Berisha: Na duhen rregulla të veçanta për transportin e nxënësve dhe studentëve

23 Maj 2012, 11:32Politika TEMA
Berisha: Na duhen rregulla të veçanta për transportin e

Qeveria shqiptare e nisi mbledhjen e sotme me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tragjedisë rrugore në Himarë.

Kryeministri Sali Berisha tha se qeveria do bëjë gjithçka për shërimin e të plagosurave.

“U shpreh edhe njëherë solidaritetin më të lartë familjeve të viktimave të këtij aksidenti tragjik. Të lutemi që të gjejnë forcën për të përballuar dhimbjen e madhe, dhimbjen e rëndë të shkaktuar nga humbja e jetës së njerëzve të tyre më të dashur. Të urojmë të plagosurit dhe të traumatizuarit e këtij aksidenti për shërim të shpejtë dhe t’i garantojmë se qeveria do bëjë gjithçka për shërimin e tyre sa më të plotë,” tha Berisha.

“Falenderojmë ata gra e burra, të rinj, që u angazhuan në dhënien e ndihmës së shpejtë, në përballimin e kësaj emergjence shumë të rëndë. Falënderoj banorët e Himarës për reagimin e tyre njerëzor shumë të shpejtë, ndihma e tyre ka qenë shumë e rëndësishme në ecurinë e mëtejshme në shëndetin e të traumatizuarve. Falënderoj shqiptarët në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, për dhurimin e gjakut për të ndihmuar të plagosurit. Falënderoj ekipet e helikopterëve, që funksionuan në mënyrë të shkëlqyer,” vijoi kryeministri.

Berisha u kërkoi zyrtarëve të qeverisë që të hartojnë rregulla të reja për transportin e nxënësve dhe studentëve. Berisha tha se këto rregulla duhet të jenë të zbatueshme.

“Aksidenti është nën hetim dhe duhet bërë një hetim i plotë dhe i gjithanshëm. Është e parakohshme të flitet në mënyrë përfundimtare për shkakun e tij. Por ajo që ka rëndësi kapitale është që ministritë e linjës, ajo e Brendshme, e Transportit, e Arsimit, duhet të merren me të gjithë këtë problematikë. Ne kemi rregulla të caktuara për udhëtimin e nxënësve, studentëve me dy a më shumë autobusë. Por mendoj se është e domosdoshme që pas përfundimit të hetimit të plotë për këtë aksident, ndër më tragjikët, të nxirren të gjitha përfundimet në mënyrë që transporti i organizuar i nxënësve dhe studentëve të ketë kushtet dhe rregulla më të veçanta. Të përcaktohen qartë detyrimet e respektimit të tyre. Natyrisht aksidentet, ajo që ndodh nuk kthehet, por detyrimi i të gjitha institucioneve është të studiojnë rastin konkret për të përcaktuar kushte e rregullat që ndikojnë pozitivisht në parandalimin e tyre. Kushte e rregulla komplekse. Duhet të bëjmë gjithçka që një seri rregullash e kushtesh për transportin e nxënësve dhe studentëve të jenë operative dhe të zbatueshme.

Prokuroria po merret me hetimin, por në këtë kontekst dhe më gjëra, të gjitha ministritë e linjës dhe agjencitë duhet të shqyrtojnë ndërmarrjen e çdo përgjegjësie apo mase për të parandaluar aksidente të këtij lloji,” tha Berisha.

20 komente në “Berisha: Na duhen rregulla të veçanta për transportin e nxënësve dhe studentëve”

  1. 100 vjet shtet says:

    Falenderoji pilotet per sakrificen qe bene duke fluturuar edhe naten, vecanarisht ato te MM, por mos harro te japesh ndonje lek per sherbimet qe kane nevoje keto helikoptere.
    Numri i atyre qe jane ne gadishmeri ka rene ndjeshem. Pyete Ministrin e M.

    1. Enzo says:

      O popull shqiptar, Sali Berisha eshte kucedra. Ky po na cfaros me rrenje. E paimagjinueshme si mund ta mbrojne ket vampir. Vetem vdekje i ka sjelle popullit. Se mjaft ne roberi o e mjera shqiperi o djem rrembeni pushket ja vdekje ja liri, erdhi koha revolucionit

  2. Ben Chicago says:

    hipokrit

  3. marsi11 says:

    po duhet qe te vdesin studente qe te vendosish rregulla ?
    kriminel…

  4. Pavaresia says:

    Ore Sali! Po i ke rregullat, bre ,,burri i shtetit”! C’far’ rregullash te tjere po na cpik? Mvartesit tuaj nuk i zbatojne rregullat e ligjit sepse jane te angazhuar ne zbatimin e ,,rregullave” tuaja qe quhen ,,rregullat e maliqit”. Degjo, or Sali Berisha : Tragjedi i solle ketij vendi kur i hipe ,,kalit”-popull, tragjedi po i shkakton dhe ne ditet e fundit te qendrimit mbi zverk te tij. Gjithesesi, nuk je vetem ti fajtor per kete te vertete te dhimbeshme per shqipetaret gjate ketyre 20 viteve te fundit. Une, qytetar i thjeshte, lutem e uroj: qofsh ,,e” fundit egersire qe i ke sjelle kaq deme ketij populli e ketij vendi!

    1. 100 vjet shtet says:

      Ky shpellar vazhdon te flase sikur ne kete vend nuk ka patur asnjehere ligje, rregulla dhe rregullore dhe po i ben ky kriminel ashtu sic din ti beje ai vete. E pame te gjithe ne 1997, ne 1998, ne 2008 etj etj, se si e shkaterroi shtetin per 24 ore.
      Ka te drejte se Kushtetuten e 1998, ky shpellar nuk e ka njohur.
      Shikoni arkivat e kohes se cfare ka thene ky shpellar.

  5. E arthmja e Shqiperise says:

    Perspektiva e FRD-ke.
    ***********************************************
    Pa aftesia e nje drejtusi duket kur nxjer regullat pasi ka ndodhur katastrofa:Pasi pelcet Gerdeci,pasi vdesin pasaxheret rrugeve,pasi pellcet permbytja e lumenjve,pasi ndertohen godinat pa plan,pasi shitet deti,pasi shitet nafta,pasi spitalet s’kane ilace,pasi vetevriten shqiptaret,etj,etj.
    C’na duhen ato regulla pas kaoseve qe ndodhin,c’na duhen regullat si kofini pas te vjelit?
    JO,drejtuesi i afte,me orizont,dituri,modesti,largpamesi,e kap te keqen para se te shpertheje.
    Ky drejtues i duhet sot e mot Shqiperise,boll me parazitet e partive o me tarafet e tyre.
    Kete perspektive e ka vetem FRD, Fryma e Re Demokratike,vetem kjo Parti ka denuar mekatet e deri tanishme.

  6. Lame Kodra says:

    A do ta leme ende monstren shpellar Sali Berishizmi qe te bej si kameleon me nje popull te tere , me Lirie kurven ne krah. Turp per nje popull kur nje hipokrit injorant si ai e Qeveria e tij kukull lihen ende ne krye te vendit !

  7. askushi says:

    Ketij shteti nuk i interesojne anxhensit e udhetarve brenda vendit,miljona bileta shkojne dem,nuk taksohen.Asnje autobuz,furgon,taksi nuk pret bileta.Ne anxhensit e udhtimeve nderkombetare ne bilet shenohet emri dhe mbiemri,nr. i pashaportes.Ky problem ka lidhje edhe me emrat e te aksidentuarve ne rast aksidenti,te cilat duhet ti kene ne cdo kohe keto anxhensi.

  8. Albert says:

    I vetmi sherbim qe mund te besh ti ne kete vend eshte te shporresh e te mbyllesh gojen,pergjithmone!!! Eshte e vetmja menyre qe edhe shpirti yt i zi te filloje sadopak te pastrohet e gjeje paqe!!!…

  9. Bato says:

    O Sal ik se je i lodhur , duheshin bere sa ishe ne pushtet 8 vjet , duheshin bere shume perpjekje dhe shume rregulla per shume gjera se ka akoma shume gjera te tjera te rendesishme qe duhen rregulla! pse po flet tani per rregullat mbas katastrofes gjithmone mbas nje katastrofe ky kujtohet per rregulla spo e kuptoj ky pi mall apo si eshte puna !

  10. Vlora l912 says:

    Ngushllime familjareve per viktimat e Himares.Jame teper i irituar me disa komente te personave primitiv dhe militant te partive dhe anti shqiptare te celbosur.Ne vend qe te shprehin ngushllime familjarve te gjore,ata fyejne pa aresy Qeverine dhe Kryeministrin e saje.Shkaqet duhet gjetur:Perse ekskuzioni te behet ne Himare,kur rruga ishte me kthesa te rrezikshme,kush e beri kontrollin teknik dhe cfare gabime beri ai,perse nuk kishte edhe percjellje policore,kur dihet se autobusi ishte teper i vjeter etj.Vetedijesimi i grahsve te automjeteve ne Shqiperi,eshte nen zero.Si eshte e mundur qe ne nje vend kaq te vogel,te vdesin cdo dite njerze te moshave te ndryshme.Kontrolli policore,si duket eshte teper i manget.Kamerat ne Shqiperi,duhet te vihen sa me pare qe te jete e mundshme.Perndryshe,Shqiperia eshte e para per vdekshmeri ne trafikun urban.Kjo eshte cmenduri.

  11. NjeQytetarOptimist says:

    dhe t’i garantojmë se qeveria do bëjë gjithçka për shërimin e tyre sa më të plotë,” tha Berisha.

    Sa keq e ka katandisur shoqerine civile ky person…Sipas ketij, sherimi i nje qytetari qe qeveria e ka parimin numer 1-nje karshi tyre, e quan si bicim favori..A thua ata doktore dhe punetore te ambulancave te ndihmes se shpejte, i paguan nga xhepi i tij…

    “Sherimin e tyre”….

    E tha dhe dje te njejten gje…Keta taksapagues i mban larg asajt qe ata votojn …Nje qeveri larg qytetareve te saj dhe anasjelltas..I mban jo si pjese te saj, por si nje gje selektive qe i duhet vetem dicka karshi saj…

  12. ME ATE QE BERI NE ELBASAN,TRGOI SE KY ESHTE NJERI HISTERIK I PAKONTROLL.PO GERDECIN???????? VALLE QAU,APO DO PREFERONTE TI VRISTE VETE.shqiperia eshte kthyer vend varreze.

  13. viktoria says:

    Koha e kryeministrave dhe pushtetareve qe nuk dijne t’i paraprijne problemeve ka kaluar. Shpresoj dhe besoj se ka njerez me te mencur qe nuk do te kene nevoje per tragjedi qe te dijne se dicka duhet ndryshuar. Nuk kerkohet te besh zbulime dhe shpikje te papara; nuk eshte e nevojshme te jesh gjeni:kopjo ate qe bejne te tjeret dhe zbatoje ne praktike.

  14. ERMALI says:

    I nderuar kryeministri im si mund te kete siguri dhe manaxhim te trasporteve tokesore,detare e ajrore kur ne krye te transportit ajror eshte nje i pa shkolle,injorant,pa Aglisht(gjuhe e detyruar nga Eurokontrolli),pijanec,epileptik i pa pergjegjshem per veprimet qe kryan,hajdut i pa pare. Ky eshte maksimumi i turpit skandal i padegjuar qe ky individ te drejtoje AGJENSINE NACIONALE TE TRAFIKUT AJROR. Ky idivid pervers vjen cdo dite ne pune per te vjedhur dhe jo per te permiresuar marredheniet me punonjesit te cilet i konsideron numura,por jane keta punonjes qe i kane sjelle 30 milion eu ne vit ANTES. Ky taliban
    duhet te qerohet nga ANTA pa ndodhur tragjedia e pare Ajrore ne SHQIPERI.

  15. Mjaft me .... says:

    Mbylle ate “goje-hale” dhe mos na dil ne TV o fytyre krimineli.
    Populli kerkon burgim te perjetshem per ty.

  16. Shtet i coruditur .... per te qare says:

    Shqiperia me nje shtet te coruditur dhe jashte kontrollit …. me nje kryeminister i vete-shpallur ku cdo ender qe sheh naten e shpall zhvillim diten ….. eshte per te qare si mund te jetohet ne kete vend.

  17. taras bulba says:

    per cfare rregullash flet ky idiot Per ato qe jane po si zbaton njeri Ta filloje hetimin nga Ministria e Transportit,me menyren sesi leshohen licensat dhe si certifikohen mjetet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje