Më 30 maj bëhet votimi i parë për presidentin. Patozi: Kemi votat për ta zgjedhur të vetëm

24 Maj 2012, 10:03Politika TEMA
Më 30 maj bëhet votimi i parë për presidentin. Patozi: Kemi

(E PERDITESUAR)- Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që ditën e mërkurë Kuvendi të mblidhet për të tentuar zgjedhjen e presidentit në raundin e parë. Në këtë raund presidenti zgjidhet me 84 vota. Nëse votimi dështon, Konferenca e Kryetarëve mblidhet sërish për të vendosur një datë tjetër, e cila sërish është brenda shtatë ditësh. Deri në raundin e tretë presidenti zgjidhet me 84 vota, më pas zgjidhet me shumicë të thjeshtë.

Pas mbledhjes, kryetari i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi, tha se shpreson që presidenti të zgjidhet që në raundin e parë. Patozi shtoi se zgjedhja e presidentit nuk do e cenojë agjendën e punës së parlamentit.

Ndërkohë duke folur në parlament, Patozi u tha deputetëve socialistë se ata i kanë votat për ta zgjedhur të vetëm presidentin.

Zgjedhjen e presidentit e ka komentuar edhe kryetari i Prezencës së OSBE, Eugen Volfart, që ishte në një takim me kreun e PS, Edi Rama. “Unë shoh një nivel të madh konstruktiviteti për president konsensual. Shoh linja të rëndësishme dialogu mes udhëheqësve politikë. Këtë dialog e shoh konstruktiv dhe pres të shoh një proces të hapur dhe transparent”, tha ai.

8 komente në “Më 30 maj bëhet votimi i parë për presidentin. Patozi: Kemi votat për ta zgjedhur të vetëm”

  1. estilen says:

    Keta tipa qe pershkruan i madh Nol,ndoshta do zgjedhin edhe presidentin.

    Zgjidh e merr vetë

    A të duhen luftëtarë,
    Gjithë botës t’i vësh zjarrë ?
    Do arratinë të marrë ?
    Merr nja dhjetë Kosovarë!

    Njerez të zgjuar me lezet
    që i gjen në ç’do anë,
    të bëjnë hallv’ e salep,
    keta janë mjeshtrit Dibranë.

    A do njerëz për ahengje,
    Për tryez’ e për kuvende ?
    Burra e gra kërcejn’ në lodër ?
    Keta i gjen veç në Shkodër!

    A të duhen gënjeshtarë,
    matrapaz’ e kokëtharë,
    që rërën shesin për farë ?
    Merr Krutanë dhe je i larë!

    Po qefli a të duhen
    që me jevga din’ e kruhen,
    Zonja që pjellin çdo vit ?
    Vetëm Elbasani rrit.

    Do ministra Kolonjarë,
    se mbahen burra me mënd,
    duan kudo të jenë të parë
    në mexhlis’ e në kuvend !

    Do budallenjë që veç hanë,
    e hajvanë me dy këmbë,
    pasuri s’dinë të vënë ?
    E ke gjithë Myzeqenë!

    A do te rruash florinë,
    katandinë e shtëpinë,
    me dy qofte mbush sininë ?
    Ec’ e merr Gjirokastrinë !

    Do të hash e të besh qejf,
    Sofra shtruar si për mbret ?
    Pastërti e për hyzmet ?
    Të tillë gjen në Përmet

    A do male me dëborë,
    Trima t’ fortë e malësorë,
    fort bujar’ e burrërorë ?
    I ke n’ Kukës, i ke me dorë !

    Matjanët burra të zotë,
    që dikur kanë ngrenë barot,
    se i njeh gjith’ vendi mbarë,
    Janë të gjithë për xhandarë !

    A do trima e sejmenë,
    kapardisur kudo venë,
    pa zëre gjumi mos flenë,
    Për tre Mirditor’ bëj benë !

    Do dembela për Stamboll’,
    Mos u loth, t’ gjezdiç dynjanë,
    Më Tiranë rresht’ taborrë,
    Vetëm të zgjatësh një dorë !

    Do për punë një Korçar,
    E ke bujk dhe ushtar,
    Te gjith’ bashkë venë në arë,
    Kok’ e këmbë s’kanë të sharë !

    Hall i math me Skraparlinë,
    ka rrezik të hash dhe dru,
    Dy ministra le rrinë,
    Se na duhen dhe pa tru !

    A do urt’ njerzit të rrinë,
    Në komandë të kesh ushtrinë ?
    Me taban ta kesh njerezinë,
    Merr të gjithë Labërinë !

    Ore të gjorë harruam Vlorën,
    se kjo punë lahet me gjak;
    Dy shirita, një medalje,
    Kësaj gjëje i venë kapak !

    A të duhen sharlatanë,
    që të lëpihen në ç’do anë,
    që të përçajnë vatanë?
    Ke sa të duash Tropojanë !

    Fan Noli 1926

    1. Ben Chicago says:

      a te duhen sharlatane
      qe te lepihen ne cdo ane
      qe te percajne vatane
      ke sa te duash tropojane
      sikur te jete thene tani

    2. hajriu says:

      Ne radhe te pare nuk eshte e gjitha ,ne radhe te dyte strofat nuk jane renditur ne kete menyre dhe ne radhe te trete nuk eshte botuar ne 1926 por ne 1924. Po te botoj versionin e plote te Nolit .

      A TE DUHEN LUFTETARE?

      A te duhen luftetare?
      Dhe arratine armiku te marre?
      A do botes ti vesh zjarre?
      Merr nja dhjete kosovare.

      A do male me debore
      Trima te forte e malesore
      Fort bujar e burrerore
      Shkon ne Kukes i ken ne dore.

      Ate duhen sharlatane
      Qe lepihen ne çdo sahane
      Qe te perçajne vatane
      Ke sa te duash tropojane.

      A do njerez per aheng
      Per tryeza e e per kuvend
      Burra e gra kercejne me loder
      Keta i gjen veç ne Shkoder.

      Njerez te zgjuar me lezet
      Qe i gjen ne çdo ane
      qe te bejne muhabet
      Keta jane mjeshterit dibrane.

      A te duhen budallenj
      Ca gomere e ca kopuk
      Hajdut kaçak e batakçinje
      Shko e merri mu ne Puke.

      A do trima sejmene?
      Kapardisur kudo vene
      Gjumi pa i zene t’ mos flene
      Per tre mirditore bej bene.

      Keta matjane burra te zote
      Qe dikur kane bere barot
      Se i njeh gjithe vendi mbarre
      Nuk bejne tjeter veç per xhandar.

      A te duhen genjeshtar?
      Matrapaz e koke thare?
      Kripen ta shesin per fare
      Mer krutane dhe je i lare.

      Do dembele per Stamboll?
      Mos u lodh e mos hiq hall
      Te rreshtosh nja tri tabor
      Tiranasit ti zgjedhesh me dore.

      Po qejflinj a te duhen,
      Qe me jevga dine te kruhen
      Zonja qe pjellin çdo vit,
      Veç Elbasani i rrit.

      Ne do burra llafazane,
      Qe çudisin gjithe dynjane
      Qe rrine tere diten rruges
      Nga keta gjen plot ne Durres.

      Po kerkove koke palare
      Kryengrites dhe gomare
      Qe punet te shkojne vaj
      Shko e merri ne Kavaje.

      Kerkon hoxhe e kerkone prift
      Mos bridh e mos u ngjit
      Se si keta qe bejne mekat
      I gjen vetem ne Berat.

      A do urte njerezite te rine
      Nen komande te kesh ushtrine
      ne tabjate te kesh njerezine
      Merre te gjithe Laberine.

      Ne do buke e bujari
      Ne do bese e trimeri
      Ne do njerez per katandi
      Shko e gjeji ne Çameri.

      Do per pune,nje Korçar?
      I ke bujq e ustallare,
      Me gra bashke e hapin varre
      krah e koke su ka te share.

      Do budallenj qe veç hane?
      Me dy kembe do hajvane?
      Pasuri qe s’din te vene
      Merr shetit gjithe Myzeqene.

      A do te ruash florine?
      Katandine e shtepine?
      Me dy qofte mbush sinine
      Ec e mere Gjirokastrine.

      A do te hash e te besh qejf?
      Sofra e shtruar si per mbret
      Pasterti e per yzmet,
      Te tille gjen veç ne Permet.

      Do ministra Kolonjare?
      Se mbahen burra per mend
      Duan kudo te jene te pare,
      Ne mexhlis e ne kuvend.

      Hall i madh me Skraparllinj
      Ka rrezik te hash dhe dru
      Dy ministra le te rrine
      Se na duhen dhe pa tru.

      Ore te gjore,harruam Vloren
      Se kjo pune lahet me gjak,
      Dy shirit e nje medalje
      Kesaj pune i vene kapak.

      1924 , FS NOLI

    3. feniks says:

      Ku e kane gjetur kerte kavajsin BEQIR,qe t’i lepije TROPOJANET SHPELLARE???
      Ne se doni te kuptoni sakte se kush jane “TROPOJANET”,shikoni MONSTRAT QE KA MBJELLE SALI BERISHA NE TIRANE!!!

  2. luani Londer says:

    Mire qe u caktua data po emrat pse mbahen sekret,sa leshko do kanditojne e sa burra te mire do fitojne,bastard politike!

  3. mergimtari says:

    Ej amiko mos e pergjysmo te madhin TH.S.Noli , shkruaje te gjithe poemen e pa vdekeshme te tij , jo vetem ato qe te interesojne zotrote , me shkurtime made in realizmi socialist i humbet shijen he paç uraten e zotit .Paris

  4. Koli says:

    Ajo pune duket se eshte vendosur per Nanon president. Vetem nese do ndodhe ndonje hata dhe ne shqiptaret do bejem ndryshe nga porosite e “urta” te ambasadorit Amerikan.

  5. wien says:

    shqiperia eshte shitur perfundimisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje