte Mllefi i Turit dhe gjithe zhvillimi i temes eshte ajo cka ju po shkruani ? Secili prej nesh e sheh realitetin ne nje menyre te caktuar. Turi ka mbledhur mllef sepse ndoshta po te ishin gjerat ashtu si do ai, ndoshta do kishte me shume sukses, nuk do kishte gjysmen e vizionit por do kishte te gjithe vizionin. Ndersa ju ndoshta e shihni realitetin si nje kopje e se kaluares, ku fuqia me e madhe vjen nga e vjedhura. Por gjithashtu duhet te jemi edhe te vetedijshem se cfare po ndodh ne Shqiperi tani. Sa lloj klasash kemi? Te varfer te mesem dhe te pasur? apo vetem te varfer dhe te pasur? dhe pse?
Sa eshte % e papunesise? Nuk ka pune, jemi dembele ne shqipetaret apo si eshte puna? Si dreqin do e sigurojne jete keta shqiptare? Dalim lypim? po ishim te gjithe te varfer ku do lypim te njeri-tjetri?
Por ja qe paska pas njerez te zgjuar qe shfrytezojne rrethana te ndryshme, njerez te ndryshem per ti shpetuar varferise. Si i shpetohet varferise ne kapitalizmin shqiptar??? Me teorine e modifikuar te Robin Hood…vidh nga te varferit qe te behesh me i pasur dhe te varferit te behen me te varfer. Si mendoni ju qe mbahen gjithato emisionet e Turit? Ato emisionet e Turit dhe shume te tjera jan thjesht fasada e reklames qe behet. Ndoshta ka dhe vete emisione qe jane vete reklama. Por gjithsesi, dua te them qe Turi ka gjetur alternativen e medias per ti shpetuar varferise, nje tjeter ka zgjedhur prostitucionin, nje tjeter drogen, nje tjeter ka zgjedhur karrieren si biznesmen, nje tjeter ka nje post ne administrat, nje tjeter eshte taksixhi, nje tjeter punon ne banke, e keshtu me rradhe deri sa te arrijme tek ata qe nuk kane se cfare te zgjedhin. Eshte ky kafaz i hekurt qe i mban keto dhe shume njerez te tjere te mbyllur. Shoqeria shqiptare eshte shkak i te gjitha trazirave. Perbehet nga shqipetare, perfshire ketu edhe ato qe na qeverisin. Ne i zgjodhem, Ne i dhame vote. Pse dreqin po qahemi tani???
Si perfundim, o Tironsi im, un mendoj bravo i qofte ketyre qe jane bere te pasur. Ti e kupton pse revoltohen kto? Sepse duan te behen akoma me te pasur. Duan te bejne dicka po se bejn dot. Turi qahet per duart e pastra te berishes…kujt i intereson? Ti nqs je kunder, mjetin e ke(median).Arma me e fuqishme per te luftuar me shoqerine. Filloje ti luften dhe na fto dhe ne te luftojme me ty. Ta mban?
O Tironso, mos e vrit menjen lale. Un shpresoj qe ti ta kesh jeten ne terezi. Nese jo, me vjen keq. Ska per tma nigju fjalen njeri as mu as ty.
Kapitalizmi ne Shqiperi nuk identifikohet si konkurrence dhe me shume pune. Ketu identifikohet me VJEDHJE.
e kane quajtur te tille nuk eshte vetquajtur Migjeni ok zoti tironsi ketu flet Kuksioni pra ai me ane te mllefit jep mendimin e tij personal qe ty po te ndjelli keqardhje per veten dhe vendin ku jeton nqs nje nga keto mllefe te ka prekur ndonjeher edhe ty atehere behu realist dhe pranoje , por mos u bashko me te tjeret qe kane deshiren vetem te kundershtojn kot , vetem e vetem per ti dal kunder turmes se prekur per te rene ne syyy ….
Ky kenka tirons i zbritun prej Tropoje.
te lumte goja e dora!!
sa mllef paska ky…ke personifikon ky njehere??? pa emer, pa mbiemer
Per here te pare o Turi por e paske qare. Te lumte pena dhe mendja.
Kane mbetur pak kurajoz dhe sycelet qe te thone te verteten, larg servilizmave, spiunlleqeve, thashethemeve apo krahinizmave.
Ka ardhur koha ti dalim ne balle te keqes. Mjaft ma me hipokrizi dhe shtirje. Deri kur keshtu o popull?
Po,po, Turi!Bashke kemi goxha diference ne moshe, por na bashkon ,,mellefi” i te njejtit sens por me nje korigjim te vogel: Une nuk do tu jepja mellefeve te mi fuqine e paraveprimit(dua te them qe nuk i ushqej mellefet per nje kohe qe s’kisha dale ende ne drite te diellit). Gjithesesi, mellefi yt i virgjer, i ngjane mellefit te grushtit te Migjenit qe donte ti binte ,,malit”… te Padrejtesive te kohes kur jetoi poeti i Madh. Skica jote eshte tregues i shpreses se,Shqiperise nuk do ti thahet barku asnjehere per te lindur djem e vajza qe do ta duan me gjithe shpirte kete vend e do te punojne per perparimin e tij.
Shkrimi ka arritur qellimin e te shprehurit qarte te ‘mllefit’…por ne kalimin e cdo paragrafi, me shume se nje mllef i nje 27- vjeçari, si Turjan Hyska, (i strehuar NE “Aparatamentin” e Vizion +) kumbon fuqishem DUFI militantist,ku cuditersiht vetem Edi Rama and Co nuk permendet. Cfare do te thote kjo… qe Hyska po na tregon se e ardhmja e shumepritur pa mllefe do t’ia sjelle vete Edi Rama??!!
Me nje brez kaq militant, si ky Hyska, Shqiperia vertete do te eci shume perpara. Pastaj nje pyetje kam per Hysken, i cili ka shkruar ne menyre histerike, vetem per mllefe personale per njerezit… Kush eshte Turjan Hyska???
Se ke kap thelbin shoku.Mllefi eshte per te gjithe,per te gjitha,qe ndodhin ne boten Shqiptare dhe perseriten gjithmone dhe aq shpesh saqe njerezit tashme i kane pranuar si pjese normale te jetes dhe skane me asnje reagim sado te vogel revolte ndaj tyre.Ska lidhje te vecanta e ka fajin ky apo ai,nuk ndahet ne kampe!Ti nderkohe e kalon me komentit tend direkt ne kete prizem,ku je dhe i pasakte pasi komenti per greven me duket se per personazhin qe ti aludon eshte!!apo jo?Respekte Turit dhe sa me shume personazhe te tille te kemi ne median e shkruar dhe vizive qe te kujtojne ate qe shume prej nesh harrojne.
Po ta shikosh me kujdes artikullin permendet Kurban me i shitur…dhe aty kuptohet qe po flitet per Ramen…Ky nuk eshte artikull militanti por artikulli qe ka ne mendje cdo shqiptar i zhgenjyer nga andrrallat e politikes, politikaneve gjate gjithe ketij tranzicioni
tani turjan hyska eshte vetem 27 vjec dhe ka nje nga showt me te medhenj ne shqiperi. perpos kesaj ka pas dhe ato me femijet etj etj. saper militantizmin…ato ngjalat se per ke jane, spo e marrim vesh ketu ? kapni thelbin o shqiperi e mire. mos u merr me formen po me permbajtjen.
opaaaa ku e nxorri koken edhe berishiani i rradhes, ky me shoke ta jep sapunin per buke..
shume bravo o Turi.
Nuk e mendoja se nje njeri qe aq mire mundet te krijoj humor per shume te tjere, do te mundej po aq fort te apeloj mbi te gjallet nese ka te tille.
pjesa e pare mu duk pa lidhje….duket qe eshte stil djalosharesk…vetem Rama nuk permendet!!!!….ndoshta do jete te mllefet e “to be continued”….shume amatore si shkrim dhe aspak impresionuese. Nuk ke Mllef ti Turi qe besova se Rama kishte vetem 5000Eur kursime nga gjithe keto vite politike, apo nuk ke mllef ti qe u la ashtu sheshi skenderbe per 2 a me shume vjet gjate kohes qe ishte ai kryebashkiak? per pajtimin e tij me Meten, pasi ca nuk i tha,pasi beri ate marshimin ku u vrane ata te katert, per kete nuk ke mllef ti Turi? e sa e sa histori ka ky personazh dhe politika e tij….te lutem neji nje pastim koshiences e me pas perpiqu dhe njehere te shkruash…
Si denmokrat i flakt qi jom kom mllef qi ai Edvini para shum vitesh doli nudo n’plazh nudist e qi prej asaj dite ters i kon ec punet venit e sidomos Doktorit deri te perkeqsimi i shnteti mendor te Doktorit dora vet. Ki asht mllef qi nuk po e lexoj te ajo lista e qi duhet me u shtue me doemos nryshe do ti quj mllefe kamunistash.
O lym demokrati!
Te jesh ne demokraci eshte te kesh te drejten e fjales dhe te mendimit.Dhe jo te mendosh e te besh ashtu sic do ti me shoke.
Meqe qenke shokuar nga lakuriqesia e Edvinit,,paske probleme serioze.Kemi te drejte te kemi mllefe dhe te themi ate qe mendojme edhe shikojme.
tamam ky demokrati ka ca probleme me lakuriqesine te ruhet njehere se ku i dihet.po keta qe kane probleme me lakuriqesine ndoshta skane sh probleme te lyejne duart me gjak.
O ty te shplafte mortja ishalla, ik meso njehere te shkruash e pastaj ki mllef me ata qe dalin nudo ne plazh. ca dalin nudo,kurse ca te tjere vrasin pa i dridhur dora.ti do jesh nga ata qe preferon te vrasi e ka frike se mos i prishin nderin nga pas ata qe dalin Nudo
ik mer kokrra malokut
ja ke fut kot tani duket qe qenke militante po ska rendesi keto vargje jane plot kuptim per ate qe dine te lexojne e te kuptojn ejo per njerez dokudo qe kapen pas interesave vetjake
Sa per mendimin tim Turi ia ke arritur qellimit ke gjetur jo vetem nje shiptar qe te bashkohet me ty po me mijera dhe mos u merzit se ka edhe nga ata qe do te dalin kundra kjo dihet po kjo jo per faj te tyre po sepse ua ka bere trute dhalle saliu e te tjeret si ai pak rendesi ka kujt parti i perkasin jane te tere njelloj per sa kohe jane antishqiptare dhe sbesoj se ka njeri qe del e thote se e duan shqiperine apo popullin shipetar vetem injorantet ne kuptimin e mirefeillte te fjales,te paditurit fatkeqesish ?
Pa pretenduar te bej nje vleresim per shkrimin… Si lexues i rregullt i shtypit, mendoj se per te gjykuar mbi ngjarjet, ndodhite madje edhe mbi fenomene, kur shkruan nje opinion, ka shume rendesi te vihet ne levizje aparati konceptual, arsyes dhe logjikes se asaj qe ndodh ne realitet. Ndersa duke vene ne levizje ndjenja e emocione te pakontrolluara, shkrimi nuk arrine te servire ate qe duhet.
Qenke me ngjyrat e ylberit edhe ti si Erion Velija me shoke qe po shkaterrojne PS. Turjan Hyska ne zhgenjeve!
Edhe une kam mllefe te medhaja, por kush eshte ai ose ajo qe i shfreh me vepra?
Nje “i zi” u vra ne Paris dhe parisienet e dogjen Parisin. Po ashtu edhe ne Londer.
Kurse ne Tiranen tone eshte qejf i madh te kalosh njehere nga Blloku dhe te besh nja dy thashetheme, te shash me ze dhe pa ze politiken dhe politikanet dhe ne fund te vesh ne shtepi dhe t’ja futesh gjumit per shtate pale qejfe dhe te ngrihesh te nesermen me mllefe te reja dhe te kenaqesh me nje masturbim.
Kjo eshte jeta shqiptare. Aq sa i beme gje Enverit e Ramizit, aq do tu bejme edhe ketyre politikaneve shkerdhata qe tallen çdo dite me ne.
Turp!
po beje nje kenge me mllef u burre. i ben mire vetes dhe te tjereve.
KUJDES TURI SE MUA ME HOQEN NGA PUNA SE ME PANE NE TV NE 21 JANAR.
kam mllef qe Shiperia qe me lane te paret e mi,u mbush me korrake dhe u kethye ne Albanistan……..fatale!
Nxirre mllefin me nje kenge o burre. Edhe ti je mangut neper gazeta
Te lumte Turi! Respekte, kam tenjejtin mllef dhe ca me shume por ti ke mesuar ti shprehesh bukur.
Edhe ju Komentuesit e mesiperm, beni kujdes kur thoni nuk e permend Edi Ramen. Po ajo ngjala me yndyre per ke eshte shkruar?
Urime per shkrimin Turi!
Me ne fund dikush qe e paska lexuar shkrimin.
Futi dhe i teke raki oartikullshkrues, po spate te dashur zer nje dhe bej seks seriozisht, lere mllefin menjane se te shkurton jeten
bravo, duhen disa figura te paperlyera qe te flasin, ndoshta nga ju vlejne me shume shkrimet e fjala ?
mllef
kaq pak??????
bravo Turi !!!
e morem vesh se ku e paska synimin ai mllefi jot mer Tur Hyska (megjithse nuk kisha ndonje dyshim)……kot me te pyt a nuk ke ndonje cik mllef edhe perate krahun tjeter?….a nuk ke ndonje cik mllef qe kryetari i opozites deklaron qe eshte pa shtepi dhe rri me qera??? a nuk ke ndonje cik mllef qe pasi c’nuk tha per ilir meten shkoi e ju fal ne vilen e tij?? a nuk ke ndonje cik mllef qe po ai kryetari i opozites pasi takoi meten per ndodhite e te kaluares (sidomos 4 te vraret e 21 janarit) tha te shkuara te harruara?? po pra per keto a nuk ke ndonje cike mllef……….?????
Bloll i shkruajtet mllefet neper gazeta. Beni dicka per te ndryshuar kete realitet ju qe mundeni.
Boll i shkruajtet “mllefet” neper gazeta por beni dicka per ta ndryshuar kete realitet, ju qe mundeni te pakten.
U shfryve Arthur, u bere edhe gazetar! Nuk kam qellim primar te te ofendoj ty, por racen tone bajate! E pasi u bere edhe gazetar, bashke me te do te te bien edhe puplat, ashtu si edhe Rames, Gonxhes, Fevziut, Zhejit e plot e plot te tjereve te pathosit. Nuk jemi ne qe bejme e percaktojme zhvillimet ne dheun qe mban emrin e atij nga koqet e te cilit mbijme. Per tu bere te tille, nese do te dish rrugen me shkruaj ne privat. Per me teper kenaqu me triumfin e fjales, por Shqiperia po kjo lloj gjolishteje do te jete jete e mot, e kete ta kene te qarte te gjithe aya qe krijojne iluzione e kane vegime. Rruge ka, por ato sgjehen gazetave!
Natyisht qe ka rruge robert po ky “i mllefosuri” e thote vete se s’ka pase bythe te shkoje te protesta e 21 janarit keshtu qe me keta tipa nuk shkohet larg. Duhen bole te gjesh rrugen dhe jo shkrime gazetash pa vlere. Me duket se s’kane ça bejne gjithe diten duke pire kafe dhe vendosin te shkruajne nje artikull “gjoja bombastik” po qe une do ta quaja “pederastik”.
Turi me “une” nenkupton ne te gjithve dhe nuk flet personalisht per veten e tij, por qe sigurisht ka futur dhe veten e tij tek “une”. Nuk besoj qe ti me “bole” na percakton ndonje Spahi per te gjetur “rrugen”!!!???? Shpresoj qe jo.
qjafut kot ky thot ismail qemali po ai esht bash tradhetari qe ngeli kosova me serbin e hala po e vun po drejtoje ate emisjon se dhe ate mezi eben timer qun
meso shqipen???????
Te lumte! Super-artikull
bravo.. shpresoj te vleje si nje pikenisje per artikuj nga te tjere njerez te “paperlyer” (sic e tha EH)…
ps: ishalla nuk esht nje “intro” per t’u profilizu me AK.. edhe nese esht deri tani ska problem per sa koh qe e kane faqen e bardhe.. se ndonjeher kto “revolucionet” nuk sjellin vec “diktatore” te rinj……
-Kam mllef sepse kam bërë një këngë për shqiponjën e kësaj Shqipërie dhe shqiponja ka mbetur kauzë e ca batakçinjve që një Zot e di ku e kanë atdheun!
Besoj se e kupton vet..
braavo turi te lumt i zoti je valla <3 bravo brao
Ta mbash ate mllefin se qe kur ze ne goje Enver Hoxhen, dhe megjithese ke qene cilimi ne 90, dmth as ide kur Enver Hoxha vdiq ne 1985, i jep vetes te drejte te mbash qendrim per te cilin as e ke idene…. Kesaj i thone anarkizem, dhe anarkizmi, kur nuk ka nje ide te orientuar tamam eshte orgazem e shkuar dem….zoti shkrues….
Hopa Hopa Dale Dale me Ngadale O Turi . Fillove te shkruash edhe ti ???? Shpejte u kujtove. Bej ndo nje program tv e rri rehat mos na i trego neve mllefet se kemi me shume se ty qe rri pas tryezes .
te lumte ajo dore,kam mllef se per here te pare u kthjelluam dhe vijme te tere ne nje mendje se dicka do te behet me ne
Shume artikull i goditur, jo nga stili se nuk marr vesht, por nga permbajtja. Edhe une kam Mllef te madh, per kete te ardhme pa vizion qe po na servirin komunistet dhe/ose bijte e tyre. E pikerisht kete mllef ata ku te mundin e kanalizojne ne anen tjeter te se njejtes ene, edhe pse yndyra e fundit e Metes i dha fund medyshjeve. Ne Shqiperi ska parti, ka banda hajdutesh, si te tilla skane asnje lidhje as me filozofine e djathte e as te majte. Po cfare po bejme ne, qe vlerat e promoovuara si pislliku i karakterit, hipokrizia etj nuk na perkasin?
Bravo Turi
-Kam mllef se qeshja kur thoshte gjyshja: “Luli është si Enveri i vogël që ju bëfsha kurban…” Kurbani i gjyshes u bë best seller!
Luli vocerr qe e poaste gjyshja e paste se mire do ja nxjerre tymin ketij vendi hahhahahah
eshte nje artikull shume i goditur, por:shpreson qe te gjitha koto valle do te ndryshojne nje dite???????? bravo.
Kam MLLEF që ne, komentuesit e njeriut real, jemi të gjithë pa emër.
Turi do ishte mire per ate mllefin qe permend kur ishe akoma ne bolet e titeti(Enver Hoxhen)te shtoje qe si nuk i kuptoi keta langaraqe qe na drejtojne sot ti kishte zhdukur qe atehere.Po te ishte bere kjo se besoj se do kishe kaq shume mllefe.Mos te gllaberoje melankolia por fuqishem dhe te bashkuar te qerojme keta karagjoze te politikes shqipetare.
Hahaha……
Perfekte.Te lumte
mediokritet i gjalle ne forme dhe permbajtje! Urime per guximin githsesi
Me djem si ky mund te behet nje dite Shqiperia.Te lumte per kurajon.
Bravo Turi, pergezime per shkrimin .
Gabim per Ismail Qemalin. Ai eshte personazhi me negativ I rilindjes kombetare.
Sepse ju duhet te keni mllef per veten tuaj se sa servil jeni.
Sepse po qe, per mllef dhe e perjetoni ate, filloni Nga Sala- Edi ose anasjelltas,atehere noshta jeni i besushem, por edhe ju Shqiptare jeni e s´mund te dalesh kurre nga frika e tregimit te mllefit rreal se patjeter mlefi jot permban pak ruajte vendi pune dhe pak si shume servilzem.Shqip je i pabesushem fatkeqesisht po e lexoj kete si Show i rralles.
Ehhh mor Turi-Turi… ti merr rroge t’pakten!!!
Ne dhe me rrogen kemi mllef, se se kemi fare… s’kena pune!!!
Po pse more turke qe me dukesh akoma i vogel se pe mbajme mend qe moti ne ekranet e tvsh,pse ore te deri te ty ariti puna sa te japesh opinion edhe ti per Enver Hoxhen mos o zot na ruaj, po ti i puthe buthen Sali Berishes per te te ardhur ne emisionin tend, po Fan.S. Nolin dhe mender Zogun ku i9 le bashke me Edi Ramen se me keta shkrimi do te ishte me i plote,ti vete shkruan dhe ne e dime te gjithe qe nuik ka dale nje bure te ti tregoje vendin E.Hoxhes po ri ore rehat atje ne qte qoshe ku je beje mire ate emision se edhe ate e ke dh..re fare, nuk meresh vesh se çfare shqipetari je se ata qe e lexojne shqipetare duhet te jene.
e moj oponence, te ankohesh dhe per kete cte te them…saper ramen plasi syt se aty i ke ngjalat..megjithese dakort qe duhet ti binte pak me rend. po ju shqiptaret dhe nga pleshti nxirrni dhjam, e nga i miri e nxirrni te ligen ja cfare ju ka bere saliu e enveri ju..me hije gjithandej. njs bravo per guximin, te vertetat. kemi nevoje nga te rinjte qe te shkruajne ?
Eshte qesharake qe ti more djale ke marre guximin te shkruash. Do mundohem te flas shkurt, se ne fakt po me vjen pak turp qe po e bej. Ty te ka marre koka ere. Ti mendon se mund te shkruash. Dhe kur mendon se mund te shkruash, imagjino ç’mendon per punen qe ben. Ti more djale je gabimisht edhe ne punen qe ben, prandaj mos e merr me guximin te provosh te shkruash, se ndoshta do i vine mendte pronarit dhe do te te degdisi edhe nga ajo pune qe ke. Shijo ato qe ke dhe mos i shtri kembet me shume se ke jorganin.
E kujt i plasi trapi per mllefet e tua ? Leni mer cun hartimet se prej hartimeve eshte shkatrru ai ven dhe ai milet. Ka me shume se 100 vjet qe problemeve iu drejtohemi me hartime. Tpakten tkishe nai mllef ene per palen tjeter qe drejtohet nga i papasmi shpi dhe fukara 3 mije dollaresh?! Bohuni burra po jua majti dhe shkuleni at klase te felliqme politike
o Turo
Po ti more djal ti je servil i PS, ke nje emision kot si femit kur bejne lojra poshte pallatit dhe ajo eshte copy, paste.
Qa mllefi ke ti, perveq qe del me orinden dhe si baheni bajat del dhe thua qe jeni ndar qe te merret dikush me juve.
Ky eshte mllefi yt qe te jesh ne vemendje.
Pesimizmi po e mbyt rinine shqiptare, dhe ne te gjithe rrime e shohim se si e ardhmja qe kishim menduar zhytet dalengadale ne realitetin e hidhur, ku nese nuk ke nje mik te forte per te zene nje vend pune nuk te jepet mundesia te punosh ne profesionin tend, e nese te ndodh te shkosh dyerve te spitaleve qe nga roja e deri tek doktori duhet ti zbrazesh mire xhepat e mjeket i trajtojne pacientet jo sikur jane njerez por kafshe.Mendo pak si do jete pas 15-20 vjetesh ne duart e kujt doktori do jemi te atyre qe kane blere diplomat.Femijet tane kush do ti edukoje ata qe sot vazhdojne per mesuesi e mezi kane mbaruar gjimnazin. Kjo shoqeri po shkon drejt shkaterrimit te jesh njeri i drejte e me norma ne kete kohe eshte jashte mode, jemi ne 2012 dhe imoraliteti, egoizmi, fallcifiteti shihet si dicka normale.
Te lumte,po si Ju duhet te flasin te gjithe te rinjte e sotem por…….
O Turo , mos u xef shume ore se digjesh pastaj ! Ato “mllefet” e tua i kemi neve ca me shume , por s’e kemi zakon te leshojme tinguj dhe shkulme ajri nga goja ! Ke ndonje propozim zotrote ? Se qe jemi te zhytur deri ne fyt ne M.ut , nuk na ke thene ndonje gje !
Edhe nji gjo tjeter ! Ato “mllefet” i ke mbushur shume me politike ! Mos te ka dale gje emri per President ? Mos ke ndermend t’i marresh emrin Gjino , Pandi Majkos ?
BRAVO BRAVO… Per ca i thoni BRAVO?? Cfare na nxorri te re,cfare korrigjoj me sakt?
Nuk i dinim ne kto?
Fto ate Kreshnikun ke Sketchi o Turo,edhe mer rrogen se po te heqin prej pune. Mllefet mai per vete se sdim ku me cu tonat.
Un kam mllef qe iken 13 vajza me 21 Maj 2012,ne infrastrukturen edhe automjetet e Sali Berishes.
Disa ngelen gjys,disa po luftojn akoma me jeten…. Nena te coptuara nga dhimbjet,vllezer te “vrare” nga fundi tragjik i motrave tyre,motra qe mbeten pa moter me qajt hallet.
BABALLAR QE NUK E DUAN ME JETEN!
Të përgëzoj se nga mosha je nipi ynë, por po nuk je i ifektuar dhe do punosh do arrish që të bëhesh dikush. Mos u huto nga sharësit e gjithçkaje ose shpirtë mohuesit. Denigruesit sidomos të brezit të ri kanë higjenë morale të mjerueshme. Ata janë kanceri i ecurisë. Sidoqoftë Artur duhet të mos kaloni në pensimizm, në rast se do luftosh për Shqipërinë, por duhet me qënë dialektik, pra shkencor. Mendoj se duhet të bëni dallimin e math historik sepse që të dalim nga kjo tradegji që ka pllakosur neve nga tradhëtia duhet që Shqipërisë ti dali një gjeni, i cili të bjerë ide të reja, sepse politikanë që kemi sot janë udhtarë të dikujt dhe nuk do udhëheqin, por do vinë si pordha nëpër brekë për të vjedhur popullin në favor të tyre dhe mafjes ndërkombtare, e cila po i drejton qysh nga viti 1945 ndofta më parë…
Sh mire hapi i pare qe ke kuptuar qe ke mllef …. Hapi i dyte ofro ca zgjidhje, mundesisht jo tra la la … Hapi i trete shpreso mos behesh dhe ti mllefi ndonjerit
fli turi
Si ka mundesi Turo, cfare te frymezoi qe fole pas kaq kohesh si 8 orarsh i rendomte!?
Ti e di me mire se te tjeret kur mund te flasesh ne kete situate politiko-ekonomike!
Cfare ke vendosur ne vazhdim te angazhohesh me veten, sepse lidhur me pushteti ne medias qe Ti permend, besoj qe pervec gazetes “TEMA” dhe gazetes “SOT”, media tjeter nuk ka te lire dhe opozitare ne treg, qofte elektronike, e shkruar etj!
Nese, po te vazhdosh keshtu, meqe e ke dhe gjysem imazh te ngritur, mundesh me pak veshtiresi te identifikosh identitetin tend ne publik, megjithese nuk e besoj se je njeri qe del lehte nga puna 8 orareshe e parapercaktuar!
Tung Men!
Per mendimin tim eshte nje shkrim i njeanshem …
Eshte nje shkrim qe ka aq vlera sa ka , por smund te pranoj qe kjo eshte ajo cka ndodh vertet ne Shqiperi sepse per cdo pike qe ka mllef Turi ka nje kunderpergjigje faktike. Gjithashtu nuk mund te lejoj te “shahet” nje person si Cili , si Artan Hoxha etj …
Politika ka problemet e veta normal si ne cdo vend te botes , por me falni Turi paska mllef vetem per nje pale … pse SHENJTI qe po i behet ky publicitet qe eshte Edi Rama , mos eshte me i mire , ka vjedhur e do vjedhe akoma me shume , ne bashki ka vepruar e silleshe si Diktator e kshu ka per tu sjelle e ne vazhdim .
Bravo Turi! Shqiperia ka nevoje per zerin tend te paster pa ngjyra politike dhe besimi fetar. Arsyeja qe e kane pare kaq shume vete, tregon qe fjala jote ka bere pershtypje, ndaj ka nxitur kaq diskutime. Shume i mendojne fjalet e tua por pak kane guxim ta thone, e me pak dine ta thone ashtu si ti. Vendi yne ka nevoje per zera te tille, te paster, plote shprese e qe ngrejne peshe zemrat e shqiptareve.Urime per iniciativen!
Paske bere shume mekate,ama gjithsesi je ende ne kohe per ta lare veten nga mekatet keshtu qe te shofim Turin e ri ne ditet ne vazhdim……
o turo je grandioz,sa njerez pavlere jemi ne shqiptaret,aty i keni o qorrat e bibes,permenden te gjithe qe nga enveri fatosi saliu edi dhe iliri,po thjesht disave u vjen inat qe cuna te rinj plot me talent,realista dhe te ndershem te shkruajne pasi mendojne se po na jep mendje turi.Shqiptare te dashur thjesht po pasqyron realitetin e kesaj Shqiperie te felliqur qe kane bere dhe po e bejne politikanet tane,dashamiresit e popullit.dikur nje lypes me tha,une mund te barazohem me nje politikan ne muajt e zgjedhjeve.Ashtu sic une lyp per nje 50 leksh gjithe jeten time,politikanet te behen morr b…. kur vijne ato te uruara fushata elektorale.Bashkeatdhetare Turi e ka treguar mjaft mire se kush eshte,po mentaliteti i shqiptarit qe sdo ndryshoje kurre mesa duket eshte ta kritikoje njeriu e zote dhe te ndershem pasi u bie hunda dhe krenaria shqiptarit pa kulture kur e di shume mire qe tjetri ka te drejte por nuk e pranon se normale do ti dale e tija.BRAVO Turjan HYSKA!!!!!
Te lumte Turi,te pakten mellefet e tua(qe jane edhe te shume shqiptarve),i the hapur,si burre dhe pa frike.Jo si puna jone, qe komentojme me frike ne zemer, me pseudonime(dhe jemi “trima” ama!!!), nga frike e njerezve,spiunave dhe sahan lepirsve te Saliut.!
Mllefi im eshte se ne shqiptaret eshte e veshtire te behemi bashke(perjashto kombetaren, kur fiton me greket apo me serbet), ndaj Ai vend qe vertet e ka bekuar perendia, veshtire te behet vertet SHQIPERIA.!!
Eh more z.shkronjes…!
Mbertheje fort ate karrige qe te ka bere risk Zoti…e mos na u qaj keshtu sikur te behet vone vertete ne kete Shqiperine tone te mjere…qe ka qene, eshte dhe do te (DO ZOTI JOOO!!) jete e tille as per faj te grekut e as per faj te serbit, as te italianit a kujt tjeter mendojme ne.Per fat te keq NE jemi e keqja JONE! Ne jemi ata qe “vdesim per tu bere nje cike magazinier” e kur e zeme postin na del automatikisht koka mbi re e s’dime c’bejme e na duket se i dime te gjitha :/ dhe se i kemi ne dore te gjithe…
Mos kujto se ti i urren apo i do kto politikanet tane me shume se ne… Jo mor Tur,jooo;ne jemi ata qe vrasim vllain, cunat e vllait a te motres, a prindin per nje vije uji a se u fut lopa ne anen tjeter te gardhit… e jo me te kemi meshire per shqiptaret e tjere qe thjesht jetojne ne kete Shqiprine e masakruar prej vete nesh…e pra, jemi goxha te SERTE e MIZORE me njeri-tjtrin; kete duhet te zgjidhim ne si fillim, te qyteterohemi sa me shume te jete e mundur.
Ne cdo zyre qe te vesh pa, dallim partie,(po dreqi e mori…po edhe ata te zyrave shqiptare jane, s’jane greker etj, por sillen aq keq me njerezit sa s’bej dot ndonje dallim!!) e kur ke nje hall per te mbaruar, te shohin gjithe inat e gati per te te treguar” “vendin” e jane gati, te t’i zhvasin dhe qindarkat e fundit qe ke ne xhep vetem se e dine qe ke hall e qe s’ke ku shkon…
Per fatin tone te keq, jemi te destinuar te konsumohemi brenda llojit tone, te mbivleresojme e te duartrokasim si majmune e mos te kemi goje te flasim per papunesine e hallet tona, te mos ngrihemi e te bertasim se nuk eshte njerezore qe deputet vrases, te te gjitha partive,te riciklohen e te mbyllin dosje njera pas tjetres pa pike problemi dhe qe minimumi e kane rrogen 130.000L te reja ne muaj, per c’i marrin aq shume leke pa?? Vec per te share njeri-jetrin nga nena e motra(turp t’ju vije, ordinereve!), ndersa shume njerez…shqiptare me gjak…po si keta maskarenj qe majtas e djathas shkelin popullin shqiptar 24/7, kete popull qe s’flet,per qe “kenaqet” me 15.000l te reja ne muaj, se jane mire mire se hic gje, me te dyja kembet qe prej shume kohesh tashme.
Hmmm… le qe harrova se shqiptaret per te gjitha keto nuk “duan t’ja dine”, e vetmja gje qe ne na revoltoi seriozisht ishte qe hyri “nje i fushes” ne B.B apo qe u mblodhen Nikoleta me shoqe ke sheshi se na ‘humbi” burreria kombetare…kjo po!!
Per kete s’na ze gjumi hic ne..se ne jemi :Shume krenare qe jemi shqiptare, por vec per 28-29 Nentorin,qe te shperndajme linqe ne FB, kur ka ndonje ndeshje kombetarja…edheee ah, po…kur jemi emigrante,pra sa me laaarg kesaj Shqiperie qe e “duam” kaq shume…qe andej, te mbysim per Shqiperine ne, por me mire te vdesim se te kthehemi, pa pasur letrat ne xhep…se duhet me ik prape andej…”se ketu s’jetohet”…(Hipokrizia ne max! :/)
Me gjithe zemer them se jam shume krenare qe jam shqiptare, por dua te jem e tille cdo dite te vitit e jo vec per raste festash e ne postime FB-je a sa per te kaper poste e per tu bere me cdo kusht kryetar partie, si ky hibridi i ri qe del e na valevit flamurin a thu se ju dogj barku per shqiptarine, packa se shqipen e flet me apostrof’ :)ose thene ndryshe : me theks amerikon…
Ne fillim duhet te jemi krenare qe jemi njerezor me shpirt e vepra e jo vetem me fytyre, more Tur,e pastaj edhe me shume krenar qe jemi Shqipe, ndaj lerja rradhen atyre qe kane vertete halle se ty, lerja rradhen te shfryjne mllefin, se dale nga goja jote keto duken vertete si p….a kalamajsh te llastuar qe po ju vjen sezoni turistik e ngaqe i kane ardhur ne maje te hundes pabet e jeta “me vuajtje”, fillojne te merren pak…me “gazetari”.
E deri sa kjo te ndodhe, qe te respektojme me pasterti njeri-tjetrin, po rri e po pres si peme :)si shume te shqiptare te tjere, duke shpresuar per nje dite e nje jete me te mire,per ne qe s’kemi mundesira per te folur neper tv-ra e gazeta te njohura,per ne qe jemi pa pune e qe s’e kemi rrogen sa tenden e qe kur mbyllim muhabetet me njerezit tane themi:Shendetin te kemi mire, se te tjerat i ka Zoti ne dore…
E dashur Mira,
Keni bere goxha shkrim te gjate dhe nuk keni thene asgje.
Keq kur flet njeriu, keq kur hesht. Duhet t’ju marre leje ju, tironsit e ca te tjereve robi kur duhet te jete momenti i duhur per ta per te folur.
Me thuaj e dashur sa shkrime te Ardian Klosit keni lexuar dhe komentuar? Sa shkrime te Artan Lames, Artan Fuges, Ejon Kristos?
Jam i sigurt se shume pak! E pse? Sepse edhe pse kane 1 barre mend e kane nje bagazh te admirueshem, ata “vuajne” problemin se s’jane te komercializuar sa duhet.
Ata qe duhet te flasin s’i degjon njeri kur flasin, ata qe flasin nuk duhet te flasin sepse s’kane te drejte morale sipas disa te tjereve.
Ky eshte problemi i shqiptareve qe edhe pse jetojme ne Europe apo SHBA vazhdojme te paragjykojme njerezit, vazhdojme te vjellim vrer qe nga titulli i artikullit pa lexuar mesazhin.
Ju lutem jepini adresen e-mailit Turjanit qe t’ju marre doren here tjeter nese e ka tagrin e duhur per te shkruar apo jo.
O i dashur Eri!Njihemi??Jo??
E nese jo,c’te duhet ty se c’flas une?? Kam ofenduar njeri??!! Me duket se jo… thjeshte kam thene mendimin tim si shume te tjere.Me duket se thjeshte shpreha se dale keto fjale nga Turi qe eshte mes rehatit ( e bravo i qofte se ka punuar per kete dite!!)edhe pse ne te drejten e tij per tu shprehur,me tingellojne shume pa lidhje e thjeshte publicitet.
E nese ty s’te pelqen…epo s’me intereson fare…dhe as dua te perpiqem te te bind qe kam folur mire apo jo.
Sa per dijeni,nuk po flas nga jashte shtetit,po ketu nga Tirana.Nejse…
Citoj:
“Duhet t’ju marre leje ju, tironsit e ca te tjereve robi kur duhet te jete momenti i duhur per ta per te folur.
Me thuaj e dashur sa shkrime te Ardian Klosit keni lexuar dhe komentuar? Sa shkrime te Artan Lames, Artan Fuges, Ejon Kristos?
Jam i sigurt se shume pak…ata “vuajne” problemin se s’jane te komercializuar sa duhet.!”???!!! o.O!!
Eh, kjo “siguria” e “une i di te gjitha, se kshu them une, se ti s’merr vesh…” na mori ne qafe ne si popull.
Per fat te keq ne mentalitetin tone ekzistojne vec ekstreme, s’ka rruge te mesme…o je me mua o kundra meje… :/
Une do shkruaj sa here te me kete deshire trupi, deri ne momentin qe s’ofendoj, s’shaj e s’shpif per njeri.S’jam une a fjalet e mia qe duhet te diskutohen ketu…Gjithnje ndodh kjo, nejrez si ti qe ne pamundesi kapaciteti per te gjetur argumenta qe te mbroje idete e veta…ose bindshem te kundeshtoje ate qe i duket “pa vlere”, ben pergjithesime e hamendesime per kedo qe s’njeh, thjeshte se ashtu i pelqen.Kryesorja eshte te mos harroni autorin, ai dhe hallet e tij jane qendra e diskutimit; lerini rehat njerezit te flasin.
P.s:
Sa per dijeni, mua s’ka pse te me marre leje njeri,meqe thua: “Duhet t’ju marre leje ju, tironsit e ca te tjereve robi kur duhet te jete momenti i duhur per ta per te folur”
sepse jam nga Berati…e po pra po…nga i njejti qytet qe eshte dhe Turi…e me behet qejfi shume qe qyteti yne ka artista, por ashtu sic nuk dua te me marre leje njeri, ashtu dhe nuk dua t’i marre leje njeriu.Sa per adresen e e-mail-it, epo me duket se jemi te detyruar ta japim ate para se te komentojme…S’besoj se do jete e veshtire per tu gjetur.
Pavaresisht qellimit te vertete te ketij shkrimi te cilin vec Turi e Dii, a nuk mendoni te dashur bashkeatdhetare se mosbesimi,pesimizmi, injoranca, mungesa e tolerances,papastertia jane cenet tona si popull?une nuk e njoh Turin personalisht,dhe ne fakt bej gabim qe marr konfidence e i therras ne emer, por le ta pranojme qe jemi popull pa edukate. Ajo qe me pelqen tek ky shkrim eshte sepse behet Fjale per autokritike dhe ndryshimet e nje populli fillojne Nga vete individi. Nese ne themi: nuk behet shqiperia me shqipetaret,atehere me cfare duhet te behet kjo shqiperi. Le ta pranojme hapur se jemi zemerngushte dhe ziliqar,qe kapaciteti jone nuk arrin te kuptoje qe nese beson dhe punon fort cdo gje arrihet,qe ne jemi popull maskilist,dhe kur nje femer arrin dicka ne Karrieren e saj duhet me patjeter te kete bere seks me shefin, ta pranojme qe ne jemi popull paragjykues e mendje ngushte,e para Pyetje qe te behet ne vitit e pare te fakultetit eshte :Nga vjen? E Kur pergjigjesh qe vjen Nga fshati, sheh nje perbuzje e shtremberim fytyre te bashkemoshatari Jot. Keta jemi ne,ky eshte realiteti jone.Keto jane detaje,por qe i japin forme karakterit ton. Ne kemi frike nga nj-tjetri, nga arritjet e te tjereve,nga guximi i te tjereve,nga frika se na sulmojne,sulmojne vete te paret. Le te pranojme se nuk na e ka fajin as Rama e as Berisha,por jemi vete ne individet qe duhet te tregojme ne cdo cast vlerat tona,me komshiun ne fshat, me qiraxhiun ne Metropol,me vizat e bardha e semaforet ne rruge,sado te paket te jene,ne rradhen e gjate ne poste,ne mosdhenien e bakshishit vend e pa vend sepse na eshte rrenjosur ne koke qe pa dhene lek nuk mbaron Pune,sepse une jam 27 vjec sot e nuk Di ceshte ryshfeti,kam vuajtur per ti arrit gjerat,jam end rrugeve te tiranes e brengosur por ja kam Dale.cdo Kush Nga ne ka Force Brenda vetes per tja dale,Kush perdor fjalen,Kush bukurine,Kush spezializimet jashteshtetit te mundesuara ndoshta Nga Babai,por rendesi ka te besosh…Filloni me ndryshimin duke u prezantuar me emrin tuaj te dashur kritike,e jo me keto Pseudonyme qesharake. Eshte e lehte te flasesh pa emer e pa fytyre,por eshte pa dinjititet. Perqafime per te gjithe shqipetaret nga Rudina.
nuk e di kush eshte turi , por cdo gje qe ka thene eshte e vertet.
uroj ti kete vertet mllef.
mllef per kete qe po jetojme ..
Mllefet e Turit jane e do te ngelen mediatike!Turi na paska nje liste mllefesh qe meqe eshte Turi mund ta dergoje kudo e mund tja publikojne,por mendoni njehere sa do te shkonin mllefet e atij qe ska pune,e atij qe ska te haje,e atij qe ska leke te paguaje per shkollen e femijeve (edhe pse ka deshire),e atij qe perballet me porten e panjohjes kur behet fjale per ide!Askujt nuk i behet vone te degjoje mllefet e njeriut te thjeshte,qe i jeton perdite ato!
Mistrec! I hengre leket e Dulave.
TIRONCI FOR PRESIDENT
u bènè edhe zogjt e sorrès te flasin
kush eshte ky turi mo vlla?
Perfundimisht ky popull nuk behet dhe ka qeverine qe meriton
BRAVOOOO.
1 GJE KUPTOVA NGA PERGJIGJET E SHOKEVE DHE SHOQEVE ME LARTE!!PER FAT TE KEQ JEMI BALLKANS.NUK BEHEMI DOT EUROPIANE.KURRE NUK BEHEMI!SHIKONI KOMSHIJTE GREKUN,MAQEDONINE,ITALINE, VARFERI,PISLLEK,NJERES HAJDUTE POLITIKANE TE DEGJENERUAR POPULL I VARFER!!!!!!PO SDOLI 1 BREZ I RI MUNDESISHT I SHKOLLUAR DHE RRITUR JASHTE SHQIPERISE NUK BEHEMI DOT ME SI SHTET!!!!!DUHEN NJERES TE RINJ IDE TE REJA NDRYSHIM JO VAZHDIM ME NJERES TE DEGJENERUAR STIL BERISHA-NANO-RAMA!!!!!!VETE E KEMI NE DORE COJINI ME PUSHIME PERGJITHMONE ………..RROFTE SHQIPERIA E SHQIPTAREVE JO E HAJDUTVE QE E KAN NEN PUSHTET !!!!!!O POPULL ZGJOHUNI MOS NGELNI BAGETI TER JETEN LERENI RININE TE SHPREHET ATA JANE E ARDHMJA JONE OSE RRINI NE MJERIM , FUKARALLEK, MIZERJE………..BRAVO TURI KY ESHTE FILLIMI SHPRESOJ TE NDJEKIN DHE TE RINJTE E TJERE :))))
te lutem me iken dritat dhe me iku shkrimi,a keni mundesi ta botoni
Koha ka qene perhere po askush se ka bere. Koha do jete edhe me vone po askush s’do te luaje vendit nese nuk i prishen interesat po dhe ne u prishshin keto interesa do te bejne te pamunduren qe te gjejne nje mundesi per te perfituar sadopak nga cfaredolloj situate. Shqiperia eshte ne gjendje te rende, ka qene keshtu dhe druaj se do te jete. Nuk ka asnje fije shprese qe gjerat mund te ndryshojne. Fatkeqesisht une nuk kam me besim se do ndryshoje gje pas gjithe ketyre thirrjeve, protestave apo cfaredo qofshin asnje fjale e jona e mire apo e keqe qofte nuk vlen per asgje. Askush nuk ben kthese, kush ka mundesi te perfitoje e ben deri ne maksimum e ai qe ska pret momentin se kur do te jete rradha e tij. Kjo eshte çmenduri, çmenduri ne vendin tim dikur te mire e me njerez te thjeshte( po a ishte vertet keshtu valle, apo keshtu na kishin mesuar ti shihnim njerezit qe na rrethonin …) ZOTI E DI SA DESHIRE KAM TE THEM DHE TE BESOJ SE DO BEHET ME MIRE, POR …
Shkrimi i Turit te vlersohet dhe jo disa kometues qe tallen…Kjokurajoe te riut qe ndonese ka te sigurau pune e jeten,ka mllefe,te cilat i dalin perpara nuk e lajne te qete ne pune,shoqeri e kudo…Vlersoj shume Turin me guxim dhe shume fryme artistike ke rradhitur mllefet e mbledhura dhe sa bukur me nje patriotizem qe te karakterizon,te keqen Ty por si ke aq vite,sa te kane renduar mllefet qe vjen nje dite e shperthejne,bravo shume brovo Turi….
Lexo e klase politike,o qeveri antishqiptare,korrupsini,shitja plackitja dhe vrasjet njerzore etj krime te pafund sjellin mllefe ne rinine shqiptare,qe enderroj per dite te mira te bardha,qeta, e shume te lira….a ka ma pasqyre domethenese se ka dhene Turi ne shkrimin e tij…e ju o komentues ne se sjeni te afte,sepse ndofta ju paguan pushteti te shkruani rendomte,mos kujtoni se goditni Turin,por emrin te rreme qe keni dhe skeni kurajon te dilni hapur….merrni shembull nga nje rini,bravo Turi,se ke nxjerr ne drite ato qe po kerkon ky popull cdo dite,kerkon RININI PATRIOTE E SHUME SHQIPTARE,KERKON TRIMA E MENDJENDRITUR E SHUME TE GUXIMSHEM,sepse pushteti te fut ne rreth, nga eshte e kush e tha te shkruaj…=ndaj te vlersoj o trim, qe rrjedh nga familje patriote e shume vlerave te tradites,trimerise e zgjuarsise…O RINI ,THUAJANI PENDES QE TI DI, QE TI NDJEN E QE SHUME TE NDIZET NE GJI,SOT JA THAU ME PENDE,qe ta kuptoje e gjithe rinia,cohuni ne kembe,mbeshtezni ZERIN E VERTETE TE MLLEFEVE QE SHUME RENDOJNE,qe nuk lejojne qe ju te ecni, pengojne rrugen Tuaj ,O RINI,NGRHUNI,se ju kane plackitur e shitur e ju prap akoma nuk e di,ngreju rini se kemba e zeze po te krijon zi….cdo dite faktohet,sa lufte vertete te ishte sdo kishte kaq te vrare,vuajtur,cveshur e plackitur,me mllefe ne mengjez,dreke e darke….nen shkrimin e Turit beje thirje rinise te ngrihet kunder fashiznit te zi me pushtetin varremires,pa shprese por veten ne zi e varferi…Rini ngrju,rini,vlerso shkrimin e Turit,ec ne gjurmet e tij se bashkimi i rinise perben forcen e vegjelise,pas na keni, Bravo Turi ,hallall qumshti i nenes qe te rriti….vlersoje rini e punes ,jetes e shoqerise
bravo Turi,dikush te pakten e ngre zerin te beje diqka,je shembull per rinine se si duhet te punoje dhe te ecen perpara,me keta qe qe kritiokojne nuk dua as ti lexoj komentet e tyre se qfare bene keta qe nuk njihen fare vetem kritikat i kan ne goje
Gjithkush eshte i lire te mendoje dhe te komentoje si te doje. Me takon edhe mua te them dicka jo per mllefin e Turit, por per ate te shqipetarve qe e dine vuajtjen dhe cmimin e te qenit Shqipetar. E gjeta veten ne cdo fraze te tij dhe e pergezoj per fjalet me vend, te thjeshta dhe “bomba” ne te njejten kohe. Kemi mllef se skemi ndjenja te tjera per nje shtet qe ka qene gjithmone i diktuar nga i cili akoma nuk e kemi te drejten e fjales apo edhe te veprimit sepse ndodh ndonje “21 Janar” tjeter. Shqiperia nuk behet me disa pushtetare pa emer qe jan me te korruptuar se vete fjala korrupsion. Shqiperia jone e dashur eshte e zhytur nen balten e atyre pseudopolitikaneve qe po i marrin gjakun shqiptareve. E dua Shqiperine sepse aty i kam rrenjet por nuk e dua nje “Shqiperi” qe nuk me lejon te shprehem dhe te veproj ashtu sic dua un, nuk e dua nje shtet ne te cilin njerezit nuk kane buke te hane kurse politikanet jetojne si mbreter sikur te ishin zoter te kesaj toke. Si ta ndryshojme kete shtet te pafuqishem? Ne jemi akoma ne nje diktature te keqe ku na mohoet e drejta e fjales, nganjehere edhe ajo e jetes.
Une e lexova shkrimin e Turit, problemi eshte qe nuk eshte se na thote ndonje gje qe ne “masa” nuk e dime. Ai thjesht duke perdorur termin mllef i ka personalizuar.
Mua me vjen vertete keq se ne fund nuk kuptova se kush eshte zgjidhja
sipas Turit, sepse nuk kishte nje te tille.
Kushdo qe e njeh Turin personalisht e kupton qe shkrimi eshte bere per arsye mediatike.
Turi ka nje egoizem te skajshem, aq sa po te kishim nje peshore dhe te vendosnim E. Ramen, S. Berishen dhe I. Meten nga njeri krah dhe Turin nga krahu tjeter peshorja do te anonte nga Turi.
ps: Turi ne kete shkrim eshte syri epokal i nje njeriu qe ka nje per veshtrim per cdo gje qe i ka ndodhur shqiptareve keto 70 vitet e fundit por qe ne fund nuk ka asnje mendim sesi duhet zgjidhur.
mllefi mblidhet, e permblidhet, puna eshte si duhet me e heq mllefin dhe me patur vetem driten.
guxo!
Jam me shume vones une por gjithsesi do doja te jepja dhe une mendimin tim per kte shkrim qesharak deri diku..
Mund te me thoni sesi nje i ri si Turi i cili ka cdo gje ne kte jet te flasi per mllefe ?
Nese ky flet per mllefe athere cfare duhet te bejne ata qe nuk kan buk, qe skan me ca kalojne muajin, qe skan me ca paguajne qerane e shtepise apo kredine. Ata qe donin te kishin nje jet ndryshe, te lumtur dhe jo te endeshin kot.
kjo ehste ironike, smund te flasesh per gjera qe si ke provuar ne kurrizin tend dhe te dish sa therese eshte dhembja.
Smund te hamendesosh per ca gjera qe duhet te te djegi lekura sepse nese merr persiper te flasesh per mllefe duhet te dalin me nje fuqi qe te tunden malet e jo sikur po ben apelin ne klase.
O NJERI ME MEND, PROVOJE NE TRUPIN TEND SHIFE SA TE DHEMB.
p.s athere fillo dhe shkruaj nje tjeter artikull. ?
S’kam pasur idhuj ne jete. Kurr asnjeri, pos nenes, dajes, gjyshit.
Fatkeqsisht, nena dhe daja s’jane me njerezit me te adhuruar nga une. Sot vetem gjyshi mbetet idhulli im i vetem ne jete.
Nuk adhuroja kurre artiste, kengetare se s’me kishin mesuar te cmoja aftesite artistike aq larte. Larte, ne shtepine time cmohej NJEREZIA, miresia, ciltersia, dashuria, puna, sinqeriteti, mbi te gjitha atdheu !
Duke qene vete femije i nje idhulli mbarekombetar te politikes, per patriotizmin e tij etj, njeri mese i mbicmuar, s’kisha adhuruar kurre ne jete as figurat politike e as patriotike te vendit. E dija se sa lehte eshte te mashtrohesh pas dikuj, te cmosh dike qe s’e njeh, e kisha pare me syte e mi mashtrimin e njerezve perreth meje rreth atit tim.
Gjithsei, ne moshen 12 vjecare, fillova per here te pare te adhuroj nje artist, per fytyren e cilter, per fjalimet e ciltera, per kenget gezimndjellese, per faktin se me mund te vereja qe ka NJEREZI ne te.
Nena ime, me se paku e interesuar ne art e ne keto lloj dashuri femijesh, me therriste sa dilje ne tv. Per mu, kjo ish dicka e quditshme, pa marre parasysh qe ti ndoshta s’e kupton dot persene ?
Zbuta adhurimin ndaj teje kur verejta qe perkrahje Nanon. Sot, me vjen mire qe ke hapur syte.
Jam pak me e re, por si nje femije i lindur e rritur ne djep t’perkundur prej politike, kam te drejte te te them: NGURRO sa here qe ndjen nevoje te shprehesh per politiken publikisht. Thjeshte mos e bej ! Mos perdor emra, mund te gabohesh perseri.
Megjithate, me vie mire qe s’jam gabuar. Mbi te gjitha, je nje shqiptar i mire ?