Jo më shumë se shtatë ditë nga dita e sotme pritet të bëhet votimi për presidentin e ri. PD mbledh sot kryesinë për të mandatuar Berishën për negociata. Fatos Nano është zhdukur, ndërkohë që PD thotë se LSI ka një marrëveshje me ta për të zgjedhur presidentin e ri. PS thotë se nuk do e kushtëzojë zgjedhjen e presidentit me reformën zgjedhore
Sot pritet të nisin procedurat për përzgjedhjen e presidentit të ri. Gara mund të mbyllet për një javë, por edhe mund të zgjasë plot pesë javë në vazhdim. Nis kështu një muaj i ankthshëm për politikën shqiptare.
“Bazuar në nenet 87 dhe 88 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë dhe nenit 109 të Rregullores së Kuvendit, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli thërret Konferencën e Kryetarëve të mblidhet nesër, e enjte dt. 24.05.2012, ora 09:00,” thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Ndërkohë opozita duket se nuk ka ndërmend të kushtëzojë votimin e saj për presidentin me reformën zgjedhore, edhe pse kjo e fundit nuk ka përfunduar akoma. Vetë kryetari i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi e konfirmoi një fakt të tillë në emisionin “Fakt”.
Nesër në mbrëmje Partia Demokratike do mbledhë kryesinë e saj pas shumë kohësh, për të mandatuar kryetarin e saj, Sali Berisha, për të negociuar për presidentin e ri.
Vetë Berisha ka thënë se do të paraqesë një kandidaturë të djathtë, që me shumë gjasë do jetë një drejtues i lartë i partisë. Deri më tani emri më i përfolur ka qenë ai i Jozefina Topalli. Ndërkohë Berisha e ka ftuar opozitën që të paraqesë edhe ajo një emër. Kjo e fundit në fakt nuk ka prezantuar asnjë emër. Vetëm një person nga e majta është vetëshpallur si kandidat. Bëhet fjalë për Fatos Nanon, i cili është zhdukur në fakt nga qarkullimi prej disa ditësh. Pas takimeve intensive, Nano nuk ka dalë më në media.
Interesant do jetë roli që do ketë LSI në zgjedhjen e presidentit të ri. PD ia ka bërë të qartë LSI se në vitin 2009 në marrëveshjen për qeverisjen ka pasur edhe një pikë që flet për presidentin. Nuk dihet se çfarë përmban kjo marrëveshje, por PD flet për votat e LSI në favor të kandidatit të djathtë. Kurse LSI thotë se vendit i duhet një president konsensual, që nuk i përket ndonjë partie, por pa e thënë prerë si PS se presidenti nuk duhet t’i përkasë PD. Madje ky është kushti i PS.
Ndërkombëtarët nga ana e tyre e kanë lënë këtë situatë në dorë të shqiptarëve, duke u thënë se ky është një test për të matur pjekurinë demokratike. Vetë PD ka një arrogancë në bindjen e saj se do e zgjedhë presidentin nga radhët e saj. Deri më tani flitet për një rezultat 70-70 mes deputetëve, siç raporton respublica.al. Por deri javën tjetër kur pritet të bëhet votimi i parë, do rrjedhin shumë ujëra.
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë sinjal për një tryezë mes partive ose për një takim mes dy liderëve kryesorë. Rama nga ana e tij ka takuar drejtues partish në takime dypalëshe, ndërkohë që mendohet se edhe Berisha do veprojë fillimisht kështu.
Tensioni gjithsesi mbetet i lartë për shkak se një dështim mund të çojë në zgjedhje të parakohshme. Berisha mund t’i përdorë ato për kërcënim, duke menduar se edhe do përfitojë nga një gjë e tillë. Po ashtu janë shtuar ndjeshëm edhe zërat se PS e LSI mund të bashkëpunojnë për rrëzimin e Berishës.
Skena është komplikuar, por nuk mungojnë gjasat që problemi të zgjidhet në mënyrë berisheske, me një votim pa moral politik, por që do prodhojë një president të PD dhe do shmangë zgjedhjet e parakohshme.
Neni 87
1. Kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Një deputet nuk lejohet të propozojë në të njëjtën kohë më shumë se një kandidat.
2. Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi. Për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime.
Votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e Presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi pa sukses i votimit pararendës. Votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat. Në votimin e dytë, të tretë dhe të katërt mund të paraqiten kandidatë të rinj, sipas kushteve të pikës 1 të këtij neni.
3. Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në votimin e katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
4. Votimi i pestë zhvillohet kur në votimin e katërt asnjë kandidat nuk ka siguruar shumicën e kërkuar të votave. Votimi i pestë zhvillohet vetëm midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në votimin e katërt. Në rast se ka më shumë se dy kandidatë me të njëjtin numër votash, kandidati që merr pjesë në votim caktohet me short.
Në rast se pas votimit të katërt nuk ka mbetur asnjë kandidat në konkurrim, për këtë votim mund të paraqiten kandidatë të rinj, sipas kushteve të pikës 1 të këtij neni. Kur paraqiten më shumë se dy kandidatë, votimi zhvillohet midis dy kandidatëve që kanë siguruar numrin më të lartë të deputetëve propozues.
5. Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjë kandidat nuk siguron shumicën e kërkuar, ose kur pas votimit të katërt pa sukses nuk paraqitet asnjë kandidaturë e re, Kuvendi shpërndahet. Zgjedhjet e reja zhvillohen brenda 45 ditëve nga shpërndarja e tij.
Neni 88
1. Presidenti i Republikës, në çdo rast, zgjidhet për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.
2. Mandati përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të pestë nga data e betimit si President i Republikës. Mandati i Presidentit zgjatet vetëm në kohë lufte dhe për aq kohë sa vazhdon ajo.
2/1.Procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës. Kur mandati presidencial përfundon në gjashtë muajt që i paraprijnë fundit të mandatit të Kuvendit ekzistues, procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Kuvendit.”.
Presidenti eshte mes nesh :p
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/3-borats-made-in-albania.html
Prof. Dok. Shaban Memia dhe intelektuali tjeter Fatos Hoxha jon kandidaturat ma te pershtatshme, naj Doktori nuk duhet te luhatet ne propozimin e tyne per President.
Te pakten Doktori per hatrin tem ne denmokratve te tjere t’flakt ta propozoj Shaben per Shef te Sherbimit Informativ, ka me nderue veten ne tan aleatet
Ha ha ha, i modh je Lym Demokrati ? Shaba (na kujton Shabon Qosen-Hunderrin) e meriton! Un votoj per te me te dy komet!
Ha ha ha, i modh je Lym Demokrati ?
ore tipa që doni ti bëni rreklamë këtyre blogjeve!ka mundësi të mos na çani ……!
boll më gjithnjë emra të ndryshëm dhe gjithnjë fjalia me tre fjalë e ndjekur me të njëjtën adresë ueb!
shkkoni mor pi…ni!
na u bët më keq se turkosuma me KORAKUN e tij!
Le te importojne Tadic-in se eshte i lire tani. Me kete rast zgjidhen problemet e shitjes se energjise elektrike ne rajon, zgjidhet perfundimisht pavaresia e Kosoves, legalizohet abetarja per gjithe shqiptaret, Dik Marty me Carla del Ponte-n kthehen me bisht ner shale ne Zvicer, legalizohet Damir Fazlic-i si konsulent dhe partner i Argites, i shiten arme kush te kete pare ne lindjen e mesme me fatura export-importi serbe, etj. etj. deshira dhe ceshtje te hapura per patriotin dhe vezirin Sal Berisha. Per arsye biografie, Tadic-i do te jete presidenti me neutral per shqiptaret jo vetem ne Shqiperi, por edhe per siptaret kudo ne Ballkan.
neser sala zyrtarizon merkaton e votave sic e pohoi dhe beja …
Po nqs ne parlament jane vetem 71 deputete,kurse te tjeret e bojkotojne seancen,a quhet votimi kushtetues??? Ne Kosove ndodhi kjo dhe gjykata e hodhi poshte votimin.
Votimi i pare me vetem 71 deputet ose te pakten me ma pak se 84 deputet, nuk ka kuptim, pasi nuk sigurohet koorumi i nevojshem.
Nga mund te dalin 84 vota kur ne salle nuk jane gjithsej 84 depute?
Pra nje votim i tille eshte nul dhe i deshtuar pa filluar ende.
Jo me kot behet prezenca perpara fillimit te cdo votimi, per te pare koorumin e nevojshem per votim te vlefshem.
Me Sali shpellari gjithcka mund te ndodhe…….. Ai eshte mesuar te vjedhe tashme edhe diten per diell e ne mes te medias e perfaqesuesve te botes. A nuk ndodhi keshtu me mandatin e krybashkiakut te Tiranes?
Bo, Fatos Nano qe e do shume Shqiperine dhe shqiptaret,sa e mori vesh qe s’ja fishkelleu njeri per president u zhduk ne Austri,dhe do duket perseri po e therriti Sala ta fusi si xhol.Sa e do Tosi Shqiperine,qamet.
Nese ndodh nje gje e tille, eshte komplet antikushtetuese.
I.Totozani,A.Stefani jane dy burra te vertete shqiptare qe meritojne te konkurojne per President te ri.
Problemi eshte se edhe bota eshte dakort me stilin berishist.Besoj se do behet nje votim per faqe te zeze,edhe sikur te mos behen 71 vota pro kanditatit,drejtuesi seances do beje stilin berishist qe e zbaton Jozi,do numeroj me gisht sa deputete jane,1,2, 10,36,62,71,pro 71,zgjidhet presidenti,urra dhe duartrokitje pa mase,seanca mbyllet.Tek selia e PD-se fishekzjare dhe feste dhe me kaq mbaron historia.Te nesermen futja kot,ambasadoret thone duhet me pa perpara drejt integrimit,Europes dhe te pergadisim zgjedhjet e 2013,opozita do beje deklaratat e veta qe nuk eshte dakort me kete lloj votimi dhe me kaq filmi mbaron