Shqipëria merr kryesimin e Këshillit të Europës

23 Maj 2012, 12:55Politika TEMA

Shqipëria ka marrë sot kryesimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës. Në një ceremoni të organizuar në Strasburg, ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe (vendi që mbante presidencën), Uilliam Hejg, ia dorëzoi çelësin simbolik homologut Edmond Haxhinasto. Për gjashtë muaj Shqipëria do kryesojë organizatën e rëndësishme të të drejtave të njeriut. Haxhinasto prezantoi disa nga prioritetet e presidencës shqiptare. Ai tha se motoja që do e udhëheqë presidencën shqiptare do jetë “Të bashkuar në diversitet”.

Shqipëria angazhohet për të promovuar shoqëritë e qëndrueshme demokratike, për të forcuar demokracinë lokale dhe rajonale si dhe për të forcuar zbatimin e ligjit në Europë.

Vetë Shqipëria është nën monitorim nga kjo organizatë, që së fundmi përgatiti një raport ku thuhet se përpara zyrës së kryeministrit u vranë katër qytetarë të pafajshëm, që nuk kishin thyer as perimetrin e sigurisë.

Këshilli i Europës u themelua më 5 maj 1949 nga vetëm 10 shtete dhe tashmë mbulon gjithë kontinentin europian. Shqipëria u bë pjesë e kësaj organizate pak vite pas daljes nga izolimi komunist, saktësisht më 13 korrik 1995.

14 komente në “Shqipëria merr kryesimin e Këshillit të Europës”

  1. ncuku says:

    Kaq e pat.E morem !!! Nuk e dorzojme me. Keshtu e kemi ne ketej nga Tropoja. Ata qe na e dhane e hengren karroten. Tani qe do te bejme dhe Europen si Shqiperia ata vete nuk do te kerkojne ta marrin drejtimin e Eurppes. E po duhej kjo se Europa po rreshqet majtas. Ne te djathet shqiptare nuk do lejojme kurre te ndodh hataja ne europe. Tani do bejme dhe 21 janarin europjan.

    1. armand says:

      Per te qeshur dhe per te qare.Le te shpresojme qe mbas 6 muajsh do e dorezoj pa gjakderdhje.Ka per te lemerisur gjithe Brukselin gomari.Hajde degjoje kafshen tani.

      1. tak fak says:

        Keshilli i Evropes eshte ne Strasburg, Brukselit i rruan trapin…se s’i qas njeri.

  2. Ehhhhhh says:

    Kur lexova kete lajm, mu qesh njesoj si kur del Nikoll Lesi ne tv e deklaron: “Ne si maxhorance……”.
    Tall bythen Europa apo i ka hedhur trute e gomarit DOKTOR MORTJA!!??
    Eshte njesoj si te vesh kryetar Sirine kur kryesohet nga Asadi.

  3. R.Ylli says:

    Mbaroi edhe organizata e te drejtave te njeriut qe kryeson haxhiu.

  4. Sali Shpella says:

    Qyfyre ala shqiptare ja Haxhi-Nasto i Monikes do kryesoj KiE ?????????? nje lapanjoz i pafe’ i paide’ dhe gjoja eshte MJ !!!!!!!!!!!Do gajaset Evropa me ne !!!!!!!!!!!!!!!Qe kur guxon e mban leksion ne Vjene Ilir Meta qe s’di as shqip merret me mend se ku eshte katandisur ky vend !!!!!!!!!!!!!

  5. 2012_ta says:

    shenjat jane te qarta,po vertetohet apokalipsi per fundin botes!!!

  6. Edmond Haxhiqamili says:

    Kryesimi 6-mujor vjen per cdo shtet anetar, ne baze te rendit alfabetik. Duke patur parasysh kete ishte veshtire te shmangej kryesimi i Shqiperise, si nga ana jone (megjithe pertacine dhe mungesen e profesionalizimit) ashtu edhe nga vete organziata (megjithe 21 janarin).

  7. Stef Staku says:

    ANALIZE : Kur grate qe pastrojne shtepijat e ato qe ponojne si sherbetore te pleqve punesohen, te zotet e shtepise u japin nje kopje te celsave.
    Salies e Qeverise Shqiptare me Haxhinasten sic duket i kane dhene celsat per te lare b e ndonje plaku apo plake ne Europe.

  8. anticensurë says:

    mir që e mori,por të shpresojmë që ta lëshojë kur të kaloj afati!
    unë nuk jam i sigurtë!saliu vështirë se bindet për të lënë diçka që i bie në dorë!

  9. Nabukodonosor says:

    E morri lumi Europen me gjithe tespije e Tosun Bac.

  10. tourkofagos says:

    edhe anetare e OBI-t edhe kryetare e radhes e KE….!!!
    te kene zili byrazeret e Erdoganit!!!

  11. teni says:

    iku dhe keshilli europes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje