Mos fol, bëj teatër. Qaj pra!

23 Maj 2012, 11:20Politika TEMA
Mos fol, bëj teatër. Qaj pra!

Nga Erion Braçe

 

“Mos fol” më thanë edhe 8 vjet më parë.

“Mos fol se ne do mbajmë zi”!

“Mos bej politikë me aksidentin se kështu qe e shkruar nga Zoti, nuk kishte faj kush”! Në këtë vend, faj ka veç Zoti domethënë.

“Mos fol se po përfiton nga tragjedia”

Po mirë! Ja nuk fola, jeni më të sigurt tani?

Pas 8 vitesh nuk ka ndryshuar asgjë, veç faktit se në Himarë humben jetën më pak njerëz.

Shkurt, “mos fol se do të përsëritet”!-ky është mesazhi.

I referohem vitit 2004! Atë vit ne pushtet ishte një qeveri socialiste, e drejtuar nga Fatos Nano. Po atë vit ndodhi aksidenti i tmerrshëm në Fushe Arrëz ku viktima ishin femijë të shkollës së Malishevës.

“Mos fol” më thanë edhe atëherë, tamam kur kërkova të merrej e të mbahej përgjegjësi për ngjarjen nga ministri i Transportit!

“Mos fol” më thanë edhe kur kërkova ndërmarrjen e një nisme për ngritjen e një njësie të specializuar, me buxhet më vete e mjete të domosdoshme vetëm për të përballuar situata të tilla tragjike, emergjente.

Ja ku jemi, 8 vite më pas është njësoj. Asgjë nuk ka ndryshuar veç faktit që jane shtuar, shumëfishuar aksidentet dhe jetët e humbura!!

Po mirë, çfare është politikani, numërues viktimash? Apo aktor në ceremonitë mortore? Apo fajtori që e fsheh përgjegjësinë pas nderit në mort?

Jo! POLITIKANI ESHTE PERGJEGJESI!

Ndaj unë e refuzoj teatrin e djeshëm! Si qytetar po e po! Si babai i një vajze edhe më fort! Si politikan po aq!

8 vjet, prej 2004-tës janë shumë e mjaft për të ndryshuar. Njerëzit duhen respektuar në të gjallë. Siguria e jetës së tyre është përgjegjësia e marrë prej politikbërësit, por më shumë prej administratorit ekzekutiv në qeveri.

Njerëz! Lotët, “kthimi urgjent”, ceremonialet, hipja e dhunshme në helikopter prej udhëheqësve, lekët e varrimit etj, janë teatri politik. Asnjë element i teatrit nuk e bën këtë vend më të sigurt për secilin prej nesh, nuk e zhbën rrezikun anekënd vendit po për secilin prej nesh!

Ndaj nuk duhet heshtur, ndaj duhet folur! Për të ndryshuar!

Një here të vetme ta bëjmë këtë, tani, për të dëshmuar se ne “zëmë mend”, por mbi të gjitha për të shpëtuar jetë!

Kjo është politike e dobishme, kjo vlen, kjo nuk është teatrale.

-Të vendosen standarde në ndërtimin e rrugëve. Standarde që nuk i bëjnë ato vetëm më të shpejta, por cilësisht të sigurta. Prej projektimit, më pas në ndërtim e në fund në përdorim.

(Ai segment në Himarë është projektuar gabim, brenda gjoja mendësisë së kursimit të parave. Më shumë brenda një skeme korruptive të monopolizimit klientelist edhe në projektimin e rrugëve. Pikerisht prej këtej, rruga atje ka një pjerrësi deri në 20%, është ndërtuar me asfalt aspak abraziv, nuk e kontrollon shpejtësinë në dishezë, nuk e lehtëson sistemin e frenimit-nuk e bën efikas në pak metra, nuk të mbron në rast rreziku me një “mur” vetëm 20 centimetra).

-Të vendosen standarde në përdorimin e rrugës. Po, po e them me plot gojën, rrugën nuk mund ta përdorë kushdo. Nuk mund të qarkullojë në një rrugë me pjerrësi 20% një autobus me 50 vetë! Harrojeni, nuk lejohet kërkund! Është e rr-e-z-i-k-sh-m-e! Për njerëzit që kanë nevojë të qarkullojnë. Mbrojnë jetën e tyre. Po këtu përse ndodh?

-Të vendosen standarde në shërbimin publik interurban. Me autobusë të rinj e të kontrolluar realisht, në mënyrë të shpeshtë dhe të planifikuar. Mbi te gjitha shoferë të licencuar krejt ndryshe për këtë shërbim, me moshë të limituar, shëndet të kontrolluar, madje kontroll shëndetësor të planifikuar. Fola për autobusët, imagjinoni, këtë shërbim transporti e ofrojnë dhe minibus (fugonë quhen) të cilët i ngasin deri fëmijë.

-Të vendosen standarde në shërbimin publik të ndihmës së shpejtë. Mënyra se si ofrohet kjo ndihmë, dhe kush e ofron, të shpëton ose të merr jetën. Kaq e rëndësishme është. Ndaj duhen standarde. Një njësi speciale e kompletuar në gjithçka, mjete dhe burime njerëzore të specializuara. Buxhet me vete. Vetëm për këtë shërbim, vetëm për këta njerëz, të aksidentuar.

(Në Himare duhen falenderuar të gjithë, qytetarë zemërmirë që u gjenden e ndihmuan, mjekë heroike. Por nuk është ky shërbimi. Ata njerëz u ndodhen atje, një pjese shkuan, bënë gjithçka që munden, shpëtuan jetë, por ata nuk ishin mjekë, pra askush prej tyre nuk mund të dallonte shkallen e dëmtimit të secilit të aksidentuar. Duhen njerëz të specializuar që e bëjnë këtë shërbim, që ofrojnë ndihmën e shpejtë, bëjnë transportin profesional. U transportuan me krahë njerëz që kishin politrauma; ç’të them, kjo ishte mundësia e vetme. Në Himarë nuk kish qendër traume, madje kot thoshin “Spitali i Himarës”. Në Himarë nuk ka spital, por qendër shëndetësore. Mjeku atje ka bërë heroizëm në ato kushte, por kjo sërish nuk mjafton. E dini që e vetmja qendër traume është në Spitalin Ushtarak në Tiranë? Pra kudo që të ndodhe aksidenti, në çdo cep të këtij vendi, në Tiranë duhet që t‘i sjellin të aksidentuarit rëndë!!! Nga Himara në Tiranë i transportuan pa tubat e frymëmarrjes, pa qafore e mjete të tjera mbrojtëse. Nuk kishte. Madje nga helikopteri i zbrisnin me duar, pa barele! Kuptoni?! Madje, madje, në të vetmin helikopter ndihme, hipnin dhe politikanët që duhej të dukeshin sikur ndihmonin, thjesht pengonin. Kjo duhet të marrë fund).

 

PS: Që të mos harroj: Sikur mos të kisha shkruar këtu e mos kisha folur në publik, pardje, dje, sot, nuk do të kishte Spital Ushtarak-qender traume. Për qellime korruptive Spitali Ushtarak do të zhvendosej në Zall Herr! E dini ku bie?

Ndaj mos të guxojë njeri të më thotë “mos fol”

48 komente në “Mos fol, bëj teatër. Qaj pra!”

    1. Tirona says:

      Kush eshte ai qe mban peng Shqiperine, kush jane keto legena opozitare qe vetem din ti bin legenit.

      1. Shkelzeni says:

        EEE kush eshte ?!-Eshte VIZIONI SKANDALOZ qe kane keta qe na qeverisin, qe thjeshte duan te jene ne komande duke qene KREJTESISHT TE PA AFTE E TE PA PERGJEGJSHEM per demet kolosale qe po i shkaktojne vendit e kombit. Me fal per shprehjen por keta jane KAPSLLEKU i Shqiperise,ne nuk po arrijme te jashteqisim kete kapsllek.Erioni ka plotesisht te drejte te mos i degjoje me keta zera qe i thone mos fol !-Pas shporrjes se kesaj kaste politikanesh-ndyresi do te habitemi dhe vete me shpejtesine e zhvillimit qe do te kete Shqiperia,do te mjaftojne 4-5 vite qe vendi yne te nderroje fytyre,por me pare duhet te fitojme betejen akoma me te veshtire se permbysja e komunizmit……te jashteqisim KAPSLLEKUN sali meta & co.

    2. Proletari says:

      Te vret naten e te qan diten, – thote popullin. Po kjo rrace e ndyre politikanesh te vrasin e te qajne diten per diell!!!

    3. Vila says:

      Vajzat kane qene ne nje aktivitet shkollor dhe familjet e tyre duhet te demshperblehen nga shteti per aksidentin, te gjitha familjet pa asnje diskutim.

  1. shefqeti says:

    Fole prap ti o Brace? Mos fol!

    Je i zgjuar ti sje budalla, por foli dhe atij llozit te gjat te partis tende qe mos takoj ne Lales bashkfajotr. Beje kete ne emer te ndryshimit, beje kete ne emer te pergjegjesis, beje ne cfar emri te duash vetem beje. Thuaji qe me hajduta kriminela nuk bejm koalicion pasi kemi besim ke ndershmeria dhe inteligjenca e elektoratit shqiptar. Apo kete se ben ti se ruan konjukturat e partis.

    1. Ben Chicago says:

      o shefqet
      jam ne nje mendim me ty
      por po e rezuan nga kali plakun e vicidolit,mbase do tja falim pazarin te gjiri i lalzit

    2. fule says:

      Po pse pak ka thene ne kete artikull o dallkauk? Keto jan probleme qe ja ka faturuar edhe qeverisjes se meparshme te PS, c’pune ka konjukutra ketu. Cfare halli ke tu prish kualicioni?

      Do kete dhe ca vite liri per kullotje koke-lopa pastaj normalisht duhet te shkoje te vendi qe i takon, ky duhet te jete morali.

      1. shefqeti says:

        Shefi PS ben gabime trashanike starategjike. Kur ishte per te bere kualicion nuk e beri. Tani qe nuk duhet te beje, kerkon te beje koalicion. Edi nuk ka lek, po mer ne qaf njerzit, do leket e momentit, do te mbaj standartin e lart te jeteses qe ka pas si kryebashkiak. E kush me mire ja garanton standartin sesa supermilioneri Meta!

        Edit si plas trapi per njeri ne ket bot. Ai do LEK, EURO, DOLLAR PUSHTET. Nuk ka perspektiv largpamesi. Ai mer ca lek per buk goje tani nga kualicioni me Meten as do me ditn per fashataret, milingonat, njerzit kot shqiptar.

        1. Antitalebani says:

          Hallall Shefqet.

          Une per vete deri dje ja kam dhene voten. Nese vazhdon keshtu si e ka nisur Rama, me takime ne Gjirin e Lalzit, ta harroje se e merr voten time dhe te familjes time. Ne total 5 cope.

          Takon Meten. Turp! I ben hesapet me brimen e bythes e jo me koken qe ka. I rrofte llafollogjia. Ska leke, e ka frike te rrezikoje duke investuar ato qe ka bere, e i del me mire te paguaj, perqindje se te hedhi leke. Meta po tregohet i papare. Po merr perqindje nga te tere. Sekseret jane ata qe mbijetojne ne kete bote mashtrimesh. Ilir Meta eshte nje nga ata.

          Dhe Rama shkon e takon. Te shplafte mortja, per kryetar.

        2. Antitalebani says:

          Rama del neper konferenca dhe thote:

          “Shendetesia eshte shkaterruarr fare”

          “Kur te vime ne ne pushtet, do ta rregullojme”

          KAq qe deklarata e rames per Shendetesine.

          Ne te shkretet presim edhe te na sqaroje se si, do e rregulloje.

          Cfare politike, cfare masash, cfare formash sociale do perdoren.

          Cfare strategjie. Qe neser kur te vije ne pushtet, tja shikojme veprimet, e te dime si ta vleresojme.

          Po keshtu “Ne do ta rregullojme”, jo per zotin sja jap me voten, nese sme jep nje program, nje broshure, me 100 faqe ku te parashtroje programin qeverises, nese vjen ne pushtet.

          Mos te harxhojne leke me mitingje e koncerte, po te bejne nje broshure te plote ku te paraqitet programi qeverises nese PS merr pushtetin. Ta coje dere me dere e tu thote njerezve te lexojne projektin per qeverisjen qe kerkon. Jo me pallavra boshe.

          1. We need change. says:

            Po mire o Taleban, ke ndonje alternative tjeter ti kunder karagjozit Sali Berisha? Neqoftese ke na e thuaj, qe te bashkohemi edhe ne.

  2. Vlora says:

    te lumte goja….
    fol ti dhe te flsim dhe te ulerasim te gjithe shqiptaret ,se jane jete te pafajshme qe po humbasin.
    cfaj kishin studentet e shkreta qe i cuan me detyrim per te lene koken ne ato rruge.
    ku ishin pedagoget qe ti shoqeronin ???
    a kishte viktima nder pedagoget ?? jooooo.
    se e ruajne bythen e tyre.

    1. Vlonjati says:

      Vlora, me duket se ia ke futur ca si kot. Po e gjen fajtorin atje ku nuk duhet. 1. Ekspedita mesimore eshte nje lende mesimore, me kredite me vete, me vlersim me vete, njelloj si lendet e tjera, vella. Pra nuk te detyron pedagogu, po rregullorja qe ta shlyesh detyrimin. Aq e vertete eshte kjo, saqe shteti (universiteti)paguan dieta per studentet pjesemarres ne to, dieta ditore per ushqimin, per fjetjen, per akomodimin. Te cilat i perfiton secili student pjesemarres. 2. Sa per pedagoget, a mendon vertet se do te ndryshonte gje qe ne ate autobus te kishte edhe viktima nga radhet e pedagogeve? A e dini se sa ishte mosha e studenteve pjesemarres? A nuk mund ti quajme ata te pergjegjshem? Pedagogu shoqerues, edhe kur eshte i pranishem, (sic ishte ne fakt) nuk eshte per te marre pergjegjesite, por per te ndihmuar studentet si dhe per te drejtuar pjesen mesimore e shkencore te ekspedites. Tung!

      1. Vlora says:

        vlonjati nuk eshte puna te pergjejshmeria e studenteve apo e petagogeve se ai i flamosur aksident nuk erdhi nga ata..
        problemi eshte se i kan kthyer ne biznes te gjitha shkollat dhe ketu duhet folur fort. shum familjare treguan se ata i kan detyruar,mos valle petagoget i detyrojne edhe per oret e leksionit apo seminarit????? ne asnje menyre qe jo.
        atehere perse ketu duhet ti detyrojne ?????? apo jane lidhjet me agjensite ku edhe drejtusit e shkollave kane perqindjet e tyre?!
        ky eshte nje problem edhe per gjimnazistet dhe femijet e shkollave 9-vjecare.
        si thua ti nje femije i klases se peste a duhet te shkoje nga tirana ne sarande per eskursion ???
        une them qe jo.
        prandaj te them qe cdo gje e kane lidhur me fitimet dhe jo me shendetin.

  3. Ben Chicago says:

    po citoj nga fjalet e braces
    menyra se si ofrohet kjo ndihme te shpeton ose te mer jeten

    1. FENOMENI says:

      Ka te drejte knej nga bota europiane denohesh nese ndihmon dike pa arritur ambulanca…

  4. 100 vjet shtet says:

    Nuk do behemi asnjehere shtet me sa duket. Le te festojme 100-vjetorin kete vit, por eshte turp ta tregojme veten per 100 vjecare, me keto palacolliqe te pushtetareve tane fodulle, hajdute. hipokrite dhe vrases.
    Sikur te mos mjaftonin ngjarjet e renda qe per fat te keq i kane ndodhur shqiptareve ne keto vitet e fundit si:
    – Marsi 1997
    -Marsi 2008
    -Permbytjet 2010, 2011 etj etj dhe te mos nxirren mesime e te permiresohet menyra e kryerjes se emergjences.
    Eshte nje turp i madh qe pushtetaret vrapojne te dalin ne TV te ndryshme sa per tu dukur se po ndihmojne dhe me pas shkojne e bejne plane ku te vjedhin ndonje lek me tendera rrugesh apo te llojit tjeter.
    Turp edhe per kryeshpellarin SB i cili e kishte perfunduar viziten ne Cikago dhe ne lajme jepej sikur ai po e linte ne mes viziten.
    Turp, turp dhe hipokrizi e gjalle……

  5. Albann says:

    Fol o Brace fol se te tjeret i mbajne iso Berishes.Mos flisni se eshte turp!Mos flisni se duhet respektuar i vdekuri !Mos perfitoni nga vdekja!?…Po ajo mos e folura con drejt vdekjes te gjallet apo varja. Edhe sa kohe duhet te heshin shqipetaret?Ne spital s paska ilace? te heshtim?…Autobusi paska patur te njejtin difekt nje jave me pare..te heshtim? Rruga eshte propozuar te behet me me pak kthesa dhe me pak e pjeret por eshte refuzuar…ngaqe arka ka mbetur bosh ,mbushem xhepat…te heshtim prape?
    Bertit o Brace dhe gjej shoke te bertasin.Fatkeqesisht nderkombetaret dhe populli jane gjysem shurdhe.Po s bertite s te kupton njeri.Dhe po s te kuptoi as te ndihmon dot se s di c hall ke.

  6. fule says:

    Faleminderit Z. Brace per gjerat e thena troc.
    Si ka mundesi qe vazhdon te kete vetem nje spital per traumat, ky ne Tirane, a thua sikur ky vend ka madhesine dhe popullsine e Litenshtejnit apo Andorres.

    Dhe asnjeri nuk ul koken nga tupri po madje propagandojne ne KLAN-et e qelbura mrekulline e sistemit shendetsore shqiptar. Kjo eshte me revoltuse se vete deshtimi ne kete fushe.

  7. Maris says:

    Bertit zoti Brace, bertit, se vetem ju dhe zoti Mero po i beni opozite kesaj qeverie te ndyre, por bertit edhe tek partia jote qe fle gjume.

  8. bledi says:

    Jo fol por bertit hip te karrigja e zhozit qe ta marin vesh te gjithe se ca duhet bere se prandaj jeni atje

  9. genti says:

    (Ai segment ne Himare eshte projektuar gabim, brenda gjoja mendesise se kursimit te parave. Me shume brenda nje skeme korruptive te monopolizimit klientelist edhe ne projektimin e rrugeve. Pikerisht prej ketej, rruga atje ka nje pjerresi deri ne 20%, eshte ndertuar me asfalt aspak abraziv, nuk e kontrollon shpejtesine ne disheze, nuk e lehteson sistemin e frenimit-nuk e ben efikas ne pak metra, nuk te mbron ne rast rreziku me nje “mur” vetem 20 centimetra).

    Ju politikanet dini me shume se ne, jeni me te informuar , se pushteti ndermjet jush eshte ndare keto 20 vite…..dhe cfare beni ?????
    ASGJE.Bejini sugjerimet aty ku jane per tu bere.Kur u projektua segmenti ne Himare gabim,ju cfare benit, protesta per veten tuaj , apo rrinit kot,pse nuk vendoset per nje projekt me te pershtatshem……

    1. Albann says:

      Ate te sqaroi…i thane rri ,mos fole,qaj….

  10. coku says:

    fol dhe bertit, por ti ke mundesi jo vetem ketu ku jemi ne populli. bertit me shume ne parlament. o njerez kur ndihet keshtu brace qe ka mundesi te flase ne parlament e te beje ligje, po ne si do ndihemi. bravo brace. besoj do takohemi nje dite.

  11. coku says:

    o tema! rregullojeni sherbimin e komenteve, se nuk e mer komentin. kur e poston ne fillim thote qe po postoni shume shpejt, pauleni pak ritmin. pastaj kur kthehesh perseri komenti eshte fshire dhe duhet ta shkruash perseri. besoj ky eshte problem edhe per te tjeret. mire kur ke nje rresht por kur ke shume. une per vete para se te postoj e kopjoj dhe kur kthehem qe e ka fshire bej paste dhe e kam, por mund te kete tjere qe edhe mund te merziten nga kjo dhe kur fshihet komenti nuk e shkruajne perseri.

  12. LORA says:

    Faleminderit,zoti Brace.Je dhe perfaqesuesi im,jo vetem i popullit te Beratit.

  13. bato says:

    fol o brace dhe mos rri .qe te mos kemi viktima te tjera .ta dine te tere se ajo ishte nje fatkeqesi e madhe dhe dikush ka nje pergjegjesi dhe pergjegjsine me te madhe e ka pa dyshim qeveria .Pse? universitetet jane lene ne meshiren e fatit me fondet per realizimin e programeve kane pasur makina ne dispozicion sieta etj nuk jane me saliu jua ka hequr .ministria transportit qe ka pasur pergjegjesi te disa fishte se pari kontrrollin e automjeteve ja ka lene ne dore firmave private ku korrupsioni ben qe te mos kontrollohen kushtet teknike te mjetit, rruget jane jashte standartit sepse korrupsioni dhe klientelizmi i saliut ben qe cilesia dhe parametrat e sigurise mos respktohen po ky kryeminister inaguroje rrugen e kombit pa perfunduar tyneli po te kishte viktima ?kush e mbante pergjegjsine?ministria e rendit jashtecdo funksioni nuk ka konrrolle nga ana e inspektoriatit rrugore ata jane taksidare qe fusin parate ne xhep nuk shoqerohen mjetet me udhetare ne rruget qe kane veshtiresi. ne fund kryeministri jo vetem qe nuk ha te gdhendur po ben qarramanin cfar masash mori sot ne qeveri per te mos perseritur rastet pse nuk i kerkon llogari ministrive respektiveper nje analize te ngjarjes pse nuk jep doreheqjen asnje nga ministrite pergjegjese qe te shikojme nje reagimin qytetare moral .sa te kemi saliun do te kemi viktima te tjera sepse ai eshte i korigjushem i pa pergjegjshem . eshte vete nje vrases .

  14. dritani says:

    Meqe e nise Brace vazhdo te flasesh!
    2 sugjerime:

    1 Flit per koalicionin e mundshem me LSI dhe per Ministrine e Shendetesise te cilen do ta trashegoje probabilisht Petrit Vasili. Flit se ku eshte gjendja, flit pse nuk ka garza, betadine dhe per tenderat qe i fitojne firmat qe ofrojne medikamentet me te shtrenjta dhe me te rralla.

    2 Flit edhe per “Zerin e Shendetesise” ne Partine Socialiste, doktoreshen qe merr Kryetari prapa qe te sqaroje mjeket per strategjine nderkohe qe ‘Zeri” nuk ka as kulturen minimale te manaxhimit shendetesor.
    Formim nuk ka e nuk ka, por rrofte amatorizmi qe i ka kapur te gjitha nivelet e shoqerise shqiptare deri tek “probabilisht-Kryeministri” i ardhshem.

    Meqe jemi tek amatorizmi s’mbete pa e thene edhe nje fjali te tille tek P.S. yt!
    Cfare lidhje ka nje Qender Traume (per civile) me nje Spital Ushtarak(per ushtarake)?
    Eshte histori e gjate por nejse qellimet i ke te mira por nuk mjaftojne…

  15. BARO CORROGJAFI says:

    “COKU”,KE SHUME TE DEJTE.VEREJTJA ESHTE ME VEND !

  16. neser says:

    po neser ? sot me shume se kurre ku dhimbja per humbjen e studenteve ne moshen e tyre me te bukur endrra te lene pergjysem shikojme tere qeverine e berishesh bashke me te qe te perloten si krokodili.ato nuk kane pse ta ndjejne veten ndopak fajtor sepse nuk ishin te afermit e tyre sepse nuk kane bere asgje per te siguruar jeten e udhetareve dhe te qytetareve ata jane ne punen e tyre per te marre parate e popullit dhe te bejne nje jete lluksi tu sigurojne te ardhmet femijeve te tyre qe shkojne me makina komode dhe lluksoze per vakanca . per studentet mjafton nje dite zije dhe pak lot kaq mjafton per aktoret e politikes se pa pergjegjeshme qe ka ne krye berishen ate qe te vret vete si ne gerdec si ne 21 janare te le te ngujuar ne miniere te ben qe te vrasesh veten se nuk ka pune dhe nuk ka shprese andaj me shume se kurre te shporret ky njeri pergjithmone nga jetet tona . qe neser te mos kemi viktima qe neser te kemi spitale ku sherbimin human sigurohet aty jo te blihen barnat nga pacientet, te shporret sot qe neser te kemi rruge me te mira arsim cilesore politike te pergjegjshme per qytetarin te kemi shpresa te mos kemi me viktima .

  17. besa says:

    Te lumte Erion, si gjithnje je i sakte dhe korrekt ne gjithcka thua.
    Po ku kuptojne keta plehra se cfar do te thote ti japesh ndihmen e pare nje te aksidentuari. Kam pare ne Itali qe per nje mini-aksident ne rruge, ate personin nuk e prek askush me dore derisa te vije ambulanca me specialste. Sepse akoma ky Kryeministri-Doktor nuk di cdo te thote ti japesh ndihmen e pare njerezve te aksidentuar. Nuk e pate ne TV ate idjotin zv-minister te shendetesise qe si delirant del e flet per kushtet evropiane te spitaleve tona. O idjot qe erdhe nga Italia, ku gjoja punoje si doktor, per nje post drejtori ne Min e Shendetesise. O mjeran po ti vetem HUMAN nuk je, ashtu si Shefi yt qe qan me lot krokodili. O idjot qe i mbeshtjell te aksidentuarit me batanije qe as ne vendet me te humbura nuk perdoren. O idjot qe i tejngopur nga shumat e majme qe fiton ti me gjith ate drejtoreshen e qendres se gjakut, nuk ben thirrje per te dhuruar gjak-se nje mut keni gjak e ilace. O idjot dhe idjote te ketij vendi qe na e shpifet kete vend!

  18. Nastradini says:

    Qaj o Braçe, qaj! Nuk ka kush ti fshin lotet.

  19. Albert says:

    Njerez qe punesohen nga partia neper struktura te tilla si emergjenca civile,sherbim zjarrfikes,…fjala eshte per shefat,jane nje tufe militanto-pijanecesh te degraduar,te degjeneruar,zanati i vetem i te cileve,zanati real,eshte: spiune dhe servile!!! Ne pastaj ketu grijme sallate! Paaftesine dhe mungesen e performances e mbulojne,e relativizojne me zhurmen shurdhuese corientuese propagandistike,nga “Klani” i Familjes ne pushtet deri te TV “Publik” qe mbahet me taksat tona!!!…

  20. labi says:

    FOL O BRACE FOL!Te kemi degjuar kur flet ne Parlament dhe mund te te kemi besuar,ke folur edhe per”Xhuvela”por nuk te kemi degjuar se cfare thua ne “organizaten baze” se cfare i thua atij”komandantit”tend qe eshte katandisur me “xhuvel”se Xhuveli,qe po ben aleanca me
    “ngjalat”.Nqs.kerkoni rrezimin e Salihovicit,nuk jam kunder aleancave,por me te pabesin nuk behet kurre kompromis.Mos e lepini ate qe kini peshtyre se po humbisni shume pike,se kjo qe po beni duket si trampoline per pushtet jo se mendoni shume per shqiptaret.

  21. tourkofagos says:

    si te qash edhe te qeshesh,nuk ndryshon gje….pune korrakesh!!

    1. Ehhhhhh says:

      Po vazhdoj kjo palopolitike, te gjithe si ty do shkruajne o uturakofagop.
      Nuk besoj se nuk je SHQIPTAR, sepse e shkruan shume drejt SHQIPEN. A mos je vet DOKTOR MORTJA?
      Hajde e hengersh gezuar!

  22. Ehhhhhh says:

    O Braçe se te harrova, siç ti harrove doktoraturen e DIZENJATORES.
    Pyet njehere Theodhori Kulon, se mbase ia ka firmosur ai.
    Vertet ke mbetur i vetem, apo ka dhe te tjere qe mendojne si ty e nuk kane guxim te flasin. Jeni opozite apo pozite se nuk po mundemi tju kuptojme (perjashtuar ty). Qe deputetet e PS jane ortake biznesi me ato te PD, kete nuk ka Shqiptar qe nuk e di, por duhen qeruar e mbledhur ne nje krah e jo te hane sa andej-kendej. Po behemi pa pike dinjiteti e po u vazhdua keshtu do te na shtohen shume keta oturakofagop-et

    1. tourkofagos says:

      Arapi mou,vatani po katandiset si mos me keq.
      Asnje shtet fqinj nuk na do,gjithandej jemi katandisur karagjozet e Ballkanit!Madje dhe byrazeret turq,sapo degjojne qe je arrnaut,largohen e te shikojne me medyshje!Ne gjithe Evropen hajdutet,kriminelet,perdhunuesit,sherrxhinjte …etj,ne shume raste kane origjine arrnaute[me sakt,korrake]!!
      Nuk e di sesa do te vazhdoi kjo situate,por na vjen turp[normaleve] qe te themi se jemi nga Shqiperia,pervec disa trushkulerve qe i bjene gjoxit[me keq se vlonjatet] se ;-O sa mire me qene shqipfoles!!
      Problemi,arapi mou,nuk jam une e ndonje si une,por ju korraket e Erdoganit!Hajde tung,e rruaj ndonje sqetull se nuk po te fut Havaja ne krevat,ok!

      1. Guess who. says:

        Nuk te kupton ai legeni me pseudonimin eeehhhhh o Turkofagos, se per cfare po flet ti! Lere ne mizerien e tij, se do ta gjej perpara te miren apo te keqen. Kur te verberit i tregon rrugen, dhe ai pastaj thote qe e hodhe ne gremine, nuk ja vlen qe te merresh me me qorrin! Lere te thyej qafen per heren e dyte, sepse me ne fund do te mesoje “the hard way”, dhe pastaj do te vleresoj, per te miren qe i tregove por qe nuk u kuptove. Ne fund te fundit, ata qe kane dy para mend ne koke, e kuptojne qe majmuni mbetet majmun dhe do vetem qe te sillesh me te si majmun!

        1. Guess??? who says:

          Mire qe uturakun e nxjerr si Mesia, por ti kush je, e motra. Majmunet jane me te nderuar se ju te dy (po qe se nuk je i njejti), sepse i perdorin vrimat e trupit sipas funksioneve qe u ka caktuar Zoti. Ju te dy perdorni vrimen fundkurrizit edhe per te folur edhe per te gjith te tjerat. Lexoji komentet e uturakut kudo e thuaj qe po i tregon te verteten atij komentuesit te verber eeehhhhh.

  23. tironci i keq says:

    Te uroj ta kesh se shpejti mbas qafe Turkofagos ti mer ndyresire

    1. tourkofagos says:

      moooooooooossssssssssss se na more me qof,,,,,,!
      ti arapo duhet te jesh prej Linxe!

  24. Koli says:

    Ky mostra qe ne asnje lloj gjuhe te botes nuk di se si dhe kur vendoset preja e jo me ti dije kuptimin, ky uletesisht veseli vesesh fshati (skam gje me fshateret) pasi eshte bere me internet, ka pesuar nje lloj “rilindje” qe edhe shume soj e sorpllopare si ky kane bere ne network, duke na u bere here si mendimtare, here si patriote e here si te mencur.
    Te kam thene 100 here o faggot, se ti nuk ke me shume se 5-6 fjale ne pjesen e trurit tend (tru i thenshin) qe pergjigjet per gjuhen (fjalorin konkretisht). Ti do rregullosh shqiperine o felliqezire. Ti e di si na trajtojne, ti e di se vetem ne bejme krime… dmth ti i di te gjitha. E verteta eshte se keto “dije” jane thelbi i fshatarit paranojak qe meqe kujton se ja kane te gjithe me te futur, fillon ne boten e tij inferiore dhe behet percmues dhe shares i madh. Shan gjithkend dhe gjithcfare! eshte tamam nj rruge fshatarisht qorrazi per ti mbushur mendjen vetes (mabse edhe nodnje kokerr debili si vetja) se te gjitha cjane thene per ty (ju), pabuksat injoratet, inferiooret dhe seksualisht te frustruarit, nuk jane te verteta. Jane qe cke me ate pune faggot. Shihe dhe njehere ate historine e korrakeve ( e vetmja fjale qe di te perdoresh ti). Korraket jane ata qe te bene ate punen te ara me grure?
    Qe mos ta zgjas shume se i jap rendesi nje zgjebje si ti, ta dish se ke tamam funksion Anal. Anusi ben dy pune ne forme natyrale: defekon dhe nxjerr gazra. Ti faggot ktu te tema je bere tamam sic thote populli “si pordha neper breke” dhe sa here te lexojne, efektin e pordhes u jep te tjereve. Hajde ik lexo ndonje liber ore qurravec me tastjere

    1. tourkofagos says:

      Arapi mou,e kuptoj irritimin tend…!!
      ke te drejte,eshte e rende te jesh lindur…..korrak!
      C’te besh,qe i pafat….Zoti nuk i beri te gjithe njerezit njelloj….!

      1. Koli says:

        O cope katunari, meso te shkruash se as ne shkerdhogerqisht nuk vendosan 4 pika pas fjales, por 3! Ja keshtu o prophylactic i perdorur anuseve…

  25. Ed says:

    Fol Z .Brace, jo me fal, duhet te ulerasesh, jo vetem por te gjithe, jo vetem per tragjedine e djeshme, por per tragjedine e ketij vendi. Ulerit sot per standartet e rrugeve, per mungesen e profesionalizimit te institucioneve, koncensionet korruptive, per investimet jo efektive, per tradhtine e Berishes, ehh sa shume gjera per te bertitur ka ky vend, fatkeqesisht pak njerez te kane mend dhe veshe. Ulerit por nje ze i vetem nuk mjafton duhet nje kor i fuqishem qe te shkundi nga gjumi shqiptaret. Ulerit pervec te tjerash dhe per oportunizmin, megalomanine dhe tradhetine ndaj te moralshmes se shefit tend. Ulerit edhe sepse takimi o Lalezit u hoqi shpresen intelektualeve dhe njerezve te ndershem te ketij vendi. Ulerit, per tradhetine e Rames ndaj te vrareve te 24 Janarit dhe atyre qe e ndoqen ne miting. Ulerit, per shkaterimin e arsimit te te gjitha cikleve, ulerit …..
    Le te ulerasim sot , per te ndertuar nje Shqiperi te mire ku ligjet zbatohen sepse nuk po dime si te edukojme femijet, ti edukojme me moralin e sekserllekut se LSI apo me ndjenjem e pergjegjesise dhe te moralit.
    Fol por mos i harro neser ato qe thua sot

  26. nari says:

    po te kishte shofer te dyte sdo kish ndodhur tragjedia po shoqerite duan ti fusin parat ne xhepat e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje