Dëshmitari që ishte pas autobusit: Ja si ndodhi aksidenti

23 Maj 2012, 10:14Politika TEMA

Arben Zotaj nga Tepelena ka qenë me makinën e tij direkt pas autobusit të aksidentit. Ai thotë për Panorama se e ka ndjekur autobusin për rreth 20 minuta, për shkak se nuk parakalonte dot. Më pas ka parë aksidentin dhe ka ndihmuar të nxirren katër vajza nga ai ferr.

 

Pra ju thoni se keni qenë makina e parë pas autobusit deri në momentin që ra? Sa metra larg tij ishit?

Mund të them 2-3 metra larg. Madje i kërkova të parakaloja dhe nuk më hapi rrugën se po vinte një makinë tjetër përballë. Pastaj për 10 minuta të tjera rruga ka qenë e drejtë. Unë e njoh mirë këtë rrugë, të gënjen, prandaj nuk kërkova të parakaloja më se kishte kthesa më poshtë.

 

A po ecte shpejt autobusi gjatë rrugës që e kishit përpara?

Gjatë gjithë kohës që isha pas tij, autobusi ishte me shpejtësi normale për rrugën, aq sa edhe unë, rreth 40 km në orë. Pak minuta përpara se të binte, pashë që shoferi e shtoi shpejtësinë. Rruga ishte dishezë në këtë pjesë dhe kishte kthesa më pas. Nuk di ta them me saktësi, por të paktën 300-400 metra e pashë që po ecte më shpejt se më parë. Rreth 50-60 km në orë.

 

E patë momentin e rënies. Si ndodhi?

Po ecte shpejt siç ju thashë. Pastaj papritur i ra bordurës në të majtë dy herë rresht, nga ana e murit. Siç duket, pas përplasjes së parë është përpjekur të mbajë frenat. Kjo përplasje nuk ishte shumë e fortë. Mendova se mund ta manovronte mjetin dhe të vazhdonte të ruante drejtimin. Por autobusi e goditi sërish bordurën. Pas kësaj frenoi gozhdë, ishte frenim i fuqishëm. Pastaj fluturoi në ajër i tëri nga ana tjetër. U rrokullis dy herë.

 

Ra i gjithi përnjëherë?

Ra i tëri. U anua nga ana ballore dhe ra menjëherë. Nuk pati ndalesë apo ngecje. Pas dy përplasjeve në bordurë dhe frenimit, fluturoi në ajër. Ndalova makinën menjëherë. Nuk u besoja syve.

21 komente në “Dëshmitari që ishte pas autobusit: Ja si ndodhi aksidenti”

  1. estilen says:

    Ja ky burri qe na mbushi mendjen me perrallat e tij.Ky rrefehet duke na thene se autobuzi u perplas dy here me borduren e krAhut te majte.Me ke bordure,se ne krahun e majte ishte humnera,kurse bordura me murin mbrojtes,ishte nga ana e shkembit,te pakten keshtu u transmetua ne TV.

    Keshtu ndodh gjithmone kur kerkon te besh lajm dhe interviston njerez te papergjegjshem,ndoshta dhe njerez te paguar,per te nxjerre te pafajshem pergjegjesit kryesor te tragjedise,shtetin dhe shtetaret,te cilet e kane lene vendin te bjere ne humnere me keq se ai autobuz me fatkeqet brenda tij….

    1. salistalin says:

      Po ai e kishte autobuzin para o estilen, po nuk e ka pare ai kush do ta kete pare apo iriqi qe kaloi rrugen?

      1. Genti says:

        Nuk ja fut kot deshmimtari se kur je ne drjetim nga vlora per ne himare, i bie ne te majte bordura dhe ne te djathte hymnera, nese do vinte nga himara per ne vlore do ishte e kunderta, ajo qe ka sh gjasa qe te kete ndodhur eshte se nga lartesi e madhe i kane marre ajer frenat, shoferi me sa duket ka tentuar te frenoj e ka zene paniku kur nuk i kane kapur frenat dhe ka menduar me mire te perplaset ne te majte se sa te bjeri ne hymner, pastaj aksidentet ndodhin ne qinden e sekondes dhe nuk ke sh kohe per te menduar

        1. Poliksenos says:

          Ke qënë ndonjë herë në Himarë ti shoku,apo ti kur shkon atje ecën me bythë? Se vetëm ashtu i bije që të jetë majtas bordura dhe djathtas humnera!

    2. juliano says:

      ndoshta e ka shkruar gabim gazeta sepse nga e majta ishte hymnera vertet

    3. raimondi says:

      Humnera kishte bordure ore

      –Porse ne fakt autobuzi eshte perplasur njehere ne kahun e djathte, sepse sic duket ai ka dashur ta ndali autobuzin aty, por autobuzi ka pasur shpejtesi e cila ritej me shume nga disheza
      dhe pastaj nga frenimi i forte autobuzi ka fluturar nga krahu i humneres,
      aty eshte perplasur me borduren e huneres ne fillim dhe nga ajo perplasje
      eshte ngritur lart e ka fluturar ne humnnere

      Autobuzi ka qene ne disheze / kthese por ne kthese nuk duhet te frenosh kurre ,
      edhe me shpejtesi te vogel te jesh se forcat centrifuge te nxjerrin jashte ktheses —

      Shoferi ka bere dy gabime fatale , eshte futur ne disheze me shpejtesi dhe ka freanur ne kthesen e dishezes

      Eshte regull ne disheze dhe ne malore duhet te futesh me marsh te pare ,
      edhe kur eshte makine e vogel , ndersa makinat e medha duhet patjeter,
      patjeter
      ne disheze te ecin me marsh te pare , se i merr pesha e tyre dhe i nxjerr jashte ruge per shkak se rotat marin superxhiro dhe timoni nuk mund ti komandoje dot me rotat

    4. jon says:

      e vertet nga ana e majte thote. as mua sma mbush mendjen kjo deshmia

  2. Landi says:

    Dakort me Estilen. Deshmi plot dyshime. Autobuzi eshte perplasur ne te djathte ne fillim dhe jo ne te majte, ishin edhe shenjat anash murit ne te djathte. Ne te majte ishte vetem humnera, nuk kishte si te perplasej andej, pervec se kur ra.

  3. Landi says:

    Ose ky vertete e ka pare, por nuk di cila eshte e majta dhe cila e djathta…prape arsye e mjaftueshme per te dyshuar tek deshmia e tij.

  4. test says:

    pse hidhni tymnaje kot…
    deshmitari mund te kete thene te drejten…
    thjesht kur eshte bere artikulli eshte ngatarruar e majta me te djathten…
    nuk eshte ndonje gjeme e madhe…
    njerezit po ngatarrojne arkivolet e te njerezve te tyre sic ndodhi me 2 prej viktimave ….ju direkte teori konspiracioni…

  5. Andi says:

    Duke pare ate qe ka dal ne tv qe ne momentin e para mendova qe ka patur nje problem ne frenim. Shoferi do te jete orvatur te perplas autobuzin nga e majta ne shkemb qe te ngadalesoje, por ajo ka sherbyer njekohesisht si spond. Nuk ka ndonje logjike te madhe. Perderisa po shkone ne sarande ne ate pjese dihet qe e ka humneren majtas. Deshmi do te ishte ndonje e dhene e re si psh (skopje gome, ndonje rrjedhje alkoli por jo se si eshte perplasur. Shoferet tane te autobuzeve jane heronj te perditshem. Kujt tu ruhesh me pare, gropave, gjobave apo aksidenteve? Rruga e sarandes te ha koken per probleme, ndersa rruga e shkodres te ha koken nga koka.

  6. elton says:

    E majta duhet te jete nje lapsus por,shpresojme qe ky deshmitar qe ishte 2-3metra(kundravajtje rrugore)dhe nuk ka respektuar distancen e sigurise, pra shpresojme qe nuk i ka çare veshet shoferit te autobusit me bori ose drita duke e bere nervoz. Shqiptaret si injorante qe jane e kane per turp te ikin pas autobusit , sa edhe ne mes te Tiranes nuk rine kurre pas tij.

  7. Arti says:

    Ju kujtohet 21 Janari doktorri I spitalit tha se jane qelluar me pistolet nga afer, dhe ky thote se eshte perplase ne te majte ops!! Kto jane pazaret qe behen gjithmone mbase ngjarjeve, tipike shqiptare?

  8. askushi says:

    Autobuzi sipas shenjave ka bere 2 perplasje , ka dale tangent mbas te dytes duke humbur kontrollin e timonit dhe frenave.Nuk e dime ne se ka qene anetar i “Al-Kaedes”

  9. buterflay says:

    Sipas vajzes qe ka qene brenda ne autobuz dhe jeton thuhet se nuk ishin me shpejtesi.por kam degjuar shoferin qe te bertase nuk funksionojne frenatDhe sipa ketij deshmitari jasht autobuzit qe ka frenuar shume tregon qe frenat skane punuar dhe shoferi ka manovruar por pa sukses.pse te mos mendojme se ne nje autobuz te ri sic thone viti 2000 te kos kemi nje aksident normal por te sajuar????????????si do ta justifikoja une djegjen e teatrit skampa ne elbasan ? nje pakujdesi? po ullishtat tek zaranika perseri nje aksident? po i aksidentuariA.Z. qe nuk e jep asnje televizion shqiptare vec nje gazete pa emer e mbiemer aksident normal do ta quaja.jo te nderuar lexues mua me duket dicka me e thelle se aksident.po te kish qene autobuz i vjeter do ta besoja por autobuz i rite le per te deshiruar kur shoferi ka bertitur nuk me punojne frenta???????????????dhe ajo qe te ben pershtypje perlotja e kryeministrit?????????a duhet ta besoj????????????po per 4 te vraret ne 21 janar pse su perlot ai???????po per gerdecin 26 familje akoma lotojne tragjedine perse su perlot ai? di te na mbushi mendjen ne elbasanasve se qe aksident .une sdua ta besoj aksident sepse shoferi ka bertiutur spunojne frenat???????????qe ketu le te nisi hetimi????????????ju faleminderit.

  10. lazri says:

    po antar te al kaedes kemi qeveritaret ne,,
    po ngrehu popull qyrrash e mos ti lejome keto qelbsina te tallen me ne..
    te gjithe autobusat qe dalin jashte perdorimit ne greci itali i mbledhim ne. po tashi ne po ju marrim plehrat, edhe letrat higjenike. turp e keni ba shqipnine si arabi

  11. *_Realist_* says:

    Autobuzi 303 qe eshte rrezuar,jane shume te vjeter por me bllokim debrator ajri i cili ben bllokimin total te gomave(frenave)ne raste avarish te sitemit te frenimit,por nuk funksionon nqs ferrotat dhe ALKOLI jane te tejnxehur nga frenimi i shpeshte,sepse nuk kane sisteme te avancuare te ftohjes se alkolit,dhe disqeve te frenimit.
    Sado shpejt qe te kete qene autobuzi,ne disheze ose jo,ai aksident ka ndodhur 1-)per shkak Teknik,bllokim i sistemit te frenimit 2-) mos kontrolli i Panikut nga ana e shoferit,dhe ne baze te nje informacioni qe une kam,zvarritja e frenimit i autobuzit ka qene per rreth 40 metra,cka teorikisht i bie qe ne fillim kane dale jashte loje sistemi i frenimit dhe me vone paniku qe ka mberthyer shoferin,dhe goditja e autobuzit 13 tonesh me shkembin dhe pastaj fluturimin duke i shtuar forcen shtytese ose forcen e devijimit nga goditja me shkembin,cka do te thote qe vetem nje ose 2 parashyta mund ta shpetonin.

  12. Elvisi says:

    Eshte turp nga cdo gazetar te shkruaj lajme te tilla nga njerez qe nuk din nga bie e majta me te djathten, por sic duket eshte shkruar per te rritur shitjen e gazetes,bravo gazetarit per lajmin shum i besueshem….

  13. Elvis says:

    E lagu nuk e lagu bishtin dhelpra perseri.Thirrini more mendjes se jane 13 jete te ikura.

  14. Beni says:

    Une di qe kur vete nga veriu i shqiperise ne jug, deti eshte ne krahun e djathte te rruges dhe shkembi eshte ne te majten e saj.Nese autobuzi ka dale nga korsia e tij dhe eshte perplasur ne shkemb ne korsine e kundert, i bie qe te jete perplasur majtas ne shkemb. Tani nuk e kuptoj nese ju e dini nga bie e majta apo jo, por deshmitari me duket i sakte. Po te vertetohen edhe telefonatat qe ka bere me familjaret e tyre dhe qe ka cuar vajzat e plagosura ne spital, atehere ca do thoni ju?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje